PowerShot V10-Black-Ambient-mini-windjammers-1X3A4690
Risi

Kompakt Dixhital

Canon PowerShot V10

Tërhiqni dhe rrisni audiencën me kamerën e dedikuar për videoblogim 4K të Canon. Një pajisje e njësuar dhe peshëlehtë që thjesht mund ta mbani me vete në xhep. E thjeshtë.

Canon Camera

Optimale për t'u mbajtur në xhep

Regjistroni të gjithë përmbajtjen tërheqëse të videoblogut që ju nevojitet me funksionim të lehtë dhe komod. Futeni në xhep me të mbaruar.

PowerShot_V10_Pocket-perfect_IMAGE

Përfshini më shumë në kuadër

Bëjuni përshtypje abonentëve tuaj me përmbajtje tërheqëse 4K UHD dhe përfshini më shumë pamje brenda kuadrit me objektivat e integruara këndgjerë.

Pamje e objektivit të PowerShot V10

Pamja tipike e objektivave për autoportret 1

ZË thjesht optimal

Kapni atmosferën. Regjistroni çdo fjalë që thoni, qartë, me mikrofona të mëdhenj stereo të integruar. Një filtër kundër erës siguron që të dëgjoheni edhe kur e keni motin kundër2.

Canon Camera

Regjistroni më shumë në më pak dritë

Regjistroni me siguri edhe kur është duke u errësuar, me sensorin e madh të Canon në gjendje të kapë më shumë dritë. Madje shkrepni një foto për miniaturën në YouTube.

Pamje pa lëkundje

Regjistroni pamje të shtruara e të stabilizuara – edhe kur jeni duke ecur – me Enhanced Image Stabilisation3.

Fotostabilizuesi joaktiv

Fotostabilizues i përmirësuar

PowerShot_V10_Connect with confidence_image

Lidhuni me besim

Konfiguroni nëpërmjet një asistenti intuitiv që lidhet automatikisht nëpërmjet Bluetooth. Regjistroni nga afër nëpërmjet Wi-Fi. Përdoreni si kamerë interneti me përdorim të thjeshtë në çast për të ndihmuar në zgjerimin e angazhimit.

Transmetim i drejtpërdrejtë me lehtësi

Shtoni abonentët në kohë reale – edhe me valë dhe në lëvizje duke përdorur të dhënat tuaja celulare4 – duke transmetuar drejtpërdrejt5 në YouTube dhe Facebook6 nëpërmjet aplikacionit Canon Camera Connect në telefonin tuaj inteligjent.

PowerShot_V10_Livestream like a legend_Image
Ambient Packaging

Ambalazhim pa plastikë

PowerShot V10 vjen në paketim pa plastikë.7 Pëlhura e paendur me bazë bimore8 përdoret për mbështjelljen e përmbajtjeve të ndryshme, çka ndihmon në reduktimin e ndikimit mbi mjedisin.

Përfitoni sa më shumë nga PowerShot V10

Njihuni me PowerShot V10 në detaje me një video udhëzuese hap pas hapi në kanalin Canon Europe në YouTube.

Get most out of PowerShot V10

Specifikimet

  • Notification Imagee

    Kompakte dhe peshëlehtë, me 211g

    Mbajeni në dorë, futeni në xhep

  • Notification Imagee

    Regjistrim cilësor në 4K UHD

    Përmbajtje e dalluar, me cilësi filmi

  • Notification Imagee

    Objektiv këndgjerë për video

    Regjistroni më shumë në foto pa e shtrirë krahun

  • Notification Imagee

    Mikrofona të fuqishëm stereo

    Audio e pastër për zë përfshirës nga të gjitha drejtimet

  • Notification Imagee

    Mbajtëse e integruar

    Shkrepni me stabilitet nga pozicione të ndryshme9

  • Notification Imagee

    Lidhshmëria

    Wi-Fi, Bluetooth direkt në telefonin tuaj dhe më tej

What in the Box

Çfarë ka në kuti

  • Videokamerë e zezë/e argjendtë

  • Kabëll ndërfaqeje
  • Rrip dore

  • Kuti tekstili

  • Kapaku i lentes

  • Minixham kundër erës

  • Paketa e manualit të përdoruesit

Aksesorët përkatës

  • Audio

    Stereo Microphone DM-E100

    Shkrepni me lehtësi audio të jashtëzakonshme falë mikrofonit të vogël stereo që është gjithnjë gati për regjistrim.
  • Canon Camera

    Aksesorët

    Telekomanda pa tel BR-E1

    Një telekomandë e besueshme dhe praktike për kamerat Canon të pajtueshme me Bluetooth.
  • Trekëmbëshi

    Tripod Grip HG-100TBR

    Shkrepni për më gjatë me më shumë stabilitet dhe fleksibilitet krijues falë morsës së këtij stativi unik me telekomandë të heqshme.
  • Canon Camera

    Aksesorët

    Kablloja e ndërfaqes IFC-100U

    Transferoni pa mundim foto dhe filma nga kamera drejt kompjuterit Mac ose PC me këtë kabllo USB me shpejtësi të lartë.
  • Canon Camera

    Aksesorët

    Karikues Hama, ushqim elektrik (PD) / Qualcomm®, ushqyes USB 18 vat

    Karikojeni PowerShot V10 shpejt dhe me efikasitet me këtë ushqyes inteligjent.
  • Canon Camera

    Aksesorët

    USB adaptori i energjisë PD-E1

    Karikojeni PowerShot V10 këtë ushqyes të përputhshëm korrenti nga USB
  • Aksesor EOS

    Mikrofoni stereo me drejtim DM-E1

    Mikrofon i drejtuar stereo Canon DM-E1 - Kamerat EOS Digital SLR dhe Compact System
  • Produktet e lidhura

    Mund të jeni të interesuar edhe për

    1. Video e marrë nga e njëjta distancë me 24mm duke përdorur kamerë tjetër Canon për qëllime ilustruese.
    2. Filtri elektronik kundër erës vjen i aktivizuar si parazgjedhje për të reduktuar distorsionin e audios në skenat e jashtme me erë. Për të përmirësuar më tej cilësinë e zërit në situata të tilla rekomandojmë përdorimin e xhamave mbrojtëse të setit.
    3. Përdorimi i stabilizatorit digjital të filmave në filmat e prerë. Nuk mund të kombinohet me nivelin automatik, zmadhimin digjital apo modalitetin e lëkurës së lëmuar.
    4. Një akses i tillë mund të përfshijë tarifa të palëve të treta, si p.sh. tarifat e ofruesit të shërbimit të internetit, tarifat e telekomunikacionit ose tarifat e palëve të treta. Cilësia e transmetimit varet nga shpejtësia juaj e ngarkimit, shërbimi i të dhënave celulare, disponueshmëria, mbulimi.
    5. Për rezultate më të mira rekomandohet një lidhje më pak e ngarkuar Wi-Fi në hapësirë valësh 2,4 GHz me shpejtësi të lartë ngarkimi.
    6. Kini parasysh se platforma e transmetimit të drejtpërdrejtë mund të ndryshojë, ndalojë ose ndërpresë shërbimin në çdo kohë pa paralajmërim. Kontrolloni me platformat e transmetimit të drejtpërdrejtë për kërkesat më të fundit. Canon nuk merr përsipër as garanton gjë në lidhje me ndonjë produkt apo shërbim palësh të treta, duke përfshirë transmetimin e drejtpërdrejtë.
    7. Përjashtohen materialet e përdorura në etiketa, veshje dhe ngjitëse.
    8. Materialet e përdorura në veshje dhe ngjitëse përjashtohen. Në varësi të kohës së prodhimit, pëlhurat natyrale të paendura mund të mos jenë të disponueshme.
    9. Mbështetësja e integruar mundëson konfigurimin në kënde nga -30° në -10° për shkrepje me kënd të lartë dhe 10° deri 30° për shkrepje me kënd të ulët.