PRINTIM KRIJUES

Lojërat futbolli me punëdore për t’ju frymëzuar që të qëndroni aktivë

Godisni në shenjë me familjen këtë verë dhe provoni dorën tuaj në lojërat e futbollit me punëdore letre me anë të Creative Park.
Një vajzë e vogël duke prerë një shabllon për të bërë një top futbolli prej letre.

Vera erdhi dhe natyrisht prindërit janë të etur për të gjetur aktivitete në të cilat mund të përfshihet e gjithë familja. Lojërat me punëdore që mund dhe t’i ndërtoni dhe të luani me to janë një burim i shkëlqyer argëtimi, dhe me Canon Creative Park procesi është i thjeshtë dhe ekonomik.

Creative Park është përplot me aktivitete punëdoreje falas e shumëngjyrëshe gati për t’u zbuluar dhe printuar drejt e nga printeri juaj i shtëpisë.

Blogerja, Fariba Soetan, banon në Londër me burrin e saj dhe tre fëmijë dhe drejton blogun e Mixed.Up.Mama. Këtu Fariba shpjegon se si e ka përdorur Creative Park dhe një printer Canon PIXMA TS8350 Series për një ditë të aktivitetit sportiv me familjen.

1. Zgjidhni kompletin dhe shabllonet tuaja

Dy vajza ulur në një tryezë duke përdorur një laptop.

Cilido qoftë niveli i aftësisë suaj në punëdore dhe sado kohë t’ju duhet për t’u bërë krijues, do të gjeni shabllonet që ju përshtaten në Creative Park.

Një printer Canon në një raft librash pranë disa bimëve shtëpiake në të, duke printuar një komplet me udhëzime.

Është e rëndësishme të përdorni letër cilësore, për t’u siguruar që krijimet tuaja të jenë mjaftueshëm të forta për të luajtur me to.

Së pari, zgjidhni disa letra të forta për të printuar lojërat tuaja. Canon Matte Photo Paper është ideale për punëdore, pasi sipërfaqja e saj pa shkëlqim e bën ideale për imazhe dhe grafikë vibrante.

“Trashësia e letrës është me të vërtetë e rëndësishme, për t’u siguruar që format e prera të jenë të forta dhe të rrinë mirë", - thotë Fariba, vajzat e së cilës janë të moshës gjashtë, tetë dhe dhjetë vjeç. Canon PIXMA TS8350 Series është ideale për këtë lloj printimi, por çfarëdo printeri PIXMA bën punë.

Fariba thotë se zgjedhja e shablloneve të lojës së futbollit mund të jetë gjithashtu një aktivitet që angazhon familjen, ku secili tregon sa kohë duhet për ta realizuar, si dhe nivelin e vështirësisë, që të mund të vendosni nëse janë të përshtatshme për fëmijët tuaj.

"Vajzat ishin me të vërtetë të ngazëllyera teksa shikonin nëpër faqen e internetit të gjitha gjërat që mund të bënin," - shton ajo. "Nëse prindërit shfletojnë me fëmijët e tyre, u duhet thjesht të shohin se kohë merr secili projekt dhe nivelin e vështirësisë.

"Ne vendosëm për lojërat me basketboll dhe hendboll, pjesërisht sepse dukeshin vërtet argëtuese, si dhe sepse mendova se niveli i vështirësisë ishte i mirë për një përpjekje të parë - për të kuptuar se si bëheshin gjërat.”

2. Bëni minilojën tuaj

Një familje e mbledhur përreth tryezës duke krijuar një top futbolli dhe portë prej punëdoreje.

Lojërat dhe aktivitetet e punëdores në Creative Park vijnë me udhëzimet formimi që janë të drejtpërdrejta dhe të lehta për t'u ndjekur.

Një familje duke punuar së bashku për të prerë forma dhe krijuar diçka me letër.

Përfshini të gjithë familjen me krijimet tuaja të punëdores, duke pasur dhe prindërit pranë për t’ju ndihmuar me pjesët e vështira.

Duke përdorur aplikacionin Creative Park ose duke shkarkuar nga faqja e internetit e Creative Park drejt e në kompjuterin tuaj, mund të zgjidhni dizajnin tuaj të preferuar të letrës dhe ta printoni direkt nga printeri në shtëpi për formim përpara nisjes së ndeshjes.

Gjithçka që ju duhet është një skuadër punëdoristësh, disa gërshërë, ngjitëse, një vizore për palosjet, një stilolaps i vjetër i zakonshëm dhe udhëzimet tuaja të lojës. Pastaj vetëm ndiqni vijat e prerjes me gërshërë, palosjet dhe pikat e ngjitjes për të filluar.

Dy vajza duke ngjitur shënjestra në portën e futbollit.

"Fëmijët e mi janë me të vërtetë krijues, dhe këto lojëra janë një mënyrë vërtet e mirë për të përmbushur atë nevojën për të krijuar", - thotë Fariba.

Dy vajza që tregojnë krijimet e tyre të futbollit me punëdore.

Zbuloni lojërat e familjes me punëdore që janë dhe argëtuese për t'i krijuar dhe për të luajtur – ndjesia e arritjes që pas keni përfunduar me krijimin e punëdores suaj pasohet vetëm nga argëtimi që do të keni kur të luani me të.

Ndarja e detyrave mund të ndihmojë për t’u siguruar që të përfshihen të gjithë. "Kur printuam lojërat, ato dilnim me pamje vërtet të mirë dhe udhëzimet ishin vërtet të thjeshta,” - thotë Fariba. "Vajzat ishin të ngazëllyera që kishin mundësinë t'i prisnin vetë format dhe ishte me nivel të mirë vështirësie, pasi unë kam tre vajza të moshave të ndryshme dhe me aftësi të ndryshme në prerje. Më e ndërlikuara ishte topi, dhe aty është ku u dallua 10-vjeçarja ime. Kishte pjesë më të mëdha, për rrjetën e portës, të cilat mund t’i priste gjashtëvjeçarja ime.

"Ndihmoi gjithashtu dhe fakti që të gjithë kishim nga një detyrë që po bënim dhe ndërkohë bisedonim së bashku ndërsa i bënim. Kjo do të thotë që të gjithë mund të kontribuojnë me diçka, çka dhe i mban të gjithë të angazhuar - dhe ndalon dhe zënkat mes veti se kush po bën çfarë!”

3. Organizoni kampionatin tuaj

Një vajzë duke u përgatitur për të gjuajtur topin e futbollit prej letre.

"Sapo i mbaruam të gjitha, bëmë një pushim, shtriqëm këmbët dhe hëngrëm diçka të lehtë dhe pastaj erdhëm prapë për të luajtur", - thotë Fariba.

Një vajzë duke qëndruar pranë një subjekti punëdoreje të kapur në mur, duke lëvizur duart në ajër për të festuar.

Ajo gjuan dhe shënon! Është tepër përmbushëse të luash me një send apo lojë që e ke bërë vetë.

Pas formimit është koha të filloni nga lojërat! Pse të mos organizoni një grup shokësh për të mbajtur pikët, apo dhe të bëni tabelat tuaja të rezultatit për t’i dhënë jetë kampionatit tuaj?

Creative Park është i mbushur plot me shabllonet të tjera letre ideale për punëdore dhe kampionate sportive – nga rekuizitat e kabinave fotografike dhe banderolat për të gëzuar lojtarët dhe shokët e ekipit, deri te kapelat festive dhe megafonat për të ndihmuar në krijimin e frymës së skuadrës.

Të rinjtë mund të marrin një ndjenjë të mëtejshme përmbushjeje nga luajtja me diçka që kanë bërë vetë, ndërsa fitojnë edhe aftësi të dobishme praktike. "Vajzave u pëlqen vërtet të pikturojnë, ngjisin dhe ngjyrosin, kështu që përfitimi i mëtejshëm i pasjes së diçkaje me të cilën mund të luajnë më pas ishte fantastik", - thotë Fariba. "Ka shumë të mira: prerja, natyrisht, për aftësitë motorike, dhe thjesht fakti që ke mundësi të shikosh diçka të krijohet ndihmon shumë në vetëbesimin e tyre.

"Më e madhja e vajzave u gëzua që arriti të krijonte një send aq të ndërlikuar në 3D si topi duke e prerë dhe formuar vetë. Ajo u zbavit shumë duke e hedhur pastaj në portë.

4. Çojeni deri në fund lojën

Një familje e mbledhur rreth kamerës, duke parë fotot.

Projektet e punëdores si të Fariba-s janë një mënyrë ekonomike për të argëtuar familjen tuaj me orë të tëra gjatë pushimeve verore. "Ne kemi mbajtur shënim se çfarë duam të bëjmë herën tjetër", - thotë Fariba. "Nëse kemi ca orë të shtunave, apo nëse ndodh të bjerë shi, synojmë të merremi me gjëra të tilla së bashku.

Tri vajza të reja duke goditur një top futbolli në oborr.

Pasi të krijoni lojërat tuaja të punëdores dhe të keni luajtur me to, përse të mos dilni jashtë dhe të provoni lojën e vërtetë.

Nëse po e bëni punëdoren për fundjavë ose për festat e shkollës, një ide e mirë do të ishte ta çonit deri në fund projektin tuaj duke futur dhe elemente si ushqimet e lehta në pushim të ndeshjeve ose ndonjë trofe letre për fituesin. Madje pse dhe të mos e dokumentoni argëtimin tuaj atë ditë duke shkrepur foto e duke luajtur së bashku.

Dhe për ata anëtarë të familjes duan të jenë edhe më krijues, do të ishte një ide zbavitëse t’i personalizonit format e prera të letrës, sidomos nëse doni t’i ruani pas ditës së aktivitetit.

"Shënjestra e topit të futbollit është ende në murin tonë", - thotë Fariba. "Herë pas here vajzat gjejnë topat dhe bëjnë një lojë të rastit. Portieri në lojën e futbollit është një siluetë, por fëmijët mund të vizatojnë një fytyrë në vend të saj apo dhe të presin veshje të ndryshme. Ka shumë gjëra që mund të bëni".

Nëse familja juaj ka nevojë për një frymëzim krijues me punëdoret ose është thjesht e gatshme të bëjë diçka për t’u larguar nga ekranet, ka një larmi të madhe shabllonesh argëtuese nga Creative Park që presin të zbulohen dhe formohen nga ju.

Shkruar nga Lorna Dockerill

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • PRINTIM KRIJUES

    Krijoni dekorime me dinozaurë me Creative Park

    Dekoroni dhomën e gjumit të fëmijës suaj në një mënyrë ekonomike me punëdore parahistorike.

  • PRINTIMI DHE PUNËDORET

    Festoni me Creative Park

    Dekorime dhe rekuizita që mund t'i printoni në shtëpi me programin Creative Park.

  • KËSHILLA PRINTIMI

    Këshilla printimi për kthimin në shkollë

    Zbuloni mënyra krijuese për t'u përgatitur për vitin shkollor me një printer Canon.

  • PRINTIMI DHE PUNËDORET

    Aplikacioni "Creative Park"

    Aplikacioni Creative Park është përplot me projekte argëtuese punëdoreje.