“EOS WEBCAM UTILITY PRO” i CANON

Kthejeni kamerën tuaj Canon në një mjet të fuqishëm transmetimi dhe aksesoni veçoritë profesionale si p.sh, transmetimi nga shumë kënde, strukturat e pamjeve të mbivendosura, mbivendosjet e personalizuara dhe më shumë, të gjitha nga një ndërfaqe e vetme.

Transmetoni në mënyrë inteligjente, me një pamje të qartë

Pavarësisht nëse jeni duke transmetuar drejtpërdrejt, duke prezantuar para kolegëve, ose duke rifituar kohën e humbur me të dashurit tuaj, përfitoni video me cilësi të lartë dhe lidhshmëri pa ndërprerje falë kësaj zgjidhjeje praktike transmetimi.

Zbuloni mjete të fuqishme transmetimi

Lidheni kamerën tuaj me një kompjuter me USB dhe transmetoni direkt në OBS, YouTube, Zoom dhe më shumë. Aksesoni veçori të avancuara si p.sh. lidhjen me valë, mbivendosjet e personalizuara, shabllonët e skenave dhe më shumë.

Dukuni bukur çdo herë

Lini një përshtypje të mirë duke transmetuar në Full HD në 60p, me një dalje të pastër dhe bite të përmirësuara, një përmirësim i konsiderueshëm nga zgjidhjet bazë të kamerave të internetit.

Magjia e disa kamerave

Pse të mjaftoheni me një kënd kur mund të keni pesë. Me një abonim “EOS Webcam Utility Pro” mund të ndërroni këndet, nga pamjet nga sipër te shkrepjet nga afër.

Transmetoni në mënyrë krijuese

Personalizoni transmetimet tuaja me mbivendosjet e tekstit dhe filigranët e personalizuar, ose kaloni mes skenave të personalizuara për një përvojë dinamike shikimi, të gjitha nga një ndërfaqe e vetme.

Më shumë veçori, me çmim më të lirë

Aksesoni të gjitha këto dhe më shumë me një abonim mujor, ose kurseni me faturimin vjetor. Një zgjidhje e drejtpërdrejtë dhe e përballueshme për transmetim me cilësi të lartë.

Veçoritë kryesore

Shtoni struktura të pamjeve të mbivendosura për të regjistruar reagimet tuaja gjatë demonstrimeve, ose personalizoni mbivendosjet për të personalizuar transmetimin tuaj me titra dhe filigranë. Ndërroni lehtësisht këndet e ndryshme, madje mund të lidheni me valë nëse ju duhet të lëvizni. Abonohuni sot për të zhbllokuar të gjitha këto veçori dhe më shumë.

Karakteristikat

Skenë e paracaktuar

Skena të personalizuara për përdoruesin

DISA

Lidhje me disa kamera

DERI NË 5

Lidhje me valë

1 LIDHJE

Transmetim në disa kanale

Mbështetje për hyrjen video UVC duke përfshirë kartat e regjistrimit

Kontroll të cilësimeve të kamerës

Manual
KOMANDIM NGA NDËRFAQJA E PËRDORUESIT

Rregullim global i imazhit

Modifikim i strukturës së skenës

Mbështetje për HD 720 (Rritje dixhitale e cilësisë)

Mbështetje për Full HD 1080 (Rritje dixhitale e cilësisë)

Mbështetje deri në 60fps

Kontroll i përmbajtjes përmes kanaleve

Opsion i pamjes për hyrjen e videos për të mbushur/për t’u përshtatur me ekranin

Kthim/rrotullim/ rivendosje e madhësisë së hyrjes së videos

Prerje e hyrjes së videos

Vendosje e filigranit - JPEG, JPG, PNG (Mbështetje me kanalin Alpha për PNG)

Kalim gradual mes skenave

Cilësim për kombinimet e tasteve

Regjistrim i dritares

Konfigurim i skenës së fillimit

Rikujtues/instalim i versionit të ri

Modalitet i errët

Mbështetje globale për kombinimet e tasteve

Ndarje e plotë e ekranit

Mbështetje për hyrjen UVC të kamerës Canon

Një lidhje

Mbivendosje teksti

Drejtues dinamik1

Mbështetje për “Elgato Stream Deck”2

Mbështetje për shabllone

Mbështetje për gjuhët (spanjisht, portugalisht, frëngjisht)

Shfaqje e informacionit të baterisë

Turbullim/Heqje e sfondit

1. Mbështetet vetëm në Windows
2. Testuar me “Stream Deck Mini”, “Stream Deck Neo”, “Stream Deck 12”, “Stream Deck XL”, dhe “Stream Deck” (të gjitha pajisjet “Stream Deck” janë testuar me aplikacionin "Stream Deck" 6.6.1)

I disponueshëm tani në Mac dhe Windows

Filloni me një abonim mujor për vetëm 3,99 £ /4,99 €, ose kurseni mbi 15% me një plan vjetor.

Produktet e pajtueshme

“EOS Webcam Utility Pro” është i pajtueshëm me më shumë se 40 kamera Canon.
  1. Kablloja USB nuk përfshihet me kamerën
  2. Veçoria me valë është e disponueshme për përdoruesit e abonuar
  3. Veçoritë me valë janë të disponueshme për përdoruesit e abonuar nëpërmjet përshtatësit për transferimin e skedarëve me valë
  4. Ofrohet lidhje USB/UVC

Transmetoni me "Canon"

Dëshironi të rrisni nivelin e transmetimeve tuaja të drejtpërdrejta dhe të videotelefonatave? Ndiqni këtë udhëzues hap pas hapi për të përmirësuar konfigurimin tuaj.

Gjeni kamerën tuaj perfekte

Udhëzuesi ynë për blerjen do t’ju ndihmojë të gjeni kamerën e duhur për nevojat tuaja.

Pyetje të Bëra Shpesh

  • “EOS Webcam Utility Pro” është një softuer me abonim që përmirëson kapacitetin e kamerës suaj të pajtueshme Canon kur lidhet me USB me një kompjuter Windows ose Mac. Me një abonim, mund të përfitoni edhe më shumë veçori si p.sh. mbështetje për disa kamera, lidhje me valë, transmetim Full HD me cilësi më të lartë (duke përfshirë rritjen e cilësisë), shpejtësi të kuadrove deri në 60fps dhe aftësinë për të transmetuar në më shumë se një platformë njëkohësisht.

  • Si fillim, do t'ju duhet:

    • Një kamerë e pajtueshme Canon
    • Një aplikacion i mbështetur për transmetim të drejtpërdrejtë ose videokonferenca
    • Një kompjuter Windows 10 ose 11, ose një Mac që ekzekuton macOS 12, 13 ose 14 (Mbështetet Apple Silicon)
    • Një lidhje interneti në kompjuterin ku do të përdorni softuerin

  • Do t’ju duhet një kartë krediti e vlefshme (e lëshuar nga një bankë) dhe një adresë emaili aktive për të filluar abonimin tuaj. Fatkeqësisht, nuk pranojmë karta debiti, karta të parapaguara ose kuponë dhuratë për këtë shërbim.

  • Po. Duke filluar nga data 29 maj 2025, “EOS Webcam Utility Pro” do të jetë i disponueshëm në disa shtete të rajonit EMEA. Për të kontrolluar nëse abonimi është i disponueshëm në vendin tuaj, vizitoni faqen: https://sas.image.canon/store/plan.

  • Shkoni te udhëzuesi ynë për konfigurimin për udhëzime hap pas hapi se si të shkarkoni softuerin, si të aktivizoni abonimin tuaj dhe si të lidhni kamerën tuaj.

  • Po, për të gjithë përdoruesit e rinj ofrohet një periudhë provë pa pagesë për 30 ditë. Do t’ju kërkohet të vendosni të dhënat e pagesës kur të aktivizoni periudhën e provës, por nuk do të tarifoheni deri në përfundimin e periudhës 30-ditore. Nëse nuk dëshironi të vazhdoni pas periudhës së provës, sigurohuni që ta anuloni brenda periudhës 30-ditore për të shmangur tarifimin.

  • Mund ta shikoni dhe menaxhoni abonimin tuaj në çdo kohë duke u identifikuar në llogarinë tuaj Canon ID në faqen e internetit të planeve të shërbimit të programeve “Canon Imaging”: https://sas.image.canon/store/purchase.

  • Faturimi për planin mujor ose vjetor do të fillojë automatikisht pasi të përfundojë periudha e provës 30-ditore, përveç, nëse e anuloni përpara se të përfundojë periudha e provës.

  • Mund ta anuloni ose përditësoni abonimin tuaj në çdo kohë përmes llogarisë suaj Canon ID.

    Anulimi do të hyjë në fuqi në fund të ciklit tuaj aktual të faturimit. Nuk do të bëhen rimbursime për pagesat që janë kryer tashmë. Gjithashtu, mund ta përditësoni metodën tuaj të pagesës ose të kaloni nga faturimi mujor në atë vjetor përmes llogarisë suaj Canon ID.

  • Ekipi ynë i mbështetjes ndaj klientit do t'ju ndihmojë gjithmonë me kënaqësi. Vizitoni faqen: https://www.canon.com.al/support/.

Qëndroni të përditësuar për çdo gjë që ka të bëjë me Canon-in

Informohuni të parët për publikimet e fundit të Canon-it, si dhe këshillat dhe udhëzuesit, lajmet dhe ngjarjet.