Regjistroni video me një kolonë zanore të pastër dhe të shkëlqyer me këtë mikrofon stereo me drejtim me cilësinë e Canon, i cili përfshin një model kompakt dhe të lehtë me tub interference (shotgun) dhe regjistrimin e zërit me drejtim në situata të ndryshme.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon Directional Stereo Microphone DM-E1
Mikrofoni stereo me drejtim DM-E1 përfshin model me tub
interference dhe siguron tinguj me cilësi të lartë për videot. Ai
montohet me lehtësi në kllapën lidhëse dhe mund të lidhet me folenë
3,5 mm të mikrofonit në një gamë të gjerë kamerash të përputhshme
EOS*.
Regjistroni tinguj realë dhe pasur, si p.sh. të gjithë gamën e
tonaliteteve të një interpretimi muzikor - nga frekuencat e larta
të violinave dhe flauteve e deri te frekuencat e ulëta të basit të
dyfishtë dhe kitarave bas - me një gamë regjistrimi 50 Hz deri në
16 kHz. Një ndjeshmëri me -42 dB ju lejon të regjistroni edhe
tingujt më të ulët.
Shtojini një kolonë zanore mbresëlënëse videos tuaj falë tre
modeleve të regjistrimit me drejtim. Ndërroni me lehtësi mes
motiveve 90° dhe 120° për një tingull stereo me cilësi të lartë në
hapësira më madhësi të ndryshme ose përdorni modalitetin e tubit të
interferencës (monaural) për të regjistruar me qartësi subjektet që
flasin drejtpërdrejt në kamerë pa ndërhyrjet e mjedisit.
Regjistroni tinguj të qartë me cilësi të lartë pa zhurma të
padëshiruara falë një njësie të montuar kundër goditjeve që
ekuilibron dridhjet nga përdorimi i kamerës ose i lentes; një kapak
i bashkëngjitur kundër erës zvogëlon ndjeshëm zhurmën e erës në
ambiente të jashtme; dhe një raport me 66 dB S/N (sinjali/zhurma)
që do të thotë më pak zhurmë nga interferenca në sfond.
Një model kompakt dhe i lehtë që e bën të thjeshtë mbajtjen e
mikrofonit me vete kudo ku shkoni. I ndërthurur me kamerën dhe
lenten, ai krijon një njësi elegante regjistrimi që bën të mundur
të regjistroni me lehtësi me kamerën në duar për periudha të gjata.
Një bateri litiumi e lehtë e tipit pllakë minimizon po ashtu
peshën.
*Nuk rekomandohet për përdorimin me EOS-1D Mark IV dhe EOS 550D
pasi ato nuk përfshijnë një kontroll manual të volumit për hyrjen e
mikrofonit
Zbuloni më shumë për Canon Directional Stereo Microphone DM-E1, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.