RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE
Risi

Objektivat RF

Canon RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE

Filloni të krijoni përmbajtje VR me objektivin novator RF-S 3.9 mm F3.5 STM DUAL FISHEYE për kamerat APS-C. Filmimi real, gjithëpërfshirës 3D VR tashmë është i realizueshëm.

Storytelling just got immersive

Objektivi Canon RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE për kamera ju mundëson të zbuloni një botë krejtësisht të re krijimtarie për përmbajtjet VR 3D. Rrisni edhe më shumë karakterin gjithëpërfshirës të realitetit virtual në krijimet tuaja me këtë objektiv stereoskopik të krijuar për kamerat APS-C EOS R2. Dizajni novator sypeshk dysh dhe këndi i shikimit 144° ju mundësojnë të maksimizoni potencialin tuaj të narracionit 3D, duke kombinuar cilësinë e lartë të pritshme me prakticitetin që ju nevojitet.

RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE
RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE

Më gjithëpërfshirës, më shumë ndikim

Këndi i gjerë i shikimit 144° dhe distanca interpupilare prej 60 mm shumë e ngjashme me syrin e njeriut, lidh audiencën tuaj në një nivel më të thellë. Thellësia më e madhe e fushës krijon një pamje natyrale, për një përvojë sa më reale.

Konfigurim i thjeshtë, proces pune akoma dhe më i thjeshtë

Duke i shtuar një thellësi 3-dimensionale krijimeve tuaja, ky objektiv sypeshk dysh me fokus automatik të besueshëm ju mundëson të realizoni shkrepjet tuaja shpejt dhe me siguri. Drejtvendosje e përsosur. Sinkronizim. Në fokus.

RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE
RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE

Cilësi e dukshme

Shijoni imazhe me cilësi mahnitëse, falë veshjes premium “Air Sphere” dhe objektivëve UD që parandalojnë njollat e dritës, hijezimin dhe devijimet. Apertura f/3.5 ju mundëson të shkrepni me lehtësi në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Kontrolloni praktikisht çdo gjë

Krijoni sipas mënyrës suaj pamjen që dëshironi, me unazën e përzgjedhshme të komandimit/fokusimit të objektivit dhe me mbajtësen e pasme të filtrit me filetim dhe atij xhelatinoz. E keni vetë në dorë kreativitetin tuaj.

RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE

Specifikimet

  • Dizajn novator sypeshk dysh

    Perspektivat e majta dhe të djathta, të sinkronizuara në mënyrë të përsosur, krijojnë imazhe reale 3-dimensionale.

  • Kënd i gjerë shikimi 144°

    Shikuesit mund të shikojnë përreth teksa identifikojnë pikën e fokusimit të ngjarjes.

  • Fokusimi automatik i motorit STM

    Konfigurim më i shpejtë në mënyrë që të mund të fokusoheni më shumë te ngjarja.

  • Distancë interpupilare 60 mm

    Me ngjashmëri me sytë e njeriut për të krijuar një përvojë reale për pamjet 3D.

  • Aperturë f/3.5

    Ofron performancë të besueshme në kushte ndriçimi në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

  • Veshje “Air Sphere”

    Veshja premium ofron mbrojtje ndaj njollave të dritës dhe hijezimit.

  • 2 objektivë UD

    Xhami me shpërndarje ultra të ulët garanton cilësi të lartë imazhi dhe parandalon devijimet.

  • Unazë komandimi/fokusimi

    Caktoni me lehtësi një funksion tjetër për unazën e komandimit/fokusimit dhe thjeshtoni procesin tuaj.

  • Pajtueshmëri me filtrat xhelatinozë

    Mbajtësja e integruar e filtrit xhelatinoz në pjesën e pasme ju lejon të përmirësoni lehtësisht kreativitetin tuaj.

  • Pajtueshmëri me filtrat me filetim

    Përfshin filetim 30,5 mm për filtrin e pasmë për filtra me densitet neutral ose efekte të tjera.

RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE I KRAHASUAR

RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE

RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE

Madhësia e Imazhit

APS-C
Kuadër i plotë

Këndi i shikimi (horizontal, vertikal, diagonal)

144°, 144°, 144°
190°, 190°, 190°

Nr. i teheve të diafragmës

7
7

Apertura minimale

16
16

Distanca minimale e fokusimit (m)

0,2
0,2

Zmadhimi maksimal (x)

0,03
0,03

Unazë komandimi

i kombinuar / fokus
Jo

Aktualizuesi AF

Motori
-

Veshje

ASC
Super Spectra, SWC

Diametri i filtrit (mm)

Filtër xhelatinoz me montim në pjesën e pasme 30,5 (27,3 x 27,3 mm)
Filtër xhelatine me montim mbrapa (35x20mm)

Diametri x gjatësia maksimale (mm)1

(112,1 x 83,7) x 54,6
(121,1 x 83,6) x 53,5

Pesha (g)

290
350

RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE

Çfarë ka në kuti

Objektivi Canon RF-S 3.9 mm F3.5 STM DUAL FISHEYE vjen i pajisur me gjithçka që ju nevojitet për të filluar për të krijuar përmbajtje 3D me kamerën tuaj të pajtueshme.

  • Objektiv RF-S 3.9 mm F3.5 STM DUAL FISHEYE

  • Kapak objektivi 3.9

  • Mbajtëse e filtrit të pasmë

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

Paketat dhe programet përkatëse

  • PROGRAME

    EOS VR Utility

    Një aplikacion i fuqishëm dhe efikas, por i thjeshtë në përdorim që nevojitet për të konvertuar imazhet rrethore sypeshk VR të Canon nga kamerat e pajtueshme në imazhe standarde barasdrejtkëndore për shikim dhe pasproduksion në VR.

  • PROGRAME

    EOS VR Plug-in for Adobe Premiere Pro

    Përdorni këtë modul në vend të EOS VR Utility për të konvertuar automatikisht skedarët e imazhit rrethor sypeshk VR të Canon dhe për t'i importuar në aplikacionin e mirënjohur të Adobe.

  • PROGRAME

    EOS Utility

    Komandojeni kamerën në distancë nga një kompjuter përmes USB, me shqyrtim të drejtpërdrejtë.

  • PROGRAME

    Camera Connect

    Lidheni kamerën me pajisjen tuaj Apple ose Android për të regjistruar në largësi dhe për të shkarkuar me lehtësi fotografitë tuaja, gati për t'i ndarë ato.

  • Produkte të ngjashme

    1. Përmasat e objektivit kur është i mbledhur
    2. Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet. Mund të ndryshohet pa paralajmërim.