SanDisk Extreme PRO SDXC UHS-I C10 Memory Card, 64GB
Krijuar për përdorim personal me kapacitet të shpejtë e të lartë ruajtës.
Kamera ideale për krijimin e përmbajtjeve. "Canon EOS M6 Mark II" vjen e pajisur me teknologji që ju mundësojnë shkrepjen e fotove mahnitëse dhe të filmave 4K të jetës suaj në lëvizje, si dhe t'i ndani ato me lehtësi
Shkrepni çastet fluturake në kohë me anë të një kamere që është e shpejtë si rrufeja në reagim, fokusim dhe shkrepje deri në 14 fps. Dizajni portativ i "EOS M6 Mark II" mund të merret thuajse kudo, duke e bërë këtë mjetin ideal fotografik me të cilin mund të dokumentoni jetën tuaj dhe të eksploroni çastet krijuese të jetës së përditshme.
32,5
megapikselë
14
FPS
408 g
Pesha
4K
Filma
Wi-Fi
dhe "Bluetooth"
25 600
Ndjeshmëria ISO
Shikoni se si ambasadori i "Canon", Piotr Malecki, shfrytëzon shpejtësinë dhe prakticitetin e EOS M6 Mark II për të shkrepur çastet fluturake në qytetin e tij të Varshavës.
Jeta lëviz shumë shpejt, qoftë kur jeni duke shkrepur foto në rrugë apo fotografi me natyrë krijuese nëpër udhëtime. Shkrepni gjithçka deri në 14 fps ose duke përdorur shkrepje në seri RAW 30 fps, me vetëfokusim të plotë që i mban subjektet në lëvizje në qartësi maksimale.
Shkrepni foto mahnitëse 32,5-megapikselëshe përplot me detaje dhe atmosferë, edhe në ndriçim të ulët, falë ndjeshmërisë maks. ISO 25 600. Prisni, përpunoni dhe ripërmasoni teksa ruani cilësinë e figurës.
Shkrepni video me sa më shumë konfidencë e krijimtari siç do të bënit me fotot. "EOS M6 Mark II" mund të shkrepë video 4K me deri në 30p dhe filmime "Full HD" me shpejtësi kuadrosh deri në 120p.* Videointervalet në 4K tregojnë detajet e lëvizjes në një shkallë krejt të ndryshme kohore.
Kompozoni nga çfarëdo këndi, duke përdorur një ekran të kthyeshëm me prekje, ose përfshihuni në përjetimin e shkrepjes me një EVF mahnitëse dhe të shkëputshme që e bën më se të lehtë shkrepjen në ndriçim të lartë. Shumë prej komandave të EOS M6 Mark II mund të personalizohen gjithashtu – është si të kesh një kamerë të krijuar posaçërisht për vete.
Me inkuadruesin e heqshëm dhe me peshë vetëm 408 g duke përfshirë baterinë dhe kartën e memories, "EOS M6 Mark II" është aq portativ sa të shkojë kudo në xhepat e xhakoventove apo çantave - gati për çastin kur ju vjen frymëzimi. Provojeni me një objektiv kompakt fiks, si p.sh. EF-M 22mm f/2 STM ose 32mm f/1.4 STM, për një ndjesi klasike reportazhi.
"EOS M6 Mark II" është krijuar për të funksionuar së bashku me pajisjen tuaj inteligjente,* falë lidhjes gjithnjë aktive "Bluetooth" dhe "Wi-Fi" të integruar. Ndani foto e filma me aplikacionin "Canon Camera Connect" dhe sinkronizojini fotot automatikisht me telefonit apo tabletën tuaj. Pajisja juaj mund të përdoret edhe për shkrepje në distancë.
Shkrepje në 14 fps dhe 30 fps në modalitet serie RAW*
Me fokusim të vazhduar
Sensor 32,5-megapikselësh madhësie APS-C
Për cilësi e fleksibilitet mahnitës
Me ndjeshmëri deri në ISO 25 600
Shkrepni atmosferën në ndriçim të ulët
Peshon vetëm 408 g
Për krijimtari në lëvizje
Inkuadrues i heqshëm, opsional, elektronik
Për një përjetim përfshirës në shkrepje
Video 4K dhe deri në 120 fps "Full HD"
Funksione krijuese për produksion filmash
Ekran me prekje, me anim 180˚
Për shkrepje nga kënde krijuese
"Wi-Fi" dhe "Bluetooth®" të integruara
Për ndarje të fotove, vetëshkarkim dhe telekomandim të kamerës**
32,5 megapikselë me ISO deri në 25 600, që mund të zgjerohet deri në 51 200
24,2 megapikselë me ISO deri në 25 600
DIGIC 8
Optimizuesi dixhital i lentes
Korrigjim difraksioni
DIGIC 7
Deri në 14 fps me gjurmim vetëfokusimi
Mbështetje për karta UHS-II
Deri në 9 fps me vetëfokusim fiks
7 fps me gjurmim vetëfokusimi
Deri në 5481 pozicione
143 zona automatike vetëfokusimi
Modalitet pike vetëfokusimi
Shpejtësi e konfigurueshme vetëfokusimi Servo për filma
49 zona automatike
Zgjedhje manuale pike vetëfokusimi në rrjetë 3×3
Deri në 88×100% (horizontalisht/vertikalisht)
në varësi të objektivit të përdorur
Deri në 80×80% (horizontalisht/vertikalisht)
në varësi të objektivit të përdorur
Po, me gjurmim
Jo
Po
Jo
EV-5 deri në 18
EV-1 deri në 18
4K (UHD) (3840×2160) 30/25 fps
Full HD (1920×1080) 60/50, 30, 25 fps
Shpejtësia e lartë e kuadrove për filma në "Full HD" - 120/100 fps
Videointerval 4K
Regjistrim kuadrosh në 4K
Fotografi çasti në video
Full HD (1920×1080) 60/50, 30, 25 fps
Videointerval në "Full HD"
Po
Jo
Shkrehësi elektronik mbështet shpejtësi deri në 1/16000 sek.
Seri RAW 30 fps me funksion pararegjistrimi
-
Lidhja me Wi-Fi
Shkrepje në distancë dhe shkarkim përmes aplikacionit ose në kompjuter/Mac përmes "EOS Utility"
Vetëtransferim i fotove drejt kompjuterit/Mac/pajisjeje me iOS/Android
Wi-Fi dhe NFC
Shkrepje në distancë dhe shkarkim përmes aplikacioni
Karikim i baterisë përmes USB
Ndërrim i modalitetit të fokusit, buton funksioni të rrotullës, buton nisjeje vetëfokusimi
Rrotullë ekspozimi kompensimi
Karikim i baterisë përmes USB
-
Rreth 408 g
Rreth 390 g
Rreth 119,6×70,0×49,2 mm
Rreth 112,0×68,0×44,5 mm
LP-E17
LP-E17
305 shkrepje
295 shkrepje
[1] Shpejtësia e vazhduar e shkrepjes ndryshon në varësi të subjektit dhe të cilësimeve të shkrepjes.
[2] Sipas standardit të testimit CIPA
Trupi i kamerës dixhitale "EOS M6 Mark II"
Kapaku i kamerës R-F-4
Rrip EM-200DB
Battery Pack LP-E17 (me kapak baterie)
Karikuesi i baterisë LC-E17E
Kablloja elektrike
Paketa e manualit të përdoruesit
* Për të përdorur objektivat "EF 50mm f/1.4 USM", "EF 50mm f/1.8 STM", "EF 70-200mm f/4L IS II USM", "EF 70-300mm f/4-5.6 IS II USM" në "EOS M6 Mark II", do t'ju duhet edhe "Mount Adapter EF-EOS M".
Krijuar për përdorim personal me kapacitet të shpejtë e të lartë ruajtës.
Mbajeni DSLR dhe dy objektivat tuaj të sigurt me këtë çantë supi të stilizuar "Canon"
Një bateri rezervë ose këmbimi origjinale nga "Canon" për kamerën tuaj të pajtueshme.
Një inkuadrues elektronik për kamera të zgjedhura "PowerShot" dhe "EOS M".
Ky adaptor kompakt montimi ju mundëson lidhjen e çfarëdo objektivi EF dhe EF-S në të gjithë gamën e kamerave pa pasqyrë "EOS M"
Mbajeni kamerën me stil, me këtë rrip cilësor lëkure poliuretani
Një kokë kërcyese/rrotulluese blici për ndriçim fleksibël e krijues, për rezultate natyrale, si brenda ashtu edhe jashtë
Stereomikrofoni i drejtuar me disenjim kondensatori elektrik për regjistrim filmik praktik e të cilësisë së lartë
Një blic "Speedlite" me një kokë unike të motorizuar kërcyese për ndriçim profesional automatik
Një karikues baterie rezervë ose këmbimi për kamerën tuaj të pajtueshme