Print app
alt text goes here

Canon

Aplikacioni i printimit

Merrni kontrollin nga pajisja juaj inteligjente dhe çlironi mënyrën si printoni, kopjoni dhe skanoni

Shkarkoni në App Store
Shkarkoni në Google Play

Shtruar dhe me inteligjencë

Gëzojuni mundësive praktike të lidhjes nga printeri i dorës me aplikacionin "Canon PRINT". Printoni pa vështirësi, kopjoni dhe skanoni nga pajisjet tuaja inteligjente, kontrolloni statusin e printerin dhe lidhuni me renë kompjuterike* për kontroll më fleksibël.

* Jo të gjitha funksionet ofrohen në të gjitha kamerat.

Modern dhe portativ

Me shkarkimin falas, aplikacioni "Canon PRINT" është shoqëruesi ideal për printimet. Bashkoni celularin ose tabletën me printerin tuaj përmes "Wi-Fi", një pikëhyrjeje të integruar ose me "Wi-Fi Direct" dhe bëhuni gati të printoni. Administroni dhe mirëmbajtjen – kontrolloni gjendjen e printerit tuaj dhe nivelet e bojës dhe kryejini punët e mirëmbajtjes nga distanca me anë të pajisjes suaj inteligjente.

Capture and create

Skanim i thjeshtë

Njësoni skanimin me anë të aplikacionit. Skanojini dokumentet dhe fotot, ruajini në një sërë formatesh dhe dërgojini drejt e te celulari apo tableta. Mund dhe t'i dërgoni skanimet drejt e në email ose të përdorni "PIXMA Cloud Link" për ta ngarkuar në renë kompjuterike*.

* Skanimi në renë kompjuterike dhe skanimi në email ofrohen vetëm për përdoruesit e bojërave origjinale nga "Canon"

Simple scanning

Lidhjet me renë kompjuterike

Bëni më shumë me printerin tuaj dhe lidhuni me renë kompjuterike kudo që të jeni. Shfrytëzoni "PIXMA Cloud Link" dhe dërgojini skanimet drejt reve të mirënjohura kompjuterike* ose printoni prej tyre, mes të cilave dhe "Dropbox", "Google Drive" dhe "OneDrive". Mund dhe t'i printoni fotot tuaja të preferuara direkt nga llogaritë e rrjeteve sociale si p.sh. "Facebook" dhe "Instagram".

* Skanimi në renë kompjuterike dhe skanimi në email ofrohen vetëm për përdoruesit e bojërave origjinale nga "Canon"

Cloud connections

Përdoreni celularin si skaner

Përdorni funksionin "Smartphone Capture and Copy" në aplikacionin "Canon PRINT" për të bërë kopje në çast me anë të kamerës së celularit tuaj. Mund t'i printoni, ruani apo dërgoni me email direkt nga telefoni juaj.

Use your smartphone as a scanner

Pajtueshmëria me aplikacionin "Canon PRINT"

Aplikacioni Canon PRINT mund të përdoret me shumicën e printerëve me Wi-Fi, mes të cilëve dhe modelet e fundit të PIXMA, MAXIFY, SELPHY, imageRUNNER ADVANCE DX, imageRUNNER, i-SENSYS X dhe i-SENSYS. Ky aplikacion ofrohet dhe për pajisje me "iOS" dhe me "Android", është i pajtueshëm me sistemet operative "iOS 11.0 ~ 12.0" ose "Android OS 4.4 ~ 9.0".

Gjuhët e mbështetura: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, holandisht, portugalisht, polonisht, rusisht, danisht, finlandisht, norvegjisht, suedisht, çekisht, turqisht

Fuqi në pëllëmbë të dorës

Kthejeni pajisjen tuaj inteligjente në një mjet të sofistikuar printimi me këto aplikacione nga "Canon"