PRINTIM KRIJUES

Ditarët e udhëtimeve tani janë bërë më të lehtë

Ruajini kujtimet e udhëtimit duke i dokumentuar në një ditar udhëtimi. Ditarmbajtësja krijuese, Kia Marie Hunt, shpjegon se si i vuri në jetë idetë e saj të mbajtjes së ditarit me Canon Zoemini S2 dhe printerët e Canon.
Një ditar udhëtimi është i hapur në një tavolinë të errët prej druri, pranë disa printimeve fotografike, një stilolapsi, shiriti Washi dhe pullave. Faqet janë të mbushura me shkrime shumëngjyrëshe, vizatime dhe fotografi.

Pushimet e gjata dhe të shkurtra nga e përditshmja na dhurojnë përvoja dhe kujtime që do t'i çmojmë kur të kthejmë kokën pas në jetën tonë. Dhe këto ndjenja shpesh lidhen me fotografitë - foto familjare të vëllezërve dhe motrave që ndajnë akullore në plazh, ose autoportrete grupi të shoqërisë së viteve të adoleshencës që provojnë emocionet e udhëtimeve të tyre të para pa prindër. Kur autorja, ilustruese dhe ditarmbajtëse, Kia Marie Hunt shkoi në Kosta-Rikë me partnerin e saj për të festuar tetëvjetorin e tyre, ajo ishte e vendosur se do ta bënte një udhëtim që do ta mbanin mend – duke krijuar një album të veçantë.

"Ishte një aventurë e tillë," - thotë ajo. "Të gjithëve na pëlqen të mendojmë se do t'i kujtojmë gjërat qartë përgjithmonë, por e vërteta është se kaq shumë nga detajet më të vogla do të na kishin humbur në harresë nëse nuk do t'i kisha shtuar në ditarin tim të udhëtimit. Më bën kaq të lumtur tek shikoj prapa në ato faqe duke ditur se të gjitha ato kohë të mira tani nuk do të harrohen kurrë."

Kia ka mbajtur ditare për sa kohë sa s'i kujtohet më. Si krijuese e serisë së ditarëve për fëmijë "My Awesome Year", ajo ndan ide dhe këshilla për ditare me mbi 130 mijë ndjekës në dy llogaritë e saj në Instagram: @InspiringJournals dhe @KiaCreates. Ajo gjithashtu ofron komplete mujore të bëra vetë përmes Journal Club dhe drejton një dyqan në Etsy ku shet artikuj kancelarie, ngjitëse dhe "artikuj ditari". Këtu është udhëzuesi i saj i thjeshtuar hap pas hapi për mbajtjen e ditarëve të udhëtimit.

Një grua me flokë të gjatë të errët dhe e veshur me një bluzë me vija pastel qëndron ulur në një tavolinë duke zgjedhur foto për të futur në një ditar udhëtimi. Ditari është i rrethuar nga foto, ngjitëse, shirit Washi, një Canon Zoemini S2, një Canon SELPHY Square QX10 me një foto që del prej tij etj.

“Për mua, ditari është një mënyrë për të kombinuar një ditar, një fletore dhe një album fotografik në një”, - thotë Kia. “Fillova të bëj ditar krijues jo vetëm si një mënyrë për t'u shprehur artistikisht, por edhe si një mënyrë për të regjistruar dhe kapur detaje dhe kujtime.

1. Ruani çastet e paharrueshme

Duar që ngjitin fotografi në një ditar të hapur udhëtimi, të rrethuar nga foto, ngjitëse dhe artikuj të tjerë.

Mund të mbushni Canon Zoemini S2 me deri në 10 fletë ngjitëse Zink™ Photo Paper dhe të printoni, shqisni dhe ngjisni fotot tuaja të preferuara direkt në ditarin tuaj të udhëtimit. Nëse ju mbaron letra, ruani të preferuarat tuaja në kartën Micro SD për t'i printuar më vonë.

Duar që mbajnë dhe kthejnë faqet e një ditari udhëtimi, me foto dhe pjesë shumëngjyrëshe të kapura nëpër faqe.

Nuk janë vetëm fjalët, fotot dhe vizatimet që mund të zbukurojnë faqet e ditarit tuaj, por edhe gjëra si biletat, menytë apo fletushka. "Do të më gjeni duke kërkuar kartëvizitat e dyqaneve, duke shfletuar fletushkat në zyrën e informacionit turistik dhe duke kërkuar harta në një stacion treni," - shpjegon Kia. "Çdo gjë që ka një reliev të bukur letre, ose një dizajn argëtues dhe interesant, ose ju sjell në mend vendin në ndonjë mënyrë, mund të ketë një vend të vetin në ditarin tuaj nëse dëshironi."

Mbajtja e ditarit mund të jetë diçka që e bëni gjatë rrugës ose edhe pasi keni përfunduar udhëtimin, kjo varet nga ju. "Mbajtja e një ditari gjatë udhëtimit do të thotë të kapësh momentin, mbajtja pasi je kthyer do të thotë të rijetosh udhëtimin," - thotë Kia. "Është një fitore sido që të vendosni ta bëni." Sido që të jetë, ju duhet të ruani gjëra. "Unë kam mbajtur shënime për gjithçka që kemi bërë çdo ditë në Kosta-Rikë dhe i kam kushtuar ditarit rreth 20 minuta çdo mbrëmje, duke ngjitur çdo send që kisha mbledhur, si dhe duke shtuar foto, shkrime dhe vizatime," - sjell ajo ndër mend.

“Gjithmonë shikoj se gjatë udhëtimit ndodhin gjërat më spontane – qoftë kjo ndonjë kthesë e papritur e ngjarjeve, ndonjë ngatërresë që kthehet në rast fatlum, zbulimi i ndonjë pamjeje mahnitëse, apo edhe të provuarit e ndonjë ushqimi të ri. Pra, më pëlqen që mund të bëj një foto me Canon Zoemini S2 dhe ta printoj në atë çast. Ndërsa imazhet printohen drejtpërdrejt në letër ngjitëse, unë mund t'i shtoj direkt në ditarin tim ku momenti do të ruhet përgjithmonë." Procesin e Kia-s mund ta shikoni në veprim në këtë video në TikTok.

2. Mos i mbimendoni autoportretet

Një Canon Zoemini S2 i shtrirë në faqen e një atlasi pranë një fletoreje dhe një përzgjedhjeje fotografish të pushimeve.

Pasqyra dhe unaza e dritës te Canon Zoemini S2 e bëjnë ideale për shkrepjen e autoportreteve më të arritura gjatë pushimeve. Mund të caktoni një vonesë deri në tre sekonda duke përdorur kohëmatësin në programin Canon Mini Print për t'ju dhënë kohë juve dhe shokëve tuaj të hyni në kuadër.

“Ka ikur koha kur duhet t'i kërkosh një personi të rastësishëm të të bëjë një foto. Falë objektivit me pasqyrë të Canon Zoemini S2, mund të shoh pasqyrimin e vetes dhe të grupit, ndërsa inkuadruesi është një tregues se çfarë ndodhet brenda dhe jashtë kuadrit, që të sigurohem se na nxë të gjithëve fotoja."

Nëse udhëtoni vetëm, mund të përdorni edhe smartfonin si shkrehës distance përmes programit Canon Mini Print për të nxjerrë autoportret në sfonde marramendëse. Kur bëhet fjalë për autoportretet, këshilla e Kia-s është të jeni natyralë. “Ndonjëherë fotot që mendoni se janë ‘më të çuditshmet’ ose ‘më të këqijat’ në ato çaste janë në fakt më të mirat. Të shikosh prapa përmes një ditari apo albumi me autoportrete të pozuara nuk është aq argëtuese sa ato të çiltrat që tregojnë vërtet se si jeni ndjerë në atë vend apo në atë çast."

3. Personalizojini fotot

Duar që prekin një smartfon që tregon një fotografi me grafikë që shtohen. Telefoni ndodhet mbi një ditar të hapur udhëtimi dhe një Canon Zoemini S2 i qëndron anash.

Jepuni fotove tuaja personalitet ose shtoni vulat kohore dhe detajet e vendndodhjes duke përdorur kornizat, ngjitësit, format dhe opsionet e paraqitjes në programin Canon Mini Print.

Programi Canon Mini Print është ideal për të shtuar personalizime argëtuese në foto. Mund të provoni një kornizë, të vendosni ndonjë filtër ose të shtoni vizatimet dhe shkrimet tuaja. Mund dhe të kombinoni pozat e preferuara në kolazh me funksionin e kolazhit inteligjent, ose përdorni funksionin e kudratimit për të nxjerrë posterë ngjitës që bien në sy nga katër apo nëntë poza më të vogla.

"Nëse nuk mund të vendos cilat foto dua të printoj, bëj një kolazh me shumë foto dhe përdor funksionet për të shtuar tekste shumëngjyrëshe argëtuese, gjë që është veçanërisht e dobishme për shtimin e vendndodhjes në imazh përpara se ta printoj," - thotë Kia.

4. Printoni fotot tuaja – kudo që të jeni

Një Canon SELPHY Square QX10 i bardhë në një sipërfaqe druri të errët, rrethuar nga printime fotografish me korniza të bardha, një paketë letre printeri SELPHY Square dhe një ditar udhëtimi të hapur.

Për imazhet për të cilat ajo është vërtet krenare, Kia përdor Canon SELPHY Square QX10 – ndërsa është në lëvizje ose sërish në shtëpi – për të printuar me shpejtësi imazhet e mëdha që dëshiron t'i nxjerrë në pah.

Një grua jashtë kuadri po qëndron pranë një printeri Canon PIXMA në një tavolinë të vogël, duke hequr një fotografi që sapo është printuar.

Nëse dëshironi lirinë për të eksperimentuar me madhësi të ndryshme letre ose program redaktues si Digital Photo Professional (DPP) nga Canon, thjesht zgjidhni imazhet tuaja të preferuara të pushimeve të shkrepura me kamerë dhe përdorni një printer si Canon PIXMA TS5350a Series.

Me Canon Zoemini S2 mund të printoni në lëvizje dhe të shtoni imazhe direkt në ditarin tuaj, por ka gjithashtu disa opsione të ndryshme për printimin e kujtimeve tuaja të pushimeve, qoftë gjatë udhëtimeve tuaja ose kur ktheheni në shtëpi.

Nëse dëshironi të përfshini imazhe të shpërndara nga shokët me të cilët po udhëtoni, ose foto të ruajtura në telefonin tuaj, mund ta lidhni smartfonin me printerin Canon Zoemini me madhësi xhepi për foto rezistente ndaj njollosjes, grisjes dhe ujit 50 x 76mm kudo që të jeni. Canon Zoemini është gjithashtu i përputhshëm me programin Canon Mini Print, që të mund të shtoni filtra, korniza dhe vizatime.

Canon SELPHY Square QX10 prodhon printime më të mëdha 68mm x 68mm me ngjyra të pasura dhe vibrante në letër ngjitëse me një bordurë për diçitura. "Përmasat më të mëdha të imazhit japin më shumë ndikim vizual, kështu që unë përdor SELPHY Square QX10 për ato që i quaj 'imazhe të spikatura'", - shpjegon Kia. "Këto janë pikat kryesore të faqes së ditarit, ku unë do të vendosja foto më të vogla nga Canon Zoemini S2.

"Nëse më pëlqen një foto aq shumë sa dua ta shikoj gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm kur hap ditarin, unë përdor Canon PIXMA TS5351 (tani i pasuar nga Canon PIXMA TS5350a Series) për të printuar në letër fotografike 10 x 15cm dhe shtoj imazhin në një kornizë që të mund ta shfaq në shtëpinë time ose t'ia dhuroj dikujt që ishte në udhëtim me mua", - shton ajo.

5. Zgjidhni bllokun e ditarit

Një ditar udhëtimi është i hapur në faqet e pasme. Në anën e majtë është një fotografi pushimesh me vizatime të ndritshme dhe letra të grisura rreth saj, dhe në të djathtë është ngjitur një zarf, me një dorë që heq një fotografi nga zarfi.

T'i kushtosh kohë ditarit do të thotë të gjesh kohë për veten, kohë që mund ta shpenzosh duke reflektuar mbi përvojat e tua dhe duke zgjedhur me kujdes atë që do të shtosh në faqet e tua. Edhe pse jeni duke bërë ditar për të kaluarën dhe duke ruajtur kujtimet për të ardhmen, gjithashtu po kaloni kohë në momentin e tanishëm, duke u fokusuar në procesin tuaj artistik, i cili mund të jetë vërtet terapeutik. Ky lloj ditari është gjithashtu i dobishëm për sa i përket mirëqenies, sepse ju jep një hapësirë ​​për të eksperimentuar me anën tuaj krijuese.

“Mbajtja e ditarit është një mjet që ju çliron, nuk ka rregulla dhe mund të jetë çfarëdo që keni nevojë”, - thekson Kia. “Çdo lloj libri mund të bëhet ditar. Kopertinat e forta, të buta, faqe me rreshta apo të bardha – kjo varet tërësisht nga preferenca juaj personale. Unë kam eksperimentuar me të gjitha llojet e ditarëve në të kaluarën, madje duke bërë ditarët e mi ose duke ripërdorur libra të vjetër dhe duke i kthyer në ditarë përmes kolazheve nëpër faqe."

Kia rekomandon përdorimin e një ditari që është mjaftueshëm i fortë për të mbrojtur faqet, por dhe aq i vogël sa për t'u futur në një çantë. Ajo gjithashtu preferon ato me xhep në pjesën e pasme, që të mund t'i mbani të sigurta sendet e ruajtura për koleksion - nëse nuk keni xhep, mund ta bëni një duke ngjitur një zarf në një faqe të ditarit. "Unë mbaj gjithmonë disa kapëse letre në paketën time të ditarit të udhëtimit, të cilat janë të dobishme për t'i bashkëngjitur fotot në faqet ku planifikoni t'i shtoni më pas," - shton ajo.

6. Çlironi imagjinatën tuaj

Një dorë duke vendosur ngjitëse të printuara rrethore në një faqe ditari. Pranë ditarit është një Canon Zoemini S2, duke printuar një fletë me dy ngjitëse të tjera rrethore, ku secila tregon një lule të kuqe të ndezur.

Kia preferon të përdorë paketën e ngjitëseve me prerje të gatshme rrethore nga Canon për të shtuar detaje nga një vend që ajo ka vizituar në një dyfletësh të ditarit. "Në Kosta-Rikë bëra fotografi të luleve dhe kafshëve të egra interesante dhe i printova si ngjitëse rrethore për t'i vendosur nëpër faqet e ditarit tim, duke shtuar ngjyra pa zënë aq hapësirë ​​sa ndonjë foto tjetër e plotë - e mirë kjo për faqet ku ka shumë gjëra që dëshironi të shkruani."

Dy duar i mbajnë hapur faqet e një ditari udhëtimi, duke treguar një përzgjedhje pullash, fotografish, shkrimesh dhe vizatimesh, me nuanca të ndryshme të gjelbra dhe blu.

Kia sugjeron se një ide argëtuese për të zgjedhur fotot për një faqe ditari nëse nuk jeni bashkë me të tjerët, është të bëni një konkurs fotografish. “Caktoni një detyrë – për të fotografuar diçka specifike ose thjesht për të ‘shfrytëzuar ditën’ – pastaj ndajini fotot tuaja me njëri-tjetrin”, - shpjegon ajo. "Çdo person zgjedh një foto fituese nga albumi i kamerës së personit tjetër dhe i printoni vetë imazhet fituese për t'i shtuar në ditarin tuaj."

“Filloni duke sistemuar imazhet dhe sendet në faqe, përdorni shënimet tuaja për të shtuar çfarëdo shkrimi që dëshironi të përfshini dhe më pas jeni të lirë t'i mbushni hapësirat me ngjyra”, - shpjegon Kia.

Mund të përdorni letrën ngjitëse rrethore të prerë paraprakisht të Canon për të ndihmuar me shfletimin e faqeve, duke krijuar ngjitëse me numra për çdo ditë të udhëtimit tuaj, për shembull emrat e vendeve ose titujt e kapitujve.

Nëse nuk ju vijnë ide apo shkrepja ditore e udhëtimeve nuk duket për ju, faqet me tematikë janë një mënyrë për të qëndruar të frymëzuar. "Mund të mbani një ditar sipas ngjyrave, duke i kushtuar çdo faqe fotove, sendeve të ruajtura apo ngjitëseve nga udhëtimi juaj që shkojnë me një ngjyrë sipas rastit," - sugjeron Kia. “Ose pse të mos bëni një faqe për ushqimin dhe pijet, një faqe për momentet e gëzuara dhe një faqe për aktivitetet që keni provuar?

"Ka kaq shumë mundësi të ndryshme, dhe ditari i udhëtimit është kaq personal sa mund ta bëni sido që të dëshironi."



Shkruar nga Rachel Segal Hamilton

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur