Një fotografi portreti e shkëlqyer kërkon një kombinim aftësish. Këtu përfshihen shumë faktorë të ndryshëm, si p.sh të siguroheni që ndriçimi është i duhuri, të afroheni shumë dhe të jeni mjaft të shpejtë në përdorimin e kamerës, si dhe të zgjidhni teknologjinë më të mirë për detyrën përkatëse. Nuk ka rëndësi nëse zgjidhni një kamerë me kuadër të plotë pa pasqyrë si p.sh.Canon EOS R8 për rendimentin e saj optimal në shpejtësi dhe cilësi, apo një kamerë me sensor APS-C pa pasqyrë si p.sh.EOS R50 për kompaktësinë e saj dhe peshën e lehtë, pasi secila ka avantazhet e veta në shkrepjet e portreteve.
Çfarëdolloj kamere që të keni, shpresojmë që këto këshilla t'ju ndihmojnë të shkrepni portrete më të mira, qoftë të miqve, familjarëve, personazheve interesantë që takoni rrugës, portrete të modës, apo edhe të kafshëve shtëpiake.
Këshilla kryesore për të krijuar portrete fantastike
Zgjidhni objektivin më të mirë të portretit për ta bërë subjektin tuaj të dallohet
Zgjidhni objektivin e duhur për portrete për kompozimin tuaj: gjatësitë e mëdha fokale për poza busti ose këndet e gjera për portrete që përfshijnë edhe skenën. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 16 mm F2.8 STM në 1/250 sek, f/2.8 dhe ISO200.
Përveç zgjedhjes së kompletit të duhur për pozën tuaj, mund të përdorni rekuizita dhe ambientin rrethues në kompozim, si p.sh. këto shkallë për të inkuadruar subjektin tuaj. Shkrepur në Canon EOS R5 me objektiv Canon RF 135 mm F1.8L IS USM në 1/60 sek, f/1.8 dhe ISO1600.
Kur shkrepni me një kamerë Canon EOS që përdor objektiva të ndërrueshme, qoftë me një kamerë APS-C, si p.sh. Canon EOS R10 ose EOS R100 ose me një model me kuadër të plotë si Canon EOS R8, zgjedhja e një objektivi me një aperturë të shpejtë maksimale, si p.sh. RF 45mm F1.2 STM ose RF 50mm F1.8 STM, do t’ju ndihmojë të dalloni subjektin tuaj nga sfondi. Apertura super e shpejtë e RF 45mm F1.2 STM ju lejon të bëheni shumë krijues me thellësinë e fushës dhe ju mundëson të vazhdoni shkrepjen në ndriçim tejet të ulët. Për t'i shfrytëzuar në maksimum aperturat e gjera, përdorni modalitetin Aperture priority (Av) ose Manual (M) dhe provoni të përdorni Auto ISO për t'i mbajtur ekspozimet në vlerat e duhura.
Objektivat fiksë me gjatësi fokale prej 50 mm deri në 100 mm janë idealë për fotografi portretesh falë nivelit të ulët të shformimit, që rezulton në portrete të bukura. Përdorimi i një objektivi standard ose fiks me kënd të gjerë, si p.sh. Canon RF 28mm F2.8 STM ose RF 35mm F1.8 IS MACRO STM, në vend të një objektivi me zmadhim do t'ju detyrojë të afroheni dhe të ndërveproni me subjektet tuaja dhe në raste të tilla duhet të gjeni objektiva më të vegjël dhe më komodë.
Mund të përdorni gjithashtu, objektiva zmadhimi të gjithanshme, si p.sh. Canon RF 28-70mm F2.8 IS STM ose RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM, pasi ju japin mundësinë t'i jepni formë portreteve duke përdorur gjatësi të ndryshme fokale, të gjitha me një objektiv. Këto objektiva kanë stabilizim imazhi të brendshëm, gjë që është fantastike për të bërë shkrepje dorazi - duke ju mundësuar të lëvizni rreth subjektit tuaj dhe të ndryshoni gjatësitë fokale për të marrë efekte të ndryshme.
Objektivat telefoto me zmadhim, si p.sh.Canon RF-S 55-210 mm F5-7.1 IS STM ose RF 70-200 mm F4L IS USM janë të shkëlqyer për të shkrepur portrete spontane në një gjatësi fokale të këndshme të portretit prej 85 mm, si dhe më pas për zmadhim nga afër për shkrepje kreative të shikimit ose të detajeve të tjera.
Nëse keni nevojë për ndihmë në zgjedhjen e një objektivi, mjeti praktik i gjetësit të objektivit të Canon do të ofrojë rekomandime të personalizuara në varësi të kamerës suaj, zhanrit të fotografive që doni të shkrepni dhe veçorive që vlerësoni më shumë.
Përqafoni ndriçimin sfidues për portret
Portretet natën mund të jenë të vështira, pasi mund t'ju duhet një blic për të mundësuar dritë të mjaftueshme. Por drita e ambientit rreth subjektit tuaj shpesh mund të jetë shumë atmosferike dhe diçka që do të donit ta mbanit në portretin tuaj. Kamerat me kuadër të plotë pa pasqyra të Canon, si p.sh.Canon EOS R6 Mark II, që vjen me sistem fokusimi “Dual Pixel CMOS AF II”, mund të fokusojnë automatikisht deri në EV -6,5, duke ju lejuar shpesh të shkrepni pa blic edhe në kushte ndriçimi të dobët.
Nëse përdorni blic, modaliteti “Night Portrait”, që përfshihet në shumicën e kamerave Canon EOS, duke përfshirë Canon EOS R100, EOS R8 dhe EOS RP, jua thjeshton të gjitha, pasi ndryshon mënyrën se si operon kamera. Do të përdorë ose blicin e integruar ose do të regjistrojë blicin Speedlite në mbërthyesen aktive për të ndriçuar subjektin tuaj dhe për t'i dhënë kohë të mjaftueshme për dritën a ambientit që të vendosë skenën për foton tuaj. Këtë e bën duke përdorur shpejtësi më të ulëta të shkrehësit dhe duke rregulluar automatikisht cilësimet e kohës së blicit. Pozicionojeni subjektin tuaj që të ndriçohet nga blici dhe jo nga drita e ambientit dhe për rezultate optimale përdorni një stativ për të ndihmuar me reduktimin e dridhjes së kamerës.
Kushtet e shndritshme bëjnë që portreti juaj të mund të përfundojë me shumë kontrast. Për ato momentet kur subjekti ka ndriçim të pasmë me dritë të fortë dielli, mund të ndihmojë blici. Ose lidhni një blic “Speedlite”, si p.s.Canon Speedlite EL-100, në mbërthyesen e kamerës, ose rregullojeni blicin e integruar që të ndizet automatikisht në çdo foto. Kamera juaj do të punojë për të ekuilibruar kushtet e blicit dhe të ndriçimit të ditës për një foto më të fortë ku të dy elementet tuaj – personi dhe sfondi – ndizen në optimum.
Kur shkrepni portrete në natyrë ose portrete ambienti mund të keni gjithashtu vështirësi me ndriçimin. Objektivat fiksë të avancuar, si p.sh.Canon RF 50 mm F1.8 STM, RF 85 mm F2 MACRO IS STM dhe RF 24 mm F1.8 MACRO IS STM ofrojnë një shkallë më të lartë të cilësisë optike, rendimentit dhe fleksibilitetit për menaxhimin e kushteve me ndriçim të dobët. Aperturat e tyre të gjera sjellin më shumë dritë në sensorin e kamerës, duke ju mundësuar të shkrepni në kushte me ndriçim të dobët pa cenuar cilësinë e imazhit, gjë që është ideale kur shkrepni një portret ambienti, për shembull, në një fabrikë me ndriçim të dobët ose në studio artistike. Për më tepër, aperturat e tyre të gjera mundësojnë një rreze qartësie më të cekët, gjë që ndihmon në krijimin e një sfondi me turbullim të lehtë, si dhe elemente të efektit “bokeh” që e nxjerrin subjektin tuaj në pah në një ambient të rrëmujshëm.
Shumë objektiva me montim RF kanë të përfshirë gjithashtu optikë të brendshme më të avancuar dhe veshje të jashtme që ndihmojnë në reduktimin e anomalive të objektivit dhe njollave të dritës, duke siguruar që portretet tuaja në natyrë të jenë të mprehta, të qarta dhe të kapin çdo detaj të subjektit tuaj në mjedisin që e rrethon.
Kur përdorni modalitetet e automatizuara ose gjysmë të automatizuara të shkrepjes, si p.sh. “Aperture priority” (Av) ose kur përdorni “Auto ISO”, mund t’i rregulloni lehtë nëse keni vështirësi me ndriçimin, duke përdorur kompensimin e ekspozimit. Ndërsa mund të tingëllojë kompleks, kompensimi i ekspozimit është thjesht një mënyrë për ta bërë më të çelët apo më të errët atë që ndodhet në foton tuaj. Është veçanërisht e dobishme për të shkrepur tonalitetet e lëkurës për të siguruar që subjektet të mos duken të shpëlara dhe për të kapur tonalitetet më të errëta të lëkurës të cilat dëshironi të duken natyrore. Thuajse të gjitha kamerat Canon kanë një cilësim kompensimi të ekspozimit. Kontrolloni manualin tuaj për të gjetur tuajin.
Praktikoni shkrepjen e portreteve spontane
Bëni përpjekjen për ta mbajtur subjektin të interesuar dhe të relaksuar kur shkrepni. Kjo do t'ju mundësojë të arrini poza më të goditura. Përdorimi i një objektivi me një profil të vogël do të ndihmojë gjithashtu, pasi subjektit tuaj nuk do t'i duket dhe aq trembës sa i madhi. Shkrepur në Canon EOS R100 me objektiv Canon RF 16 mm F2.8 STM në 1/100 sek, f/3.5 dhe ISO1600. © Gary Morrisroe
Shumë kamera Canon, si p.sh. Canon PowerShot G7 X Mark III, EOS R100 ose EOS R8, mund të kontrollohen në distancë me smartfonin tuaj përmes Wi-Fi, falë aplikacionit Canon Camera Connect.
Për disa modele, kjo telekomandë përfshin një pamje të drejtpërdrejtë të asaj që shikon kamera, plus mundësinë për t'i nxjerrë fotot thjesht duke prekur ekranin e telefonit. Pozicionojeni kamerën në një sipërfaqe, pastaj përdorni smartfonin për ta par imazhin dhe për të shkrepur në çastin e duhur. Përdorimi i kësaj teknike mund ta ndihmojë subjektin tuaj të relaksohet, pasi nuk do të jeni duke e parë drejtpërdrejt.
Për të shkrepur portrete të arrira e sa më të natyrshme, provoni të nxirrni disa poza para dhe pasi subjekti të jetë gati dhe duke pozuar për kamerën. Njerëzit do të ndihen më të qetë dhe ju do të keni më shumë gjasë për t'u kapur buzëqeshjen e tyre të natyrshme apo pamjen çamarroke të fëmijëve duke klikuar shkrehësin atëherë kur nuk e presin. Nëse punoni me një kamerë pa pasqyra, si p.sh.Canon EOS R6 Mark II, mund dhe të përdorni modalitetin e obturatorit elektronik për të shkrepur pa zhurmë. Nëse kamera juaj ka modalitet shkrepjeje në seri apo vijimësi, provojeni. Mund të përdorni dhe objektiv me zmadhues dhe të shkrepni nga më larg, që portretet tuaja të duken më pak të sforcuara dhe më të natyrshme.
Kërkojuni shokëve ose familjes të pozojnë për ju për t'u ushtruar më tej. Nëse doni të shkrepni portrete të personave të panjohur, kërkojuni leje. Shpeshherë, njerëzit kanë dëshirë që t'ju merrni pëlqimin e tyre, plus ju jep edhe juve kohë të mjaftueshme për të rregulluar kuadrin.
Eksperimentimi me autoportrete është një mënyrë e mirë për t'u ambientuar me cilësimet dhe me stilet e kompozimit.
Tregoni historinë e një personi me një portret ambienti
Kur përfshini kontekstin në portretet e gjera, merrni parasysh vendndodhjen tuaj. Shikoni sfondin përpara se të shkrepni dhe bëni kujdes të evitoni elementet shpërqendruese. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv Canon RF 28-70mm F2L USM në 70mm, 1/1000 sek, f/2 dhe ISO1600. © Sanjay Jogia
Ky imazh i një burri në tezgën e tij në tregun e fermerëve të Bathi-it është një shembull tipik për dhënien e kontekstit në një shkrepje portreti – lexoni udhëzuesin tonë për shkrepjen e portreteve të njerëzve në ambientet e tyre për më shumë këshilla dhe informacion. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/60 sek, f/2.8 dhe ISO160. © Julian Love
Një portret i dikujt në ambientin e vet të zakonshëm shpesh tregon më shumë nga historia e tij se sa poza e bustit. Për shembull, ju mund të përdorni një objektiv me kënd të gjerë, si p.sh.Canon RF 16 mm F2.8 STM, RF 15-30 mm F4.5-6.3 IS STM ose RF 28 mm F2.8 STM për të shkrepur foto të një kuzhinieri në kuzhinë ose të një fermeri në një lëndinë ku kullosin lopët. Ose përse të mos fotografoni një shokun tuaj muzikant me ambientin e brendshëm të një dyqani kitarash të turbulluar në sfond? Mendoni se çfarë dëshironi në sfondin e fotos suaj dhe përse. Synimi është të shkrepni një imazh që është i fortë nga ana pamore dhe t'i shtoni një shtresë kuptimplotë, si dhe të nxisni shikuesit të kërkojnë për të mësuar më shumë.
Bëni portrete me stil për rrjetet sociale
Ruajtja e një palete konsistente ngjyrash dhe stili i modifikimit në faqet tuaja të rrjeteve sociale i jep përmbajtjes suaj një pamje më koherente dhe profesionale.
Kur krijoni portrete mode për rrjetet sociale, është shumë e rëndësishme të kuptoni audiencën tuaj. Personalizojini shkrepjet tuaja që të reflektojnë stilin me të cilin ndërveprojnë më shumë ndjekësit tuaj, si p.sh stil të vjetër ose modern. Drita natyrale është mikja juaj më e mirë në këto raste pasi u jep një shkëlqim të butë dhe të këndshëm subjekteve. Mundohuni të shkrepni në "orën e artë" menjëherë pas lindjes së diellit ose pak pas perëndimit të diellit dhe merrni një pozë që ju vjen natyrshëm. Është e rëndësishme që të nxirrni personalitetin tuaj në pah, prandaj lëreni sjelljen tuaj të tregojë se kush jeni dhe se çfarë përfaqëson stili juaj i modës.
Në trendet e tilla si "Veshja e ditës" (#OOTD), janë detajet e vogla ato që kanë rëndësi. Sigurohuni që rrobat tuaja të jenë të pastra, të hekurosura mirë dhe aksesorët të jenë të përshtatshëm. Zgjidhini sfondet me kujdes; ato duhet të jenë në harmoni me veshjen tuaj dhe nuk duhet ta tërheqin vëmendjen nga ajo.
Konsistenca në modifikim është gjithashtu shumë e rëndësishme. Mos harroni: mendoni përtej këtij imazhi të vetëm dhe për pamjen përfundimtare të kanalit tuaj. Përpiquni të mbani një faqe koherente nga pikëpamja vizuale, në mënyrë që profili juaj të dallojë nga të tjerët. Dhe për ta mbyllur, rrjetet sociale nuk janë vetëm për të postuar në to, por dhe për të ndërvepruar me të tjerët. Ndërveproni me ndjekësit tuaj pasi të keni publikuar imazhet dhe hidhini një sy influencuesve dhe ikonave të modës për t'u përshtatur dhe përditësuar me trendet e shpejta të rrjeteve sociale. Mos harroni, në portretet tuaja të modës nuk po tregoni vetëm veshjet, por po ndani dhe një pjesë të vetes. Për më shumë informacion se si mund të jeni konsistentë në shkrepjet e një stili të veçantë, lexoni udhëzuesin tonë për shkrepjen e fotove estetike.
Eksperimentoni me teknika krijuese të kamerës
Eksperimentoni me pozat tuaja të portreteve duke përdorur cilësime të ndryshme të Stilit të figurës. Kjo figurë bardhezi është po aq e fortë dhe goditëse sa pozat me ngjyra, në mos më shumë. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv Canon RF 50mm F1.2L USM në 1/1250 sek, f/2.2 dhe ISO1000. © Helen Bartlett
Mendoni se si mund t'ju ndihmojnë cilësimet e kamerës suaj, si p.sh. ekspozimi dhe thellësia e pamjes, për të arritur pamjen që kërkoni. Mos kini frikë të eksperimentoni dhe të luani me atë pamje për të marrë efekte të ndryshme. Mund dhe të provoni të shtoni bokeh në imazhin tuaj për të shtuar një element dinamik, si me rastin e dritave këtu. Nëse të gjitha portretet e njerëzve do të ishin njësoj, bota do të ishte një vend i mërzitshëm. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/125 sek, f/1.8 dhe ISO1250. © Ejiro Dafé
Zgjedhja e aperturës mund të ketë një ndikim të madh në pamjen e portreteve tuaj, kështu që ja vlen të provoni cilësime të ndryshme për të parë se çfarë funksionon më mirë. Aperturat e gjera si f/1.4 dhe f/1.8 krijojnë një thellësi të vogël të fushës, gjë që përmirëson bokeh – zonat e buta, jashtë fokusit të fotografisë suaj. Disa objektiva, si p.sh. RF 45mm F1.2 STM, ofrojnë një aperturë maksimale ultra të gjerë prej f/1.2, duke ju dhënë një efekt bokeh edhe më të fuqishëm që e bën subjektin tuaj të dallohet. Përfshini ndriçime të vogla në sfond për të përmirësuar bokeh dhe për të shtuar atmosferë në portret.
Përveç rregullimit të cilësimeve të kamerës, ka dhe mënyra të thjeshta për të krijuar interes dhe për impakt në pozat e portreteve tuaja. Në vend që të shikoni drejt kamerës, mund t'i kërkoni subjektit të shikojë diku tej, nga një objekt brenda kuadrit ose në distancë. Ose përse të mos provoni ta shkrepni subjektin nga lart duke përdorur një shkallë pune? Ose të përkuleni për të shkrepur nga lartësia e belit? Shkelini rregullat e kompozimit duke e vendosur subjektin të mbushë plotësisht qendrën e kuadrit tuaj. Ose provoni ndriçimin e pasmë, hijet dhe shpejtësitë e ulëta të shkrehësit për t'u shtuar atmosferë portreteve tuaja.
Mund dhe të konfiguroni studion tuaj të shtëpisë për të eksperimentuar me teknika të ndryshme ose për të mësuar më shumë për krijimin e cilësimeve tuaja krijuese për portrete*. Synimi është të eksperimentoni, të mësoni dhe të merrni rezultate me të cilat të jeni të kënaqur.
Shkruar nga Peter Wolinski, Tamzin Wilks dhe Jeff Meyer
Produkte të ngjashme
-
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
EOS R8
Kaloni në fotografinë dhe videon kuadërplotë dhe realizoni ambiciet tuaja krijuese. -
-
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
EOS R50
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar. -
-
EOS R100
Krijoni kujtime të përsosura vizuale në cilësi të jashtëzakonshme me këtë kamerë intuitive EOS R që është gjithnjë gati. -
RF 28mm F2.8 STM
Një objekti i hollë, petashuq dhe peshëlehtë për udhëtime dhe fotografinë e rrugës me rreze fokale fleksibël 28mm dhe aperturë të shpejtë maksimale f/2.8. -
RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS. -
RF 45mm F1.2 STM
Një objektiv fiks standard, ultra i shpejtë f/1.2, me peshë të lehtë, që ofron teknika të avancuara dhe imazhe ekspresive lehtësisht të arritshme. -
RF 50mm F1.8 STM
Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues. -
RF 85mm F2 MACRO IS STM
RF 85mm F2 MACRO IS STM ofron fleksibilitet në plane të afërta me kompresion të lehtë telefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt e peshëlehtë. -
RF 70-200mm F4L IS USM
Një objektiv zmadhues kompakt e peshëlehtë thelbësor i serisë L, RF 70-200mm F4L IS USM është ideal për udhëtim, sporte/natyrë dhe portrete.