PROGRAME PËR KAMERAT DHE PRINTERËT E CANON
Përpunojini fotot nga kamera juaj me këtë program të dedikuar redaktimi të Canon që ju mundëson importin, shfletimin dhe redaktimin e skedarëve Canon .CR3 RAW, HEIF ose JPEG.
Kryeni një sërë korrigjimesh objektivi duke përdorur funksionet Diffraction Correction dhe Digital Lens Optimizer për t'ju ndihmuar të realizoni pamjen ideale.
Përdorni Recipes për shkurtore dhe funksionin Rename për t'i organizuar fotot me vlerësime me yje për redaktim dhe zgjedhje më të shpejtë.
Funksionin përfshin një optimizues të ri digjital objektivi, reduktim të zhurmës dhe heqje të efektit mozaik për të përmirësuar cilësinë e figurës.
Rregulloni ndriçimin e figurës dhe rikuperoni informacion në hije në skedarët RAW përpara se t'i ruani e shpërndani.
Rregulloni ekuilibrin e së bardhës në foto dhe kryeni rregullime të imëta në nivelet e ngjyrës dhe të ngjyrimit.
Përmirësoni kompozimin dhe inkuadrimin, dhe përdorni Picture Styles për t'ju ndihmuar të arrini atë që dëshironi në kohë rekord.
Realizoni foto mahnitëse plot qartësi e mprehtësi duke përdorur funksionin Compositing dhe Depth Compositing.
SHKREPJE NË DISTANCË DHE TRANSFERIM IMAZHESH
Komandojeni kamerën tuaj EOS në distancë dhe transferojini skedarët foto dhe video me lehtësi.
PERSONALIZIM
Krijoni skedarët tuaj të stilit të personalizuar të figurës dhe ngarkojini në kamerë ose te Digital Photo Professional për të arritur pamjen që dëshironi.
LIDHJET
Kthejeni kamerën tuaj Canon në kamerë interneti për të përjetuar cilësi profesionale figure gjatë videokonferencave tuaja.
REDAKTIM
Konvertoni imazhet rrethore sypeshk VR nga kamerat e pajtueshme në imazhe standarde barasdrejtkëndore për shikim dhe pasproduksion në VR.