Një grua që luan në kitarë shikon drejt një Canon PowerShot V10 me një mikrofon të jashtëm dhe Canon Tripod Grip HG-100TBR të montuar, vendosur në një tryezë të ulët përballë saj.

KAMERA VIDEOBLOGIMI

Një udhëzues për gjithçka që duhet të dini rreth kamerave të videoblogimit nga Canon, plus këshilla dhe frymëzim.

Tregoni historinë tuaj ashtu siç dëshironi

Një kamerë e shkëlqyer videoblogimi është çelësi i çdo videoblogimi të suksesshëm. Për të realizuar filma të mirë, kamera duhet të ofrojë cilësi të shkëlqyer imazhi dhe videoje, të ofrojë fokusim automatik efikas, si dhe performancë të mirë në ndriçim të ulët, të gjitha këto në një aparat aq të vogël sa për ta marrë me vete në udhëtimet tuaja. Në të njëjtën kohë, veçori të tilla si ekranet rrotulluese për të filmuar veten me lehtësi, fotostabilizimi për video të qarta dhe audio me cilësi të lartë përmirësojnë ndjeshëm videot tuaja.

Nga modelet praktike për fillestarët që e bëjnë filmimin më të thjeshtë e deri te aparatet profesionale me veçori të avancuara për krijuesit e mirëfilltë, Canon ka një gamë të larmishme kamerash videoblogimi, secila me veçori të shumta që i përshtaten nevojave dhe niveleve të ndryshme të ekspertizës. Ndërsa shfletoni në këtë faqe, do të mësoni më shumë rreth asaj që i bën këto kameramë të mirat për videoblogim, do të gjeni guida për të realizuar idetë tuaja dhe do të zbuloni këshilla dhe do të merrni frymëzim për të çuar realizimin e videove tuaja në një nivel tjetër.

Pavarësisht nëse po krijoni videoblogje në YouTube për të fituar para ose po krijoni kujtime në një festë familjare, gama e kamerave të videoblogimit të Canon do t'ju ndihmojë të tregoni historinë tuaj siç ju e përfytyroni.

Krahasoni kamerat e videoblogimit për fillestarët

Eksploroni tabelën tonë të krahasimit më poshtë, ku paraqiten specifikimet kryesore të kamerave të videoblogimit për fillestarët nga Canon.

Sensor

CMOS 13.1MP 1-inç
CMOS 20.1MP 1-inç
24.2MP APS-C CMOS
26.2MP CMOS kuadërplotë

Video

4K deri në 30p, Full HD deri në 60p
4K deri në 30p, Full HD deri në 120p
4K deri në 30p (e mbimoduluar nga 6K), Full HD deri në 120p
4K deri në 25p, Full HD deri në 60p

Fole mikrofoni

Po
Po
Po
Po

Lidhshmëria

Bluetooth, Wi-Fi, USB-C, HDMI Micro, Livestreaming, Cloud Frame.io nëpërmjet image.canon
Bluetooth, Wi-Fi, USB-C, HDMI Micro, Livestreaming, Cloud Frame.io nëpërmjet image.canon
Bluetooth, Wi-Fi, USB-C, HDMI Micro, Livestreaming, Cloud Frame.io nëpërmjet image.canon
Bluetooth, Wi-Fi, USB-C, HDMI Micro, Cloud Frame.io nëpërmjet image.canon

Fokusi automatik

Vetëfokusim i fytyrës/me prekje në të gjithë zonën, Vetëfokusim me 1 pikë, Movie Servo AF (Modaliteti i filmit)
AiAF (31-pt, Vetëfokusim i fytyrës/me prekje, Gjurmimi i objektit/fytyrës), Vetëfokusim me 1 pikë, Modalitetet 2x Movie Servo AF, Modaliteti Videoblog
Dual Pixel CMOS II AF me 651 zona të zgjedhshme vetëfokusimi dhe 4503 pozicione vetëfokusimi për foto, si dhe 3713 për filma
Dual Pixel CMOS AF me 143 zona të zgjedhshme vetëfokusimi dhe 4779 pozicione vetëfokusimi

Ekrani

Ekran me anim, me prekje, 460 000 pika, 5 cm
Ekran me anim, me prekje, 7,5 cm, 1,04 milionë pika
Ekran me prekje me kënd të ndryshueshëm 7,5 cm, 1,62 milionë pika
Ekran me prekje me kënd të ndryshueshëm 7,5 cm, 1,04 milionë pika

Pesha (me kartë dhe bateri)

211g
304g
375g
485g

Krahasoni kamerat profesionale të videoblogimit

Eksploroni tabelën tonë të krahasimit më poshtë, ku paraqiten specifikimet kryesore të kamerave të videoblogimit profesionale nga Canon.

Kamera

EOS R APS-C

EOS R7

EOS R FF

EOS R8

EOS R FF

EOS R5

Sensor

32.5MP APS-C CMOS
24.2MP CMOS kuadërplotë
24.2MP CMOS kuadërplotë
45MP CMOS kuadërplotë

Video

4K deri në 60p (e mbimoduluar nga 7K), Full HD deri në 120p
4K deri në 60p (e mbimoduluar nga 6K), Full HD deri në 180p
4K deri në 60p (e mbimoduluar nga 6K), Full HD deri në 180p, video 6K ProRes RAW
Regjistrimi i brendshëm, i paprerë 8K RAW deri në 30p, 4K deri në 120p, Full HD deri në 120p, Full HD HDR deri në 30p

Fole mikrofoni

Po + Mbërthyese shumëfunksionale
Po + Mbërthyese shumëfunksionale
Po + Mbërthyese shumëfunksionale
Po

IBIS

Po
Jo
Po
Po

Lidhshmëria

Bluetooth, Wi-Fi, USB-C, HDMI Micro, Cloud Frame.io nëpërmjet image.canon
Bluetooth, Wi-Fi, USB-C, HDMI Micro, Cloud Frame.io nëpërmjet image.canon
Bluetooth, Wi-Fi, USB-C, HDMI Micro, Cloud Frame.io nëpërmjet image.canon
Bluetooth, Wi-Fi, USB-C, HDMI Micro, Cloud Frame.io nëpërmjet image.canon

Fokusi automatik

Dual Pixel CMOS AF II, 651 zona të zgjedhshme vetëfokusimi dhe deri në 4823 pozicione vetëfokusimi për filmat. Vetëfokusimi i njerëzve (sytë, fytyra, koka, trupi), i kafshëve (qen, mace, shpendë) ose i automjeteve (makina garash, motorë)
Dual Pixel CMOS AF II, 1053 zona të zgjedhshme vetëfokusimi dhe deri në 4067 pozicione vetëfokusimi. Vetëfokusimi i njerëzve (sytë, fytyra, koka, trupi), i kafshëve (qen, mace, shpendë, kuaj) ose i automjeteve (makina garash, motorë, avionë, trena)
Dual Pixel CMOS AF II, 1053 zona të zgjedhshme vetëfokusimi dhe deri në 4067 pozicione vetëfokusimi. Vetëfokusimi i njerëzve (sytë, fytyra, koka, trupi), i kafshëve (qen, mace, shpendë, kuaj) ose i automjeteve (makina garash, motorë, avionë, trena)
Dual Pixel CMOS AF II, 1053 zona të zgjedhshme vetëfokusimi dhe deri në 4500 pozicione vetëfokusimi. Vetëfokusimi i njerëzve (sytë, fytyra, koka, trupi), i kafshëve (qen, mace, shpendë) ose i automjeteve (makina garash, motorë)

Ekrani

Ekran me prekje me kënd të ndryshueshëm 7,5 cm, 1,62 milionë pika
Ekran me prekje me kënd të ndryshueshëm 7,5 cm, 1,62 milionë pika
Ekran me prekje me kënd të ndryshueshëm 7,5 cm, 1,62 milionë pika
Ekran me prekje me kënd të ndryshueshëm 8,1 cm, 2,1 milionë pika

Pesha (me kartë dhe bateri)

612g
461g
670g
738g

Videoblogimi me Canon

Njihuni me videoblogerët që tregojnë historitë e tyre duke përdorur kamera dhe objektivë videoblogimi Canon.

Frymëzim dhe teknika për videoblogimin

Eksploroni një botë me intervista frymëzuese dhe guida praktike, të cilat ofrojnë njohuri dhe teknika unike për të përmirësuar aftësitë tuaja të videoblogimit.

Përmirësoni videoblogun tuaj dhe merrni më shumë angazhim

Po kërkoni të rrisni nivelin e angazhimit me videobloget tuaja? Ja disa këshilla për të pasur audiencë dhe për ta çuar përmbajtjen tuaj me video në një nivel më të lartë me kamerat më të mira për videoblogerët.

Kamerat dhe objektivët më të mirë të Canon për videoblogim

Canon prodhon një sërë kamerash dhe objektivësh që janë ideale për krijuesit e përmbajtjeve. Ky udhëzues do t'ju ndihmojë të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.

Si të bëheni videoblogues

Hidhni hapat e parë dhe krijoni videoblogë cilësorë me këshillat tona të videoblogimit për fillestarë.

Këshilla për të përmirësuar videot tuaja sociale

Katër krijues diskutojnë se çfarë e bën përmbajtjen të arrirë dhe si të dallohet në internet.

Njihuni me PowerShot V10

Mësoni pse kamera e vogël e videoblogimit në 4K nga Canon është kompleti optimal dhe i njësuar fillestar.

Krijimi i përmbajtjeve me EOS R50

Kalojini publikimet tuaja në rrjetet sociale në tjetër nivel me Canon EOS R50.

Videoblogim udhëtimesh me një objektiv ultra të gjerë

Videobloguesja e udhëtimeve, Chloe Gunning, shkrep një ditë udhëtimi nëpër qytet me Canon RF 16mm F2.8 STM.

Kamera më e mirë kompakte për përmbajtje krijuese

Zbuloni se si PowerShot G7 X Mark III mund t'ju ndihmojë të shpalosni aftësitë tuaja krijuese.

Krijimi i një historie në video

10 këshilla për t'ju ndihmuar të bëni minifilma bindës.

Pyetjet e bëra më shpesh rreth videoblogimit

Ne u kemi dhënë përgjigje disa pyetjeve tuaja rreth videoblogimit, duke ju këshilluar se si të filloni dhe të merrni të ardhura nga videoblogimet tuaja.

  • Çfarë do të thotë videoblogim?

    Videoblogimi, një term që rrjedh nga kombinimi i fjalëve “video” dhe “blogim” është një formë blogimi që kryesisht përdor përmbajtje video për të komunikuar një mesazh ose histori. Është një mënyrë unike për të ndarë perspektivën, idetë ose përvojat tuaja me realitetin. Videoblogimi mund të mbulojë një gamë të gjerë temash, që nga videoditarët personalë dhe të udhëtimeve e deri te videot për udhëzime dhe përshtypje mbi produktet. Ai është një mjet kreativ që ju lejon të shprehni veten, të krijoni një komunitet dhe madje edhe një karrierë. E bukura e videoblogimit qëndron te fleksibiliteti, gjithëpërfshirja dhe lidhja e ngushtë që krijon midis videoblogerëve dhe shikuesve.

  • Si të filloj videoblogimin në YouTube?

    Videoblogimi në YouTube mund të jetë një rrugëtim ekzaltues, pavarësisht nivelit tuaj të ekspertizës. Këtu gjenden disa hapa ndihmues fillestarë.

    1. Zgjidhni tematikën e videoblogimit që dëshironi të mbuloni. Ajo duhet të jetë diçka për të cilën jeni të pasionuar dhe të interesuar për ta ndarë me të tjerët.
    2. Investoni në pajisje cilësore, si për shembull në një kamerë videoblogimi Canon për t’u siguruar që cilësia e videove tuaja përputhet me vlerën e përmbajtjes.
    3. Krijoni kanalin tuaj në YouTube dhe personalizojeni me një baner dhe logo unike.
    4. Filloni të filmoni videoblogun tuaj të parë. Realizoni diçka të thjeshtë dhe autentike. Mos harroni, suksesi qëndron te përmbajtja konsistente, ndaj krijoni një plan për të ngarkuar video rregullisht.
    5. Optimizoni videot tuaja për t’u gjetur me anë të kërkimit me fjalë kyçe, tituj tërheqës dhe përshkrime të detajuara. Ndërveproni me shikuesit tuaj duke iu përgjigjur komenteve dhe duke kërkuar përshtypjet e tyre. Mos harroni të promovoni videoblogimet tuaja në kanalet e tjera të rrjeteve sociale.

    Kini parasysh se rrugëtimi drejt videoblogimit është një maratonë, jo një vrap i shpejtë; kështu që merrni kohën tuaj, argëtohuni dhe nxirrni në pah personalitetin tuaj.

  • Si mund të fitoj para me anë të videoblogimit?1

    Fitimi i parave nga videoblogimi fillon me krijimin e vazhdueshëm të përmbajtjeve tërheqëse, ku shikuesit tuaj mund të gjejnë veten. Ndërsa krijoni audiencën tuaj, ju hapen mundësi të ndryshme për të fituar para.

    Sponsorizimet dhe partneritetet me marka të ndryshme ofrojnë një burim tjetër të ardhurash; bizneset shpeshherë paguajnë videoblogerët për të shfaqur produktet ose shërbimet e tyre në video. Një metodë tjetër e zakonshme është marketing përmes promovimit (affiliate), nga i cili ju fitoni një komision për produktet e shitura përmes lidhjeve në përshkrimin e videove tuaja. Gjithashtu, platformat e financimit të përbashkët (crowdfunding) u mundësojnë fansave të zjarrtë që të mbështesin punën tuaj financiarisht në këmbim të shpërblimeve, si p.sh. qasja e hershme në përmbajtjet tuaja.

    Shitja e mallrave ose shfrytëzimi i ekspertizës suaj për të ofruar kurse në internet ose shërbime konsulence mund t’ju sigurojë të ardhura shtesë. Kini parasysh se edhe pse fitimi i parave është një aspekt thelbësor i videoblogimit, fokusimi në krijimin e përmbajtjes së vlefshme dhe autentike çon natyrshëm në zhvillim dhe mundësi financiare.

    1. Materiali i ofruar në këtë faqe interneti duhet të përdoret vetëm për qëllime informative dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoret si zëvendësues për konsulencë financiare të pavarur.

Frymëzohuni, regjistrohuni tani

Mos i humbisni ofertat e fundit nga "Canon", këshillat e udhëzimet, lajmet dhe ftesat për në aktivitetet vendore.