Linja e kamerave pa pasqyrë e EOS R System përfshin modele me sensorë imazhi APS-C dhe modele me sensorë me kuadër të plotë. Objektivat RF të projektuara për kamera me kuadër të plotë mund të përdoren me të dyja llojet e kamerave, ndërkohë që objektivat RF-S të projektuara për kamerat APS-C mund të përdoren edhe me kamerat me kuadër të plotë të EOS R System në modalitetin e prerjes. Si janë kamerat APS-C pa pasqyrë në krahasim me kamerat me kuadër të plotë? Në ç'aspekt ngjasojnë, në ç'aspekt ndryshojnë – dhe cili format është i përshtatshëm për ju?
APS-C krahasuar me kuadërplotat - shpjegimi i diferencave
Cilat janë diferencat mes APS-C dhe kuadërplotave?
Diferenca kryesore midis APS-C dhe kuadërplotave është madhësia fizike e sensorit të figurës – sensorët kuadërplotë janë më të mëdhenj se sensorët APS-C – dhe diferencat e tjera mes dy llojeve të kamerave burojnë prej këtu. Por ashtu si me shumicën e gjërave, jo detyrimisht e madhja është edhe më e mirë, madje secili format ka avantazhet e veta kyçe.
Duke parë këto dy kamera të EOS R System pa objektiva të vendosur, diferenca në madhësitë e sensorëve duket qartë. Majtas, kuadërplota EOS R8 Mark II; djathtas, APS-C EOS R7. Mbërthyesja e objektivit RF është identike tek të dyja modelet.
Një sensor kuadërplotë dhe një sensor APS-C në krahasim. Diferenca në madhësi ndihmon për të shpjeuar përse kamerat why APS-C mund të bëhen shpesh më të vogla dhe më kompakte se kamerat kuadërplota.
Çfarë është APS-C?
Zona aktive e sensorëve të figurës të formatit APS-C të Canon kap 22.2x14.8mm, një ngjashmëri e afërt me kuadrn e filmit fotografik të formatit APS-C.
Formati APS (Advanced Photo System) u prezantuar fillimisht në vitin 1996, si një lloj i ri kasete filmi fotografik. Në shumicën e kamerave me film të kohës mund të zgjidhje dhe formate të ndryshme kuadri gjatë shkrepjes, duke përfshirë C (Classic) me të njëjtin format kuadri 3:2 si kamerat e zakonshme me film 35mm, H (High definition) me format kuadri ekrani të gjerë 16x9 dhe P (Panoramic) 3:1.
APS-C përkon edhe me formatin video Super 35 dhe u bë zgjedhje e preferuar madhësie sensori figure për kamerat digjitale Canon EOS SLR (DSLR), si dhe për kamerat pa pasqyrë të serisë EOS M.
Në të njëjtën aperturë dhe gjatësi fokale, kamerat APS-C si Canon EOS R10 rëndom japin rreze qartësie më të gjerë se të kamerës kuadërplotë. Kjo është ideale për realizimin e qartësisë para-mbrapa në një imazh. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM (tejkaluar tani nga Canon RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM) në 10 mm, 1/320 sek, f/5 dhe ISO1600. © Diana Millos
Kamera kuadërplotë me objektiv të shpejtë arrin në thelb rreze më të shkurtra qartësie, duke ju mundësuar të izoloni subjektin kryesor brenda një skene duke turbulluar sfondin për një pamje më tërheqëse dhe "profesionale". Shkrepur në Canon EOS R6 Mark III me objektiv Canon RF 28-70mm F2 L USM në 70 mm, 1/250 sek, f/2 dhe ISO200. © Jovana Rikalo
Çfarë është kuadërplota?
Sensorët e figurës kuadërplotë të Canon kanë një zonë sipërfaqeje aktive prej 36x24mm, në të njëjtën madhësi si kuadri i filmit 35mm.
Formati i filmit 35mm daton nga 1889, kur u prezantua si gjerësi standarde për filmat. Shumë shpejt i bë normë e fotografisë dhe u përcoll edhe te kamerat digjitale, duke përfshirë kamerat EOS DSLR kuadërplota dhe EOS R System pa pasqyrë nga Canon.
Sensorët APS-C dhe kuadërplotë prodhojnë të dy figurë me format standard kuadri 3:2, ndërsa sensorët APS-C mund të kenë të njëjtin numër megapikselësh si sensorët kuadërplotë. Sidoqoftë, një sensor figure kuadërplotë është fizikisht rreth 63% ose 1.6x më i madh se një sensor figure formati APS-C.
Kamerat me kuadër të plotë lehtësojnë regjistrimin e pamjeve të gjera. Faktori i prerjes i një sensori APS-C bën që subjekti juaj të zërë pjesën më të madhe të kuadrit, prandaj duhet të përdorni një gjatësi fokale shumë më të gjerë ose të lëvizni më tutje për të përfshirë sa më shumë brenda fotografisë. Kjo fotografi është shkrepur me një kamerë me kuadër të plotë, një Canon EOS R8 me objektiv Canon RF 15-35mm F2.8L IS USM në 15 mm, 1/2000 sek, f/2,8 dhe ISO100.
Ky imazh është shkrepur nga i njëjti pozicion, duke përdorur të njëjtin objektiv dhe gjatësi fokale, por me një kamerë APS-C. Sensori më i vogël kap pjesë më të vogël skene, çka ka të njëjtin efekt si zmadhimi. Shkrepur në Canon EOS R7 me objektiv Canon RF 15-35mm F2.8L IS USM në 15 mm, 1/160 sek, f/9 dhe ISO100.
Shpjegimi i faktorit të prerjes
Kjo diferencë madhësie fizike midis dy llojeve të sensorëve përcakton se çfarë "shikon" kamera. Të gjithë objektivat krijojnë një figurë rrethore, që do të thotë se objektivi i pajtueshëm kuadërplotë duhet të ketë perimetër të mjaftueshëm që figura t'u mbivendoset këndeve të një sensori figure drejtkëndore kuadërplotë. Nëse përdorni të njëjtin objektiv në një kamerë formati APS-C, sensori më i vogël i figurës do të përdorë vetëm një rajon më të vogël në mes të të njëjtit rreth të figurës. Në thelb, kraharuar me figurën e një sensori kuadërplotë, imazhi është i prerë.
Duke qenë se sensorët APS-C në kamerat e Canon janë 1.6x në të vegjël se sensorët në kamerat kuadërplota të Canon, "faktori i prerjes" është 1.6x. Kjo do të thotë se shkrepja me një objektiv standard 50mm në një kamerë APS-C ju jep të njëjtën fushëpamje si shkrepja me një objektiv telefoto 80mm në një kamerë kuadërplotë (50 x 1.6 = 80). Po njësoj, përdorimi i një objektivi kuadërplotë 100mm në një kamerë APS-C ju jep të njëjtën fushëpamje si një objektiv 160mm në një kamerë kuadërplotë. Për këtë arsye faktori i prerjes quhet edhe si "herës i gjatësisë fokale", duke ju treguar gjatësinë efektive fokale për objektivin që përdorni.
Faktori 1,6 x i prerjes zbatohet kur përdorni një objektiv RF (me kuadër të plotë) ose një objektiv RF-S (APS-C) në një kamerë APS-C. Kjo është arsyeja përse RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM, pavarësisht gjatësisë së tij fokale me kënd të gjerë, ofron një fushëpamje të barasvlershme me të një objektivi zmadhues standard në një kamerë me kuadër të plotë.
Objektivi RF 100-400mm F5.6-8 IS USM i shfaqur këtu në të majtë ka një gjatësi efektive fokale prej 160-640mm te EOS R10 dhe EOS R7. Nëse do të përdorni një Canon Extender RF 1.4x ose Extender RF 2x në kamerë kuadërplotë EOS R System për të arritur përforcim të ngjashëm në rrezen telefoto, do të humbisni një ose dy nivele në aperturë përkatësisht, duke sjellë një rënie në shpejtësinë e shkrehjes që e bën më të vështirë të evitoni turbullimin e lëvizjes dhe lëkundjen e kamerës. RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM (mes) arrin një diapazon fokal efektiv 29-72mm të barasvlershëm të 35mm dhe RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM (djathtas) 29-240mm.
Përfitimet e APS-C në krahasim me kuadërplotat
Duke qenë se sensorët APS-C janë më të vegjël, kamerat mund të bëhen më kompakte dhe të lehta, çka është ideale për fotografinë urbane dhe të udhëtimeve. Avancimet në dizajnin e kamerës pa pasqyrë nënkuptojnë se modelet e sotme me kuadër të plotë mund të jenë befasisht portative. EOS R8 Mark II me kuadër të plotë është i krahasueshëm në madhësi dhe peshë me një APS-C D-SLR, duke ju lejuar të shijoni përfitimet e një sensori me kuadër të plotë pa sakrifikuar portativitetin.
Megjithatë, duke qenë se nga një objektiv i projektuar për kamerat APS-C kërkohet një rreth më i vogël figure, objektivi mund të jetë më i vogël dhe më i lehtë dhe, për pasojë, edhe më ekonomik.
Faktori i prerjes i një sensori APS-C i bën objektete e vogla apo më të largëta, më të mëdha në kuadër, çka në thelbë rrit gjatësinë efektive fokale të cilitdo objektivi me 1.6x. Ky mund të jetë avantazh në zhanre si p.sh. fotografia e faunës së egër, aksionit dhe e sporteve. Përdorimi i një objektivi ekonomik si Canon RF 75-300mm F4-5.6 në një kamerë APS-C jep një gamë zmadhimi efektiv prej 112-480 mm, duke e çuar në territorin e supertelefotos. Objektivi RF 800mm F11 IS STM fiton një gjatësi fokale efektive prej 1280 mm në një kamerë APS-C. Do t'ju duhet të vendosni një zgjatues objektivi ose të përdorni një objektiv më të madh, më të rëndë dhe më të shtrenjtë për të arritur të njëjtën distancë si në një kamerë kuadërplotë.
Kamerat me kuadër të plotë të EOS R System ju lejojnë të zbatoni një prerje 1,6 x për të arritur të njëjtën fushëpamje si një kamera APS-C. Ato gjithashtu kalojnë automatikisht në prerjen 1,6 x kur vendoset një objektiv RF-S. Megjithatë, prerja redukton numrin e megapikselëve krahasuar me regjistrimin me një kamera APS-C të posaçme, prandaj imazhet rezultuese kanë rezolucion më të ulët për zmadhime të mëdha. Por ajo ofron fleksibilitet krijues për të kaluar ndërmjet kuadërplotës dhe APS-C gjatë regjistrimit me të njëjtën kamerë.
Sensorët kuadërplotë të figurës janë përgjithësisht të preferuar për shkrepjen në cilësime të larta ISO, pasi kanë fotozona më të mëdha se sensorët APS-C me të njëjtin numër megapikeslësh, çka do të thotë se mund të shkrepni proporcionalisht më shumë dritë me më pak zhurmë. Shkrepur me Canon EOS R6 Mark II kuadërplotë me objektiv Canon RF 15-35mm F2.8L IS USM në 15 mm, 5 sek, f/5 dhe ISO12800.
Edhe kështu, zhurma e figurës është e mirëkontrolluar te 32.5MP EOS R7 dhe 24.2MP EOS R10, të cilat mund të shkrepin foto mahnitëse me zhurmë minimale në kushte ndriçimi shumë të ulët në nivele shumë të larta ISO. Shkrepur në APS-C Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM në 22 mm, 1/40 sek, f/8 dhe ISO25600.
Përfitimet e një kuadërplota në krahasim me APS-C
Duke qenë se një sensor kuadërplotë ka një fushëpamje më të gjerë, kamera kuadërplotë është ideale për peizazhe masive, ambiente të brendshme arkitektonike ultra të gjera dhe astrofotografi, si dhe për efekt krijues kur dëshironi të ekzagjeroni perspektivën midis planit të parë dhe zonave në sfond.
Si rregull i përgjithshëm, sidomos në aperturat e gjera (numra më të ulët f-), kamerat kuadërplota mund të prodhojnë rreze qartësie më të shkurtër se kamerat APS-C, duke bërë që një pjesë e vogël e imazhit të jetë në fokus të mprehtë dhe të turbullohet më shumë nga sfondi. Kjo është shpesh ideale në natyrën e qetë dhe në fotografinë e portreteve, si dhe në çfarëdo skenari tjetër shkrepjeje ku dëshironi të izoloni subjektin kryesor duke e nxjerrë sfondin jashtë fokusit.
Një avantazh i mëtejshëm i një sensori kuadërplotë lidhet drejtpërdrejt me përmasat më të mëdha. Nëse gjithë të tjerat janë njësoj, fotozonat inviduale ose receptorët e dritës në sensorin kuadërplotë të figurës do të jenë fizikisht më të mëdha se ato në një sensor APS-C me të njëjtin numër megapikselësh. Kështu kanë më shumë potencial dritëmbledhës dhe mund të shkrepin më shumë informacion, me më pak zhurmë figure apo miza, sidomos në cilësime të larta ISO në kushte ndriçimi të ulët. Ky është një aset fantastik në portretet në ambiente të mbyllura dhe në fotografinë e dasmave, si dhe për shkrepjen dorazi në muzg, peizazhe urbane natën dhe çfarëdo rasti kur ju duhet t'i keni shpejtësitë e obturatorit mjaftueshëm të shpejta për të fiksuar lëvizjen në skena me ndriçim të dobët.
Me dizajnin e saj modern, peshëlehtë dhe stabilizimin e integruar të imazhit EOS R8 Mark II kuadërplotë është një kamerë e shkëlqyer për udhëtim, pavarësisht nëse bëni një pushim fundjave në qytet ose udhëtoni në anën tjetër të botës.
Kuadërplota kundrejt APS-C
Kamerat kuadërplota konsiderohen ndonjëherë si më "profesionale" se kamerat APS-C, dhe sigurisht që janë rëndom më të mëdha, duke i bërë më të përshtatshme për përdorim me objektivat e mëdhenj telefoto. Por falë rrezes së gjatë që merrni me kamerën APS-C mund as të mos ju duhet dhe ndonjë objektiv kaq i madh telefoto si fillim.
APS-C mbetet një zgjedhje e mirë për fotografët e udhëtimit, si dhe për fotografët sportivë dhe të faunës së egër që kanë nevojë për rreze të fuqishme telefoto së bashku me lirinë e lëvizjes. Por në peshë afërsisht 499 g (vetëm trupi), Canon EOS R8 Mark II ju jep një performancë kuadërplotë në një kamerë të përshtatshme për udhëtim që është e ngjashme në madhësi me një APS-C DSLR. Në fakt, është ndjeshëm më i lehtë sesa EOS 90D, që peshon afërsisht 701 g (vetëm trupi), ndërkohë që gjithashtu ofron vetëfokusim më inteligjent, një shpejtësi kuadrosh që është katër herë më e shpejtë dhe përfitime të cilësisë së imazhit nga kalimi në kuadër të plotë.
Një kamera me kuadër të plotë është veçanërisht shumë e përshtatshme për regjistrimin e fushëpamjeve jashtëzakonisht të gjera, duke e bërë ideale për shkrepjen e peizazheve ultra të gjera dhe hapësirave të kufizuara gjithashtu. Një kamera APS-C mund të realizojë gjithashtu pamje shumë të gjera me objektiva RF-S ultra të gjera të posaçme, por faktori 1,6 x i prerjes të sensorit nënkupton që një objektiv si RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM ofron një gamë zmadhimi të barasvlershme me kuadër të plotë prej 16-29 mm. Kamerat me kuadër të plotë mund të shfrytëzojnë përzgjedhjen më të zgjeruar të objektivave ultra të gjera, duke ju mundësuar të realizoni pamje më të gjera.
Megjithatë, një nga avantazhet më të mëdha të kuadërplotës është aftësia për të prodhuar një rreze qartësie më të cekët për veçim më të madh të subjekteve. Kjo e bën atë ideale për spikatjen e një portreti në një sfond të turbullt tërheqës. Kjo nuk do të thotë se kamerat APS-C nuk janë një mundësi e mirë për fotografi portreti. Lidhja e një kamere APS-C siç është EOS R7 ose EOS R100 me Canon RF 45mm F1.2 STM peshëlehtë ofron një gjatësi fokale efektive 72 mm – për një perspektivë portreti të shkurtër telefoto klasik – ndërkohë që ruan atë aperturë maksimale f/1,2 ultra të shpejtë për të ndihmuar në tërheqjen e vëmendjes te subjekti juaj.
Fotografi me kuadër të plotë nuk do të thotë kamera të mëdha dhe objektiva të rënda. Dizajni kompakt i EOS R8 Mark II gati për udhëtim plotësohet me një komplet të lenteve zmadhuese RF me peshë të lehtë të barabartë. RF 100-400mm F5.6-8 IS USM, e shfaqur që po vendoset këtu, mund të përdoret krahas RF 24-105mm F4-7.1 IS STM dhe RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM, duke ju dhënë një gamë të gjithanshme për një shumëllojshmëri subjektivesh dhe situatash.
Objektivat RF krahasuar me RF-S
Të gjitha kamerat Canon EOS R System, nga EOS R8 Mark II kuadërplotë dhe EOS R8 e deri te APS-C EOS R7 dhe EOS R10, janë kamera pa pasqyra me të njëjtën mbërthyese objektivi RF të avancuar. Kjo do të thotë se mund të eksploroni të gjithë gamën e objektivave RF të jashtëzakonshme, pavarësisht cilën kamerë të EOS R System zgjidhni. Një numër i vogël kërkon një sensor kuadërplotë për të realizuar potencialin e plotë krijues – siç është fotografimi i një pamjeje rrethore sypeshk 190° me RF 7-14mm F2.8-3.5L FISHEYE STM – por çdo objektiv RF ose RF-S mund të vendoset në çdo trup të EOS R System.
Përveç objektivave me teknologji avangardë fokusimi dhe cilësi optike, mbërthyesja RF ofron shpejtësi shumë më të mëdha transferimi të dhënash dhe gjerësi brezi mes objektivit dhe kamerës, duke mundësuar përftim me vetëfokusim inteligjent dhe gjurmim me shpejtësi dhe precizion të pabesueshëm, nivele të reja fotostabilizimi, optimizim objektivi në kohë reale dhe shumë avantazhe të tjera.
Me prezantimin e EOS R7 dhe të EOS R10 erdhën objektiva të rinj RF-S të projektuar posaçërisht për kamera me mbërthyese RF me sensorë APS-C. Zmadhuesi standard RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM me diapazon fokal efektive prej 29-72mm, është krahasimisht shumë i vogël falë dizajnit të mbledhshëm, me peshë vetëm 130g, ndërsa RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM vjen me diapazon edhe më të madh zmadhimi – diapazon fokal efektiv të barasvlershëm me 35mm, 29-240mm – dhe peshon vetëm 310g, duke e bërë një objektiv tejet fleksibël dhe shumëfunksional për shkrepjen e përditshme dhe fotografinë e udhëtimit.
Nëse kaloni në një kamerë të EOS R System kuadërplotë siç është EOS R8 Mark II ose EOS R8, mund të vazhdoni të përdorni objektivat RF-S, megjithëse kamera do të presë automatikisht imazhin sipas një zone APS-C të sensorit.
Objektiva të tjera RF të preferuara, kompakte, peshëlehta dhe ekonomike për kamerat me kuadër të plotë përfshijnë Canon RF 16mm F2.8 STM, që tek EOS R7 dhe EOS R10 nxjerr ende një fushëpamje të bollshme në gjerësi të barasvlershme me të një objektivi 25,6 mm në një trup kuadërplotë. Për një pamje të barasvlershme 16 mm në një kamerë APS-C, kërkoni Canon RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM.
Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM punon më së miri si fiks standard, me gjatësi fokale efektive prej 56 mm te kamerat e APS-C EOS R System, kompletuar me fotostabilizim optik dhe faktor makrozmadhimi 0,5 x për fotografi nga afër. Canon RF 50mm F1.8 STM është një objektiv i shkëlqyer portretesh, që kombinon një gjatësi efektive fokale prej 80 mm në një kamerë APS-C me aperturë të shpejtë f/1,8 për rreze të shkurtër qartësie. Për udhëtime dhe fotografi rruge, RF 28mm F2.8 STM jep një gjatësi fokale efektive prej 45 mm kur çiftohet me EOS R10 në një dizajn të lehtë dhe kompakt petashuq.
Pavarësisht nëse zgjidhni një objektiv kuadërplotë ose APS-C, EOS R System ju jep akses në një gamë në rritje të objektivave me mbërthyese RF për t'iu përshtatur fotografisë suaj. APS-C ofron një opsion kompakt me rreze të shkëlqyer, ndërkohë që objektivi kuadërplotë ofron më shumë mundësi krijuese – nga shkrepja me kënd të gjerë dhe dritë të ulët deri te kontrolli më i madh mbi rrezen e qartësisë.
Produkte të ngjashme
-
- Risi
EOS R8 Mark II
Cilësi me kuadër të plotë dhe liri krijuese në një trup kompakt, me stabilizim, shpejtësi dhe fokus automatik inteligjent që ju japin siguri. -
-
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
EOS R8
Kaloni në fotografinë dhe videon kuadërplotë dhe realizoni ambiciet tuaja krijuese. -
-
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
EOS R6 Mark II
Foto apo video, aksion apo portret – ndërthurja e rendimentit me cilësinë e figurës te Canon EOS R6 Mark II jua lë të lirë krijimtarinë -
-
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
EOS R50 [E zezë]
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar. -
-
EOS R7
Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen. -
EOS R10
Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C.