Objektivat RF
Shkrepeni botën me cilësi e fleksibilitet të jashtëzakonshëm me një zmadhues kompakt telefoto F2.8 që vjen me stabilizues figure me pesë hapa për të garantuar rezultate optimale në shkrepjet me dorë, fokusim deri në 0,7 m dhe vetëfokusimin më të shpejtë të derisotëm.
Ky zmadhues telefoto F2.8 i performancës së lartë është i treti në treshen thelbësore të objektivave RF të "Canon" që ofrojnë cilësi të jashtëzakonshme figure në një trup kompakt, të ideuar për punë në të gjitha kushtet.
Shikoni specifikimet e plotaZHANRI
Përdorni fushëpamjen 70-200 mm të objektivit për të përmbledhur detaje të bollshme të mëtejshme dhe ambient të pasur me ngjyra e kontrast, si dhe zbuloni një mënyrë të re për shkrepjen e aksionit me stil më dinamik.
ZHANRI
Uluni përtokë për kënde emocionuese dhe shfrytëzoni stabilizimin e figurës me 5 nivele për t'i shkrepur detajet me besim të plotë edhe kur bien nivelet e dritës.
ZHANRI
Falë përmasave kompakte, cilësisë së jashtëzakonshme të prodhimit të serisë "L" dhe aperturës së shpejtë maksimale, mund të rrini të sigurt se ky objektiv do ta tregojë historinë tuaj me detaje e qartësi, cilado qoftë situata.
Sistemi "EOS R" trashëgon të gjitha avantazhet e sistemit EOS si dhe gamën e vet të objektivave, ofron pajtueshmëri të plotë me pjesët ekzistuese optike EF dhe EF-S me adaptorë, si dhe gamën e aksesorëve dhe të bliceve "Speedlite".
Për efikasitet në ndriçim të ulët dhe thellësi pamjeje në shkallë të ulët
Qëndrueshmëri e jashtëzakonshme në nivelet më të ulëta të dritës
Për figura jashtëzakonisht të qarta
Për funksionim vazhduar, të shtruar, të shpejtë dhe pa zhurmë
I vogël dhe kursen vend, për portativitet maksimal
Për komandim të mëtejshëm të ISO, aperturës dhe shkrehësit
RF 70-200MM F2.8L IS USM
Qafore objektivi ET-83F (WIII)
Çantë objektivi 1424, e butë, me rripa
Kapaku i lentes E-77 II
Unazë montimi në stativ (WII)
Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.
Zbuloni se si e ka fituar "Canon" reputacionin për risitë dhe cilësinë e jashtëzakonshme të figurës, si dhe lexoni më tej se si kamerat dhe objektivët e kësaj marke përdoren me kënaqësi nga profesionistët anembanë rruzullit.
ARTIKULLI
Shkoni prapa kuintave në fabrikën e objektivave të "Canon" në Ucunomijë të Japonisë dhe shikoni arritjet inxhinierike, risitë dhe mjeshtërinë që i bëjnë kaq mbresëlënëse objektivat e serisë "L".
ARTIKULLI
Fotografi Matthew Joseph mbi përdorimin e objektivave "Canon f/2.8 trinity RF", që mbulojnë rreze zmadhimi ultra të gjerë, standarde dhe telefoto, për shkrepjen e aksionit.
Objektiva për "EOS R"
Objektivat RF
Objektiva për "EOS R"