Një DSLR me funksione të plota që ju shpie më pranë, ju mundëson të shkrepni më shpejt dhe të nxirrni foto mahnitëse 32,5-megapikselëshe
Një balancë e përkryer mes shpejtësisë, cilësisë së figurës dhe portativitetit – ideale për të qenë më pranë natyrës dhe për të shkrepur sporte me lëvizje të shpejta.
32,5
megapikselë
10
FPS
APS-C
Sensori CMOS
4K
Filma
Dërguesi / marrësi
optik
1300
shkrepje në seri
ISO
25 600
Wireless
Lidhja me Wi-Fi
"EOS 90D" është krijuar përreth një sensori 32,5 MP APS-C që i jep objektivit distancë telefoto 1,6-fish që do të kishin në kamerat kuadërplotë. Fantastik për rastet kur ju duhet të jeni mu në mes të aksionit.
Shikojeni "EOS 90D" në aksion në terren
Fotot në rezolucion të plotë nga "EOS 90D" 32,5-megapikselëshe mund të priten, rrotullohen e ripërmasohen me cilësi figure të detajuar mjaftueshëm për printime të mëdha. Gjeni skena brenda skenave dhe rregulloni kompozimin për rezultate ideale.
Zbuloni më shumëZbuloni çaste që është e pamundur t'i vini re me sy të lirë, duke shkrepur foto 32,5-megapikselëshe me deri në 10 kuadro në sekondë. Ndjeshmëritë e larta ISO (deri në ISO 25 600) ju mundësojnë ngrirjen e aksionit me shpejtësi marramendëse shkrehësi, deri në 1/8000 sek.
"EOS 90D" ka një inkuadrues të ndritshëm optik me afro 100% mbulim që ju mundëson ta shihni aksionin ndërsa ndodh dhe jua bën më të lehtë të gjurmoni subjekte që lëvizin shpejt, si p.sh. zogjtë në fluturim. Një ekran inteligjent i personalizueshëm tregon informacionin bazë të shkrepjes, që ta dini gjithnjë se çfarë po ndodh edhe kur jeni nën presion.
Ekrani me prekje dhe kënd të ndryshueshëm i "EOS 90D" ju mundëson shkrepje komode nga kënde të ndryshme. Mund të fokusoheni e të shkrepni me një të prekur, duke e bërë këtë një mënyrë shumë intuitive pune.
Edhe subjektet më të shpejta gjurmohen dhe mbahen në qartësi kristal falë sistemit të avancuar të vetëfokusimit. Vetëfokusimi me 45 pika tipi kryq punon me një sensor 220 000-pikselësh ekspozimi RGB+infrakuq për ndjeshmëri të jashtëzakonshme në ndriçim të ulët, si dhe për njohjen e subjektit.
"EOS 90D" është më e fundit në një linjë të gjatë kamerash DSLR nga "Canon", secila një rafinim dhe evolucion nga modeli pararendës. Ky dizajn i sigurt dhe i personalizueshëm ndihet instinktiv që në çastin që e merrni në dorë - kontrollet ju përkojnë më së miri me gishtat dhe kamera është e balancuar më së miri me objektiva të gjatë telefoto dhe të shkurtër me kënd të gjerë, nga gama e zgjeruar e pjesëve optike të "Canon".
"Bluetooth" dhe "Wi-Fi" i integruar i shton një tjetër plan krijimtarisë suaj. "EOS 90D" punon së bashku me pajisjet inteligjente që kanë aplikacionin "Canon Camera Connect"* për t'jua bërë më të lehtë ndarjen e fotove përmes mesazhimit dhe rrjeteve sociale. Mund madje ta telekomandoni kamerën, për të nxjerrë pikëpamje të ndryshme.
* Funksioni i "Bluetooth" me aplikacionin "Camera Connect" kërkon që pajisja inteligjente të jetë e pajisur me "Bluetooth" versioni 4.0 (e lart). Duhet gjithashtu që pajisja inteligjente të përdorë sistemin operativ iOS 11.4 (e lart) ose Android 5.0 (e lart), shihni specifikimet për detaje"EOS 90D" është një mjet fantastik produksioni filmash, me mundësinë për të shkrepur rezolucione deri në 4K dhe shpejtësi kuadrosh deri në 120p në modalitet "Full HD". Sistemi ynë i jashtëzakonshëm i fokusimit "Dual Pixel CMOS AF" i ruan gjërat të qarta dhe kinematografike. Lidhjet e mikrofonit dhe të kufjeve ju mundësojnë shkrepjen e kolonës zanore që është po aq e vlefshme sa dhe figura.
Shkrepje të shpejta të vazhdueshme
Shkrepni aksionin deri në 10 fps
Gjurmim fokusi iTR
Mbajini në fokus edhe subjektet me lëvizje të shpejtë
Sensor 32,5-megapikselësh "APS-C CMOS"
Për detaje emocionuese
Filmim në 4K dhe "Dual Pixel CMOS AF"
Cilësi e jashtëzakonshme videoje dhe audioje
Inkuadrues inteligjent optik
Komod në përdorim edhe për periudha të gjata
ISO maksimale 25 600
Shkrepje duke e mbajtur në dorë dhe në ndriçim të ulët
45 pika vetëfokusimi të tipit kryq me multikontrollues
Fokusohuni shpejt dhe saktë edhe në ndriçim të ulët
"Wi-Fi" dhe "Bluetooth®"
Për ndarje të figurës dhe telekomandim të kamerës*
32,5 megapikselë me ISO deri në 25 600
24,2 megapikselë me ISO deri në 16 000
DIGIC 8
Optimizuesi dixhital i lentes
Korrigjim difraksioni
DIGIC 6
Deri në 10 fps me gjurmim AF/AE përmes OVF
11 fps në "LiveView" dhe vetëfokusim fiks
Mbështetje për karta UHS-II
Deri në 7 fps me gjurmim AF/AE
7 fps në "LiveView" dhe vetëfokusim fiks
45 pika AF të llojit të kryqëzuar
27 pika në përputhje me f/8
45 pika AF të llojit të kryqëzuar
27 pika në përputhje me f/8
Po
Jo
Po
Jo
Po (gjatë "Live View")
Jo
Po
Jo
Rreth Sensor matës 220 000-pikselësh RGB+infrakuq
216-zonësh (18×12)
Rreth Sensor matës 7560-pikselësh RGB+infrakuq
63-zonësh (9×7)
4K (UHD) (3840×2160) 30/25 fps
Full HD (1920×1080) 60/50, 30, 25 fps
Shpejtësia e lartë e kuadrove për filma në "Full HD" - 120/100 fps
Videointerval 4K
Regjistrim kuadrosh në 4K
IS dixhital i filmit
Full HD (1920×1080)
60/50, 30, 25, 24 fps
Shkrehësi elektronik mbështet shpejtësi deri në 1/16000 sek.
Njëpozësh i pazëshëm
Jo
Lidhja me Wi-Fi
Shkrepje në distancë përmes aplikacioni apo kompjuteri/Mac
Vetëtransferim drejt kompjuterit/Mac/pajisjeje me iOS/Android
Wi-Fi dhe NFC
Shkrepje në distancë përmes aplikacioni në kompjuter/Mac
701g
730 g
Rreth 140,7×104,8×76,8 mm
Rreth 139,0×105,2×78,5 mm
BG-E14
BG-E14
LP-E6N
LP-E6N
1300 poza[2]
960 poza[2]
[1] Shpejtësia e vazhduar e shkrepjes ndryshon në varësi të subjektit dhe të cilësimeve të shkrepjes.
[2] Sipas standardit të testimit CIPA
Trupi i zi i kamerës dixhitale "EOS 90D"
Kupë syri EF
Kapak kamere R-F-3
Rrip i gjerë EW-EOS 90D
Battery Pack LP-E6N (me kapak baterie)
Karikuesi i baterisë LC-E6E
Kablloja elektrike
Paketa e manualit të përdoruesit
Krijuar për përdorim personal me kapacitet të shpejtë e të lartë ruajtës.
Shtoni një kapëse baterie në kamerën tuaj "EOS" për të zgjatur jetën e baterisë dhe për të përmirësuar mënyrën si e kapni kamerën.
Një blic "Speedlite" me një kokë unike të motorizuar kërcyese për ndriçim profesional automatik
Shkrepni me valë në largësi prej deri në 5 m me kamerën tuaj të pajtueshme
Stereomikrofoni i drejtuar me disenjim kondensatori elektrik për regjistrim filmik praktik e të cilësisë së lartë
Regjistron koordinatat GPS për çdo foto të shkrepur me aparate dhe kamera EOS
Mbajeni kamerën tuaj të pajtueshme DSLR në mënyrë të sigurt, teksa e mbroni nga pluhuri dhe gërvishtjes
Mbani me kujdes e stil gjithçka që ju duhet në një udhëtim fotografik gjatë fundjavës me këtë çantë shpine në sasi të kufizuar.
Një blic "Speedlite" rendimenti të lartë për fotografët profesionistë
Një kamerë e fuqishme portative, pa pasqyra, me rezolucion 32,5 megapikselë dhe deri në 14 fps shkrepje të vazhduar.
Pavarësisht se çfarë shkrepni, të jeni të sigurt për cilësi figure pa kompromise dhe një rendiment tërësor profesional
Qoftë nëse dëshironi të realizoni projekte më ambicioze, qoftë nëse jeni duke kaluar në nivel profesional në fotografinë tuaj, kamera "EOS 6D Mark II" ju jep atë që ju nevojitet për të hedhur hapa të tjerë emocionues
Eksploroni krijimtarinë tuaj me linjën tonë të kamerave SLR kuadërplotë dixhitale dhe pa pasqyra.
Eksploroni krijimtarinë tuaj me linjën tonë të kamerave SLR kuadërplotë dixhitale dhe pa pasqyra.
Merrni të gjitha të rejat më të fundit dhe informacione për produktet
ABONOHU