eos-m50-kit-lifestyle-001

Softueri " Canon EOS Webcam Utility"

Me kitet tona cilësore për video dhe me softuerin "Canon EOS Webcam Utility", keni gjithçka që ju duhet për videombledhje, telefonata dhe konferenca pa kufizime. Mësoni më shumë për softuerin tonë të "Canon" për kamerat e internetit.

Qëndro i lidhur

Videothirrjet dhe transmetimi i drejtpërdrejtë janë përmirësuar edhe më tej. Duke e kthyer kamerën tuaj "Canon" në kamerë interneti mund të përjetoni cilësi profesionale figure gjatë videokonferencave tuaja. Merrni pjesë në mbledhjet me kolegët, flisni me shoqërinë e familjen dhe ruajini lidhjet kudo që të jeni duke udhëtuar. Shkarkoni softuerin "EOS Webcam Utility" për të filluar.

Fillojmë

Plotësoni formularin për të shkarkuar softuerin "Canon EOS Webcam Utility" për "Windows" dhe "Mac".

Shkarkojeni për "Windows"

Shkarkim për "Mac"

Këshilla nga Canon: Përdorimi i programit "EOS Webcam Utility"

  • Nëse programi EOS Webcam Utility Beta është tashmë i instaluar në kompjuterin tuaj, çinstaloni versionin Beta, përpara se të përpiqeni të instaloni programin EOS Webcam Utility në kompjuter.
  • Kamera mund të funksionojë vetëm me një program në kompjuterin tuaj për rast. Nëse programi i videokonferencës apo i transmetimit që po përpiqeni të përdorni nuk mund të marrë videobuletinin e kamerës, mbyllini të gjitha programet e tjera të kompjuterit që mund të jenë lidhur me kamerën.
  • Kur përdorni programin EOS Webcam Utility me Messenger në shfletuesin Firefox, EOS Webcam Utility nuk do të listohet si funksion në pajisjen tuaj. Ju rekomandojmë të përdorni variantin për kompjuter të Messenger ose të përdorni një shfletues tjetër.
  • Nuk mund ta garantojmë përputhjen e EOS Webcam Utility me të gjitha programet e videokonferencës dhe/apo transmetimit në treg. Nëse hasni probleme, ju rekomandojmë të përdorni një program tjetër videokonference apo transmetimi, dhe/apo shfletues.

Produktet e pajtueshme

Zbuloni gamën tonë të kamerave premium EOS dhe "PowerShot". Këto modele pajtohen të gjitha me softuerin "Canon EOS Webcam Utility".


Transmetoni me "Canon"

Mësoni më shumë si ta modernizoni kamerën tuaj të internetit për transmetime të drejtpërdrejta dhe videokonferenca me guidën tonë të detajuar.

Mësoni më shumë

Ju duhet ndihmë?

"EOS Webcam Utility" punon me një gamë kamerash të zgjedhura EOS dhe "PowerShot", por për t'jua bërë më lehtë kemi krijuar një guidë blerjesh që të mund të gjeni kamerën e duhur për ju.

Guidë për blerje

eos-m6-mark-ii-kit-lifestyle

Mund të jeni të interesuar në...

Zbuloni gamën e kamerave dhe të softuerit të "Canon" që ju ndihmon të ruani lidhjet kudo që të ndodheni nëpër botë.

Windows, Microsoft, Teams janë markë e regjistruar tregtare e Microsoft Corporation në SHBA dhe/ose shtete të tjera
Google Chrome™ është markë tregtare e Google Inc.
Messenger është markë tregtare nën pronësinë Facebook
Firefox është markë tregtare nën pronësinë e Mozilla Foundation