PowerShot V10 e bën gjithashtu të shpejtë dhe të lehtë ndarjen e videove me ndjekësit tuaj, me lidhjen e integruar me Bluetooth dhe Wi-Fi. Instaloni programin falas Canon Camera Connect në smarton dhe mund t'i transferoni pa probleme klipet drejt telefonit – madje ta kontrolloni kamerën nga distanca duke përdorur programin. Filmat mund të transkodohen automatikisht ndërsa dërgohen nga kamera në telefon, duke e bërë më të lehtë se kurrë krijimin e videove për t'u shtuar në të gjitha kanalet tuaja sociale.
Për të shmangur zënien e hapësirës ruajtëse të telefonit me shumë skedarë të mëdhenj video, mund të ngarkoni përmbajtjen tuaj në shërbimin e resë kompjuterike image.canon, automatikisht nëse dëshironi, dhe prej andej ta përcillni në Google Drive™, YouTube dhe Frame.io, mes shërbimeve të ndryshme të internetit. Videot dhe imazhet e ruajtura në Frame.io mund të importohen më së miri në programet e redaktimit të videove si Adobe Premiere Pro dhe Final Cut Pro, ku mund t'i modifikoni dhe rafinoni filmimet.
Me PowerShot V10, transmetimi i drejtpërdrejtë është më i lehtë se kurrë - mund t'i bëni të gjitha me disa prekje mbi ekranin LCD. Pasi të konfiguroni destinacionin e preferuar të transmetimit në programin Camera Connect (dhe duke supozuar se llogaria juaj e rrjeteve sociale lejon transmetimin), thjesht zgjidhni YouTube Live ose Facebook Live ose shtoni një lidhje RTMP, dhe filloni transmetimin.
Mund të përdorni gjithashtu PowerShot V10 si një kamerë interneti. Kamera ka të integruar drejtuesit UVC dhe UAC standardë të sektorit, ndaj nuk ka nevojë për softuer të mëtejshëm – thjesht lidheni dhe luani nga USB (duke përdorur kabllon e dhënë) si në Windows ashtu edhe në macOS, dhe përdoreni PowerShot V10 në Full HD me 30fps për programet e zakonshme të videotelefonatave. Zmadhimi digjital mundësohet gjithashtu për transmetim, si dhe përdorimi i kamerës si kamerë interneti – thjesht pozicionojeni kamerën sipas dëshirës dhe jeni gati – ose mund të zgjidhni nga një sërë profilesh të tjera të kamerës, duke përfshirë modalitetet e filmit Smooth Skin dhe Auto, Face Tracking AF ose AF me kornizë të specifikuar, filtër me ngjyra dhe shumë të tjera.