uniFLOW Online

Një softuer i përparuar për menaxhimin e printimit dhe skanimit që shfrytëzon fuqinë e resë kompjuterike.

Shikoni broshurën

Seven people sit at two long desks facing each other in a sparsely furnished office with concrete walls, wooden floors and big windows at the far end.

Kontrolloni flukset e punës së dokumenteve

Plotësoni nevojat tuaja në rritje për printimin, skanimin dhe mbajtjen e llogarive me një zgjidhje të menaxhimit të dokumenteve në renë kompjuterike për bizneset e vogla.

Printoni dhe skanoni nga çdo pajisje

Detyrat e printimit janë të renditura në radhën e printimit të sigurt të përdoruesit dhe më pas dërgohen te çdo printer i zgjedhur.

Kontrolloni aksesin në pajisje

Vërtetimi elastik i përdoruesve dhe printimi i vizitorëve përmirëson sigurinë e dokumenteve duke kontrolluar aksesin në pajisje dhe te funksionet.

Menaxhoni kostot e printimit dhe të serverit

Monitoroni me lehtësi kostot sipas pajisjes ose sipas përdoruesit dhe krijoni rregulla për të minimizuar shpenzimet e printimit - dhe nuk ka kosto për server ose për mirëmbajtje.

Woman with curly hair, wearing a light blue shirt and dark grey trousers, stands at a white desk with laptop, mug and pens, looking at a large piece of paper.

Përputhshmëria me shumë pajisje

Me mbështetjen e mjediseve me pajisje të përziera dhe me shumë shitës, Canon uniFLOW Online integrohet me pajisjet tuaja ekzistuese - duke përfshirë edhe pajisje jo të Canon - kështu që mund ta maksimizoni investimin tuaj në pajisjet tuaja.

Shikoni gamën
Canon office multi-function printer with touchscreen and a black background.

Përmirësoni produktivitetin e biznesit

uniFLOW Online është i thjeshtë dhe intutiv në përdorim, duke u integruar në vazhdimësi me pajisjet e Canon që të mund të punoni më shpejt dhe me më shumë zgjuarsi.

Ulni nivelin e ndotjes nga karboni

Përdorni teknologjinë e optimizimit për të rritur qëndrueshmërinë - ndryshoni opsionet e përfundimit të detyrave para printimit për të zvogëluar shpërdorimin, konsumin e energjisë dhe të letrës.

Një eksperiencë intuitive për përdoruesin

Krijoni përdorues dhe caktoni rregulla me një ndërfaqe të thjeshtë të administratorit - uniFLOW Online integrohet me lehtësi me shërbimet ekzistuese të drejtorisë së kompanive.

Overhead shot of a blond woman in a white shirt sitting at a desk covered with a laptop, tablet device, and papers, working in a ring-bound book.

Zgjidhje për të gjitha llojet dhe madhësitë e bizneseve

I projektuar për bizneset e madhësisë së vogël dhe mesatare, uniFLOW Online menaxhon printimin, skanimin dhe kopjimin nga reja kompjuterike.

Woman with dark blond hair leans over a large white desk with laptop and papers, writing on a page with coloured pencils.

Menaxhimi i fuqishëm i printimit
në renë kompjuterike

Kontrolli i aksesit

Menaxhoni aksesin e përdoruesit te funksionet

Hyrja elastike

Vërtetoni përdoruesit me kode PIN ose me Hyrjen e kartës në afërsi

Informacione të sigurta

Përmirësoni sigurinë e dokumenteve të detyrave të printimit në renë kompjuterike

Monitorimi i kostos

Llogaritni me saktësi kostot për printimin, kopjimin, skanimin dhe fakset

Raportet e përdorimit

Krijoni raporte kostosh për përdorimin e pajisjeve dhe të përdoruesve

Printimi në lëvizje

Printim i sigurt dhe i drejtpërdrejt nga pajisjet celulare

Përdorni fuqinë e resë kompjuterike për të menaxhuar ambientin tuaj të printimit

Po kërkoni për një zgjidhje në ambientet tuaja?

Sillni të gjitha pajisjet dhe flukset e punës së printimit dhe skanimit nën një platformë të integruar me një server të instaluar në ambientet tuaja.

Zbuloni më shumë

Zgjidhje të ngjashme

Softueri përkatës

Revolucionarizoni menaxhimin e prodhimit të dokumenteve me flukset e automatizuara të punës ose shërbimet e menaxhuara

FLISNI ME EKIPIN TONË