Objektivat sypeshk
Objektivat RF dhe RF-S
Objektivat RF dhe RF-S, krijuar për kamerat e EOS R System, ofrojnë cilësi, shpejtësi dhe funksionim më të lartë falë teknologjisë dhe projektimit të jashtëzakonshëm optik.
-
Objektivat RF
RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE
Zbuloni potencialin magjepsës të veçorisë 3D me një objektiv të ri APS-C VR. -
Objektivat RF VR
RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE
Shkrepeni botën në realitet mahnitës virtual me këtë objektiv revolucionar të serisë L, të krijuar për t'jua bërë udhëtimin tuaj VR sa më të shtruar të jetë e mundur.
Objektivat EF, TS-E, MP-E
Zbuloni objektiva EF me cilësi të lartë, të shpejtë dhe të besueshme për kamerat tona DSLR Canon. Objektivat me mbërthyese EF janë të pajtueshëm me çdo kamerë EOS të prodhuar deri më sot, duke përfshirë modelet e reja të EOS R System dhe të serisë EOS M kur përdoren me adaptorin e duhur të objektivit.
-
Objektiva për DSLR
EF 8-15mm f/4L Fisheye USM
Një lente me zmadhim me efektin e syrit të peshkut e serisë L që ofron një mori zgjedhjesh të kuadrit të plotë ose imazhit rrethor, si dhe një kënd të gjerë të shikimit.
Mund të jeni të interesuar në...
Pyetjet më të shpeshta për objektivat sypeshk
Objektivat sypeshk ofrojnë perspektiva të reja dhe inkurajojnë eksperimentimin duke fotografuar me kënde ultra të gjerë, duke deformuar imazhin tuaj për të krijuar fotografi unike dhe krijuese. Më poshtë u përgjigjemi pyetjeve tuaja.
-
Çfarë janë objektivat sypeshk?
Një objektiv sypeshk është një objektiv me kënd të gjerë ekstrem, që fotografon imazhin tuaj për ta paraqitur një skenë në një mënyrë unike. Për krijimtari dhe eksperimentim, janë fantastikë për peizazhet, arkitekturën dhe videot.
-
Si funksionon një objektiv sypeshk?
Një objektiv sypeshk deformon një kënd ekstremisht të gjerë të pamjes, duke e projektuar në një rreth brenda një kuadri imazhi. Rezultati është një pamje unike sypeshk, për rezultate eksperimentale unike dhe shumë të hatashme.
-
Si të shkrepim fotografi sypeshk?
Fotografitë sypeshk arrihen me një objektiv sypeshk dhe mund të prisni rezultate veçanërisht të mira kur i afroheni subjektit tuaj për portrete kreative, peizazhe dhe peizazhe urbane.