Objektivat fiksë
Objektivat RF dhe RF-S
Objektivat RF dhe RF-S, krijuar për kamerat e EOS R System, ofrojnë cilësi, shpejtësi dhe funksionim më të lartë falë teknologjisë dhe projektimit të jashtëzakonshëm optik.
-
- Risi
RF 45mm F1.2 STM
Një objektiv fiks standard, ultra i shpejtë f/1.2, me peshë të lehtë, që ofron teknika të avancuara dhe imazhe ekspresive lehtësisht të arritshme. -
-
RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE
Shkrepeni botën në realitet mahnitës virtual me këtë objektiv revolucionar të serisë L, të krijuar për t'jua bërë udhëtimin tuaj VR sa më të shtruar të jetë e mundur. -
RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE
Zbuloni potencialin magjepsës të veçorisë 3D me një objektiv të ri APS-C VR. -
RF 16mm F2.8 STM
Një objektiv kompakt dhe ekonomik, ultra i gjerë, kuadërplotë, 16mm për serinë EOS R, krijuar për videoblogerë dhe krijues përmbajtjesh. -
RF 20mm F1.4L VCM
Shkrepni dhe filmoni peizazhe më të mëdha dhe histori më të guximshme, duke përdorur një lente hibride ultra të gjerë, ultra të ndritshme me cilësi mbresëlënëse imazhi. -
RF 24mm F1.4L VCM
Shprehni kapacitetin artistik, për cilësi të jashtëzakonshme imazhi në fotografi ose video me kënd të gjerë. -
RF 24mm F1.8 MACRO IS STM
Një objektiv kompakt, peshëlehtë, fiks, 24mm që është ideal për fotografinë e peizazheve, videoblogime dhe hapësira të brendshme – plus pamje fantastike makro. -
RF 28mm F2.8 STM
Një objekti i hollë, petashuq dhe peshëlehtë për udhëtime dhe fotografinë e rrugës me rreze fokale fleksibël 28mm dhe aperturë të shpejtë maksimale f/2.8. -
RF 35mm F1.4L VCM
Një objektiv hibrid profesional që është i lehtë dhe i gjerë për fotografi dhe video krijuese. -
RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS. -
RF 50mm F1.8 STM
Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues. -
RF 85mm F1.2L USM
Objektivi RF 85 mm F1.2L USM ofron qartësi portretesh pa kompromise, së bashku me një potencial krijues dhe efikasitet fantastik në ndriçim të ulët. -
RF 85mm F1.2L USM DS
Modeli "RF 85mm F1.2L USM DS" sjell qartësi pa kompromis me efektin më të arrirë "bokeh" për portrete të jashtëzakonshme që të mund të ekspozoni aftësitë tuaja krijuese. -
RF 85mm F1.4L VCM
Një objektiv hibrid telefoto L-series, jashtëzakonisht i mprehtë me aperturë ultra të gjerë, i projektuar për fotografët e portreteve dhe kineastët krijues. -
RF 85mm F2 MACRO IS STM
RF 85mm F2 MACRO IS STM ofron fleksibilitet në plane të afërta me kompresion të lehtë telefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt e peshëlehtë. -
RF 100mm F2.8L Macro IS USM
Si makroobjektiv profesional RF, RF 100mm F2.8L MACRO IS USM është ideal për imazhe fotoreale dore 1.4x dhe portrete mahnitëse, me cilësinë e serisë L. -
RF 135mm F1.8L IS USM
Një objektiv 135mm i serisë L me aperturë të shpejtë, të shndritshme f/1.8 dhe fotostabilizues me 5.5 nivele për shkrepje krijuese, ditën ose natën. -
RF 400mm F2.8L IS USM
I fuqishëm dhe portativ me cilësi të jashtëzakonshme figure, ky supertelefoto me mbërthyese RF është ideal për fotografët e natyrës së egër, aksionit dhe sporteve. -
RF 600mm F4L IS USM
Optimalja në cilësinë e figurës supertelefoto, në dizajn portativ rendimenti të lartë për sistemin RF. -
RF 600mm F11 IS STM
Një objektiv revolucionar supertelefoto që është kompakt e peshëlehtë, ideal për natyrën e egër, udhëtimet në natyrë apo fotografët që gjurmojnë trenat. -
RF 800mm F5.6L IS USM
Një supertelefoto 800mm i serisë RF me manovrim të avancuar dhe projektim që do të shtyjë limitet tuaja. -
RF 800mm F11 IS STM
Një objektiv kompakt, peshëlehtë dhe i fuqishëm supertelefoto synuar kryesisht për të apasionuarit pas natyrës së egër që kërkojnë rrezen më të mirë të mundshme. -
RF 1200mm F8L IS USM
Një supertelefoto 1200mm i serisë RF me manovrim dhe projektim të avancuar për rezultate mahnitëse te kafshët, sportet dhe detajet në largësi.
Objektivat EF, TS-E, MP-E
Zbuloni objektiva EF me cilësi të lartë, të shpejtë dhe të besueshme për kamerat tona DSLR Canon. Objektivat me mbërthyese EF janë të pajtueshëm me çdo kamerë EOS të prodhuar deri më sot, duke përfshirë modelet e reja të EOS R System dhe të serisë EOS M kur përdoren me adaptorin e duhur të objektivit.
-
TS-E 17mm f/4L
Një lente f/4 e serisë L ultra e gjerë e kategorisë profesionale, për specialistët e fotografive të arkitekturës dhe ambienteve të brendshme. -
EF 35mm f/1.4L II USM
Një lente me kënd të gjerë e kategorisë profesionale me një këndvështrim natyral, një hapje të diafragmës f/1.4 dhe aftësitë e regjistrimit në dritë të dobët. -
EF 50mm f/1.4 USM
Një lente USM me hapje të diafragmës f/1.4 dhe me rendiment të lartë për fotografinë e përgjithshme, në kushte me dritë të dobët dhe në portrete. -
EF 50mm f/1.2L USM
Një lente USM profesionale e serisë L me hapje të diafragmës f/1.2 për kushtet e ndriçimit të dobët dhe me kontrollin jashtëzakonisht të lartë të thellësisë së fushës. -
EF 400mm f/2.8L IS III USM
Lentja telefoto më e lehtë në botë* për imazhe me cilësi ultra të lartë të sporteve, jetës së egër dhe aksionit -
EF 600mm f/4L IS III USM
Objektiv tejet peshëlehtë 600 mm f/4, ideal për fotografët profesionistë të natyrës së egër, sporteve dhe lajmeve
Lentet EF-S
Peshëlehta, nxjerrin pamje mahnitëse për kamerat DSLR me sensorë APS-C, objektivat EF-S janë gjithashtu të pajtueshëm me kamerat EOS R System dhe EOS M kur përdoren me përshtatësin e duhur të objektivit.
-
EF-S 24mm f/2.8 STM
Një lente STM fikse, kompakte dhe me kosto të pranueshme me një hapje të diafragmës f/2.8, ideale për udhëtime dhe fotografinë e rrugës.
Mund të jeni të interesuar në...
Pyetjet më të shpeshta për objektivat parësorë
Objektivat parësorë të Canon-it ofrojnë cilësi fantastike, me objektiva të disponueshëm për zhanre nga sporti dhe natyra deri te portretet dhe makro. Gjeni përgjigjet e pyetjeve tuaja më poshtë.
-
Çfarë është një objektiv parësor?
Një objektiv parësor ka një gjatësi fokale fikse. Kjo i bën më kompaktë dhe të lehtë. Një aperturë e gjerë lejon të hyjë më shumë dritë për kushtet me ndriçim të ulët dhe ofron kontroll më të mirë të thellësisë së fushës.
-
A janë objektivat parësorë më të mirë se sa objektivat zmadhues?
Varet nga preferenca. Objektivat telefoto janë më fleksibël, ndërsa parësorët janë më kompaktë, kanë aperturë më të gjerë, punojnë më mirë me ndriçim të ulët dhe kanë një cilësi imazhi më të mprehtë.
-
Për çfarë përdoret një objektiv parësor?
Objektivat parësorë nuk zmadhojnë, duke mundësuar një dizajn më të thjeshtë me një aperturë më të gjerë, çka lejon më shumë dritë dhe kontrollin e thellësisë së fushës. Janë fantastike për portrete, peizazhe, rrugë, aksion dhe më shumë. Lexoni më shumë.
-
Pse duhet të përdoren objektivat parësorë në vend të objektivave zmadhues?
Objektivat zmadhues ju lejojnë të ndryshoni gjatësinë fokale, ndërsa parësorët jo. Me një aperturë të gjerë, janë fantastikë për ndriçimin e ulët dhe thellësi të vogël të fushës. Cilësia e lartë e figurës në madhësi të vogël është fantastike për profesionistët. Mësoni më shumë.