Nuk e keni gjithmonë luksin e kohës kur realizoni fotografi gjatë udhëtimeve. Mund të keni vetëm pak orë për të eksploruar një destinacion ose mund të përjetoni një aventurë gjatë pushimeve që ndodh vetëm një herë në jetë dhe që përfundon para se të arrini të merrni kamerën. Ushqime të shijshme lokale, çaste spontane me familjen, takime rastësore të shkurtra me kafshë të egra – mundësitë për të realizuar fotografi mund të zhduken sa hap e mbyll sytë.
Atëherë, si mund të përfitoni sa më shumë nga çdo mundësi dhe të realizoni fotografi më të bukura gjatë udhëtimeve që ia vlen t’i ndani me të tjerët?
Influencuesja dhe fotografja spanjolle Diana Millos, e shfaqur më sipër duke mbajtur një Canon EOS R10, filloi të udhëtonte për të marrë pjesë në festivale dhe koncerte muzikore. Kjo i ndezi një dashuri për aventurën, e cila shpejt lulëzoi në një karrierë me kohë të plotë si fotografe dhe blogere profesioniste udhëtimesh me më shumë se 150 mijë ndjekës në Instagram.
Fotografja gjermane në profesion të lirë, Frauke Hameister, e njohur si Frauki në rrjetet sociale, ka krijuar gjithashtu një numër të madh ndjekësish besnikë në Instagram. E njohur për qasjen e saj të rrëfimit të aventurave në natyrë, ajo ka bashkëpunuar me borde turistike dhe klientë tregtarë, si dhe ka qenë ndër fotografet e para që ka përdorur kamerën e përshtatshme për udhëtime, Canon EOS R8 Mark II.
Këtu, Diana dhe Frauki ndajnë 10 këshilla për fotografimin gjatë udhëtimeve për të realizuar imazhe të paharrueshme kudo që t'ju çojnë udhëtimet.
10 këshilla dhe teknika kryesore për fotografimin e udhëtimeve
10 këshilla fotografie për udhëtime
- Zbuloni mundësitë për të realizuar fotografi përpara se të mbërrini
- Merrni me vete një kamerë të dedikuar që nuk do t'ju rëndojë
- Zgjidhni objektivin që i përshtatet nevojave tuaja
- Zgjohuni që herët
- Kthehuni në vendet tuaja të preferuara gjatë gjithë ditës
- Vendosni veten në kuadër
- Regjistroni dhe video, përveç fotove
- Punoni me këndet për foto që dallojnë nga turma
- Krijoni një histori fotografike të udhëtimit
- Eksperimentoni në dritë të ulët dhe gjatë natës
Fotografja e udhëtimeve dhe blogere, Diana Millos, i hulumton gjithmonë destinacionet e saj për të përcaktuar vendet më të mira për të fotografim. Kjo pamje mahnitëse e tavanit të dekoruar në Sallën e Ambasadorëve në Alcázar të Seviljes është realizuar gjatë një pushimi në qytet në Spanjë me Canon EOS R10. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM në 18mm, 1/250 sek, f/4,5 dhe ISO12800. © Diana Millos
Kur inkuadroni fotot tuaja, Diana shpjegon se është e rëndësishme të merrni parasysh atë që keni ndërmend të bëni me imazhin dhe ta përshtatni kompozimin sipas rastit. Për shembull, imazhet e portreteve të publikuara në Instagram duhet të kenë një format kuadri prej 4:5. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM në 1/200 sek, f/1,8 dhe ISO200. © Diana Millos
Këshilla 1: Zbuloni mundësitë për të realizuar fotografi përpara se të mbërrini
"Planifikimi paraprak është absolutisht thelbësor në fotografimin gjatë udhëtimeve", thotë Diana. "Sapo ta di se ku do të shkoj, filloj të hulumtoj në internet për vende me interes, duke përdorur rrjetet sociale, blogjet dhe Pinterest."
“Kërkoj vende që më frymëzojnë, kështu që kam një ide të mirë se ku dua të shkoj dhe si të mbërrij atje. Kjo më jep një kuadër për të planifikuar fotot e mia, por, pas mbërritjes, kërkoj për kënde dhe perspektiva të ndryshme që nuk i kam parë në internet, që të mund të jem krijuese dhe përpiqem të sjell diçka origjinale dhe unike në imazhet e mia."
Për Frauki-n, kërkimi për një destinacion për të identifikuar mundësi unike për fotografi shpesh fillon me burime analoge, si "revistat dhe librat e vjetër", megjithëse ajo përfiton gjithashtu nga aplikacionet e hartave, si Google Maps dhe Strava. Ajo rekomandon gjithashtu të merrni këshilla nga vendasit: "Sapo të mbërrini në destinacion, flisni me njerëzit. Zakonisht, ata janë të gatshëm t'ju rekomandojnë vende, nëse u kushtoni më shumë se dy minuta kohë për të biseduar me ta."
Frauki me një Canon EOS R8 Mark II. Edhe pse ka një sensor me kuadër të plotë, kamera është kompakte, ka peshë të lehtë dhe mund të mbahet me vete lehtësisht. Ajo ju ndihmon të realizoni imazhe më të qarta duke e mbajtur kamerën në dorë, falë stabilizimit të fuqishëm të integruar të imazhit, si dhe mund të shkrepë deri në 40 fotografi në sekondë, duke e bërë ideale për të shkrepur momente të udhëtimeve që mund t’i humbisni lehtësisht.
Këshilla 2: Merrni me vete një kamerë të dedikuar që nuk do t'ju rëndojë
Kamera më e mirë për fotografimin gjatë udhëtimeve është ajo që mund ta mbani me vete lehtësisht gjatë gjithë ditës. Kamerat e celularëve inteligjentë janë praktike për fotografi të shpejta, por një kamerë e dedikuar ju ofron një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e imazhit, performancë dhe mundësi krijuese.
Kamerat kompakte mund të kenë qenë zgjedhja kryesore në të kaluarën, por dizajni me peshë të lehtë i kamerave EOS R System dhe objektivave përkatës bën që tani të jetë po aq e lehtë të udhëtoni me një kamerë me sensor më të madh dhe më shumë kontrolle. Kjo ju ofron cilësi superiore të imazhit dhe fleksibilitetin për të ndërruar objektivat dhe për të kapur gjithçka, nga kafshët e egra në distancë te peizazhet e gjera dhe pamjet plot gjallëri të rrugëve.
Një kamerë me kuadër të plotë ofron cilësi të jashtëzakonshme, edhe në kushte me ndriçim jashtëzakonisht të ulët, si dhe e bën më të lehtë arritjen e një thellësie të ulët të fushës, e cila ndihmon që subjekti juaj të spikatë. Kamera Canon EOS R8 dhe, së fundi EOS R8 Mark II, janë kamera të jashtëzakonshme dhe me kuadër të plotë për udhëtime, të cilat kombinojnë peshën e lehtë me vetëfokusimin inteligjent që mban me saktësi në fokus njerëzit, kafshët dhe automjetet ndërsa lëvizin. Kamera EOS R8 Mark II është pak më e rëndë, pasi ka stabilizim të integruar të imazhit, duke ju mundësuar të realizoni fotografi më të qarta pa stativ.
Kamerat me sensorë më të vegjël të përmasave APS-C janë edhe më të lehta për t’u marrë me vete. "Më pëlqen shumë Canon EOS R10," - pohon Diana. “Është thjesht perfekte për fotografinë e udhëtimeve dhe fotografimin gjatë gjithë ditës, sepse është shumë e vogël dhe e lehtë. Përshtatet lehtësisht në një çantë kamerash me madhësinë e një çante dore, edhe me një ose dy objektiva shtesë, është gjithsesi e fuqishme dhe cilësia e fotove është e përsosur. Gjithashtu më pëlqen shumë të jem në gjendje të shikoj paraprakisht ndriçimin, kontrastin dhe ngjyrën në inkuadruesin elektronik, që të di se si do të dalë fotografia."
Nëse jeni fillestarë në fotografi, por po kërkoni një kamerë të besueshme të sistemit EOS R për fillestarë, për të realizuar kujtime perfekte gjatë aventurës suaj të radhës, EOS R100 është mjaftueshëm e vogël për t’u mbajtur në çantë, por mjaftueshëm e aftë për të realizuar fotografi dhe video me cilësi të lartë pikërisht në momentin që kujtimet ndodhin.
Për ata që preferojnë një kamerë kompakte për videoblogim, PowerShot G7 X Mark III e cila mund të mbahet në xhep, ka një objektiv fiks me një gamë të gjithanshme zmadhimi, si dhe mundësi regjistrimi video në 4K dhe fotografi të shkëlqyera me rezolucion 20,1 MP.
Krahasimi i përmasave dhe peshës së kamerave kompakte Canon për udhëtime
Kamera
(Gjerësi x lartësi x thellësi, afërsisht)
(me kartë dhe bateri, afërsisht)
Canon EOS R8 Mark II
Canon EOS R8
Canon EOS R10
Canon EOS R100
Canon PowerShot G7 X Mark III
Canon RF-S 18-150MM F3.5-6.3 IS STM ju ofron gjithçka, nga perspektiva me kënd të gjerë deri te rrezja e fuqishme telefoto, në një kamerë APS-C, pa pasur nevojë të merrni me vete ose të mbani objektiva shtesë.
Dizajni me peshë të lehtë dhe kompakt i objektivit Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM plotëson një kamerë portative me kuadër të plotë, si Canon EOS R8 Mark II. Gama fleksibël e gjatësive fokale ju lejon t’i inkuadroni skenat në mënyra të ndryshme, ndërsa stabilizuesi optik i imazhit me 5 ndalesa i mban të qëndrueshme fotografitë dhe videot. Shkrepur me Canon EOS R8 Mark II me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 105 mm, 1/1000 sek, f/7.1 dhe ISO400. © Frauke Hameister
Këshilla 3: Zgjidhni objektivin që i përshtatet nevojave tuaja
"Nëse kam dalë për të shkrepur nga agimi deri në mbrëmje, nuk dua të mbaj një çantë të rëndë me aksesorë, ndaj përpiqem t'i mbaj në minimum objektivat e tjerë," - thotë Diana.
Objektivat e përshtatshëm për udhëtime për Canon EOS R10 përfshijnë RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM, i cili ka një dizajn veçanërisht kompakt, të palosshëm dhe peshon vetëm 130 g. Për një gamë më të gjerë zmadhimi, RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM ju mundëson të përshtateni menjëherë me pothuajse çdo skenar fotografimi pa pasur nevojë për një objektiv shtesë.
Gjëja më e mirë për kamerat EOS R System të Canon është se mund të përdorni objektiva të përputhshëm kuadërplotë në trupat e formatit APS-C dhe anasjelltas. Për shembull, Canon RF 35mm F1.8 IS MACRO IS STM ofron të njëjtin kënd shikimi me EOS R10 si një gjatësi fokale prej 56 mm në një kamerë me kuadër të plotë si EOS R8 Mark II.
Nëse keni një kamerë APS-C, si p.sh. EOS R10, duhet të merrni parasysh faktorin e prerjes 1,6x të sensorit më të vogël, pavarësisht nëse përdorni një objektiv RF (me kuadër të plotë) ose një objektiv RF-S (APS-C). Kjo do të thotë se objektivi ofron një kënd më të ngushtë shikimi se sa do të ofronte në një kamerë me kuadër të plotë. Për shembull, Canon RF 35mm F1.8 IS MACRO IS STM me EOS R10 ofron të njëjtin kënd shikimi që do të ofronte një gjatësi fokale prej 56 mm në një kamerë me kuadër të plotë, si EOS R8 Mark II.
Nëse keni një kamerë me kuadër të plotë dhe madhësia dhe pesha janë përparësitë tuaja gjatë udhëtimeve, atëherë objektivat RF-S, si Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM ose RF-S 55-210mm F5-7.1 IS STM janë disa opsione, megjithëse kërkojnë disa kompromise. Objektivi do të jetë plotësisht funksional, por për shkak se projekton një rreth më të vogël imazhi mbi sensor, kamera do ta presë automatikisht imazhin për t’iu përshtatur zonës me përmasa APS-C. Kjo mund të jetë një mënyrë e dobishme për të arritur një konfigurim më të lehtë, por rezultati do të ketë rezolucion më të ulët dhe do të jetë ndryshe krahasuar me të njëjtën fotografi të shkrepur nga e njëjta distancë me një objektiv të posaçëm me kuadër të plotë në të njëjtën gjatësi fokale.
Një objektiv fiks, standard e i shpejtë, si Canon RF 50mm F1.8 STM ose Canon RF 45mm F1.2 STM, është një tjetër mundësi e shkëlqyer për udhëtime, si për EOS R10, ashtu edhe për EOS R8 Mark II. Në EOS R10, këto objektiva ofrojnë përkatësisht gjatësi fokale ekuivalente me 80 mm dhe 72 mm në një kamerë me kuadër të plotë. Zgjedhjet kryesore për sa i përket zmadhimit përshijnë objektivat me peshë të lehtë Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM dhe RF 100-400mm F5.6-8 IS USM, të cilët në EOS R10 ofrojnë përkatësisht diapazone të gjatësive fokale ekuivalente me 38-168 mm dhe 160-640 mm në një kamerë me kuadër të plotë. RF 100-400mm F5.6-8 IS USM është gjithashtu shumë kompakt për një objektiv telefoto me një rreze kaq të gjatë.
Nëse jeni duke shkrepur në diell, njerëzit ose objektet në plan të parë ka të ngjarë të dalin si silueta. Mos e luftoni, por përqafojeni si mundësi për të shkrepur atmosferën.
Këshilla 4: Zgjohuni që herët
"Vendet turistike mbushen me njerëz, madje edhe në orët e para të mëngjesit", thotë Diana. “Unë ngrihem shumë herët për të shmangur turmat, në mënyrë që të kap skena pa njerëz, ose ndonjëherë vetëm me një person të vetëm për të shtuar interesin. Në këto raste keni dhe të mirën e ndriçimit të bukur me lindjen e diellit, çka e bën këtë dhe kohën time të preferuar për të shkrepur."
E ashtuquajtura “ora e artë” është ora pas lindjes së diellit dhe ora para perëndimit të diellit, kur dielli është ulët në qiell dhe përhap një shkëlqim të artë që mund t’u japë fotografive gjatë udhëtimeve një magji të vërtetë. Diana shkrep gjithmonë në skedarë RAW, që të rregullojë mirë balancën e së bardhës dhe ekspozimin për të përmirësuar paraqitjen e ngjyrave, pikat kryesore dhe hijet kur vjen për të redaktuar fotografitë e saj në programet grafike si Digital Photo Professional nga Canon.
Frauki sugjeron ta vizitoni një vend edhe në kushte të këqija atmosferike, si dhe herët në mëngjes ose në orët e vona të pasdites. "E shoh si një opsion ku ia vlen të shkoni kur parashikimi i motit tregon se kushtet nuk do të jenë ideale, sepse pak shi dhe mjegull krijojnë skena vërtet magjike", thotë ajo. Ajo shton se kombinimi i dritës dhe motit interesant "mund ta bëjë një vend krejtësisht ndryshe nga fotografia tipike me diell që mund të keni parë në Instagram".
Nëse mundeni, vizitoni destinacionet e njohura në fillim ose në fund të ditës, kur ka më pak njerëz. Do të keni më shumë liri për të eksploruar vende të ndryshme dhe ndriçimi mund të jetë gjithashtu më interesant. Shkrepur në Canon EOS R8 me objektiv Canon RF 24-50mm F4.5-6.3 IS STM në 24mm, 1/80 sek, f14 dhe ISO320. © Martin Bissig
Këshilla 5: Kthehuni në vendet tuaja të preferuara gjatë gjithë ditës
"Megjithëse më pëlqen të shkrep me lindjen e diellit, mendoj se është e rëndësishme t'i rivizitosh vendet e bukura në momente të tjera të ditës," - këshillon Diana. “Skenat gumëzhitëse mund të japin gjithashtu fotografi të shkëlqyera udhëtimi, duke kapur kulturën dhe frymën e një vendi. Zonat e hijeve dhe të dritës, dhe mënyra se si dielli ndriçon një skenë, ndryshojnë rrënjësisht me kalimin e ditës."
Mos harroni se dielli lëviz nëpër qiell, kështu që nëse, për shembull, pikat referuese dhe ndërtesat që dëshironi të fotografoni janë në hije në mëngjes, mund t'ia vlejë të ktheheni pasdite kur drita ka ndryshuar.
Aplikacioni Canon Camera Connect jo vetëm që ju mundëson të kontrolloni kamerën në distancë, por gjithashtu ju lejon të shkarkoni menjëherë fotografitë në telefonin tuaj, gati për t’i ndarë në rrjetet tuaja sociale. Canon EOS R8 Mark II dhe kamera të tjera të mbështetura ju lejojnë gjithashtu të lidheni me valë në image.canon për të krijuar automatikisht kopje rezervë të fotografive në renë kompjuterike.
Kur bën foto udhëtimi, Diana-s i pëlqen shpesh të shfaqet në kuadër. Për mprehtësi para-mbrapa, ku si subjekti, ashtu edhe sfondi janë thelbi i kompozimit tuaj, ruani aperturë të vogël (f-stop i lartë) në nivelin nga f/8 deri në f/11. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM në 18mm, 1/100 sek, f/5,6 dhe ISO100. © Diana Millos
Këshilla 6. Vendosni veten në kuadër
“Teknika ime e preferuar e fotografimit të udhëtimit është të kërkoj simetri brenda skenave, me linja të pastra dhe të rregullta që krijojnë forma të guximshme”, - shpjegon Diana. “Më pëlqen gjithashtu të përfshihem dhe vetë në foto, kështu që gjithmonë mbaj një stativ dhe përgatis kamerën përpara se të futem në kuadër”.
Programi Canon Camera Connect ju mundëson të komandoni kamerën nga telefoni dhe të bëni çfarëdo rregullimi nga distanca. Gjithashtu mund ta shqyrtoni pamjen dhe të rregulloni vetëfokusimin ndërsa jeni në kuadër.
Canon EOS R10 është një kamerë ideale për videoblogimin e udhëtimeve. Mund të regjistrojë përtej cakut të zakonshëm kohor prej 30 minutash dhe opsioni i tij "Movie digital IS" ndihmon në stabilizimin e pamjeve të shkrepura gjatë ecjes.
Canon EOS R8 Mark II është e pajisur me një sërë veçorish video me cilësi të lartë, të cilat mund t’i eksploroni kur dëshironi të kaloni përtej fotografive. Modaliteti "Lëvizje e ngadaltë dhe e shpejtë (Slow & Fast Motion)", ju lejon të regjistroni lëvizje në mënyra krijuese, ndërsa "Pamje kinematografike (Cinema View)" ju lejon të shkrepni një pamje më kinematografike.
Këshilla 7: Regjistroni dhe video, përveç fotove
Kamerat e sistemit EOS R mund të regjistrojnë edhe video, përveç fotografive dhe kalimi nga një modalitet te tjetri është i shpejtë dhe i thjeshtë kur ju nevojitet. “Videoja po shfaqet gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, ndaj është e rëndësishme për mua të bëj dhe video, veç fotove,” - thotë Diana. "Unë prirem të kap shumë fragmente të shkurtra në vende të ndryshme, në mënyrë që të mund t'i modifikoj së bashku dhe të bëj një video që i jep një ide të përgjithshme një vendi. Unë përdor gjithmonë cilësimet maksimale të cilësisë së kamerës sime për video, që të kem tolerancë maksimale gjatë redaktimit."
Canon EOS R10 është i shkëlqyeshëm për këtë, me opsione për 4K 60p, 4K 30p me mbimodulim 6K dhe Full HD me cilësi të lartë në 120p, që Diana-s i pëlqen për krijimin e sekuencave me lëvizje të ngadalta. EOS R8 Mark II ofron performancë edhe më të mirë videoje, me Full HD deri në 180p dhe deri në 4K 60p, me mbimodulim nga 6K për cilësi edhe më të mirë. Ka gjithashtu një funksion regjistrimi paraprak që fillon të regjistrojë video përpara se të shtypni butonin e regjistrimit, duke ju ndihmuar të kapni momente të paparashikueshme.
Nëse videoja është prioritet për ju, por dëshironi gjithashtu të shkrepni fotografi të shkëlqyera, atëherë EOS R50 V është një zgjedhje e gjithanshme për videoblogim dhe krijimin e përmbajtjeve gjatë udhëtimeve. Veçoritë praktike, si ekrani me kënd të ndryshueshëm, butoni i regjistrimit i vendosur në pjesën e përparme dhe foleja vertikale për stativ, e bëjnë të lehtë të filmoni vetë, ndërsa Canon Log 3, modalitetet e personalizuara të figurës dhe filtrat e ngjyrave, ju ndihmojnë të krijoni një pamje të veçantë dhe të njëtrajtshme për përmbajtjen tuaj.
Nëse dëshironi t'i mbani të përditësuar abonentët dhe ndjekësit me udhëtimet tuaja, Canon PowerShot V10 është një zgjidhje e njësuar në madhësi xhepi për udhëtimin tuaj të ardhshëm. Projektuar për videoblogim, ju mund të krijoni video 4K UHD kudo që ndodheni, me opsionin për të shtuar filtra krijuese dhe efekte zbutëse në lëvizje.
Shikoni përreth, merrni kohë për të menduar për këndin e shkrepjes tuaj dhe do të krijoni foto më të veçanta udhëtimi. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM në 18mm, 1/400 sek, f/4,5 dhe ISO100.
Këshilla 8: Punoni me këndet për foto që dallojnë nga turma
“Kur jeni duke xhiruar monumente dhe vendndodhje të famshme, mund të jetë e vështirë t'i bëni fotografitë tuaja të bien në sy. Kërkoj gjithmonë kënde të pazakonta që japin një këndvështrim tjetër”, - thotë Diana. “Shkrepja nga poshtë fare pranë tokës, ose nga lart mund të jetë një avantazh i madh dhe bëhet me lehtësi me ekranin rrotullues. Për të fituar edhe më shumë lartësi, e vendos kamerën në stativ dhe e përdor si shufër, që të mund ta mbaj mbi kokë dhe të kem ende mundësi ta shqyrtoj pozën në ekranin e pasmë. Është fantastike kur të duhet të shkrepësh mbi kokat e njerëzve në një turmë, apo edhe mbi gardhe dhe mure”.
Canon RF 45mm F1.2 STM është një objektiv fiks, ekonomik, me kuadër të plotë, i cili është ideal për të dokumentuar një histori udhëtimi. Ka një aperturë ultra të gjerë për kontroll krijues të thellësisë së fushës, si dhe një pamje natyrale që është ideale për portrete, fotografim në rrugë dhe jetën e përditshme. Shkrepur me një Canon EOS R8 Mark II me objektiv Canon RF 45mm F1.2 STM në 1/800 sek, f/4.5 dhe ISO 1000. © Frauke Hameister
Kërkoni për detajet që e bëjnë vendin që po vizitoni unik dhe krijoni poza artistikisht të bukura duke përdorur modalitetin e shkrepjeve nga afër të kamerës suaj. Një makroobjektiv ju lejon të fokusoheni më afër, duke bërë që subjektet e vogla të duken më të mëdha. Shkrepur me Canon EOS R8 Mark II me një objektiv Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM në 1/1200 sek, f/5.6 dhe ISO 200. © Frauke Hameister
Këshilla 9: Krijoni një histori fotografike të udhëtimit
Të rrëfesh një histori të fortë vizuale përmes fotografive gjatë udhëtimit mund të jetë më tërheqëse se sa të tregosh vetëm një fotografi të një pamjeje. Fotografoni përgatitjet, pamjet nga afër të detajeve të rastësishme dhe fotografi në stilin e një ditari për të mbështetur imazhin përfundimtar. Kjo do të jetë interesante për familjen dhe miqtë tuaj dhe do t’u japë çdo ndjekësi që mund të keni në rrjetet sociale një pasqyrë më të thelluar të përvojës.
"Në fillim, përqendrohesha shumë te realizimi i saktë i të gjitha aspekteve teknike dhe ndonjëherë kjo më pengonte të rrëfeja një histori dhe të shijoja momentin", thotë Frauki. "Por sa më shumë të praktikoheni, aq më shumë do të përmirësoni aftësitë tuaja në aspektet teknike dhe ato do t’ju kthehen në refleks. Mund të mbështeteni te kjo dhe më pas thjesht të shijoni rrëfimin e historive."
Përfitoni nga veçoritë inteligjente të automatizuara të kamerave Canon, në mënyrë që të përqendroheni në realizimin e fotografive që rrëfejnë historinë, në vend që të fokusoheni tek aspektet teknike. Për shembull, Canon EOS R8 Mark II vjen me funksionin "Përparësia e regjistrimit të njerëzve (Register People Priority)", i cili ju lejon të regjistroni në kamerë persona të caktuar, tek të cilët dëshironi që kamera të fokusohet në një skenë – një mundësi vërtet e dobishme kur dëshironi që sistemi i vetëfokusimit të dallojë automatikisht miqtë ose anëtarët e familjes në vende të mbushura me njerëz, si sheshet e qyteteve dhe tregjet e rrugëve.
Në fotografimin e qiellit të natës do të arrini rezultate më të mira nëse përdorni një shpejtësi më të ulët të diafragmës për të lejuar hyrjen e mëtejshme të dritës dhe nëse e vendosni kamerën në sipërfaqe të qëndrueshme ose stativ për të shmangur lëkundjet. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 16mm F2.8 STM në 20 sek, f/11 dhe ISO200.
Qytetet mund të gjallërohen pas errësirës, duke sjellë një sërë mundësish krejt të tjera për fotografim. Kamerat me kuadër të plotë, si Canon EOS R8 dhe EOS R8 Mark II, janë të shkëlqyera në situatat me ndriçim të ulët, duke prodhuar imazhe të qarta edhe me vlera të larta ISO. Shkrepur në Canon EOS R8 me objektiv Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM në 1/128 sek, f/2,2 dhe ISO8000. © Alexandra Andreeva
Këshilla 10: Eksperimentoni në dritë të ulët dhe gjatë natës
“Vetëm pasi dielli perëndon, ose para se të lindë në mëngjes, mund të kapni "orën e kaltër". Më pëlqejnë ngjyrat e ftohta që krijon drita dhe bluja e thellë e qiellit”, - thotë Diana. “I jep një pamje krejtësisht të ndryshme peizazheve urbane, kështu që është një mënyrë tjetër për të krijuar imazhe unike. Edhe në orët e vona të natës, ka ende skena me ndriçim të fortë për t'u xhiruar. Gjëja më e rëndësishme është të gëzoni përvojën dhe të argëtoheni”.
Zgjedhja e pajisjeve mund të bëjë një ndryshim të madh në fotografimin në ndriçim të ulët. Kamerat me kuadër të plotë priren të kenë performancë më të mirë në ambiente më të errëta. EOS R8 Mark II me kuadër të plotë ka gjithashtu stabilizim të integruar të imazhit dhe një sistem të ndjeshëm vetëfokusimi që funksionon edhe në kushte me shumë pak ndriçim, duke ju ndihmuar të arrini rezultate më të qarta.
Shkruar nga Matthew Richards dhe Marcus Hawkins