Objektiva për "EOS R"
Zmadhuesi më i shpejtë ultrakëndgjerë i "Canon" dhe pjesë e trinisë së objektivave themelorë profesionalë, me motor "Nano USM", 5 nivele stabilizimi figure plus 3 elemente josferike dhe 2 elemente UD për mprehtësi të jashtëzakonshme.
Shkrepni edhe më shumë, edhe në ndriçim të ulët, me këtë zmadhues të shpejtë f/2.8 të serisë L RF ultrakëndgjerë në 15-35 mm, me 5 nivele stabilizimi figure – ideal për rastet ku këndet e reja mund të bëjnë gjithë diferencën.
Shikoni specifikimet e plotaZini vend dhe shikoni një film se si fotografi i nderuar me çmime i fushës së reklamave dhe të stilit të jetesës, Matthew Joseph, ka shkrepur përgatitjen dhe trajnimin e një ekipi rremtarësh elitë me anë të "EOS R" dhe zmadhuesit "RF 15-35mm".
ZHANRI
Përdorni fushëpamjen ultra të gjerë 15-35mm të objektivit për të përmbledhur detaje të bollshme të mëtejshme dhe ambient të pasur me ngjyra e kontrast, si dhe zbuloni një mënyrë të re për shkrepjen e aksionit me stil më dinamik.
ZHANRI
Uluni përtokë për kënde emocionuese dhe shfrytëzoni stabilizimin e figurës me 5 nivele për t'i shkrepur detajet me besim të plotë edhe kur bien nivelet e dritës.
ZHANRI
Falë përmasave kompakte, cilësisë së jashtëzakonshme të prodhimit të serisë "L" dhe aperturës së shpejtë maksimale, mund të rrini të sigurt se ky objektiv do ta tregojë historinë tuaj me detaje e qartësi, cilado qoftë situata
Shkrepni kënde të reja krijuese falë këtij zmadhuesi të shpejtë e të mprehtë f/2.8 që vjen me gjatësi fokale dinamike prej 15-35 mm dhe stabilizim të avancuar figure me 5 nivele
Ngrijeni fotografinë drejt standardeve më të larta, falë tri elementeve josferike dhe dy elementeve objektivi UD, veshjeve të avancuara optike dhe aperturës 9-fletëshe
Gëzojuni fokusimit të shpejtë dhe të saktë falë motorit "Nano USM" që garanton vetëfokusim të çastit dhe pa zhurmë me rrjedhshmëri të jashtëzakonshme lëvizjeje
Shkrepni të qetë në të gjitha rrethanat falë cilësisë së serisë L me izolim atmosferik dhe veshje fluori në elementet e përparme dhe të pasme, për mbrojtje ndaj bulave të ujit dhe pluhurave
Sistemi "EOS R" trashëgon të gjitha avantazhet e sistemit EOS si dhe gamën e vet të objektivave, ofron pajtueshmëri të plotë me pjesët ekzistuese optike EF dhe EF-S me adaptorë, si dhe gamën e aksesorëve dhe të bliceve "Speedlite".
Për efikasitet në ndriçim të ulët dhe thellësi pamjeje në shkallë të ulët
5 nivele stabilizimi për foto pa dridhje
Për figura jashtëzakonisht të qarta
Për funksionim të shtruar, të shpejtë dhe pa zhurmë
Për të parandaluar vezullimin dhe hijezimin
Për komandim të mëtejshëm të ISO, aperturës dhe shkrehësit
RF 15-35MM F2.8L USM
Qaforja e objektivit EW-88F
Çanta e lentes LP1222
Kapaku i lentes
Kapaku i objektivit "E-82 II"
Zbuloni se si e ka fituar "Canon" reputacionin për risitë dhe cilësinë e jashtëzakonshme të figurës, si dhe lexoni më tej se si kamerat dhe objektivët e kësaj marke përdoren me kënaqësi nga profesionistët anembanë rruzullit.
ARTIKULLI
Shkoni prapa kuintave në fabrikën e objektivave të "Canon" në Ucunomijë të Japonisë dhe shikoni arritjet inxhinierike, risitë dhe mjeshtërinë që i bëjnë kaq mbresëlënëse objektivat e serisë "L".
ARTIKULLI
Fotografi Matthew Joseph mbi përdorimin e objektivave "Canon f/2.8 trinity RF", që mbulojnë rreze zmadhimi ultra të gjerë, standarde dhe telefoto, për shkrepjen e aksionit.
ARTIKULLI
Përfaqësuesi i nderit i "Canon", Ulla Lohmann, ka përdorur objektivat "Canon RF 15-35mm F2.8L IS USM" dhe "Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM" për të shkrepur aksionin e një festivali shumëngjyrësh me balona.
Objektiva për DSLR
Objektiva për DSLR
Objektiva për DSLR