Canon Photo Companion
Me akses të shpejtë në materiale të përshtatura dhe të gatshme, aplikacioni ynë Photo Companion ju ndihmon të përfitoni në maksimum nga kamera juaj në mënyrë që t'i sillni tregimet tuaja në jetë.
Sillini tregimet tuaja në jetë, kudo që shkoni
Merrni më shumë tregime nga kamera juaj dhe lidhuni me valë me pajisjen tuaj inteligjente për të printuar dhe skanuar, shkrepur në distancë dhe ndarë me lehtësi.
Me akses të shpejtë në materiale të përshtatura dhe të gatshme, aplikacioni ynë Photo Companion ju ndihmon të përfitoni në maksimum nga kamera juaj në mënyrë që t'i sillni tregimet tuaja në jetë.
Lidhni kamerën tuaj Canon me pajisjen tuaj Apple ose Android për të regjistruar në largësi dhe për ndarjen e fotografive me lehtësi.
Nga idetë e punëdoreve të lehta deri te modelet 3D në stil origami – bëjeni argëtimin me letrën pjesë të ditës suaj dhe jepuni një frymë më personale krijimeve tuaja me funksionin e kompozimit.
Ristilizojini pozat nga "Canon Zoemini" dhe "Canon Zoemini S" në foto të këndshme çasti. Me AR, korniza, filtra dhe funksione kolazhi e kuadratimi, ai është shoqëruesi juaj elegant për printimet në lëvizje.
Nxirrini autoportretet në grup me funksionin e shkrepjes në distancë, transferojini fotot nga "Canon IVY REC" drejt pajisjes suaj dhe ndajini me shoqërinë.
Aplikacioni printimi fotosh, i lehtë në përdorim, për personalizim të thjeshtë e krijues të fotove tuaja nga celulari, tableta dhe retë kompjuterike.
Përpunojini me shpejtësi skedarët RAW në pajisjet tuaja portative teksa jeni në lëvizje.
Mënyra e lehtë, e thjeshtë për printimin e shumë fotove në një faqe direkt nga pajisja juaj portative.
Hapni botën e lidhjeve Wi-Fi dhe revolucionizoni mënyrën si fotokopjoni dhe skanoni.
Jeta nuk ka një buton për ta kthyer prapa. Shkarkoni softuerin e hdbook dhe bëni që kujtimet tuaja të mbeten përgjithmonë.
Transferim i njësuar i fotove dhe i filmave nga kamera juaj "Canon" drejt pajisjeve dhe shërbimeve tuaja të internetit.
Për transferim të shpejtë të imazheve, aplikacioni Mobile File Transfer është ideal për fotografët e shtypit dhe sportivë që kërkojnë të ngarkojnë skedarë në kohë reale.
Me akses të shpejtë në materiale të përshtatura dhe të gatshme, aplikacioni ynë Photo Companion ju ndihmon të përfitoni në maksimum nga kamera juaj në mënyrë që t'i sillni tregimet tuaja në jetë.
Pajtueshmëria
Ky aplikacion vjen aktualisht me përmbajtje të personalizuar për kamerat PowerShot G7 X Mark III, PowerShot G5 X Mark II, PowerShot G1 X Mark III, EOS 4000D, EOS 2000D, EOS 1200D, EOS 1300D, EOS 100D, EOS 250D, EOS 200D, EOS 700D, EOS 750D, EOS 760D, EOS 800D, EOS 850D, EOS 77D, EOS 80D, EOS 90D, EOS 5D Mark IV, EOS 6D Mark II, EOS 7D Mark II, EOS R, EOS Ra, EOS RP, EOS R5, EOS R6, EOS M200, EOS M100, EOS M50, EOS M10, EOS M3, EOS M5, EOS M6 Mark II & EOS M6. Nëse keni një model më të vjetër të kamerave, do të përshtateni me përmbajtjen e duhur - kështu që mund ta provoni përsëri aplikacionin.
Gjuhët
I disponueshëm në arabisht, çekisht, danisht, anglisht, finlandisht, frëngjisht, gjermanisht, hungarisht, italisht, norvegjisht, polonisht, portugalisht, rusisht, sllovakisht, spanjisht, suedisht dhe turqisht.
Pajtueshmëria
Mund të përdoret me shumicën e kamerave Canon me Wi-Fi duke përfshirë modelet e fundit PowerShot dhe IXUS. I pajtueshëm me sistemet operative iOS 9.3/10.3 ose Android OS 5.0-5.1/6.0/7.0-7.1
Gjuhët
I disponueshëm në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, koreanisht, rusisht, kinezishte të thjeshtuar dhe spanjisht.
Për informacion mbi modelet e mbështetura të printerëve "Canon InkJet", hidhini një sy faqes: https://ij.start.canon/cpapp-model
Ky aplikacion ofrohet dhe për pajisje me "iOS", dhe me "Android", është i pajtueshëm me sistemet operative "iOS 11.0" e lart/"Android OS 5.0" e lart.
Gjuhët
Ofrohet në anglisht, çekisht, danisht, holandisht, finlandisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, norvegjisht, polonisht, portugalisht, rusisht, spanjisht, suedisht dhe turqisht.
"Creative Park" është një shërbim përmbajtjesh falas që ofrohet ekskluzivisht për zotëruesit e printerëve "Canon". Krijoni ose identifikohuni në llogarinë tuaj Canon ID, regjistroni printerin "Canon" dhe shkarkoni aplikacionin "Creative Park" për të përdorur funksionet e kompozimit dhe të printimit.
Nxirrini autoportretet në grup me funksionin e shkrepjes në distancë, transferojini fotot nga "Canon IVY REC" drejt pajisjes suaj dhe ndajini me shoqërinë.
Pajtueshmëria
Përdorimi i aplikacionit opsional "Canon Mini Cam" kërkon lidhjen e një pajisjeje të mbështetur në "Canon IVY REC" përmes Bluetooth® dhe Wi-Fi®. Aplikacioni "Canon Mini Cam" ofrohet falas në "App Store" dhe në "Google Play". Mund të ketë tarifim për të dhënat me shkarkimin e aplikacionit falas "Canon Mini Cam". I përputhshëm me pajisjet portative me sisteme operative "iOS 11" e lart dhe "Android 5.1" e lart.
Gjuhët
Ofrohet në anglisht.
Pajtueshmëria
Printerët me bojë "Canon"
Seria PIXMA TS, seria TR, seria MG, seria MX, seria G, seria E, seria PRO, seria MP, seria iP, seria iX, seria MAXIFY MB, seria iB
* Përveç disa modeleve
Gjuhët
Anglisht, çekisht, danisht, holandisht, finlandisht, frëngjisht, gjermanisht, indonezisht, italisht, japonisht, koreanisht, norvegjishte Bokmål, polonisht, portugalisht, rusisht, kinezishte e thjeshtuar, spanjisht, suedisht, tajlandisht, kinezishte tradicionale
Pajtueshmëria
Versioni i sistemit operativ: iOS 11.4
Pajisjet: "iPad Pro" të gjitha modelet / "iPad" (gjen. 6) / "mini4" / "Air2" ("iPad" me kapacitet të instaluar RAM prej 2 GB e lart)
Gjenerata e parë e "iPad mini2/mini3/Air" është e instalueshme por nuk mbështetet. Aplikacionin nuk e instaloni dot në një version të mëparshëm të modeleve të mësipërme "iPad" dhe "iPhone/iPod touch"
Gjuhët
Japonisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, kinezisht (e thjeshtuar), rusisht, koreanisht, turqisht, portugalishte braziliane
Revolucionalizoni mënyrën si printoni, kopjoni dhe skanoni dhe hapni direkt shërbimet cloud duke përdorur pajisjet tuaja iOS ose Android.
Pajtueshmëria
Aplikacioni PRINT mund të përdoret me shumicën e printerëve PIXMA, MAXIFY dhe SELPHY të pajisur me Wi-Fi.
Gjuhët
Anglisht, Japonisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Spanjisht, Italisht, Kinezishte e thjeshtuar, Holandisht, Portugalisht, Polonisht, Rusisht, Kinezishte tradicionale, Koreane, Danisht, Finlandisht, Norvegjisht, Suedisht, Çekisht, Tajlandisht, Indonezisht.
Rritni produktivitetin tuaj me aplikacionet që ju lejojnë të printoni pa u munduar nga pajisjet celulare dhe të kontrolloni në distancë projektorët Canon.
Skanoni nga pajisjet multifunksionale Canon në një pajisje iOS ose Android, ngarkoni skanimet në shërbimet e ndryshme cloud, bashkëngjitni dhe dërgoni email-ë, dhe printoni.
Printoni dhe skanoni me lehtësi dokumente në dhe nga pajisja juaj iOS ose Android duke përdorur një printer zyre Canon imageRUNNER ADVANCE.
Thjeshtoni konfigurimin, operimin dhe mirëmbajtjen e projektorëve Canon duke përdorur telekomandimin në distancë me valë nga pajisjet iOS me një ekran të qartë të menusë së projektorit.
Pajtueshmëria
Projektorë Canon të pajisur me Wi-Fi.
Gjuhët
Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, Portugalisht, Suedisht, Rusisht, Holandisht, Finlandisht, Norvegjisht, Turqisht, Polonisht, Hungarisht, Çekisht, Sllovakisht, Danisht, Arabisht, Kinezishte e Thjeshtuar, Kinezishte Tradicionale, Koreanisht, Japonisht