Creative Park
alt text goes here

Aplikacioni "Creative Park"

Merrni dekorime të stilizuara me dorë, kartolina të personalizuara urimi, punëdore letre dhe shumë të tjera – gjithçka falas.

Shkarkoni në iOS
Shkarkoni në Android

Përpuno. Krijo. Prezanto.

Nga dekorimet e festave shtëpiake deri tek ambientet e brendshme ditore, nga idetë e punëdoreve të lehta deri te modelet 3D në stil origami – bëjeni argëtimin me letrën pjesë të ditës suaj me familjen dhe shoqërinë.

Eksploroni

Qoftë nëse jeni duke kërkuar për frymëzim për dekorime festash apo thjesht dëshironi të argëtoheni me modele palosjesh fletësh ndonjë pasdite të lirë, kemi gjithçka që kërkoni në aplikacionin "Creative Park".

Explore
Try something new

Provoni diçka të re

Mërzia i përket të kaluarës tanimë falë funksionit të thjeshtë të shfletimit, modeleve të saposhtuara artistike me letër dhe ideve të reja për punëdore. Hidhuni një sy herë pas here përditësimeve për çdo stinë dhe për aktivitete të veçanta!

Personalizoni

Jepuni një dorë personale krijimeve tuaja me funksionin e kompozimit. Personalizoni shabllonet e punëdores së letrës, shtojuni foto dhe tekst për t'i bërë të veçanta. Ruajini preferencat tuaja dhe rikrijojini larg shtëpisë.

Make it your own
Create with ease

Krijoni me lehtësi

Shkoni direkt nga kompozimi në printim, pa dalë nga aplikacioni. Gjithçka që ju duhet është printeri i mbështetur "Canon InkJet" dhe aplikacioni "Creative Park". Thjesht përfundoni procesin e thjeshtë të regjistrimit* dhe do të keni mundësinë të krijoni projektet tuaja kurdo dhe kudo që të dëshironi.

Krijoni një "Canon ID"

Pajtueshmëria e aplikacionit "Creative Park"

Për informacion mbi modelet e mbështetura të printerëve "Canon InkJet", hidhini një sy faqes: https://ij.start.canon/cpapp-model

Ky aplikacion ofrohet dhe për pajisje me "iOS", dhe me "Android", është i pajtueshëm me sistemet operative "iOS 12.0" e lart/"Android OS 5.0" e lart.

Gjuhët
Ofrohet në anglisht, çekisht, danisht, holandisht, finlandisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, norvegjisht, polonisht, portugalisht, rusisht, spanjisht, suedisht dhe turqisht.

* "Creative Park" është një shërbim përmbajtjesh falas që ofrohet ekskluzivisht për zotëruesit e printerëve "Canon". Krijoni ose identifikohuni në llogarinë tuaj Canon ID, regjistroni printerin "Canon" dhe shkarkoni aplikacionin "Creative Park" për të përdorur funksionet e kompozimit dhe të printimit.

Krijoni një "Canon ID"

"Canon ID" është llogaria juaj personale që përdoret për hyrjen në shërbimet dhe aplikacionet e "Canon", plus për regjistrimin e të gjitha produkteve tuaja nga "Canon". Përfitoni "Print Rewards", hyni në dyqanin e "Canon" dhe përfitoni përmbajtje ekskluzive vetëm për "Canon ID".

Krijoni një "Canon ID"

Artikujt e lidhur

Këshilla inteligjente printimi, projekte argëtuese artistike dhe punëdoreje dhe mënyra inteligjente për t'i shfrytëzuar më së miri fotot tuaja të preferuara.

Shihni artikujt

Mund të jeni të interesuar edhe për