Këto modele elegante dhe tërësisht portative për t'u mbajtur në xhep ju japin rezultate të menjëhershme - ideale për shkrepjen e atyre çasteve të veçanta dhe për krijimin e fotove që mund t'i shpërndani aty për aty
Shkrepni e printoni me një printer të madhësisë për t'u mbajtur në xhep. Zgjidhni midis modeleve 2-në-1 me kamera dhe pasqyra praktike për autoportrete, ose printerë elegantë portativë me lidhje inteligjente drejt pajisjes suaj inteligjente - të gjitha së bashku jua sjellin fuqinë e printimit në pëllëmbë të dorës
Kthejini çastet tuaja në kujtime të paharrueshme me anë të kamerës së integruar e elegante të "Canon Zoemini S" me pasqyrë për autoportrete, unazë drite dhe shkrehës distance
Shkrepni autoportretin ideal me pasqyrën e "Canon Zoemini C" dhe nxirrni printime çasti me shpinë ngjitëse – ideale për personalizimin e sendeve dhe të ambienteve tuaja
Si një model elegant për printime çasti dhe me lidhje praktike drejt smartfonit dhe aplikacionit "Canon Mini Print", me "Canon Zoemini" mund t'i shkrepni fotot kudo që të jeni e t'i modifikoni në smartfon përpara printimit
Me teknologjinë e printimit pa bojë, kapacitet letre 10-fletëshe dhe trupin elegant e peshëlehtë, këto kamera çasti dhe printerë xhepi janë shoqëruesit tuaj më besnikë për rastet e gëzimeve shoqërore
TEKNOLOGJIA "ZINK™"
LETËR 10-FLETËSHE
KAPACITETI
PESHËLEHTË
PASQYRË AUTOPORTRETESH
APLIKACIONI "CANON MINI PRINT"
KARTË MICROSD
GATI PËR SMARTFONË
BLUETOOTH
• Pasqyra për autoportrete dhe foleja për kartat MicroSD slot ofrohet vetëm me "Canon Zoemini S" dhe "Canon Zoemini C"
• Lidhjet për smartfona, aplikacionin "Canon Mini Print" dhe "Bluetooth" ofrohen vetëm me "Canon Zoemini S" dhe "Canon Zoemini"
Merreni fuqinë në pëllëmbën e dorës me një kamerë çasti dhe printer xhepi
Shfrytëzoni lidhjet inteligjente dhe nxirrni printime të çastit për fotot nga smartfoni juaj, me anë të "Canon Zoemini". Për "Canon Zoemini C" dhe "Canon Zoemini S", kamera e integruar dhe pasqyrat për autoportrete ofrojnë një paketë 2-në-1 me të gjitha nevojat tuaja për shkrepje e printim të përfshira në një model praktik.
Lidhuni me aplikacionin "Canon Mini Print" me "Canon Zoemini" dhe "Canon Zoemini S" për t'u dhënë një shprehje të veçantë pozave tuaja. Shtoni filtra, korniza, AR dhe shkrime, ose transformojini fotot në kolazhe a posterë të kuadratizuar, për një printim vërtet profesional.
Lidheni printerin tuaj Canon Zoemini me telefonin celulare ose tabletin tuaj nëpërmjet aplikacionit Canon Mini Print, i cili mund të shkaktohet falas nga App Store dhe Google Play*. Merrni fotografitë tuaja ose shkarkojini drejtpërdrejt nga Facebook, Instagram, Google Photos, Dropbox ose iCloud. Më pas mund të shtoni filtra, realitetin virtual, shformime, vizatime ose tekst për një imazh plotësisht të personalizuar.
Letra ZINK ka një shtresë me mikrokristale që reagojnë ndaj nxehtësisë, duke krijuar një imazh rezistent ndaj ujit, grisjes dhe turbullimit pa asnjë bojë.
Mos i humbisni ofertat e fundit nga "Canon", këshillat e udhëzimet, lajmet dhe ftesat për në aktivitetet vendore.
* Ofrohet vetëm në "Canon Zoemini" dhe "Canon Zoemini S" përmes aplikacionit "Canon Mini Print"