GAMË EI GJERË
Objektiva për DSLR
Një larmi e gjerë objektivash peshëlehtë EF-S dhe EF me gjatësi fikse fokale, zmadhim dhe të specializuar, që ofrojnë pamje mahnitëse për kamerat DSLR.
Mjeshtëria e "Canon" dhe ekselenca optike sigurojnë cilësi mahnitëse të fotove dhe filmave.
Eksploroni gamën e gjerë të objektivave të "Canon" dhe gjeni atë që ju përshtatet më së miri.
GAMË EI GJERË
Një larmi e gjerë objektivash peshëlehtë EF-S dhe EF me gjatësi fikse fokale, zmadhim dhe të specializuar, që ofrojnë pamje mahnitëse për kamerat DSLR.
TË SHPEJTË E INTUITIVË
Mbështetuni mbi objektivat e shpejtë e të cilësisë së lartë RF të optimizuar për kamerën "EOS R". Cilësitë unike sigurojnë nivelet më të larta të kontrollit intuitiv.
PORTATIVE DHE PESHËLEHTË
Objektiva peshëlehtë e portativë për kamera "EOS M". Nga këndet ulëta të gjera deri tek telefotot dhe kekët e vegjël, këta objektiva do t'ju ndihmojnë të përmbushni ambiciet tuaja krijuese.
KRIJIMTARI NË FORMAT TË MADH
Objektiva kinematografikë krijuar nga "Canon" për të përmbushur standardet më të larta të kineastëve.
4K PREMIUM
Ekselencë revolucionare krijuar për të përmbushur të gjitha kërkesat, nga dokumentarët deri në produksionin e filmave.
Eksploroni gamën e gjerë të objektivave të ndërrueshëm dhe aksesorëve të "Canon" për kamerat "EOS DSLR" dhe pa pasqyrë.
Objektiva EF me gjatësi fokale fikse, zmadhim dhe të specializuar, që ofrojnë një ndërthurje cilësie figure, fleksibiliteti dhe aperturash të gjera maksimale.
Objektiva të shpejtë me nivele edhe më të larta qartësie optike vijnë si standard me sistemin "EOS R".
Lente televizive për përdorim në studio, terren, inxhinierike dhe në largësi.
Përdorni objektivat tuaj ekzistues EF dhe EF-S me kamerën e re "EOS R" dhe zbuloni nivele të reja krijimtarie.
Veçojeni sportistin në aksion nga larg. Përshtatni peizazhet dhe ambientet urbane në kuadrin tuaj këndgjerë. Zbuloni detaje të panumërta në makrofotot e natyrës. Ne kemi një gamë objektivash me të cilët mund t’i kaloni të gjitha llojet e fotografisë një nivel më tej për ta sjellë rrëfimin tuaj në jetë.
Përfitoni një fushëpamje më të gjerë dhe shkrepni çdo moment me objektivat tanë këndgjerë.
Me një objektiv telefoto mund t’i shkrepni sportet, natyrën dhe aktivitetet nga larg, pa e trazuar aksionin. Eksploroni objektivat telefoto të Canon dhe shikoni ku ju shpie krijimtaria.
Realizoni plane të afërta të insekteve, bulave të ujit mbi bar apo detaje të pabesueshme të sendeve të përditshme. Zbuloni një botë krejt të re me gamën tonë të makroobjektivave.
Shkrepni çfarë të dëshironi me kamerën tuaj EOS. Përdorni një prej funksioneve tona përzgjedhëse për të gjetur objektivin që është i përshtatshëm për juve.
KËRKIM I SHPEJTË
Përzgjedhësi i lenteve ju rekomandon dhe ju lejon të krahasoni lentet Canon që janë më të përshtatshme për interesat tuaja, duke përfshirë fotografinë me makrozmadhim, portretet, peizazhet, aksionin dhe fotografinë e përditshme. Lentet e rekomanduara do të jenë nga e gjithë gama e lenteve dhe do të shfaqen sipas lidhjes dhe buxhetit.
KËRKIM I RAFINUAR
Futni kërkesat e sakta në kërkimin e përparuar për të gjetur lentet që u përshtaten nevojave tuaja.
Zgjidhni nga kategoritë e mëposhtme të fotografisë për të mësuar më shumë për secilin zhanër, për të marrë rekomandime për t'ju ndihmuar të realizoni pozat që dëshironi dhe për të zbuluar objektivin ideal për këtë punë.
Shfaqini të gjitha zhanretPROFILE IDEALE
Zbuloni dallimin që bën objektivi për portrete. E përsosur për realizimin e imazheve të shokëve dhe familjes tuaj, ideale për dasma, organizime dhe festa.
PEIZAZHE TËRHEQËSE
Nëse përpiqeni të nxirrni pasuritë e natyrës, si fotograf peizazhesh është thelbësore të mendoni seriozisht për përzgjedhjen tuaj të objektivave nëpër vendndodhje të ndryshme.
KËSHILLA PËR UDHËTIME
Po dilni jashtë qytetit për një pushim malor? Gjejeni frymëzimin te fotografët e regjur të udhëtimeve dhe merrni me vete këshilla për një aventurë të paharrueshme.
HISTORI QYTETËSE
Skena metroje, portrete nga këndet e rrugëve dhe pozat e çastit nga jeta e qytetit mund të shkrepen të gjitha në lëvizje. Kridhuni në fotografinë urbane me udhëzimet e ekspertëve dhe histori frymëzuese, dhe njihuni me një anë tjetër të ndryshme të jetës.
Njihuni me gamën e plotë të kamerave "Canon" nga kompaktet elektroniket deri te DSLR-të e fuqishme e praktike, si dhe kamerat pa pasqyra.
Montimi i lentes së sistemit EOS R ofron mundësi më të mëdha krijuese për të kapur çdo moment.
Gama jonë EOS e kamerave DSLR ofron një cilësi mahnitëse figure, cilido qoftë niveli juaj i ekspertizës.