Canon Camera Connect
Lidhni kamerën tuaj Canon me pajisjen tuaj Apple ose Android për të regjistruar në largësi dhe për ndarjen e fotografive me lehtësi.
Përfitoni transferim të njësuar të fotove e filmave drejt pajisjeve dhe shërbimeve tuaja në internet, plus ruajtje falas në renë kompjuterike, të gjitha automatikisht nga kamera juaj e "Canon"*.
Lidhuni automatikisht nga kamera juaj e "Canon"* në renë kompjuterike, ku të gjitha fotot e filmat – duke përfshirë skedarët C3 RAW dhe 4K – ruhen në mënyrë të sigurt për 30 ditë** dhe transferohen automatikisht në pajisjet dhe shërbimet tuaja të internetit. Plus, përfitoni ruajtje afatgjatë të galerisë suaj në përmasa për rrjete sociale dhe hapësirë 10 GB për origjinalet tuaja më të rëndësishme.
Shihni se si mund t'jua transformojë image.canon mënyrën se si i ruani, procesoni dhe shpërndani fotot. Pa qenë nevoja për kabllo, njësi bezdisëse apo lexues kartash. Thjesht ju dhe kamera juaj.
image.canon shkon përtej hapësirës ruajtëse. Jua vendos fotot, që i merr automatikisht apo manualisht nga një kamerë "Canon" me lidhje "Wi-Fi"*, në një pikë qendrore për dërgim të mëtejshëm të njësuar.
Me kamerat "Canon" që mbështesin "Wi-Fi"* në qarkullim nga 2020, mund të përfitoni transferim automatik në sfond drejtpërdrejt tek image.canon, kur lidheni në internet.
Ruani të gjitha multimediat tuaja, duke përfshirë skedarët C3 RAW dhe filmat 4K, për 30 ditë* – kohë e mjaftueshme për t'i shkarkuar në pajisje dhe për t'i transferuar drejt shërbimeve tuaja të preferuara. Fotot me përmasa për rrjete sociale krijohen dhe ruhen në galerinë tuaj personale. Përfitoni 10 GB ruajtje afatgjatë për multimediat tuaja më të rëndësishme.
Qoftë nëse dëshironi të qëndroni të lidhur në renë kompjuterike për foto çasti të familjes apo për proceset e punës për arsye të profesionit, image.canon ofron transferime të shpejta drejt shërbimeve tuaja të preferuara të internetit dhe kompjuterit tuaj.
Me thjeshtësi e intuitivitet, prakticiteti qëndron në zemër të image.canon. Renditini lehtë fotot sipas dëshirës dhe përfitoni shpërndarje pa telashe drejt rrjeteve sociale apo emailit.
Me partneritetin me "Google Photos", "Adobe Creative Cloud" dhe plane emocionuese për përmirësime të rregulluar për t'ju mbështetur në krijimtarinë tuaj, image.canon ju jep mjetet që ju duhen për të mbajtur ritmin e kohës në një botë me 5G dhe inteligjencë artificiale.
Lidhni kamerën tuaj Canon me pajisjen tuaj Apple ose Android për të regjistruar në largësi dhe për ndarjen e fotografive me lehtësi.
Me akses të shpejtë në materiale të përshtatura dhe të gatshme, aplikacioni ynë Photo Companion ju ndihmon të përfitoni në maksimum nga kamera juaj në mënyrë që t'i sillni tregimet tuaja në jetë.
Hapni botën e lidhjeve Wi-Fi dhe revolucionizoni mënyrën si fotokopjoni dhe skanoni.
* Jo të gjitha kamerat e "Canon" mbështesin transferim automatik në sfond. Kamerat e tjera të pajtueshme të "Canon" ofrojnë transferim të lehtë manual drejt image.canon. Për një listë të plotë të kamerave të pajtueshme, vizitoni http://image.canon. Kamerat e pajtueshme duhen lidhur në internet përmes "Wi-Fi".
** Pas 30 ditëve fotot origjinale fshihen, përveç nëse i keni kaluar në ruajtjen afatgjatë.