Të gjithë kanë një moment të veçantë në jetë për të cilin janë krenarë, ose një përvojë që i ka bërë ata që janë sot. Pavarësisht nëse është diplomimi, pushimet e para me shoqërinë apo ndonjë notë e mirë në provim, këto arritje duhet të shënohen dhe të tregohen.
Rëndësia e atij "momenti të shënuar të jetës" mund të mos jetë menjëherë e dukshme, prandaj ia vlen të ruani sa më shumë kujtime - të mëdha apo të vogla - për t'i ndarë në çast me shoqërinë ose familjen, ose për të dekoruar dhomën ose sendet tuaja si një kujtim i lumtur i kohëve të mira.
Canon sfidoi një grup studentësh që të tregonin momentet e tyre të shënuara të jetës në printim. Mësoni se cilat ishin ato ngjarje që ndryshuan jetë dhe se si u festuan duke përdorur printerin-kamerë çasti Canon Zoemini S2.
PRINTIMI DHE PUNËDORET
Printoni momentet kyçe të jetës me Canon Zoemini S2
Njihuni me grupin
Grupi ynë përbëhej nga katër studentë që studionin në Universitetin e Kardifit, Uells: studentët e masterit Ashvin Tiwana, Megan Gaen dhe Shubhangi Dua, plus studenten e vitit të parë të muzikës, Evie Ingles. Së bashku ato treguan dhe printuan momentet e tyre më krenare të jetës deri më sot.
Grupi përdori Canon Zoemini S2, një miniprinter-kamerë 2-në-1 që është e përsosur për të ruajtur kujtime të çmuara. Me një kohë printimi prej afërsisht 50 sekondash, ju mund t'i sillni fotot tuaja në jetë pothuajse menjëherë, ndërsa programi Canon Mini Print ju ndihmon të përfitoni më shumë nga fotot tuaja dhe t'i ktheni ato në mini vepra arti për t'u ekspozuar.
Ashvin Tiwana
Ashvin zgjodhi një udhëtim rreth Vietnamit si momentin e tij të shënuar. Atij i pëlqen të udhëtojë i vetëm dhe ka shkuar kudo duke eksploruar kultura të ndryshme. Udhëtimi i tij i parë solo ishte një udhëtim në Francë dhe që atëherë ka udhëtuar nëpër Kamboxhë, Vietnam dhe Irlandë.
"Që kur isha 19 vjeç kam pasur fatin të udhëtoj nëpër botë", - thotë ai. "Më e mira e udhëtimeve solo është se nuk keni nevojë të ndiqni orarin e dikujt tjetër, dhe mund të eksploroni dhe provoni gjëra të reja bazuar në atë që ju pëlqen."
Fotografia që zgjodhi të printonte është realizuar në udhëtimin e tij në Vietnam në vitin 2020, kur ishte në një xhiro me varkë rreth Gjirit Halong.
"Më pëlqeu vërtet gjithë përvoja ime në Vietnam, sepse njoha një shok shumë të mirë në atë udhëtimin me varkë dhe ne jemi ende të afërt sot e kësaj dite," - thotë ai. "Kjo e forcoi arsyen pse më pëlqen të udhëtoj vetëm, sepse mund të takosh njerëz të bukur dhe mund të krijosh një lidhje të veçantë, jo vetëm me vendet që sheh për herë të parë, por edhe me njerëzit me të cilët i sheh."
Për të treguar me krenari një nga kujtimet e tij të preferuara, Ashvin vendosi të printojë foton e tij duke përdorur Canon ZINK 1.3" Pre-Cut Circle Sticker Paper dhe ta ngjitë këtë printim, si dhe imazhe shtesë nga aventurat e tij të tjera, në pjesën e pasme të telefonit të tij, që të mund t'i shohë çdo ditë si kujtim të udhëtimeve të tij. Printeri-kamerë, Canon Zoemini S2, dhe letra ngjitëse janë të vegjël dhe mjaft të lehtë për t'i marrë me vete në aventurat tuaja për kujtime të printuara çasti.
Evie Ingles
Evie zgjodhi interpretimin e saj të parë pop si momentin e saj të shënuar të jetës dhe donte ta gëzonte kujtimin duke ngjitur printimin e saj nga Canon Zoemini S2 në çantën e banxhos, për ta mbajtur me vete për koncertet e ardhshme.
"Ka qenë ndoshta interpretimi më i shënuar që kam bërë deri më tani", - shpjegon ajo. "Ishte me kolektivin pop të Universitetit të Kardifit dhe ishte një arritje e madhe për mua, sepse po këndoja në një skenë të madhe para një publiku të madh".
Përveç këndimit, Evie luan saksofon, klarinetë, flaut, banxho dhe piano. Letra e printimit me shpinë ngjitëse e Canon Zoemini S2 i erdhi në ndihmë Evie-t gjatë printimit për çantën e banxhos. Ajo gjithashtu printoi disa imazhe në Canon ZINK 1.3" Pre-Cut Circle Sticker Paper për të shtuar më shumë dekorim në çantën e instrumentit.
"Më pëlqen të vendos ngjitëse të grupeve çantën time të banxhos, ndaj kam ngjitur edhe printimin tim nga Canon Zoemini S2 atje," - thotë ajo. "Kur të këndoj, do të kem një kujtim të mirë të kësaj arritjeje të shënuar."
Evie-t i pëlqeu gjithashtu të përdorte programin Canon Mini Print dhe shtoi një kornizë në imazhin e saj. "Ishte shumë e lehtë për t'u përdorur," - thotë ajo. "Ishte e thjeshtë ta lidhje Canon Zoemini S2 nëpërmjet Bluetooth, dhe unë shtova një kornizë në imazhin tim, që ishte fantastike dhe kishte të njëjtën skemë ngjyrash si fotografia, dhe që e përmirësoi vërtet."
Megan Gaen
Megan-a u fokusua në diplomimin e saj "nga shtëpia" si momenti i saj i shënuar. Ashtu si shumë studentë, përvojat universitare të të cilëve u prekën nga pandemia e COVID-19, diplomimi i Megan-ës nga Universiteti i Sauthamptonit u anulua.
"Momenti im i shënuar ishte në vitin 2021 kur dhashë diplomën në gjermanisht dhe spanjisht", - thotë ajo. "Ne mund t'i merrnim gjithsesi me qira veshjet e diplomimit, kështu që bëra një diplomim të vogël në shtëpi me prindërit e mi. Shkrepëm disa foto të bukura dhe kjo ishte me të vërtetë e rëndësishme, sepse ishin katër vite punë e palodhur dhe ndjeja se duhej festuar si moment."
Përveç vendosjes së printimit të saj në dhomën e gjumit të konviktit, Megan-a planifikon të shtojë një kopje në murin e galerisë së saj të fotografive në dhomën e saj në shtëpi. "Ka një motiv bardhezi, kështu që përdora programin Canon Mini Print për të shtuar një filtër bardhezi. Ishte vërtet i dobishëm, pasi nuk më duhej të shqetësohesha për redaktim nga kompjuteri", - shpjegon ajo.
Megan-a po printonte duke përdorur një imazh ekzistues nga albumi i kamerës së smartfonit, por ka një buton filtri në pjesën e pasme të Canon Zoemini S2 që ju lejon të kaloni nga ngjyra të gjalla në shkrepjen bardhezi. Ka gjithashtu një opsion për t'u lidhur me Facebook, Instagram dhe Google Photos përmes programit për t'i printuar imazhet tuaja prej atje.
"Mendova se shtimi i të gjitha ngjitësve, filtrave dhe kornizave të vogla ishte vërtet i lezetshëm dhe më pas mund ta personalizosh imazhin sipas dëshirës," - thotë ajo. "Ishte e thjeshtë dhe e shpejtë - dhe nuk më duhej të shqetësohesha për tharjen e bojës."
Shubhangi Dua
Shubhangi është një artiste aspiruese dhe natyrisht pasioni i saj krijues duhej të përshtatej në momentin e saj të shënuar të jetës. Së fundmi ajo përmbushi ëndrrën e saj të fëmijërisë për të pasur ekspozitën e saj të parë artistike në Festivalin e Arteve Fringe në Bath, Angli.
"Zgjodha këtë pikturë (shih më lart) që të jetë momenti im i shënuar, sepse kjo pjesë është nga ekspozita ime e parë", thotë ajo. "Thjesht duke parë punën time të varur në një mur mes shumë artistëve të tjerë të talentuar më dha një ndjenjë arritjeje dhe njohjeje për punën e palodhur që kam bërë. Gjithashtu, është një moment i shënuar sepse për shumë vite mendoja se nuk isha mjaftueshëm e mirë për të qenë artiste dhe jam e lumtur që dëshmova se e kisha gabim".
Shubhangi gjithashtu printoi dy piktura nga ekspozita që ishin shumë personale për të. "Këto dy piktura kanë për qëllim të shikojnë njëra-tjetrën", - shpjegon ajo. "E madhja është e mamasë sime dhe e vogla jam unë kur isha më e vogël."
Programi Canon Mini Print vjen me një gamë të madhe ngjitësesh, nga lulet te kafshët. Shubhangi përdori programin për të shtuar disa ngjitëse lulesh në printimin e saj të pikturave, për të pasqyruar motivin e natyrës. "Unë i kam vendosur printimet në ditarin tim dhe do të bëj kopje e do t'i vendos në dhomën time si një tabelë arritjesh, për t'i kujtuar vetes çfarë kam bërë," - thotë ajo.
Pra, nëse doni ta bëni të zëshëm "momentin tuaj të shënuar" dhe t'ia tregoni botës ose ta mbani të gjallë kujtimin në një ditar personal, Canon Zoemini S2 dhe pjesa tjetër e gamës së Canon Zoemini janë ideale për krijimin e printimeve për t'u shfaqur në shtëpi, për të dekoruar pajisjet tuaja dhe për t'i ndarë me shoqërinë dhe familjen. Çfarë prisni? Mos harroni t'i ndani rezultatet me etiketën #FreeYourStory, duke etiketuar @canonemea.
Shkruar nga Tamzin Wilks
Produktet e lidhura
-
Kamera-printerë çasti dhe xhepi
Canon Zoemini S2
Çoni autoportretet një shkallë më tej me printerin-kamerë në madhësi xhepi, të kompletuar me pasqyrë, unazë drite, shkrehës distance dhe pamje direkte. -
Printerë për shtëpi
Canon Zoemini 2
Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2. -
Printerë për shtëpi
SELPHY SQUARE QX10
Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë.
Artikuj të ngjashëm
-
PRINTIM KRIJUES
Krijoni një fotokabinë Canon Zoemini DIY
Duke përdorur Canon Zoemini S2 dhe aplikacionin Mini Print, argëtohuni më shumë në festën tuaj të radhës me kujtime në stilin e fotokabinës.
-
PRINTIM KRIJUES
Shoqëruesit më të mirë për festivale
Ruajini kujtimet në lëvizje me gamën Canon Zoemini në madhësi xhepi.
-
PRINTIMI
Printerët më të mirë për studentë
Çdo student ka nevojë për një printer – zbuloni opsionet më të mira ekonomike për t'iu përshtatur nevojave tuaja.
-
PRINTIME KRIJUESE
Printerët më të mirë portativë të Canon
Eksploroni gamën e printerëve kompaktë të Canon për të mësuar se cili është i duhuri për ju.