Lente zmadhimi
Objektivat RF dhe RF-S
Objektivat RF dhe RF-S, krijuar për kamerat e EOS R System, ofrojnë cilësi, shpejtësi dhe funksionim më të lartë falë teknologjisë dhe projektimit të jashtëzakonshëm optik.
-
RF 200-800mm F6.3-9 IS USM
Një objektiv i fuqishëm zmadhimi supertelefoto me një gjatësi fokale 200–800 mm, ideal për fotografi sportive, kafshë të egra dhe aksion. -
RF 10-20mm F4L IS STM
Një gamë gjatësish fokale ultra të gjera në një objektiv zmadhues portativ profesional -
RF 24-105mm F2.8L IS USM Z
Një objektiv profesional tejet fleksibël me zmadhim standard 24-105 mm që kombinon projektimin dhe veçoritë perfekte hibride, me mprehtësi të jashtëzakonshme, ideal për flukset e punës hibride. -
RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhimi i vogël, i lehtë, ultra i gjerë me gjatësi fokale fleksibël 10–18 mm, ideal për udhëtime, video dhe fotografi të peizazhit. -
RF-S 14-30mm F4-6.3 IS STM PZ
Një objektiv ultra i gjerë me zmadhim të brendshëm e të fuqishëm për tranzicione efikase zmadhimi, ideal për krijimin e përmbajtjeve dhe filmimin e videoblogimeve. -
RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues standard APS-C për serinë EOS R - që është ideal për situatat e përditshmërisë, si p.sh. familjen, stilin e jetesës, portretet dhe pushimet. -
RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues EOS R-series APS-C i gjerë deri në telefoto që është ideal për udhëtime, faunën e egër, sportin dhe stilin e jetesës. -
RF 24-50mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues 24-50mm i serisë RF i vogël dhe më se peshëlehtë që mund ta përdorni çdo ditë për udhëtime, peizazhe dhe më shumë. -
RF 14-35mm F4L IS USM
Objektivi ultra i gjerë RF nga Canon sjell detajet me precizionin e serisë L, nga 14-35mm, ndërsa mbajtja në dorë është e lehtë me fotostabilizimin 5.5-nivelësh. -
RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM
Një zmadhues RF 15-30mm kompakt dhe peshëlehtë, ideal për udhëtime që përfshijnë peizazhe urbane, peizazhe natyrore, arkitekturë dhe videoblogim në ecje e sipër. -
RF 15-35mm F2.8L IS USM
Ultra i gjerë dhe super i mprehtë galë cilësisë optike të serisë L dhe stabilizimit me 5 nivele të figurës për kënde dinamike edhe në hapësira të ngushta -
RF 16-28mm F2.8 IS STM
Një zmadhim kompakt me kënd ultra të gjerë 16-28 mm me hapje të shpejtë f/2,8 dhe stabilizues figure që është i përsosur për udhëtime dhe peizazhe. -
RF 24-70mm F2.8L IS USM
Jepini fotografisë suaj kuadërplotë e pa pasqyra një dorë profesionale me zmadhuesin 24-70 mm që vjen me aperturë të shpejtë dhe 5 nivele stabilizimi figure. -
RF 24-105mm F4L IS USM
Lente zmadhimi 24-105mm f/4 e serisë L, e lehtë dhe e gjithanshme, me fokusin automatik të shpejtë, në heshtje dhe 5 ndalesa të stabilizimit të imazhit. -
RF 24-105mm F4-7.1 IS STM
Objektivi ideal i përditshëm për amatorët e kuadërplotave pa pasqyrë. Me përdorimin praktik, "RF 24-105mm F4-7.1 IS STM" është peshëlehtë, kompakt dhe gati për t'jua ngjitur fotografinë një shkallë më tej. -
RF 24-240mm F4-6.3 IS USM
Një zmadhim praktik 10-fish për sistemin "EOS R", duke ofruar fleksibilitet të jashtëzakonshëm në një objektiv të vetëm portativ. -
RF 28-70mm F2L USM
Lentja super e shpejtë dhe e ndritshme 28-70mm f/2 e serisë L sjell rezultate mahnitëse edhe në ndriçim të dobët. -
RF 28-70mm F2.8 IS STM
Një objektiv zmadhimi i vogël, i shpejtë dhe i lehtë f/2,8 28-70 mm për kamerat me korniza të plota, me IS dhe izolim termik. E shkëlqyer për udhëtime, portrete dhe krijimtari çdo ditë. -
RF-S 55-210mm F5-7.1 IS STM
Afrohuni edhe më me këtë zmadhues telefoto, peshëlehtë, fleksibël, APS-C dhe gjeni një plan të ri për shkrepjen e udhëtimeve, sporteve, familjeve dhe kafshëve shtëpiake. -
RF 70-200mm F2.8L IS USM
Një objektiv thelbësor në treshen profesionale të zmadhuesve, "RF 70-200mm F2.8L IS USM" është shoqëruesi ideal për lajme, sporte dhe udhëtime. -
RF 70-200mm F4L IS USM
Një objektiv zmadhues kompakt e peshëlehtë thelbësor i serisë L, RF 70-200mm F4L IS USM është ideal për udhëtim, sporte/natyrë dhe portrete. -
RF 70-200mm F2.8L IS USM Z [E zezë]
Një objektiv profesional 70-200 mm me telefoto për filmime dhe fotografi, me një aperturë të shpejtë dhe të ndritshme prej f/2.8 dhe më shumë shtrirje të rrezes për skenarë të shumëllojshëm të xhirimieve. -
RF 75-300mm F4-5.6
Objektiv zmadhues me telefoto, ekonomik dhe me peshë të lehtë për faunën e egër, sportet dhe aventurat me familjen. -
RF 100-300mm F2.8L IS USM
Një objektiv zmadhues telefoto, profesional, kompakt dhe i lehtë f/2.8 që ofron mprehtësi dhe shpejtësi të jashtëzakonshme me fleksibilitet të pashoq. -
RF 100-400mm F5.6-8 IS USM
Një objektiv fleksibël, kompakt dhe peshëlehtë RF 100-400mm me fotostabilizim 5.5-nivelësh për shkrepjen e natyrës dhe të aksionit pa u rënduar nga pesha. -
RF 100-500mm F4.5-7.1 L IS USM
RF 100-500mm F4.5-7.1 L IS USM ofron qartësi e fleksibilitet me fuqi mahnitëse supertelefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt.
Objektivat EF, TS-E, MP-E
Zbuloni objektiva EF me cilësi të lartë, të shpejtë dhe të besueshme për kamerat tona DSLR Canon. Objektivat me mbërthyese EF janë të pajtueshëm me çdo kamerë EOS të prodhuar deri më sot, duke përfshirë modelet e reja të EOS R System dhe të serisë EOS M kur përdoren me adaptorin e duhur të objektivit.
-
EF 16-35mm f/2.8L III USM
E preferuar nga shumë fotografë, ky version i ri i lentes klasike me zmadhim të gjerë ofron një qartësi mahnitëse në të gjithë diapazonin e zmadhimit. -
EF 16-35mm f/4L IS USM
Një lente me rendiment të lartë e serisë L me kënd ultra të gjerë, me teknologjinë e Stabilizuesit të imazhit të integruar. -
EF 24-70mm f/2.8L II USM
Një lente profesionale e serisë L me zmadhim për përdorim të përditshëm, e cila siguron një cilësi të lartë të imazhit me një hapje konstante të diafragmës f/2.8. -
EF 24-105mm f/4L IS II USM
E preferuar nga ata që kërkojnë të mbajnë një lente të vetme në terren, kjo lente siguron një cilësi mahnitëse të imazheve me stabilizimin e përparuar të imazhit. -
EF 70-200mm f/4L IS II USM
Udhëtoni lehtë, me një lente me zmadhimi telefoto të nivelit profesional që është e ndërtuar për rendiment dhe lehtësi në lëvizje. -
EF 70-300mm f/4-5.6 IS II USM
Një lente me zmadhim me cilësi të lartë me ekranin novator të kamerës dhe motorin Nano USM, e shkëlquer për fotografinë e faunës së egër dhe sporteve. -
EF 70-300mm f/4-5.6L IS USM
Një lente me zmadhim e serisë L e kategorisë profesionale që është kompakte për udhëtime, ideale për aksionin, faunën e egër dhe sportet. -
EF 100-400mm f/4.5-5.6L IS II USM
Një lente profesionale e serisë L me zmadhim për sportet dhe faunën e egër, me Stabilizuesin e imazhit dhe shtresën ASC për një qartësi të mrekullueshme.
Lentet EF-S
Peshëlehta, nxjerrin pamje mahnitëse për kamerat DSLR me sensorë APS-C, objektivat EF-S janë gjithashtu të pajtueshëm me kamerat EOS R System dhe EOS M kur përdoren me përshtatësin e duhur të objektivit.
-
EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM
Një lente STM me zmadhim, ultra e gjerë, me kosto të pranueshme dhe me Stabilizuesin e imazhit, ideale për peizazhe, udhëtime dhe video. -
EF-S 10-22mm f/3.5-4.5 USM
Një lente USM me zmadhim me kënd ultra të gjerë dhe me rendiment të lartë, me një hapje të diafragmës f/3.5-4.5 që është e shkëlqyer për peizazhe. -
EF-S 18-55mm f/3.5-5.6 IS II
Një lente me zmadhim standard, me kosto të pranueshme dhe me Stabilizuesin e imazhit, ideale për të filluar me kamerën tuaj EOS. -
EF-S 55-250mm f/4-5.6 IS STM
Një lente kompakte telefoto
Mund të jeni të interesuar në...
Pyetjet më të shpeshta për objektivat zmadhues
Ne u përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me objektivat zmadhues te pyetjet tona më të shpeshta të shkruara nga ekspertët.
-
Çfarë është një objektiv zmadhues?
Një objektiv zmadhues ju lejon të ndryshoni gjatësinë fokale, duke ndryshuar këndin e pamjes që të jetë më i gjerë ose më i ngushtë. Objektivat zmadhues janë fleksibël, mbulojnë këndin e gjerë për peizazhe, për telefoto për natyrën e egër.
-
A janë objektivat zmadhues më të mirë se objektivat parësorë?
Varet nga preferenca dhe përdorimi. Objektivat zmadhues janë fleksibël, mund të shkrepin fotografi nga thellësi të ndryshme fokale. Objektivat parësorë kanë një gjatësi fokale fikse dhe mund të kenë një aperturë më të shpejtë. Mëso më shumë në udhëzuesin tonë.
-
Për çfarë përdoren objektivat zmadhues?
Objektivat zmadhues mund të përdoren në zhanre të ndryshëm, duke përfshirë portretet, rrugët, peizazhet dhe natyrën. Diapazoni fleksibël fokal ju afron ose largon, me një kënd pamjeje më të ngushtë ose më të gjerë.
-
Pse duhet të përdoren objektivat zmadhues në vend të objektivave parësorë?
Objektivat zmadhues janë fleksibël, duke ju afruar ose larguar nga aksioni pa ndryshuar objektivat. Mund të përshtateni me shpejtësi dhe të sillni më pak pajisje. Objektivat parësorë mund të jenë më të mirë në ndriçim të ulët dhe për efekte kreative.