Nëse keni një kamerë me cilësime manuale, mund t'i kontrolloni aperturën duke përdorur modalitetin Aperture Priority (Av). Cilësimi i aperturës thjesht i tregon kamerës sa dritë të lejojë brenda saj. Në kushte ndriçimi të ulët, mund t'ju duhet të lini sa më shumë dritë të jetë e mundur për të marrë ekspozim të mirë dhe për të regjistruar detajet e skenës. Për ta bërë këtë, përdorni një aperturë të gjerë (numër i ulët f). Nëse poza juaj është ende e nënekspozuar (shumë e errët), përdorimi i një shpejtësie më të ulët shkrehësi fut më shumë dritë duke rritur kohën e ekspozimit, por me rrezikun e turbullimit – shikoni seksionin më poshtë për t'i mbajtur imazhet të qarta.
Cilësimi i aperturës ndikon më shumë se thjesht ekspozimi ama. Një aperturë e gjerë rezulton dhe në thellësi të ulët qartësie – d.m.th. në numër të ulët f, vetëm një pjesë e ngushtë e skenës do të jetë në fokus të mprehtë. Kjo mund të jetë ideale nëse shkrepni portrete para muzgut dhe dëshironi një sfond të turbulluar këndshëm, por nuk doni të shkrepni nuancat e veçanta të një peizazhi qyteti në muzg, p.sh. duke përdorur një aperturë më të ngushtë (numër i lartë f) do të nxirrte thellësi më të lartë qartësie, që të ketë më shumë pjesë nga skena në fokus. Për një ekspozim të mirë, do duhet të provonit në vijim të përdorni një shpejtësi më të ulët shkrehjeje.
Natyrisht disa objektiva kanë aperturë më të gjerë apo më "të shpejtë" se të tjerët. Opsionet e shkëlqyera kompakte për kamerat kuadërplota pa pasqyrë EOS R System, si p.sh. Canon EOS R6 dhe EOS RP përfshijnë Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM, një zgjedhje fantastike për pozat këndgjera të peizazheve qytetëse të natës dhe skena të tjera me ndriçim të ulët. Canon RF 50mm F1.8 STM ofron më shumë perspektivë standarde (ngjashëm me syrin e njeriut) dhe është ideal për skena të arrira fotografie të rrugës të shkrepura natën, ndërsa rrezja më e gjatë telefoto e Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM e bën mahnitëse për portrete në ndriçim të ulët.
Nëse përdorni DSLR, një objektiv si Canon EF 35mm f/2 IS USM ofron perspektivë natyrale dhe të mirën e një fotostabilizimi (IS) për shkrepje dorazi. Canon EF 35mm f/1.4L II USM, me aperturën e tij edhe më të gjerë maksimale, ka kapacitete të jashtëzakonshme në ndriçim të ulët. Nëse keni një kamerë DSLR me sensor formati APS-C, si p.sh. Canon EOS 850D, pastaj një objektiv EF-S, si p.sh. Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM, do të ishte një opsion i mirë për një perspektivë natyrale. Nëse kërkoni perspektivë të ngjashme këndgjerë dhe natyrale për një kamerë pa pasqyra EOS M si p.sh. EOS M50 Mark II, që ka dhe sensor APS-C, mos kërkoni përtej objektivit petë ultrakompakt Canon EF-M 22mm f/2 STM dhe atij super të shpejtë Canon EF-M 32mm f/1.4 STM.