PORTRETE

Dallimi që bën objektivi për portrete

Nga bustet që mbushin gjithë kuadrin deri te portrete këndgjera të rrugës, zgjedhja e një objektivi të specializuar do t'ju ndihmojë t'i çoni portretet në një nivel tjetër.
Një fotograf duke shkrepur një modele të veshur nga drita vjollcë dhe duke mbajtur kërcellin e një bime.

Shumica e kamerave EOS vijnë me një grupi objektivi përdorimi të përgjithshëm që funksionon me shumicën e llojeve të fotografisë. Por, për ta shpënë fotografinë në nivel tjetër, ia vlen të investoni në një gamë objektivash që janë të dobishëm për zhanrin që keni zgjedhur, si p.sh. fotografia e portreteve. Nga gjatësia fokale dhe apertura maksimale deri te pesha dhe madhësia, objektivi që zgjidhni mund të bëjë dallim të madh në fotot tuaja.

Çfarë e bënë të mirë objektivin për portrete?

Ajo që e dallon kryesisht objektivin për portrete është gjatësia fokale dhe apertura maksimale, por ka dhe të tjera që duhen marrë parasysh kur përcaktoni objektivin më të mirë për portrete nga Canon për nevojat tuaja.

Përputhshmëria e lentes

Së pari, ia vlen të merrni parasysh kamerën që keni dhe objektivat që janë të pajtueshëm me të. Me përdorimin e një kamere Canon EOS R System keni lirinë e zgjedhjes kur vjen puna tek objektivat; falë adaptorëve të montimit të objektivave RF mund të shkrepni dhe me objektiva RF, edhe me EF.

Mbërthyesja RF e Canon është një pikënisje fantastike kur jeni në kërkim të një objektivi për fotografi portretesh. Objektivat RF, që vijnë në kamerat pa pasqyrë të Canon, si p.sh. Canon EOS R6 dhe EOS RP, kanë një lidhje 12-kunjëshe mes objektivit dhe kamerës për shpejtësi tejet të lartë vetëfokusimi dhe qëndrueshmëri. Mundësitë krijuese të ofruara nga teknologjia pa pasqyra e bëjnë mbërthyesen RF investim të dobishëm kur mendoni për modelet e ardhshme gjatë rrugëtimit tuaj të mëtejshëm fotografik.

Gjurmë shumëngjyrëshe dritash përsillen rreth kokës dhe kraharorit të një modeleje, përkundër një sfondi të zi.

Me vetëm 88.8mm, objektivi me fotostabilizator Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM është një opsion praktik për fotografinë e portreteve. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 44mm, 8 sek, f/16 dhe ISO100.

Stabilizim imazhi

Në vijim, mos harroni se mund të mos doni apo keni gjithnjë mundësinë të përdorni stativ kur shkrepni portrete të arrira. Këtu hyn në punë dhe fotostabilizimi. Objektivat si Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM, RF 85mm F2 MACRO IS STM dhe RF 24-105mm F4-7.1 IS STM vijnë të gjithë me fotostabilizim, që garanton që imazhet tuaja të jenë super të mprehta kur shkrepni dorazi. Stabilizimi i shtuar ju mundëson të ngadalësoni shpejtësinë e shkrehësit për të marrë çdo dritë sado të vogël në imazhet tuaja, duke ju dhënë fleksibilitetin të shkrepni në të gjitha llojet e skenarëve të ndriçimit. Efekti shumëfishohet kur lidhet objektivi me kamerë që ka fotostabilizim të integruar (IBIS), si p.sh. Canon EOS R6, ku mundësohen deri në 8 nivele stabilizimi.

Madhësia dhe pesha

Duhet marrë parasysh edhe madhësia, pesha dhe fleksibiliteti. Për fotografët e portreteve që kërkojnë të mbeten të zhdërvjellët, ose t'i përdorin objektivat për zhanre të ndryshme, objektivi i vogël dhe peshëlehtë është një zgjedhje optimale. Canon RF 50mm F1.8 STM dhe RF 35mm F1.8 MACRO IS STM janë të dy objektiva tejet kompaktë, çka i bën shtojca ideale dhe ekonomike për fotografët e portreteve urbane. Kjo vjen pa ndonjë sakrificë në potencialin e tyre për portrete klasike, falë aperturave të gjera maksimale prej f/1.8 për turbullim të bukur të sfondit dhe fleksibilitet me rreze qartësie. Për fleksibilitet maksimal ama mos kërkoni përtej Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM. Me rrezen e gjatë fokale, ky objektiv është modeli ideal i përdorimit të përgjithshëm ditor, ideal për thuajse të gjitha zhanret e fotografisë nga pozat arkitektonike ultra të gjera 24mm deri te portretet e studios 85mm dhe pozat e busteve telefoto 105mm.

Hapja maksimale e diafragmës

Një faktor tjetër kyç në përzgjedhjen e një objektivi të posaçëm për shkrepje portretesh është dhe apertura e tij maksimale. Apertura i referohet madhësisë së hapjes së objektivit që lejon hyrjen e dritës në sensorin e kamerës.

Çdo objektiv merr një klasifikim aperture si p.sh. f/2.8 ose f/4. Disa objektiva zmadhues kanë klasifikim aperture në varësi të gjatësisë së zgjedhur fokale; këto do të shfaqin një diapazon aperture si p.sh. f/4-7.1. Objektivat e tjerë zmadhues, duke përfshirë Canon RF 24-105mm F4L IS USM dhe RF 24-70mm F2.8L IS USM, ofrojnë sakaq një aperturë fikse maksimale për një ekspozim konsistent në të gjithë rrezen e zmadhimit. Këta objektiva, me aperturat e tyre konstante maksimale dhe cilësi konstrukti të L-Series me izolim ndaj kushteve atmosferike janë idealë për fotografët që kërkojnë të përditësohen nga modeli RF 24-105mm F4-7.1 IS STM ose për ata që thjesht kërkojnë një objektiv niveli profesional.

Një profil i një modeleje me buzëkuq të errët duke kthyer fytyrën nga kamera me tela dritash të turbulluara në sfond.

Gjatësia fokale 50mm përdoret në shumë zhanre fotografie, ndërsa apertura e gjerë maksimale e bën perfekte për arritjen e turbullimit të butë të sfondit në pozat e portreteve. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/125 sek, f/1.8 dhe ISO1250. © Ejiro Dafé

Sa më i ulët numri i aperturës, aq më e madhe hapja maksimale dhe ka avantazhe për shkrepjen e portreteve në objektiva me apertura më të mëdha maksimale.

Një aperturë më e madhe merr më shumë dritë përmes objektivit në kamerë ndaj objektivat me aperturë të madhe, si p.sh. Canon RF 50mm F1.8 STM dhe RF 85mm F2 MACRO IS STM janë idealë për shkrepjen në ndriçim të ulët (portrete të brendshme p.sh.) dhe për rastet kur ju duhet fleksibilitet për të luajtur me dritën si në bardhezi ose portrete abstrakte. Një e mirë tjetër është se shkrepja me aperturë të caktuar në vlerën e vet maksimale, që shpesh quhet dhe si "hapje e gjerë", realizon më shumë turbullim të sfondit që preferohet shpesh nga fotografët e portreteve.

U hedhim një sy disa shembujve të shkrepjes së fotografive portret në apertura të ndryshme.

Një bashkim tri pozash busti të një figure me buzëkuq të ndezur dhe pulovër të verdhë me jakë rrethore. Majtas ka një subjekt të qartë dhe sfond të turbullt, mesi është diçka midis dhe djathtas ka një subjekt të qartë dhe sfond të qartë.

Këto tri imazhe, të shkrepura në të njëjtën gjatësi fokale me objektiv Canon RF 50mm f/1.8 STM tregojnë ndryshimin e madhësisë së aperturës nga e gjerë (numër i ulët f-) në pozën e parë, në më të ngushtë (numër më i lartë f-) në pozën e tretë. Kur përpiqeni të eliminoni sfondet e turbullta shpërqendruese në fotografinë e portreteve, është me dobi pasja e një objektivi me aperturë të madhe. Në foton e parë vëmendja e shikuesit drejtohet larg sfondit shpërqendrues dhe te fytyra e subjektit, duke e bërë kështu më efikas si portret. © Ejiro Dafé

Kjo nuk do të thotë ama se një objektiv me aperturë disi më të ngushtë maksimale, si p.sh. apertura f/4 e Canon RF 24-105mm F4L IS USM, s'mund të krijojë dot turbullim të bukur, sidomos në gjatësi fokale telefoto. Kjo ndodh për shkak të ngjeshjes së figurës - më e madhe në gjatësitë më të mëdha fokale - ku objektivi tkurr distancën, duke i sjellë faktikisht më pranë subjektit sfondet jashtë fokusi për të krijuar efektin e një turbullimi të arrirë pas tyre.

Objektivat më të mirë të Canon për poza busti dhe portrete tradicionale

Një figurë me mjekër qëndron në barin e gjatë, duke mbajtur një fëmijë të vogël.

Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM është një opsion ekonomik për shkrepësit pa pasqyrë që kërkojnë një objektiv të dedikuar për portrete. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM në 1/800 sek, f/2 dhe ISO400. © Ilvy Njiokiktjien

Një portret i një të moshuari me flokë të shkurtër, me veshje të zbehtë ngjyrë bajuke.

RF 85mm F2 MACRO IS STM mund të realizojë portrete të bukura me gjatësinë e vet fokale telefoto. Përmban gjithashtu vetëfokusim të shpejtë dhe të besueshëm, edhe në ndriçim të ulët. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM në 1/800 sek, f/2 dhe ISO400. © Ilvy Njiokiktjien

Gjatësia fokale është distanca mes objektivit dhe sensorit të kamerës kur subjekti është në fokus dhe përcaktohet në mm. Objektivat zmadhues kanë diapazon fokal që përcaktohet si minimum-maksimum, p.sh. 24–105mm. Rëndom, objektivat e portreteve janë ato me gjatësi fokale mbi 85mm, si p.sh. Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM, që ka konstruksion peshëlehtë dhe 5 nivele fotostabilizimi për portret të shkrepur dorazi me cilësi të përsosur figure.

Në këtë kompozim klasik busti, një objektiv për portrete 85mm ofron gjatësi më të madhe fokale, çka jep një pamje të natyrshme dhe e veçon modelin nga sfondi. Në një kamerë me sensor APS-C, një objektiv 50mm do të krijojë pak a shumë të njëjtën fushëpamje si objektivi 85mm i një kamere kuadërplotë.

Për krahasim, përdorimi i një gjatësie më të vogël fokale, si p.sh. 24 mm, do ta deformonte fytyrën e subjektit duke i ndryshuar përpjesëtimin e përmasave. Gjithashtu sfondet janë zakonisht më të dallueshme në gjatësitë më të vogla fokale.

Një pozë busti i një figure me flokë kaçurrelë të verdhë të parë përmes xhamit të mbuluar me pika uji.

Canon RF 50mm F1.8 STM është një objektiv fantastik për ata që kërkojnë të largohen nga objektivat e kompleteve për objektivin e tyre të parë fiks. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 50mm, 1/200 sek, f/2.8 dhe ISO320.

Objektivat në mes të diapazonit fokal, si p.sh. Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM dhe RF 50mm F1.8 STM, mund të jenë gjithsesi fantastikë për portrete. Këto gjatësi fokale i deformojnë imazhet më pak se objektivat këndgjerë për pamje që ndihen më natyrale, duke i bërë fantastikë si objektiva portreti në gjithë trupin – sidomos të dobishëm për fotografët e modës.

Objektivat më të mirë të Canon për portretet në grup dhe portretet urbane

Një portret i një shitësi buzëqeshur që mban një buqetë me trëndafila të kuq.

Me një gjatësi maksimale fokale prej 105mm, Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM ofron plot opsione telefoto për portrete urbane ose poza në grup. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 54mm, 1/160 sek, f/5.6 dhe ISO400.

Përdorimi i një objektivi zmadhues fleksibël, si p.sh. Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM, do t'ju japë më të mirën e të dyjave, së gjeri dhe me gjatësi fokale telefoto, si dhe çfarëdo tjetër midis.në mes. Në maksimumin e gjerësisë 24mm, fushëpamja e këtij objektivi është e përshtatshme dhe për portretet më të mëdha në grupe, si dhe mund të përfshijë një masë të madhe konteksti në portretet urbane situacionale, ndërsa gama e sipërme është ideale për portrete klasike dhe poza busti nga afër.

Këndet e gjera mund të përdoren në shkallë të gjerë në portretet situacionale kur ambienti rrethues i subjektit luan një rol kyç në rrëfimin e historisë dhe në portretet në grup, ku në kuadër duhet të përfshihen shumë subjekte.

Nëse doni të shkrepni portrete në grup, ideali është objektivi Canon RF 16mm F2.8 STM. Dhe nëse ndodh të fotografoni një grup në një zonë relativisht të vogël, mund të realizoni një pozë të mirë me një objektiv ultrakëndgjerë.

Objektivat më të mirë të Canon për poza mode.

Një pozë busti në plan të afërt dhe profili i një modeli që mbanë buzëkuq shkëlqyes dhe makijazh rozë.

Afrohuni dhe zbuloni detajet e bukura në portretet tuaja me objektivin këndgjerë Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM në 1/200, f/2.8 dhe ISO200. © Guia Besana

Ndërsa makroobjektivat mund t'i lidhni me planet e afërta të insekteve interesante ose me ushqime të shijshme, detajet e pabesueshme që arrijnë të kapin janë ideale dhe për portretet. Në fakt makroobjektivat përdoren së tepërmi në portretet e modës dhe të bukurisë për të theksuar tiparet e fytyrës dhe për të theksuar produkte të caktuara kozmetike.

Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM vjen me distancë minimale fokusimi prej 35cm, ndërsa RF 35mm F1.8 MACRO IS STM mund të fokusohet deri në 17cm. Duke përdorur një makroobjektiv dhe duke iu afruar subjektit, mund të nxirrni në pah detaje të arrira, duke ekspozuar dhe lartësuar bukurinë individuale të subjekteve tuaja.

Shkruar nga Peter Wolinski

Produktet e lidhura

  • Objektivat RF

    RF 24-105mm F4-7.1 IS STM

    Objektivi ideal i përditshëm për amatorët e kuadërplotave pa pasqyrë. Me përdorimin praktik, "RF 24-105mm F4-7.1 IS STM" është peshëlehtë, kompakt dhe gati për t'jua ngjitur fotografinë një shkallë më tej.
  • Objektivat RF

    RF 35mm F1.8 MACRO IS STM

    Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS.
  • Objektivat RF

    RF 85mm F2 MACRO IS STM

    RF 85mm F2 MACRO IS STM ofron fleksibilitet në plane të afërta me kompresion të lehtë telefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt e peshëlehtë.
  • Objektiv standard

    RF 50mm F1.8 STM

    Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues.
  • Objektiva për "EOS R"

    RF 24-105mm F4L IS USM

    Lente zmadhimi 24-105mm f/4 e serisë L, e lehtë dhe e gjithanshme, me fokusin automatik të shpejtë, në heshtje dhe 5 ndalesa të stabilizimit të imazhit.
  • Objektivat RF

    RF 24-70mm F2.8L IS USM

    Jepini fotografisë suaj kuadërplotë e pa pasqyra një dorë profesionale me zmadhuesin 24-70 mm që vjen me aperturë të shpejtë dhe 5 nivele stabilizimi figure.
  • Artikujt e lidhur

  • Gjurmë shumëngjyrëshe dritash përsillen rreth një modeleje me duart në ijë, përkundër një sfondi të zi.

    FOTOGRAFI PORTRETI

    Shkrepni portrete abstrakte

    Eksperimentoni me ekspozime të ndryshme, pikturë me drita, lojë me hije etj.

  • Një grua me kapëse flutur në flokë vendos dhe kapëse të tjera flutur në fije që varen nga një shufër gri.

    PROJEKTE PËR SHTËPINË

    Imazhe frymëzuese në shtëpi

    Transformojeni shtëpinë në studio me këshillat nga ylli i TikTok, Michaela Efford.

  • Një portret i një gruaje që mban një gjerdan të madh të gjelbër dhe një beretë blu në një sfond vjollcë.

    PROJEKTE PËR SHTËPINË

    Krijoni studion tuaj në shtëpi

    Zbuloni se si të bëheni krijues me blicin dhe të shkrepni portrete mahnitëse pa shpenzime.

  • Një luleshitës duke buzëqeshur me një veshje të gjelbër të zbehtë i rrethuar nga lule shumëngjyrëshe.

    FOTOGRAFIA E RRUGËS

    Këshilla për portretin e rrugës

    Këshilla më e mirë për portretet e rrugës që tërheqin shikimin, nga fotografi profesionist, Julian Love.