Objektiva për DSLR

Canon EF 16-35mm f/4L IS USM

Një lente me rendiment të lartë e serisë L me kënd ultra të gjerë, me teknologjinë e Stabilizuesit të imazhit të integruar.

Përfitimet

  • Kapni më shumë në çdo shkrepje me lentën e zmadhimit me kënd ultra të gjerë

  • Performancë superiore e serisë L me optikë preçizioni

  • Shijoni ekspozimet e qëndrueshme me aperturën kostante f/4

  • Kapni shkrepje të qëndrueshme nën dritë të dobët me një Stabilizues Imazhi me 4 ndalesa

  • Mos humbisni asnjë shkrepje me autofokusin e shpejtë, të heshtur

Veçoritë e detajuara

  • Lentë zmadhimi 16-35mm me kënd ultra të gjerë.

    Kjo lentë e performancës të lartë, me aperturë të fikusar dhe kënd ultra të gjerë kombinon performancën e shkëlqyer optike me fleksibilitetin, duke e bërë ideale për peizazhet, shkrepjet arkitekturore, foto gazetarinë, udhëtimet dhe përdorimin e zakonshëm - duke ofruar imazhe të qarta, të mprehta dhe të zgjerueshme me shumë pak turbullim.

  • Cilësia e serisë L

    Seria L është sfera profesionale kryesore e lentave Canon, duke performancës më të mirën në optikat EF të krijuara me saktësi. Lentat e serisë L kombinojnë rendiment të shkëlqyer me trajtimin superlativ dhe janë të qëndrueshme ndaj pluhurit dhe lagështirës.

  • Aperturë kostante f/4

    Ideale për t'u përdorur në një gamë të gjerë kushtesh ndriçimi, aperatura maksimale f/4 qëndron kostante në rrezen me gjatësi të plotë fokale, prandaj ka shumë pak variacion në shpejtësinë e shkrehësit ose ISO kur zmadhoni.

  • Imazhe të mprehta me Stabilizuesin e Imazhit me 4 ndalesa

    EF 16-35mm f/4L IS USM siguron shkrepje të palëvizshme në të gjitha situatat, veçanërisht kur shkrepni në dorë ose nën dritë të dobët apo në parametrin macro. Lenta inkorporon teknologjinë e Stabilizuesit të Imazhit me katër ndalesa të Canon dhe zbulon automatikisht shkrepjet normale ose livizjet panoramike, duke kaluar në metodën IS optimale për secilën situatë.

  • Fokusimi ultrasonik

    Një motor ultrasonik i llojit unazë drejton fokusimin automatik jashtëzakonisht shpejt dhe pothuajse në heshtje. Rrotullimi i mbajtjes i shkëlqyeshëm siguron se pika e fokusit arrihet saktësisht, pa rregjistruar më tej. Mbivendosja manuale me kohë të plotë ju lejon të akordoni imtësisht fokusin pa lënë metodën AF.

  • Turbullirë e ëmbël e sfondit

    Një diafragmë rrethore e aperturës me 9 tehe i jep zonave jashtë fokusit një ndjesi më të butë, më uniforme - në këtë mënyrë subjektet në planin e parë dallohen qartë kundrejt sfondit të bukur, të turbullt.

  • Cilësi e shkëlqyer e imazheve

    EF 16-35mm f/4L IS USM ka tre elemente asferike për të siguruar mprehtësi dhe qartësi qoshe më qoshe në të gjithë intervalin fokal. Dy elemente UD (Shpërndarje ultra e ulët) virtualisht eliminojnë shmangiet kromatike. Shtresa Super Spectra siguron ekuilibër të saktë të ngjyrës dhe përmirëson kontrastin. Ato gjithashtu zvogëlojnë hijet dhe shkëlqimin – një problem i zakonshëm i shkaktuar nga drita që rikthehet nga një sensor i kamerës. Shtresat fluorine nuk lejojnë pluhurin dhe pikat e ujit që të ngjiten në elementët e lentës të parme dhe të pasme duke ndihmuar për të siguruar cilësinë optimale të imazhit.

  • Distancë fokusimi minimale 0.28m

    Me një distancë fokusimi prej vetëm 0.28m nëpër të gjithë gamën e zmadhimit, ju mund të afroheni më shumë me subjektet tuaja dhe përsëri të provoni fushëpamjen e gjerë.

  • Element i parmë jo-rrotullues

    Vendosni me lehtësi filtrat 77mm falë elementit të parmë jo-rrotullues.

Aksesorët përkatës

  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.
  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 25 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 25mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Kapak lenteje EW-82

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.
  • Aksesor objektivi

    Tapë lenteje E-77II

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Kapak pluhuri për objektiv RF

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.

  • Aksesor objektivi

    Filtër polarizues rrethor PL-C B 77mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 77mm të fijes të filtrit.
  • Aksesor objektivi

    Filtër mbrojtës objektivi 77mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për lentet me fije filtri 77mm.
  • Aksesor objektivi

    Çantë objektivi LP1219

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.
  • Objektiva këndgjerë

    Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.
    Mësoni më shumë