PRINTIM KRIJUES

Jini të lirë: printoni aventurën tuaj me kafshë

Nga luanët dhe tigrat deri te gjirafat dhe arinjtë, krijoni një safari prej letre për argëtim në shtëpi me Canon Creative Park dhe mësoni më shumë për konservimin me të gjithë familjen.
Tre fëmijë duke luajtur me punëdore kukullash dore të një gjirafe, hipopotami dhe ariu.

Eksplorimi i mbretërisë së kafshëve mund të sjellë lojëra të pafundme imagjinare për të vegjlit, dhe është kombinimi perfekt i argëtimit me edukimin. Nëse po kërkoni për një aktivitet që do të ndezë krijimtarinë dhe do të ndihmojë për t'u mësuar fëmijëve tuaj rreth botës të krijesave më të këndshme dhe të fuqishme të botës, përse të mos provoni punëdoren?

Canon Creative Park është një burim interneti falas plot me projekte punëdorerje të lakueshme me tematikë kafshët, të përshtatshme për të kaluar një ditë të bukur me familjen. Gjithçka që ju duhet për të krijuar safarin tuaj në letër është një printer dhe disa punëdoristë të motivuar. Nga çitat dhe koalat deri tepandat e kuqe dhe pinguinët perandorë, ka një larmi kafshësh nga anembanë globit dhe shumë argëtim për të gjithë familjen teksa mëson për botën natyrore.

Blogerja, Fariba Soetan, banon në Londër me burrin e saj dhe tre fëmijët. Këtu ajo tregon se si familja e saj ka përdorur Creative Park dhe një printer Canon PIXMA TS8350 Series për një aventurë të egër argëtuese me kafshë.

1. Mblidhni furnizimet tuaja të punëdores

Një sërë shabllonesh projektesh punëdoreje të printuara në fletë A4, duke u pasuar nga një familje.

Projektet e punëdores së Creative Park janë të thjeshtë për t'u bërë dhe nuk kërkojnë vegla të posaçme. Gjithçka që ju duhet janë gërshërët, ngjitësja, hapësira e punës dhe disa punëdoristë të vegjël gati për lojë.

Nuk do t'ju duhen shumë mjete për të filluar me safarin tuaj në shtëpi – palë të mjaftueshme gërshërësh që të përfshihen të gjithë, një printer, letër dhe disa ngjitëse në formë tubeti apo natribanti janë gjithçka që kërkohet.

"Për kafshët më komplekse me gjasë ju duhen më shumë gërshërë me majucë në dallim nga ato të fëmijëve, pasi ka disa pjesë të vogla që ju duhet t'u bini anash," - thotë Fariba, e cila rekomandon që të rriturit t'u japin ndihmë fëmijëve kur presin përreth dizajneve.

Çdo shabllon në aplikacionin ose faqen Creative Park1 ka një letër që sugjerohet të përdoret dhe më e mira është të ndiqni atë rekomandim për rezultate optimale. Letra cilësore si p.sh. Plus Glossy dhe Matte Photo Paper janë opsione të mira për printime vibrante me kafshë. Fariba përdor edhe printerin Canon PIXMA TS8350 Series për printime vibrante dhe të ndezura. "Ne porositëm letër më të trashë, ndaj nuk ishte si letra normale e printerit. Kur palosej, kkjo qëndronte," - thotë ajo.

2. Zgjidhni shabllonet tuaja

Një nënë dhe dy fëmijë në një tryezë qelqi të mbledhur rreth një laptopi.

Creative Park ka larmi të pafundme, ndaj fëmijët duhet ta kenë të lehtë të gjejnë shabllonet e kafshëve të tyre të preferuara që ka dhe nivelin e duhur të kompleksitetit. "Ka një sërë kafshësh që mund të bësh," - thotë Fariba, e cila drejton blogun Mixed.Up.Mama.

Një familje e tërë ulur në një dhomë ndenjeje duke prerë shabllone letre.

Pasi të keni një projekt në mendje, është koha printoni – dhe nëse përfshihet e gjithë familja, mund ta krijoni safarin në shumë më pak kohë.

Ka lloj-lloj shabllonesh që mund të zgjidhni në Creative Park. Kjo do të thotë që fëmijët mund të zgjedhin një punëdore kafshësh që u pëlqen, qoftë ndonjë kafshë ekzotike apo ndonjë kafshë e vogël më pranë shtëpisë.

Gjithçka që ju duhet të bëni është të përdorni Creative Park App ose të vizitoni faqen e internetit Creative Park, shkarkoni modelet tuaja të preferuara të letrës dhe printojini në printerin e shtëpisë. Nëse zgjidhni shabllone të ndryshme me nivele të përshtatshme aftësie e gjithë familja mund të kalojë bukur duke i punuar së bashku modelet përkatëse.

"E vizituam faqen dhe vajzat shfletuan kafshë të ndryshme ku unë i ndihmoja të zgjedhin sipas nivelit të vështirësisë. Vajzat ishin vërtet entuziaste për këtë dhe janë në një moshë ku secila ka kafshën e vet të preferuar," - thotë Fariba, vajzat e së cilës janë gjashtë, tetë dhe dhjetë vjeç.

"Si prindër e dini vetë se çfarë kanë mundësi të bëjnë fëmijët tuaj. Ka një larmi të madhe kafshësh nga mund të zgjidhni," - vazhdon ajo.

"Do të thosha të zgjidhnit diçka që është brenda nivelit të tyre të përqendrimit dhe nëse më të mëdhenjtë duan të zgjedhin një shabllon më kompleks, si p.sh. çitën, siç bënë të miat, mund ta bëjnë.

3. Prisni dhe krijoni punëdore me kafshë letre

Një familje duke prerë forma punëdoreje kafshësh.

Kukullat e dorës që vendosi të krijonte familja e Fariba-s kanë opsion personalizimi, ndaj secili prej tyre merr një paraqitje krijuese personale.

Një vajzë duke prerë një formë çite me pulla të printuar në një letër A4.

Shabllone më të vështira si p.sh. kjo punëdore çite, mund të përbëjnë aktivitet angazhues për fëmijët e mëdhenj.

Një nga gjërat më emocionuese të procesit të punëdores është palosja dhe ngjitja e kafshës për t'i dhënë jetë safarit apo shfaqjes me kukulla. Fariba mendon se kjo mund përbënte një aktivitet të shkëlqyer fundjave për familjet.

"Është një aktivitet i këndshëm që kërkon aftësi nga më të ndryshmet – ata zhvillojnë aftësitë e tyre të imëta motorike duke prerë e ngjitur, duke u përqendruar dhe duke formuar diçka në 3D."

"Të shtunën, kur shikoni për diçka për të bërë dhe jeni brenda në shtëpi, kjo u jep diçka ku të përdorin disi krijimtarinë e tyre," - thotë ajo. "Ata mund ta bëjnë dhe krejt vetë, por mund dhe t'u rrini rrotull duke pirë ndonjë gotë çaj, që t'i ndihmoni nëse kanë pyetje. Është e këndshme kur merren me diçka, pasi dhe do kenë mundësi të luajnë me kafshët më pas.

"Me kukullat e dorës ka opsione të ndryshme për sytë, kapelat dhe aksesorët. Ndaj fëmijëve u pëlqeu vërtet të zgjidhnin secilin aksesor më vete, si do të ishin sytë dhe duke u përpjekur ta bënin secilin të dukej pak më ndryshe, gjë që ishte e këndshme."

4. Kaloni mirë

Një hipopotam letre kukull dore në një tryezë të rrumbullakët pranë një printeri Canon PIXMA.

Përveç të qenit shumë argëtuese, Fariba thotë se ky aktivitet dhe lidhet me atë që janë duke mësuar disa prej vajzave të saj në shkollë. "Në nivelin e tyre ato janë duke mësuar për format 3D edhe në klasën e parë, edhe në klasën e tretë, kështu që lidhet me këtë."

Tre duar të vogla që mbajnë lart kafshët kukulla punëdore nga mbrapa një divani të madh blu në dhomën e ndenjjes së familje. Në të majtë të kornizës mund të shikohet një lepur i madh.

Fëmijët e Fariba-s vendosën të ngrenë një shfaqje me kukulla me personazhet e tyre kafshë – dhe madje përfshinë edhe lepurin e familjes.

Qoftë nëse keni printuar dhe krijuar me punëdore lloj-lloj kafshësh të egra nga fushat e Afrikës, parqet zoologjike evropiane apo kukulla zbavitëse dhe krijuese për shfaqje, loja është një mundësi e mirë ku fëmijët mund të lënë të lirë krijimtarinë e tyre.

Fëmijët e Fariba-s zgjodhën të krijojnë një shfaqje që përmbante kafshën shtëpiake të familjes dhe përfytyruan se çfarë zhurmash do të bënin krijimet e tyre. "Donin të bënin një shfaqje me kukulla dhe t'i përdornin për të luajtur me lepurin dhe lloj-lloj gjërash," - thotë Fariba. "Ne folëm si do t'i quanin kafshët, që u pëlqenin më shumë dhe u përpoqën të bënin tingujt që lëshon gjirafa p.sh. - që nuk e di sa ia qëlluan!"

5. Mësoni duke luajtur

Tre fëmijë pas një divani blu duke mbajtur kukulla dore dhe duke qeshur.

Krijimi i punëdoreve me temë kafshët mund të jetë një mënyrë e mirë për t'i nxitur fëmijët të angazhohen dhe të mësojnë më shumë për natyrën.

Diskutimi për subjekte si ruajtja e natyrës së egër mund të ketë njëfarë vështirësie për prindërit, por me një aktivitet interaktiv si ky mund të bëhet fare mirë në formë edukimi argëtues. Nga krijimi i gjëzave për kafshë, tregimet me kafshë me personazhet e punëdores ose diskutimi i habitateve reale si dhe i sjelljes së krijimeve të fëmijëve tuaj, edukimi për natyrën mund të bëhet lehtësisht pjesë e lojës me letër.

"Ne folëm nëse disa prej këtyre kafshëve p.sh. mund të gjenden së bashku, pas kishte një pandë, hipopotam, tigër dhe gjirafë për kukullat e dorës. Ndaj diskutuam se a mund të gjendeshin në të njëjtin habitat," - thotë Fariba.

Është gjithashtu një mënyrë e mirë për të folur për subjekte delikate si p.sh. cikli i jetës. U jep gjithashtu prindërve një mundësi të mirë për të folur se përse disa kafshë duken njëfarësoj për t'iu fshehur grabitqarëve ose për të kapur burimin e tyre të ushqimit.

Për ta përfshirë familjen tuaj, kaloni te Creative Park dhe frymëzohuni nga një sërë shabllonesh kafshësh – ideale për fëmijët me dell krijues dhe kërshëri për natyrën.

Mund edhe të krijoni parkun tuaj zoologjik në kopsht duke i nxjerrë krijimet e letrës jashtë dhe duke i vënë kafshët në habitatet më të përshtatshme, poshtë pemëve, në barin e gjatë apo në gurë.

Shkruar nga Lorna Dockerill

  1. Nëse printeri juaj nuk mbështetet, kontrolloni faqen e internetit të Creative Park.

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur