PRINTIM KRIJUES

Printoni kërkimin tuaj të thesarit me familjen, përplot me zbavitje

Mos qëndroni në mërzi, nisjani nga eksplorimi – zbuloni se si mund ta përdorni printerin tuaj PIXMA dhe pak imagjinatë për të krijuar një aventurë emocionuese.
Një printer Canon PIXMA në një tryezë me kuti letre dosjesh dhe një hartë të vizatuar me dorë.

Nuk nuk keni nevojë të udhëtoni larg shtëpisë për një aventurë përplot me zbavitje. Fëmijëve u pëlqejnë lojërat - dhe madje edhe më shumë nëse kanë premtimin e një gostitjeje në fund. Me pak krijimtari dhe ndihmën e disa dizajneve punëdoreje nga Creative Park, printerit Canon dhe letrës dyanëshe Matte Photo Paper, mund ta krijoni me lehtësi minikërkimin tuaj në shtëpi - qoftë hartë për kërkim thesari drejt monedhave të fshehura të çokollatës apo ndonjë hartë aventurash me sfida të ndryshme rrugës.

Pasi të keni vendosur vendin e sfidës suaj, mund të printoni harta për t'i ndarë me familjen dhe shoqërinë, dhe të bëni arkat tuaja të thesarit plot me surpriza gostitëse për t'i fshehur nëpër kopsht apo dhe në parkun tuaj më të afërt. Është një opsion ideal për ditëlindje ose grumbullime shoqërore, ose dhe thjesht një mënyrë e shkëlqyer për të argëtuar fëmijët gjatë pushimeve verore. Plus, është një projekt argëtues ku mund të përfshihet e gjithë familja - dhe gjithçka mund të bëhet në shtatë hapa të lehtë.

1. Skiconi hartën tuaj

Dy vajza të reja duke ngjyrosur në një hartë në një tryezë me një printer PIXMA pranë tyre.

Lërini fëmijët të ndihmojnë me skicimin e hartës. Nëse ata janë mjaft të rinj, përdorni një stilolaps të zi për të bërë një skicë dhe pastaj vërini ta ngjyrosin me stilolapsa dhe dhe lapsa.

Pasi të vendosni ku do ta zhvilloni kërkimin e thesarit, duhet duhet të krijoni një hartë të zonës. Mos u shqetësoni që ta bëni dhe shumë autentike, pasi duhet të jetë diçka e lehtë që të mund ta përdorin fëmijët. Provoni të përfshini dhe disa pika referimi që fëmijët mund t'i njohin me lehtësi - ndonjë serë në kopshtin tuaj ndoshta ose ndonjë pemë dalluese në parkun më të afërt. Sigurohuni që të shtoni dhe shumë ngjyra, që harta të duket tërheqëse.

2. Kopjoni dhe printoni

Një vajzë e re përkulet mbi një tryezë për të shtypur butonat në panelin me prekje të një printeri PIXMA.

Printerët Canon PIXMA si PIXMA TS8350 Series kanë një funksion "Copy" që e bën të lehtë kopjimin e hartës suaj.

Një nënë që u tregon vajzave të saj hartën që ngjyrosën duke u printuar.

Nëse preferoni, mund të krijoni një version digjital të hartës suaj duke shtypur "Scan" në vend të "Copy". Kjo pastaj mund të transferohet në kompjuterin tuaj dhe direkt në smartfon me anë të aplikacionit Canon PRINT dhe pastaj të ndahet me shoqërinë dhe familjen përmes emailit që të mund të vinë të përgatitur për t'iu bashkuar aventurës.

Gjasat janë që do t'ju duhet më shumë se një hartë, sidomos nëse po i bëni me rastin e ndonjë feste. E mira është se duke përdorur një printer Canon si p.sh. Canon PIXMA TS8350 Series keni mundësinë ta kopjoni e printoni me lehtësi hartën, duke bërë sa versione të keni nevojë. Thjesht vendoseni hartën në skaner, mbusheni me letër, shtypni "Copy" në ekranin me prekje dhe ndiqni udhëzimet në ekran. Thjesht sigurohuni të caktoni Media Type të duhur në cilësimet e Print, ne kemi përdorur këtu Matte Photo Paper.

3. Përdorni aplikacionin Creative Park

Një person përdor aplikacionin Creative Park në telefon për të printuar.

Të gjitha shabllonet në aplikacionin Creative Park vijnë me një grup të veçantë udhëzimesh të printueshme për t'u shkarkuar.

Me harta të printuara, tani është koha t'i bëni gati arkat e thesarit dhe nuk ka vend më të mirë për t'i marrë këto sesa në Creative Park nga Canon. Mund të përdorni ose një version për desktop ose t'i mbani gjërat sa më të thjeshta, përmes aplikacionit Creative Park1 që ofrohet në App Store dhe Google Play. Me ta shkarkuar do t'ju duhet të krijoni një llogari nëse nuk keni, por është falas dhe do të përfitoni akses në qindra shabllone e ide krijuese që mund t'i printoni me printerin tuaj Canon. Për të gjetur disa arka të përshtatshme thesari, thjesht bëni një kërkim të shpejtë me "box" dhe zgjidhni sipas dëshirës! Për ta përputhur temën tonë të ditës, ne përdorëm një përzgjedhje kutish, duke përfshirë një kub me motive gjethesh dhe një dizajn me stil arke thesari.

4. Printojini dizajnet e punëdores

Dy vajza të reja me padurim përkulen për të parë një dizajn kutie letre duke u printuar nga një printer Canon PIXMA.

Printerët me lidhje të thjeshta Canon PIXMA e bëjnë tepër të lehtë printimin nga aplikacioni Creative Park.

Falë lidhjes me valë të printerëve të Canon, si p.sh. PIXMA TS8350 Series, mund t'i printoni me lehtësi shabllonet që keni zgjedhur drejtpërdrejt nga aplikacioni. Do të shikoni një ikonë printeri në fund majtas ekranit, shtypeni dhe aplikacioni Canon PRINT do t'ju orientojë në procesin e printimit, nga zgjedhja e madhësisë së letrës deri te lloji i materialit që përdorni. Pasi të mbaroni punë me hapat, aplikacioni Creative Park do t'ia dërgojë informacionin printerit me valë dhe ky do të nisë nga printimi.

5. Krijoni arkat tuaja të thesarit

Një person pret një dizajn kutie me gjethe me një palë gërshërë.

Me udhëzime që ndiqen thjesht, arkat dhe kutitë e Creative Park bëhen shpejt e thjesht.

Një nënë dhe vajzat e saj të reja duke palosur dhe ngjitur disa kuti punëdoreje me letër.

Pasi përfundimit të prerjes, fëmijët mund të përfshihen me palosjen dhe ngjitjen, duke e bërë një aktivitet argëtues punëdoreje para aventurës në natyrë.

Me dizajnet e arkave të thesarit të printuara tani është koha që të argëtoheni dhe t'i bëni bashkë. Do t'ju duhet t'i prisni përpara – diçka që duhet bërë nga prindi, por nëse keni gërshërë të përshtatshme për fëmijë, mund t'i lini dhe të vegjlit të ndihmojnë. Disa dizajne thjesht palosen për t'u përgatitur, ndërsa disa të tjera do të kenë nevojë për pak ngjitëse punëdoreje për t'u krijuar, por shumica kanë vetëm dy-tre palosje për të krijuar arkat. Mos harroni se aplikacioni Creative Park ka udhëzime të lehta, hap pas hapi, që mund të ndiqni.

6. Shtoni pasuritë tuaja dhe fshihini arkat e thesarit

Monedhat e çokollatës së arit që vendosen në një kuti punëdoreje letre. Pranë kutisë është një hartë shumëngjyrëshe e vizatuar me dorë.

Pasi t'i bëni gati, përse të mos i mbushni arkat me nga një surprizë të vogël? Do të ishte një shpërblim i bukur për pas një aventure në natyrë.

Një kuti punëdoreje letre me një dizajn gjetheje pranë disa vazove në një kopsht.

Me të mbaruar arkat tuaja të thesarit është koha për t'i fshehur ato nëpër kopsht - mos harroni t'i vendosni më poshtë ku të mund të arrihen nga duart e vogla.

Me arkat e thesar gati - dhe fëmijët tuaj me gjasë duke kërcyer lart e poshtë nga gëzimi - është koha t'i mbushni dhe t'i fshihni nëpër kopsht ose në parkun më të afërt, dhe të nisni gjuetinë e thesarit. Mundohuni ta bëni këtë pa ju parë fëmijët kur t'i fshihni. Sapo t'i keni vendosur të gjitha kutitë, shënoni në harta se ku mund të jetë fshehur thesari.

7. Filloni me gjuetinë e thesarit!

Një nënë dhe vajzat e saj të reja që shohin një hartë thesari në një kopsht të madh.

Kjo është pjesa argëtuese! Shikoni si fëmijët tuaj ndjekin hartat që keni bërë për të gjetur arkat dhe thesaret e fshehura në to.

Një vajzë e re duke zgjatur dorën në një vazo për të marrë një arkë thesari letre.

Dhe ja, një aktivitet emocionues për të ndriçuar ditën tuaj dhe për t'i nxjerrë fëmijët në ajër të pastër.

Merrni hartat dhe ndihmoni për t'i orientuar fëmijët nëpër shtigje teksa përpiqen të gjurmojnë arkat dhe kutitë e thesarit. Sigurohuni që që keni me vete kamerën Canon për të shkrepur pozat e paharrueshme që t'i shpërndani më vonë!

Shkruar nga Phil Hall

  1. Për informacion mbi modelet e mbështetura të printerëve Canon InkJet, hidhini një sy kësaj faqeje interneti.

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur