PRINTIM KRIJUES

Krijoni lodrat tuaja të shkathtësisë me Creative Park

Lodrat e shkathtësisë janë argëtuese për t'u luajtur dhe akoma më argëtuese për t'u bërë, por ato gjithashtu mund të qetësojnë mendjet e ngarkuara, siç mësojmë në këtë udhëzues nga ekspertja e punëdores, Paula Milner,dhe djali i saj Freddie.
Një pako Canon Matte Photo Paper, e shkrepur nga lart, e rrethuar nga lodra shumëngjyrëshe shkathtësie punëdoreje.

Paula Milner është një entuziaste e punëdores dhe stiliste nga Mbretëria e Bashkuar. Ajo quhet The Crafty Lass në Instagram, ku ndan frymëzimet për punëdoren dhe fragmente të jetës së saj në shtëpi me mbi 6000 ndjekës. Djali i madh i Paula-s, Freddie është autik dhe në pritje të një diagnoze për ADHD, që do të thotë se ai kërkon mbështetje të mëtejshme – diçka për të cilën Paula flet hapur dhe me sinqeritet në kanalet e saj sociale.

Punëdorja ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e fëmijërisë së Freddie-t dhe megjithëse ai mund ta ketë të vështirë të përqendrohet për periudha të gjata, Paula gjen mënyra për ta mbajtur të angazhuar. “Freddie është vërtet i interesuar për atë që bëjnë mamaja dhe babai i tij”, - thotë Paula. “Babai i tij është inxhinier dhe shumë i dhënë pas numrave, ndaj edhe Freddie është i interesuar edhe për lodrat, edhe për lojërat me numra. Nëse ai më sheh duke punuar me grep ose duke qëndisur, kërkon të mësojë se si ta bëjë - ai që tani mund të qepë kopsat dhe ka bërë jorganin e tij me arna. Ai është shumë i interesuar për çdo gjë që i jep rezultate të menjëhershme”.

Paula ka zbuluar së fundmi Creative Park nga Canon, i cili po e ndihmon të argëtojë Freddie-n duke ofruar projekte të ndryshme të thjeshta punëdoreje. Lodrat e shkathtësisë me punëdore janë një alternativë e mirë ndaj opsioneve plastike dhe Freddie e konsideron shumë qetësues të gjithë procesin, nga krijimi i lodrave të tij deri te loja me to. Lodrat e shkathtësisë madje nuk janë vetëm për fëmijët – të kesh diçka për të zënë duart e bën më të lehtë edhe për të rriturit që të përqendrohen nëse janë të shqetësuar.

Nëse dëshironi t'i bëni vetë lodrat tuaja të shkathtësisë, këtu keni gjithçka që ju nevojitet, plus pak frymëzim nga Freddie dhe Paula.

Një shabllon i Creative Park duke dalë nga një printer i zi Canon i vendosur në një raft druri.

Mund t'i printoni shabllonet direkt nga programi Creative Park, ose të shkarkoni një PDF nga faqja e internetit e Creative Park.

Një grua e qeshur dhe një djalë i vogël ulur në një tavolinë duke luajtur me një përzgjedhje lodrash shkathtësie punëdoreje.

Mbajini duart e vogla të zëna me lodrat e shkathtësisë që janë të lehta për t'u shkarkuar dhe formuar, si dhe argëtuese për të luajtur.

1. Zgjidhni shabllonet tuaja nga Creative Park

Një grua ulur në një laptop që tregon faqen e internetit të Canon Creative Park. Një pako letre printeri Canon, një mulli me erë lodër letre dhe kavanoza me stilolapsa dhe gërshërë janë në tryezë pranë saj.

Mund të habiteni se sa shabllone ju presin në Creative Park. Fugat janë një vend i mrekullueshëm nga t'ia nisni, por alternativat përfshijnë dinozaurë model dhe një arkë me pjesë funksionale. Opsionet janë të pafundme.

Creative Park jua bën të lehtë të jeni krijues kur t'ju vijë dëshira. Ka mijëra projekte punëdoreje nga mund të zgjidhni, duke filluar nga lodrat e preferuara të Freddie-t deri te materialet ndihmëse më komplekse edukative, si p.sh. kutia e fshehur ABC.

"Interesat e Freddie-t ndryshojnë më se rregullisht," - thotë Paula. "Një çast mund të jetë i dhënë pas numrave, në tjetrin i fiksohen ngjyrat e ndezura, ndaj dhe larmia e ofruar në Creative Park është me të vërtetë e dobishme kur kërkon gjëra për ta tërhequr."

Kërkimi i shablloneve në Creative Park është i lehtë. Përdorni menynë zbritëse në faqen e desktopit ose zgjidhni skedën "Category" nga faqja kryesore e programit. Mund të përdorni edhe ikonën e kërkimit. Nëse jeni duke përdorur Creative Park për herë të parë, është mirë të filloni thjesht. Lodrat e shkathtësisë, si p.sh. këto fuga, janë perfekte për fillestarët ose fëmijët (me mbikëqyrjen e të rriturve). Mund t'i gjeni duke kërkuar "Origami Spinning Tops" në shiritin e kërkimit në versionin e desktopit ose duke lundruar nëpër kategoritë Papercraft > Educational > Play.

2. Printoni në Canon Matte Photo Paper

Duart mbajnë një tufë shabllonesh shumëngjyrëshe të Creative Park të printuara në Canon Matte Photo Paper.

Canon Matte Photo Paper është zgjidhja më e mirë për punëdore. Ngjyrat e forta janë të garantuara dhe në 170gsm (trashësia e një letre, e matur në gramë për metër katror) është mjaft e qëndrueshme për të krijuar lodra dhe lojëra me të cilat mund të luhet sa herë të dëshironi.

Canon Matte Photo Paper është optimale për punëdore. Është pak më e trashë se letra standarde A4 dhe mundëson riprodhim ngjyrash me cilësi të lartë dhe të ndritshme, gjë që siguron daljen në pah të krijimeve tuaja. Vendoseni letrën në printerin tuaj PIXMA sipas udhëzimeve dhe printoni shabllonet e zgjedhura drejtpërdrejt nga programi Creative Park, ose shkarkoni një shabllon PDF nga faqja e internetit e Creative Park për të printuar nga kompjuteri ose pajisja juaj.

"Freddie-n e tërheqin shumë idetë e reja dhe ka nevojë të stimulohet, kështu që fakti që mund të zgjidhni gjëra dhe t'i printoni pothuajse në çast është i përsosur për të," - thotë Paula. Pasi të keni zgjedhur shabllonin dhe të keni vendosur letrën, do të krijoni punëdore për çështje minutash.

3. Pritini dhe formojini

Një djalë i vogël është ulur në një tavolinë duke prerë me kujdes forma shumëngjyrëshe nga një shabllon i Creative Park.

Vijat e prera në shabllonet e Creative Park duhet të jenë të lehta për t'u ndjekur nga fëmijët e vegjël, por gjithmonë rekomandohet mbikëqyrja e të rriturve.

Një djalë i ri i qeshur ulet në një tavolinë duke luajtur me lodrat e shkathtësisë të punëdores.

Freddie ishte në gjendje të priste dhe të bënte vetë fugat e shkathtësisë, çka e bëri të gjithë procesin edhe më të këndshëm për të.

Pasi të keni printuar shabllonet, faza tjetër është t'i prisni. Thjesht ndiqni bordurat e motivit dhe shikoni për ikonat e gërshërëve që ju tregojnë se ku të bëni prerjet e tjera. Lodrat e shkathtësisë kërkojnë vetëm disa prerje, çka i bën mjaft të thjeshta që fëmijët t'i bëjnë edhe vetëm, me një ndihmë të vogël për siguri.

Fugat e shkathtësisë mund të personalizohen lehtësisht me bojë, stilolapsa ose zbukurime të vogla si xixa apo ngjitëse (mos harroni se përdorimi i bojës ose i xixave mund të bëjë që të mos jenë më të riciklueshme). "Sapo kam zbuluar Creative Park", - thotë Paula, - "por mendoj se është një burim fantastik për prindërit që duhet të argëtojnë fëmijët e tyre gjatë pushimeve të shkollës ose të sjellin në jetë projektet e detyrave të shtëpisë.

"Kam gjetur kaq shumë mënyra që mund të ndihmojë edhe të rriturit, veçanërisht ata që kërkojnë forma alternative dhe ekologjike për të dekoruar festat dhe aktivitetet." Ka gjithashtu shumë opsione për dekorime të printueshme për shtëpinë.

4. Krijuar edhe për të rriturit

Duar ngjitin copa letre të prera së bashku me ngjitëse. Letër printeri dhe udhëzime për të bërë një punëdoreje ndodhen gjithashtu në tryezë.

Disa shabllone në Creative Park janë pak më të vështira për t'u krijuar dhe më të përshtatshme për fëmijët më të rritur ose të rriturit. Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të argëtuar shoqërinë, pse të mos provoni një mbrëmje punëdoreje? Nuk ka kufizime në numrin e herëve që mund të shkarkoni një shabllon, ndaj ftoni sa më shumë njerëz që të dëshironi!

Një përzgjedhje e lodrave shumëngjyrëshe të punimeve me letra gjendjen mbi një printer Canon PIXMA, me tuba me stilolapsa dhe gërshërë anash.

Çdo fletë fugash shkathtësie përmban shumë shabllone, ndaj keni shumë opsione për të luajtur.

Punëdorja është përgjithësisht shumë relaksuese për Freddie-n dhe atij i pëlqen të bëjë gjëra me duart e veta. Ne i sugjeruam lodra shkathtësie për të luajtur pak më parë, por tani ai i kërkon në mënyrë aktive sa herë që ndjen nevojën për të qetësuar veten”, - thotë Paula.

Krijimi i gjërave me letër mund të jetë një aktivitet solo shumë qetësues, por është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të rinjtë që të kalojnë kohë me shokët. Nuk ka kufi për numrin e herëve që mund t'i shkarkoni shabllonet, kështu që të gjithë mund të krijoni të njëjtën gjë. Pasi të bëhen lodrat, nxitini fëmijët të krijojnë lojëra për të luajtur së bashku, si p.sh. organizimin e një shfaqjeje kukullash për prindërit.

Mbrëmjet e punëdores nuk janë vetëm për fëmijët – gëzimi për të bërë gjëra me duart tuaja është i mirë edhe për të rriturit. Ka disa projekte të arrira në kategorinë e arkitekturës së Creative Park që kërkojnë shumë më shumë kohë dhe durim, duke përfshirë modelet e Sagrada Familia të Spanjës dhe kompleksin e tempujve Angkor Wat në Kamboxhë.

“Kur bëhet fjalë për punëdore, fëmijët shpesh përfshihen dhe i hyjnë gjërave mbarë e prapë," - thotë Paula. “Të rriturit nga ana tjetër priren të kenë ide shumë të paramenduara se si duhet të duket diçka. Krijimi me Creative Park është i përsosur për të dy grupet – pavarësisht nëse dëshironi të personalizoni modelet tuaja ose thjesht t'i përmbaheni shabllonit. Nëse ngatërroni, thjesht mund të printoni dhe të filloni sërish nga e para."

5. Ricikloni dhe kaloni në projektin tjetër

Duart mbajnë lart një kuti riciklimi gri, të mbushur me copa kartoni dhe letre, dhe projekte të hedhura punëdoreje.

Pasi të keni mbaruar së luajturi me fugat tuaja të shkathtësisë, mund t'i ricikloni me pjesën tjetër të letrës dhe kartonëve. Gjithashtu, mos harroni të kontrolloni opsionet e riciklimit për fishekët e zbrazur të bojës Canon.

Canon Matte Photo Paper mund të riciklohet së bashku me riciklimin e letrës/kartonit të zakonshëm (kontrolloni gjithnjë udhëzimet tuaja vendore për riciklimin). Ky mund të mos jetë rasti nëse jeni duke dekoruar modelet tuaja ose duke përdorur ngjitëse, por mund të kërkoni opsione më ekologjike, si p.sh. xixat e biodegradueshme.

"Freddie mund të ketë dorë goxha të rëndë," - thotë Paula. “Ai mund t'i thyejë lodrat plastike shumë lehtë, çka do të ishte keq nëse do të kishim shpenzuar goxha para për to. Shabllonet falas për lodrat në Creative Park bëjnë që të mos jemi dhe aq të shqetësuar nëse i thyen, veçanërisht pasi e dimë se letra mund të riciklohet."

Nëse jeni i ri në Creative Park, filloni me gjërat e vogla dhe kaloni më pas drejt projekteve më të mëdha dhe më komplekse, duke i ricikluar rrugës krijimet tuaja të mëparshme teksa krijoni hapësirë ​​për më shumë.

Shkruar nga Matthew Bowen

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • PRINTIM KRIJUES

    Lërini ngjyrat tuaja të shkëlqejnë

    Shtoni një buçitje ngjyrash në shtëpinë tuaj me këto punëdore të bukura ylberi.

  • KËSHILLA PRINTIMI

    Këshilla printimi për kthimin në shkollë

    Zbuloni mënyra krijuese për t'u përgatitur për vitin shkollor me një printer Canon.

  • VËMENDJE KRIJUESE

    Largoni stresin nga tryeza e punës

    Ju tregojmë disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar presionin çdo ditë.

  • PRINTIM KRIJUES

    Krijoni dekorime me dinozaurë me Creative Park

    Dekoroni dhomën e gjumit të fëmijës suaj në një mënyrë ekonomike me punëdore parahistorike.