Kur shkrep portrete në rrugë, ylli i TikTok, Kym Moseley, përdor Canon EOS R6 dhe të dy objektivat zmadhues dhe fiksë, duke përfshirë Canon RF 70-200mm F2.8L IS USM dhe Canon RF 16mm F2.8 STM. "Të mos kapësh një pozë sepse nuk ke kompletin e duhur është shumë e dhimbshme për t'u përballuar," - thotë ai.
Fotografimi i njerëzve që takoni në rrugë mund të jetë një përvojë e sikletshme, por nuk ka pse të jetë e tillë, thotë anëtari i TikTok dhe fotografi/videografi i njohur, Kym Moseley, i cili ka grumbulluar më shumë se 180 mijë ndjekës në platformën sociale.
Kym nuk është fillestar me portretet në rrugë. Në fakt, afrimi me njerëzit që nuk i ka takuar dhe pyetja nëse mund të nxjerrë portretin e tyre ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në suksesin e tij në internet. Ai vuri re se ndërsa disa njerëz mund të kenë drojë për t'u bërë foto, të tjerët janë të kënaqur kur pyeten dhe me kënaqësi pozojnë për të, veçanërisht nëse ai ofron ta ndajë imazhin me ta më pas, në mënyrë që ata të marrin diçka në këmbim.
Këtu, Kym, i cili përdor një Canon EOS R6, diskuton se si ai zhvilloi besimin për t'iu afruar njerëzve, përfitimet e shfrytëzimit të paparashikueshmërisë dhe vlerën e reagimeve të sinqerta. Ai tregon gjithashtu se si, me ndihmën e një Canon SELPHY Square QX10, është e mundur të shkosh përtej shfaqjes së një fotografie subjekteve në ekranin LCD të kamerës dhe në vend të kësaj t'u prezantosh individëve një printim për të ruajtur përvojën.