Printoni pa vështirësi me këtë seri me depozitë boje me rimbushje që ofron printim me kosto të ulët, rendiment të lartë dhe më shumë qëndrueshmëri se kurrë më parë.
Canon garanton cilësinë me bojërat origjinale me pigment të zi dhe me ngjyra, të zhvilluara për të punuar me serinë PIXMA G për rendiment jashtëzakonisht të lartë dhe kosto të ulët për faqe.
Depozitat e integruara të bojës me pamje ballore ndihmojnë në monitorimin e lehtë të niveleve të bojës. Shishe praktike pa shtrydhje me një grykë unike tipi çelës për të siguruar që secila shishe të mund të rimbushë vetëm depozitën përkatëse.
Bojërat tona me ngjyra dhe të cilësisë të lartë sigurojnë fotografi të këndshme e natyrale që ju lejojnë të printoni në përmasa 4x6” pa bordura në vetëm 37 sekonda.
Printoni, skanoni, fotokopjoni dhe lidhuni me renë kompjuterike përmes aplikacionit Canon PRINT dhe PIXMA Cloud Link, si dhe printoni drejtpërdrejt nga pajisjet inteligjente përmes AirPrint (iOS) dhe Mopria (Android).
Printoni në shpejtësi të lartë me bojë të zezë me pigment duke siguruar tekst të mprehtë dhe bojëra me bazë ngjyruesi që realizojnë foto me ngjyra vibrante.
Minimizoni ndërprerjet e punës me një fishek mirëmbajtjeje të ndërrueshëm nga përdoruesi1 duke siguruar performancë të qëndrueshme, ditë pas dite.
Mësoni se si “MegaTank” ka ndihmuar me të gjitha detyrimet e printimit të përditshëm në këtë butik ndërkombëtar.
Mësoni se si “MegaTank” ka ndihmuar në përmbushjen e nevojave të kësaj franshize në zgjerim të shpejtë.
Zbuloni se si “MegaTank” e ka ndihmuar këtë biznes familjar të kalojë në një tjetër nivel.
Zbuloni se si printerët "MegaTank" ofrojnë rendimente të pabesueshme në numrin e faqeve, printim të cilësisë së lartë dhe mundësi optimale lidhjeje.
Printim me volum të madh pa nevojë për kujdes në shtëpinë tuaj Printerët "Canon MegaTank" janë idealë për përdorim në familje, me ndërtim dhe rimbushje të lehtë, dhe aftësi për të printuar edhe dokumente, edhe fotografi.
Perfekt për një zyrë të vogël ose shtëpie. Printerët "MegaTank" ju japin mundësi produktiviteti me rendimente shumë të mëdha faqesh - pa bezdinë e ndërrimit të shpeshtë të bojërave.
Printim i besueshëm, me volum të madh - ndihmon studentët të arrijnë afatet, ndërkohë duke i mbajtur kostot të ulëta.
Shoku perfekt i biznesit për shitësit e pakicës - ju lejon të printoni çfarëdo që ju duhet për ta mbajtur biznesin në punë.
Përdorimi i bojërave dhe letrave të Canon me printerin tuaj Canon siguron rezultate të jashtëzakonshme me cilësi laboratori në çdo rast.
Përdorni qendrën tonë të burimeve praktike për të shkarkuar dhe printuar ilustrime dhe module letre nga një mori ilustruesish dhe artistësh.
Gjeni letrën e duhur për nevojat tuaja dhe merrni fotografi të printuara me cilësi laboratori.
Mësoni se si të printoni fotografi nga pajisja juaj inteligjente, realizoni krijime me letër, ngjitëse të personalizuara për thonjtë, kalendarë, kartolina dhe shumë të tjera.
Dërgoni fotografitë tuaja te printeri juaj i shtëpisë në pak sekonda.
Eksploroni gamën e printerëve dhe aksesorëve tanë të printimit.
1 Fisheku me ndërrim nga përdoruesi vlen vetëm për modelet G3460, G3420, G2460, G2420 dhe G1420