Objektivat RF VR
Shkrepeni botën në realitet mahnitës virtual me këtë objektiv revolucionar të serisë L, të krijuar për t'jua bërë udhëtimin tuaj VR sa më të të thjeshtë dhe të shtruar të jetë e mundur.
Shkrepeni botën në realitet virtual falë RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE; një objektiv kompakt, stereoskopik, RF, i serisë L që mund të shkrepë përmbajtje super të qarta që – me pjesën tjetër të Canon EOS VR SYSTEM, duke përfshirë një kamerë dhe zgjidhje softuerike – e transformojnë filmimin në një eksperiencë vërtet mahnitëse vizuale, duke ju përfshirë në ambient.
Shikoni specifikimet e plotaZbuloni
EKSPLORONI
PËR T'I PARË GJËRAT NDRYSHE
Dizajni kompakt me një mbërthyese thjeshton konfigurimet e shpejta të kamerave për shkrepje profesionale stereoskopike 180° VR, kur përdorni kamera të pajtueshme rezolucioni të lartë, kuadërplota, me mbërthyese RF, si EOS R51 dhe R5 C.
Me anë të fushëpamjes stereoskopike 190°, dy imazhe ofseti sypeshku rrethore sinkronizohen dhe regjistrohen në perfeksion krah për krah në një sensor të vetëm kuadërplotë, gati për procesim nga programi i fuqishëm Canon EOS VR Utility2/moduli2 për të redaktim final, pa kërkuar bashkime të mëtejshme.
Skedarët video të pajtueshëm RAW të nxjerrë me kamerat e mbështetura (duke përfshirë skedarët RAW LT 8K / 60P nga EOS R5 C) përpunohen automatikisht brenda EOS VR Utility, duke thjeshtuar më tej procesin e punës me RAW me shpejtësi më të larta kuadrosh.
Me anë të objektivit dysh sypeshk me bashkëdrejtim perfekt, dhe shikim përpara, RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE shfrytëzon dy elemente UD për objektiv për të korrigjuar aberracionet plus veshjet speciale SWC nga Canon për të reduktuar hijezimin dhe njollat e dritës, edhe në kushte me ndriçim të nga mbrapa.
RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE punon më së miri në ndriçim të ulët falë një aperture të shpejtë f/2.8 me ekspozim të sinkronizuar saktë dhe kontroll preciz përmes dizajnit dysh Electro Magnetic Diaphragm (EMD).
Duke qenë se është objektiv i serisë L, RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE është ndërtuar për përdorim profesional. Është rezistent ndaj pluhurit dhe stërkalave dhe vjen me veshje fluori për të larguar ujin dhe papastërtitë nga sipërfaqja e objektivit.
RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE ka një mbajtëse filtri prej xhelatine për xhele ND me prerje paraprake që mund të përdoren për të kontrolluar me precizion nivelet e dritës kur përdoret në videoproduksione 180° VR.
Shkrepje imazhi stereoskopik me bashkëdrejtim perfekt në një sensor të vetëm kuadërplotë
Shkrepje këndi shikimi ultra të gjerë për një eksperiencë më përfshirëse
Ofron eksperiencë shikimi stereoskopik natyral
Performancë e jashtëzakonshme në ndriçim të ulët
Cilësi profesionale imazhi për imazhe të mprehta, kontrasti të lartë, me hijezim dhe njolla të reduktuara drite
Kontrolli dhe sinkronizimi preciz i aperturës siguron ekspozime të njëjta mes dy imazheve majtas dhe djathtas
Krijuar dhe ndërtuar për performancë në kushte të vështira
Për fleksibilitet të mëtejshëm kur shkrepni në kushte ndriçimi të fortë
Dëgjoni transmetimin
Mësoni si të eksploroni dhe shkrepni VR në detaje intense nga regjisorët profesionistë.
RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE vjen me gjithçka që ju duhet për të përgatitur dhe përdorur në kamerën tuaj të pajtueshme.
RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE
Kapak objektivi 5.2
Çantë e butë objektivi LS1014
Çelës fiso
Kapak pluhuri për objektiv RF
Cinema EOS System
Kamerat pa pasqyra
PËRDITËSIMI I FIRMUERIT