ZGJIDHJET IMAZHERIKE
Fotografi dhe video për korporatën
Nga rrjetet sociale deri te raportet vjetore të komunikimeve të korporatës, krijimi i fotove dhe i videove brenda kompanisë ndihmon në reduktimin e kostove dhe ju lejon të keni në kontroll situatën, si dhe të ruani standarde të larta me koherencë. Është absolutisht jetike ta bëni këtë për të paraqitur imazhin e duhur të korporatës dhe për të përhapur mesazhin tuaj në mënyrën e duhur. Gama jonë e videosistemeve dhe e kamerave profesionale DSLR, peshëlehta e pa pasqyra krijon përmbajtje mahnitëse dhe ofron mundësi standarde lidhjeje për sektorin, me objektiva që arrijnë cilësi të mahnitshme figure. Lexoni dhe mësoni se si Canon ka zgjidhjen e duhur për biznesin tuaj – imazhi i korporatës suaj është në duar të sigurta.
Krijoni dhe shpërndani me lehtësi foto e video për faqen tuaj të internetit, marrëdhëniet e brendshme me publikun ose rrjetet sociale që bien në sy me ngjyra të sakta, kanë mprehtësi mahnitëse dhe duken bukur në ekran falë sensorëve tanë me rezolucion të lartë.
Funksionim koherent dhe cilësor me rezultate të jashtëzakonshme nga kamera që mund t'i bëjnë të gjitha me komandim intuitiv, kapacitete për regjistrim dhe transmetim për shpërndarjen e aktiviteteve tuaja drejt botës.
Canon ka reputacion për produkte të krijuara për rendiment dhe efikasitet me gjithë kalimin e kohës. Ushqejini kamerat tuaja përmes ushqyesit AC ose baterisë dhe përfitoni funksionim shumëvjeçar falë rezistencës legjendare të Canon.
Përfitoni komandim të njësuar të kamerës me SDK me burim të hapur përmes USB me sinkronizim preciz.
PROCESIM
Gama e nderuar me çmime e Canon me kamera dhe objektiva të rezolucionit të lartë ofron paraqitje tejet të saktë të ngjyrave, si dhe mprehtësi.
Canon ka sjellë DSLR e parë kuadërplotë që shkrep video në Full HD dhe prej aty kemi krijuar një gamë kinokamerash dhe videokamerash që tani mund të shkrepin deri në rezolucionin 8K.
Ne e kuptojmë se ndërprerja e punës kushton para, ndaj dhe kamerat e Canon kanë qëndrueshmëri të provuar dhe punojnë edhe në kushte të vështira.
Shkrepja e përmbajtjeve fantastike është vetëm pjesa e parë e një cikli të njësuar pune; shpërndarja e tyre është po aq e rëndësishme, ndaj dhe kamerat tona vijnë me mundësi mahnitëse lidhjesh plus programe të përgjithshme dhe me porosi për t'ju ndihmuar të realizoni më shumë në të gjitha platformat tuaja.
Hidhuni një sy zonave të ndryshme të sektorit, korporatës dhe tregtisë ku kamerat tona mund të përmirësojnë dhe përforcojnë biznesin tuaj.
Përdorni pajisjet e Canon për përmbajtje emocionuese reale kur promovoni destinacione dhe ambiente qëndrimi.
Jepuni tifozëve njohuri nga jeta e përditshme në klubin tuaj dhe rrisni besnikërinë.
Përdorni produktet Canon hero për t'i bërë publikimet e rregullta në rrjetet sociale, shpejt e lehtë.
Transmetoni aktivitete të drejtpërdrejta drejt kongregacionit tuaj me kamerat dhe pultet Canon PTZ.
Canon është emri lider në imazheri dhe ka qenë i tillë për mbi 80 vitet e fundit. Me një larmi të gjerë produktesh dhe zgjidhjesh, ne jemi ofruesi numër një i imazherisë digjitale për konsumatorë, biznes-biznes dhe sektorit nga zbatimet SDK për kamera komerciale, qeveritare dhe mjekësore deri te kamerat profesionale, videokamerat dhe objektivat me shërbim rezervimi dhe mbështetjeje teknike që nuk ka të dytë.
ZGJIDHJET IMAZHERIKE
Gama e kamerave kuadërplotë pa pasqyrë të Canon ofron një mënyrë moderne për të arritur imazhe rezolucioni të lartë plot mprehtësi dhe ngjyra.
ZGJIDHJET IMAZHERIKE
Objektivat e Canon janë të njohur në botë për mprehtësinë, rezistencën dhe fleksibilitetin e tyre dhe punojnë më së miri me kamerën Canon të zgjedhjes suaj.
ZGJIDHJET IMAZHERIKE
Nga ushqyesit dhe sistemet e bliceve deri te filtrat e specializuara dhe madje te koka robotike për kamerën tuaj, Canon ka aksesorin e duhur për ju.
DËSHIRONI TË DINI MË SHUMË?