digital photo professional express
alt text goes here

Digital Photo

Professional Express

Shkarkoni në "iOS"

Digital Photo Professional Express

Për procese pune fotografie dixhitale, portative e me valë, "Canon Digital Photo Professional Express (DPP Express)"* sjell disa funksione të fuqishme të softuerit "Canon DPP" për kompjuter në pajisjen tuaj të pajtueshme "iPad". Duke punuar së bashku me aplikacionin "Canon Camera Connect", "Canon Digital Photo Professional Express" mundëson importin, shfletimin dhe modifikimin në lëvizje të imazheve "Canon .CR3" në format RAW ose JPEG.

* Vini re se aplikacioni "Digital Photo Professional Express" nga versioni 1.2.0 e këtej do të ofrohet me abonim mujor nga tetori 2019. Hollësi të mëtejshme do të jepen së shpejti.

Lidhuni pa tela

Me aplikacionin "Camera Connect"* të instaluar në një "iPad" të pajtueshëm, për t'i shkarkuar imazhet mund të lidheni lehtësisht nëpërmjet valëve me kamerën tuaj. Imazhet e ruajtura në kartën e memories së kamerës shkarkohen në çast dhe automatikisht për shqyrtim, bashkëndarje ose modifikim në aplikacionin "DPP Express".

camera and app

Zhvillojini imazhet në lëvizje

Pasi t'i importoni imazhet mund të shqyrtoni, përpunoni e modifikoni "Canon .CR3" në rezolucion të plotë e në format RAW dhe JPEG, duke përdorur konvertuesin origjinal të skedarëve RAW nga "Canon", si dhe duke qenë të sigurt se skedarët tuaj përpunohen me cilësi dhe rezultate optimale të ngjyrave.

using the app

Krijoni dhe zbatoni historikë modifikimi

Për të krijuar dhe krahasuar versione të ndryshme të të njëjtit imazh, "DPP Express" aktivizon "Multiple Editing Histories". Me ndihmesën në dallimin dhe krahasimin e efekteve ose në ndryshimet e cilësimeve për të njëjtin imazh, ky funksion krijon deri në katër historikë modifikimi për t'i parë dhe ruajtur. Për të zbatuar të njëjtin grup korrigjimesh për foto të ndryshme, "Edit Histories" mund të kopjohet e vendoset në imazhe të ndryshme me anë të funksioneve të kopjim-vendosjes, të "DPP Express Copy".

edit histories on app

Shkarkoni tani

Aplikacioni "Digital Photo Professional Express" ofrohet për shkarkim nëpërmjet "Apple App Store" për pajisje të pajtueshme me "iOS".


Pajtueshmëria

Versioni i sistemit operativ: iOS 11.4
Pajisjet: "iPad Pro" të gjitha modelet / "iPad" (gjen. 6) / "mini4" / "Air2" ("iPad" me kapacitet të instaluar RAM prej 2 GB e lart) 


Gjenerata e parë e "iPad mini2/mini3/Air" është e instalueshme por nuk mbështetet. Aplikacionin nuk e instaloni dot në një version të mëparshëm të
modeleve të lartpërmendura të "iPad" dhe "iPhone/iPod touch"

Gjuhët

Japonisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, kinezisht (e thjeshtuar), rusisht, koreanisht, turqisht, portugalishte braziliane