Kamera më e mirë për fotografimin e portreteve është ajo që nuk e pengon krijimtarinë tuaj, pavarësisht nëse jeni duke fotografuar një të porsalindur të adhurueshëm, një kafshë shtëpiake të dashur familjare apo një të panjohur që ju ngjall kërshëri në rrugë. Në fotografinë e portretit, kompleti juaj duhet t'ju ndihmojë të kapni personalitetin, karakterin dhe bukurinë e subjektit tuaj, duke plotësuar vizionin tuaj, por duke mos ju penguar kurrë.
Ka shumë për t'u marrë parasysh kur zgjidhni një kamerë për fotoportrete, dhe shpesh zgjedhja e duhur do të varet nga lloji i portreteve që po bëni. Megjithatë, mos u shqetësoni: ka një kamerë Canon që i përshtatet çdo skenari, plus objektiva të shkëlqyer me të cilët mund t'i pajisni për t'ju ndihmuar të nxirrni çdo herë fotot më të arrira në portret.
Kamera dhe objektiva portreti për çdo rast
Portrete të porsalindurish dhe foto të bebeve
Canon EOS R10 është një opsion ideal për prindërit e rinj që duan një aparat fotografik praktik, që mund të kapë foto të bukura me përpjekje minimale. Shkrepur me Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/500 sek, f/4.0 dhe ISO 640. © Mark Fensome
Me shkrehësin elektronik që mundëson shkrepje plotësisht të heshtur, kamerat pa pasqyrë të Canon janë ideale për portretet e foshnjave, ku heshtja është shpesh kritike. Me peshë vetëm 429g, modeli peshëlehtë Canon EOS R10 është një zgjedhje e shkëlqyer. I heshtur kur është e nevojshme, për të mos e shqetësuar foshnjën, ai vjen gjithashtu me një Portrait Mode të dedikuar për të rritur butësinë e toneve të lëkurës si dhe të flokëve të imëta e delikate të bebes. Ka gjithashtu filtra krijuese për të luajtur, duke përfshirë një filtër monokrom për të theksuar relievin natyral të lëkurës, ndërsa funksioni inteligjent Eye Detection AF do t'ju sigurojë fokus gjithnjë optimal.
Zgjedhja e objektivit të duhur është gjithashtu e rëndësishme dhe ne rekomandojmë çiftimin e EOS R10 me Canon RF 50mm F1.8 STM. Motori i qetë i fokusimit STM nuk do ta zgjojë fëmijën, ndërsa apertura e tij maksimale super e gjerë f/1.8 lejon dritë të mjaftueshme për portrete të ekspozuara në mënyrë perfekte, edhe në dhomat e gjumit me ndriçim të dobët. Apertura e gjerë maksimale ju mundëson gjithashtu të shkrepni me rreze qartësie tejet të hollë, për sfonde të turbulluara bukur.
Portrete familjare
Falë modalitetit të dobishëm "Creative Assist" dhe integrimit të lehtë me aplikacioninCanon Camera Connect ju mundëson të transferoni lehtësisht imazhe nga kamera në smartfonin ose tabletin tuaj dhe t'i ndani ato me familjen tuaj. Kamera EOS R100 është ideale për gjithçka, që nga fotografitë individuale deri te portretet në grup. Shkrepur me Canon EOS R100 me objektiv Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM në 1/320 sek, f/4 dhe ISO 640. © Gary Morrisroe
E pajisur me gjurmimin e fytyrës dhe zbulimin e syve, kameraCanon EOS R100 siguron që t'i mbani të afërmit tuaj në fokus tejet të mprehtë, duke e bërë kështu ideale për shkrepjen e portreteve në grup dhe të familjeve më të mëdha. Sensori i saj 24.1MP APS-C CMOS mundëson imazhe të cilësisë së lartë dhe është ideale për inkuadrimin e fotografive familjare në grup, ndërkohë që ju mundëson nivele të larta kontrolli mbithellësinë e fushës për portretet artistike individuale. Fotografët e familjeve do të duan gjithashtu të përdorin modalitetin automatik hibrid, ku kamera EOS R100 ndërthur automatikisht klipe të shkurtra dhe fotografi për të krijuar një përmbledhje të ngjarjeve familjare ose të udhëtimeve tuaja ditore.
Në kulmin e festimeve, përdorni kamerën tuaj EOS R100 së bashku me objektivinCanon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM. Ky objektiv është mjaft i vogël për të mos tërhequr vëmendjen te ju, duke ju lejuar të kapni momente të dëlira, ndërsa apertura e ndritshme maksimale prej f/1.8 do t'ju ndihmojë të bëni fotografi edhe në kushte me ndriçim të ulët. Gjatësia e saj e madhe fokale prej 24 mm është ideale për të inkuadruar një dinasti të tërë, por nëse preferoni një fotograf nga afër, aftësia e saj makro ju lejon të kapni çdo detaj të vogël.
Portrete mode dhe estetike
Është e rëndësishme që fotografët e modës dhe bukurisë të arrijnë imazhe të përsosura çdo herë, duke treguar modelet dhe produktet që shkrepin. Me zbulimin e fytyrës dhe syve, Canon EOS R8 ju garanton që do të mund të fokusoni dhe të arrini gjithmonë portrete tejet të qarta. Shkrepur me Canon EOS R8 me objektiv Canon RF 24-50mm F4.5-6.3 IS STM në 50 mm, 1/1250 sek, f/6,3 dhe ISO 160.
Nëse doni t'u jepni portreteve të modës dhe bukurisë avantazhin për të spikatur në rrjetet sociale, kamera Canon EOS R8 ka një sensor 24.2MP CMOS që garanton se çdo detaj do të kapet me një qartësi të jashtëzakonshme. Me vetëfokusim deri në -6,5 EV, falë një sensori të madh dhe tejet të ndjeshëm me kuadër të plotë, EOS R8 sjell rezultate edhe në kushtet më sfiduese të ndriçimit, qoftë në studio, rrugë, kudo dhe kurdo që nevojitet për setet fotografike. Me sensorin e saj 32,5 MP me kuadër të plotë dhe shkrepjet pa tingull 40 fps Canon EOS R6 Mark III ofron shkrepje me rezolucion edhe më të lartë me shpejtësi të rrufeshme. Është një zgjedhje ideale për setet fotografike të modës, me gjurmim tejet të avancuar dhe të saktë të subjektit për të ruajtur fokusimin e qartë te modeli/ja.
Objektivi Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM është ideal për portretet e modës dhe të estetikës. Falë aperturës së gjerë f/2 dhe kompresimit të distancës telefoto, ky objektiv prodhon sfonde të buta me turbullim të ngushtë, duke u dhënë portreteve një ndjesi elegante dhe duke i ndarë subjektet nga mjedisi i tyre. Lentet telefoto si kjo arrijnë gjithashtu nivele shumë të ulëta distorsioni, duke rezultuar në portrete të këndshme, veçanërisht të fytyrave. Nëse dëshironi pamje nga afër të duarve ose të tipareve të fytyrës për fotografitë estetike, RF 85mm F2 MACRO IS STM ju jep zgjidhje dhe këtu me makrozmadhim 0.5x. Për më tepër, nëse vendosni të dilni për një shkrepje rruge natën, mund ta lini stativin në shtëpi falë fotostabilizimit me 5 nivele.
Portretet e kafshëve shtëpiake
Duke kombinuar shpejtësinë dhe cilësinë e figurës, Canon EOS R7 është kamera ideale për fiksimin e një subjekti në lëvizje ose për të kapur të gjitha detajet në një skenë me ndriçim të ulët. Shkrepur në Canon EOS R7 me objektiv Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM në 59mm, 1/30 sek, f/9 dhe ISO100.
Ndërsa kafshët tuaja shtëpiake mund ta kalojnë rëndom të gjithë ditën duke dremitur, është e pashmangshme që në momentin që përpiqeni t'i fotografoni, të vendosin papritmas të fillojnë të lëvizin sikur po i ndjek kush. Kjo është çfarë e bën Canon EOS R7 kamerën ideale për fotografimin e kafshëve shtëpiake. Krijuar duke pasur parasysh fotografinë e faunës së egër dhe të kafshëve në përgjithësi, EOS R7 vjen me një shpejtësi drithëruese prej 30fps dhe me shkrehës elektronik 1/16,000 sek, për kapjen e aksionit sado shpejt që të lëvizë kafsha. Me zbulimin e kafshëve dhe AF tracking, subjekti juaj do të jetë në fokus të mprehtë pavarësisht se ku shkon brenda kuadrit, ndërsa fotostabilizimi me deri në 8 nivele (në varësi të objektivit të montuar) siguron shkrepje pa turbullim kur shkrepni dorazi. Me lidhjet me Wi-Fi dhe Bluetooth, EOS R7 çiftohet më së miri me smartfonin përmes programit Canon Camera Connect, që të mund ta shkrepni nga distanca ndërsa përqendroheni tek argëtimi i kafshës dhe duke lëvizur në drejtimin e duhur.
Fotostabilizimi i integruar (IBIS) te EOS R7 funksionon në lidhje me IS optik në objektivat Canon RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM për të ofruar stabilizim deri në 7 nivele, duke ju mundësuar të shkrepni dorazi ose me shpejtësi të ulëta të shkrehësit në ndriçim të ulët, të dyja pa rrezikuar turbullimin. E gjithë kjo vjen në një objektiv kompakt, që në 390g është mjaftueshëm i lehtë në peshë për t'i bërë pa mund edhe fotot më të gjata dhe dinamike me kafshët. Falë sensorit APS-C tek EOS R7, ky objektiv arrin fushëpamje të barabartë me objektivat 24-48 mm në kamerat kuadërplota, duke ofruar një diapazon fleksibël zmadhimi dhe fleksibilitetin shumë të nevojshëm në seancat e paparashikueshme me kafshë shtëpiake.
Portretet e ambientit
Canon RF 45mm F1.2 STM ka aperturë maksimale f/1.2 të ndritshme që e bën subjektin tuaj të spikatë në mënyrë të këndshme. Sfondi i turbulluar ruan lehtësisht ndjesinë e ambientit pa detajet shpërqendruese. Si objektivi i parë Canon RF f/1.2 që peshon më pak se 400g, është gjithashtu i lehtë për ta marrë me vete në terren. Shkrepur me Canon EOS R6 Mark III me objektiv Canon RF 45mm F1.2 STM në 45mm, 1/100 sek, f/1.2 dhe ISO100.
Natyra e paparashikueshme e portreteve mjedisore kërkon një aparat fotografik sa më fleksibël që të jetë e mundur. Kamera Canon EOS R6 Mark III, me strukturën hermetike, rezistente ndaj kushteve të motit, është projektuar për t'ju shoqëruar kudo që ju nevojitet për të bërë fotografi. Fotostabilizuesi i integruar (IBIS) ofron deri në 8,5 nivele stabilizimi për pamje të qarta dhe pa turbullim kur shkrepni me kamerën në duar, ndërsa sensori i tij i madh, me kuadër të plotë dhe me diapazon të gjerë ISO mundëson portrete të mirëekspozuara në kushte të paparashikueshme dhe sfiduese ndriçimi. Për më tepër, me zbulimin dhe gjurmimin e avancuar të syve, plus vetëfokusimin që mund t'u japë përparësi personave të caktuar në një pamje përmes funksionit për përparësinë e regjistrimit të njerëzve, Canon EOS R6 Mark III ndihmon në ruajtjen e subjektit tuaj në një gamë të gjerë kushtesh. Dhe me një shpejtësi tejet të shpejt dhe pa zhurmë të shkrepjeve në seri prej 40 kuadrosh në sekondë, do të kapni me lehtësi shprehi autentike të rrufeshme.
Të njëjtat karakteristika që e bëjnë Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM të përshtatshëm për portrete familjare e bëjnë gjithashtu një zgjedhje të mirë për portretet mjedisore. Me një peshë prej vetëm 270g, do të shkojë kudo me ju dhe IS optik me 5 nivele, si dhe apertura e gjerë maksimale janë projektuar për t'ju ndihmuar të shprehni krijimtarinë tuaj pavarësisht nga kushtet e ndriçimit, duke ju mundësuar të kapni pamje të plotë të trupit përplot kontekst dhe interes. Gjatësia fokale bën gjithashtu që ky objektiv ta luajë më së miri dhe rolin e tij për videoblogime.
Nëse preferoni një pamje pak më të ngushtë, objektivi Canon RF 45mm F1.2 STM është një zgjedhje e shkëlqyer. Kombinimi i gjatësisë fokale standarde prej 45 mm dhe një aperture maksimale jashtëzakonisht të shpejtë, më e shndritshmja e disponueshme përveç gamës profesionale të serisë L të Canon, ju jep kontroll të vërtetë krijues mbi thellësinë e fushës. Mund të turbulloni lehtësisht sfondet shpërqendruese për një kompozim të pastër dhe të fokusuar dhe apertura f/1.2 është ideale për të fotografuar dhe në ndriçim të dobët.
Çfarëdo subjekti që të fotografoni, nga macet te kushërinjtë, nga nënat te modelet, pasja e një kamere dhe objektivi të përshtatshëm të Canon në krah ju përgatit më së miri për rastin.
Shkruar nga Peter Wolinski dhe Marcus Hawkins
Produkte të ngjashme
-
EOS R6 Mark III
Kapni aksionin me ekuilibrin optimal të rezolucionit, shpejtësisë dhe prakticitetit – ideal për faunën e egër, sportet dhe portretet. -
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
EOS R8
Kaloni në fotografinë dhe videon kuadërplotë dhe realizoni ambiciet tuaja krijuese. -
-
EOS R7
Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen. -
EOS R10
Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C. -
EOS R100
Krijoni kujtime të përsosura vizuale në cilësi të jashtëzakonshme me këtë kamerë intuitive EOS R që është gjithnjë gati. -
RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues EOS R-series APS-C i gjerë deri në telefoto që është ideal për udhëtime, faunën e egër, sportin dhe stilin e jetesës. -
RF 24mm F1.8 MACRO IS STM
Një objektiv kompakt, peshëlehtë, fiks, 24mm që është ideal për fotografinë e peizazheve, videoblogime dhe hapësira të brendshme – plus pamje fantastike makro. -
- Risi
RF 45mm F1.2 STM
Një objektiv fiks standard, ultra i shpejtë f/1.2, me peshë të lehtë, që ofron teknika të avancuara dhe imazhe ekspresive lehtësisht të arritshme. -
-
RF 50mm F1.8 STM
Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues.