SHËRBIMET

Shërbimet e menaxhuara të printimit

Krijoni një mjedis printimi dhe skanimi të optimizuar, të sigurt dhe të qëndrueshëm me shërbimet dhe zgjidhjet e Canon, që ofrohen përmes resë kompjuterike, në një konfigurim hibrid ose në ambientin tuaj. Dhe tani, përmes Canon Hybrid Works Solutions të Canon, ne mbështesim punën e njësuar mes ambienteve të shtëpisë dhe të zurës në një kontratë të vetme - që mundëson mënyra efikase dhe produktive të punës kudo, dhe në çdo kohë.
KËRKONI INFORMACION
Managed Print Services

Shërbimet e menaxhuara të printimit

Canon MPS

Shërbimet e Printimit të Menaxhuar kombinojnë teknologjitë dhe shërbimet tona kryesore të sektorit për të menaxhuar në mënyrë të përsosur dhe të sigurt infrastrukturën tuaj të printimit dhe të skanimit në zyrat qendrore dhe ato të shtëpisë duke mundësuar transformimin digjital.

"50% e vendimmarrësve të teknologjisë së informacionit, rendisin shërbimet e printimit të menaxhuar si një nga 3 përparësitë e tyre kryesore të investimeve"

Qasja jonë

Ne kemi një qasje pesëhapëshe për të optimizuar sistemin tuaj të printimit:

1. Vlerësim i cikleve tuaja të punës me dokumentet dhe printimet për të kuptuar maturinë tuaj digjitale aktuale dhe për të identifikuar mundësitë e përmirësimit
2. Hartim i një rrugëtimi te posaçëm të transformimit digjital të përshtatur për nevojat tuaja unike të biznesit.
3. Sigurimin e një tranzicioni pa ndërprerje që shfrytëzon aftësitë, njohuritë dhe përvojën tonë
4. Mirëmbjajtje dhe përkrahje proaktive për sistemin tuaj të printimit dhe të skanimit, për të garantuar që flota juaj dhe ciklet e punës me dokumentet të vijojnë të funksionojnë sa më me efikasitet të jetë e mundur
5. Vazhdim të përmirësimeve konstante nga raportet e shërbimit dhe të performancës

Digital transformation is the foundation for remote work

Përfitimet e SHPM-së

Shërbimet tona të printimit të menaxhuar ju ndihmojnë të përmirësoni efikasitetin, sigurinë dhe përvojën e klientit përmes një përzgjedhje të aftësive të zgjeruara.

  • Drive productivity

    Nxitja e produktivitetit

    Përmirësoni kohën dhe efikasitetin e kostos me rritjen e funksioneve dhe të dukshmërisë në ciklet e punës së dokumenteve

  • Improve collaboration and mobility

    Përmirësimi i bashkëpunimit dhe i lëvizshmërisë

    Mundësojuni ekipeve akses në kapacitetet e avancuara të printimin dhe të skanimit nga distanca përmes funksioneve të përmirësuara të lidhjes

  • Enhance customer experience

    Përmirësimi i eksperiencës së klientëve

    Printime me cilësi të lartë dhe aplikacione novatore që përcjellin mesazhin tuaj në mënyrë më efikase me printim dhe skanim të thjeshtuar

  • Strengthen information security

    Përforcimi i sigurisë së informacionit

    Ruani standardet e sigurisë dhe të pajtueshmërisë me infrastrukturën robuste të sigurisë që lejon vetëm aksesin e autorizuar në informacionin konfidencial

Shërbimet

Ne kemi një gamë të gjerë shërbimesh të përshtatura për t'iu përshtatur nevojave unike të biznesit tuaj, duke filluar nga shërbimet thelbësore që mbulojnë menaxhimin e flotës, optimizimin e printimit, monitorimin në distancë dhe raportimin e klientit, te shërbimet e zgjeruara për menaxhimin e shumë kontraktorëve dhe shërbimin dhe mbështetjen e shkallës së ndërmarrjes - të gjitha të ofruara në të gjithë zyrat qendrore dhe ato të shtëpisë
  • Vlerësimi zbulues

    Ofron analiza të hollësishme të mjedisit të printimit dhe të skanimit, duke dhënë një ide të flotës dhe të nevojave të përditshme të përdoruesve për printim dhe skanim. Versioni i avancuar gjithashtu përfshin llogaritjet e sistemit duke ofruar një bazë të saktë për llogaritjen e kursimeve të kostove

  • Shërbimi i menaxhimit të flotës

    Siguron që flotat të jenë vazhdimisht në dispozicion dhe të afta për kapacitet të mjaftueshëm, duke mundësuar menaxhim të centralizuar për produktivitet më të lartë. Përfshin shërbimin e menaxhimit të produkteve, shërbimin e raportimit të klientit dhe shërbimin e menaxhimit të marrëdhënieve të biznesit

  • Shërbimet e sigurisë

    Një sërë shërbimesh të lidhura me sigurinë drejtuar organizatave të të gjitha llojeve që ndihmojnë në mbajtjen e sigurt të flotave të pajisjeve shumëfunksionale dhe printerëve. Përfshin shërbimin e ngurtësimit të pajisjes, shërbimin e heqjes së të dhënave ose kontrollin e sigurisë

  • Shërbimet e qëndrueshmërisë

    Ju ndihmon të arrini qëllimet tuaja të qëndrueshmërisë
    Përfshin shërbimet e Canon dhe të palëve të treta, p.sh. printimi me karbon neutral dhe ripyllëzimi

  • Shërbimi i menaxhimit të shumë kontraktorëve

    Siguron mirëmbajtje dhe menaxhim të pjesëve të konsumit të pajisjeve jo Canon në flotën tuaj, duke konsoliduar të gjithë flotën e printimit në një kontratë të vetme

  • Sporteli i shërbimit për ndërmarrjet

    Siguron një pikë të vetme kontakti për mbështetjen e softuerëve dhe të programeve të centralizuara botërore, duke ofruar efikasitet të lartë operativ, besueshmëri dhe produktivitet

  • Mirëmbajtje e flotës në vend

    Inxhinier i dedikuar i Canon në vend që ofron optimizim të shpejtë me mbështetjen e flotës, për të siguruar disponueshmëri të lartë dhe kënaqësinë e përdoruesit

  • Veprimet e flotës në vend

    Mbështetja e Canon për sistemin e printimit dhe të skanimit ditor për ambiente të mëdha, duke ofruar aktivitete verifikimi incidentesh dhe në lidhje me higjienën e pajisjeve

Infrastruktura e SHPM

Shërbimet tona të printimit të menaxhuar mbështeten nga një përzgjedhje e gjerë e zgjidhjeve të fuqishme softuerike që mbulojnë të gjithë sistemin tuaj të printimit, nga mirëmbajtja e pajisjes deri te raportimi i klientit
  • an image of work professionals looking at documents together around a table

    uniFLOW

    Menaxhoni të gjitha pajisjet tuaja dhe printoni e skanoni cikle pune përmes një zgjidhjeje të integruar softuerike

  • A man sitting down in a train station, looking at his laptop smiling.

    eMaintenance

    Automatizoni detyrat e administratës që kërkojnë shumë kohë në mënyrë që të përqendroheni në ato që janë të rëndësishme

  • CRS Online

    CRS Online

    Nxisni përmirësimin e vazhdueshëm të performancës suaj të printimit përmes analizave nga raportimi i vazhdueshëm

  • Netaphor

    Netaphor

    Përfitoni njohuri praktike të biznesit me këtë mjet mbledhjeje, analize, sinjalizimi dhe raportimi të të dhënave

An illustration of an AI person

ZGJIDHJE

Shërbimi i transformimit digjital

Nxisni transformimin digjital duke kombinuar shërbimet tona të printimit të menaxhuar në shkallë ndërmarrjeje dhe zgjidhjet e bashkëpunimit në ambientin e punës në një paketë të vetme

ZGJIDHJE

Zgjidhjet e bashkëpunimit të ambientit të punës

Transformoni mënyrën e të bërit biznes me regjistrimin e avancuar, automatizimin e cikleve të punës me dokumente dhe zgjidhjet e lidhjes në retë kompjuterike që punojnë së bashku për të mbajtur informacionin të sigurt në organizatën tuaj

Workspace Collaboration Solutions

Kontaktoni me ne për më shumë informacion e pyetje

Produkte/zgjidhje të ngjashme

Eksploroni më shumë zgjidhje të Canon që plotësojnë shërbimet tona të printimit të menaxhuar

Eksploroni më tej

Lexoni më shumë rreth se si zgjidhjet dhe shërbimet e Canon mund t'ju ndihmojnë të përshtateni me realitetin e ri hibrid të punës

  • Përgatitja për të papriturat

    Ideja e punës "normale" është transformuar tërësisht dhe vazhdon të ndryshojë. Ja ku të investoni për të ruajtur zhdërvjelltësinë.

  • Enabling the new working normal

    Mundësimi i ambientit të ri të punës

    Lexoni se si reja kompjuterike do të bëhet thelbësore për t'u siguruar ekipeve bashkëpunim në ambientin e ndryshueshëm hibrid të punës

  • Adapting to tomorrow’s workspace with cloud

    Adaptim drejt ambientit të ardhshëm të punës në renë kompjuterike

    Lëvizni në ambientin ardhshëm të punës duke shfrytëzuar teknologjinë e resë kompjuterike për të mbështetur bashkëpunimin efikas dhe të sigurt

  • Çfarë të presim në ambientin e ardhshëm të punës

    Zbuloni tendencat që ndikojnë në ambientin e ardhshmëm të punës dhe merrni këshilla se si mund të përgatiteni