Modifikoni fotot tuaja, krijoni kolazhe, kartolina dhe dhurata të tjera të personalizuara me këtë aplikacion fotoredaktimi që përdoret me lehtësi.
APLIKACIONI EASY-PHOTOPRINT EDITOR
Zgjidhni imazhe dhe dokumente drejtpërdrejt nga pajisja juaj ose nga image.canon, Dropbox, Facebook, Google Drive, Instagram dhe OneDrive, modifikoni, dekoroni dhe printoni.
Zgjidhni nga shumë shabllone praktike dhe përdorni një redaktues falas faqosjesh për të krijuar faqosje fotosh, kartolina, kolazhe, kalendarë, etiketa disqesh, fotoidentifikime, kartëvizita, ngjitëse, postera.
Modifikoni fotot, pritini, ndryshojuni sfondin, shtoni tekst ose korniza dhe përdorni "pulla" krijuese, si p.sh. shigjeta, flluska dialogu, kafshë, numra dhe simbole për të krijuar pikërisht printimet që dëshironi.
Mblidhni kujtimet në një album unik për kënaqësinë tuaj ose për t'i bërë dhuratë. Zgjidhni dizajnet e letrës së ambalazhit dhe personalizojini për një ambalazhim me porosi.
Krijoni postera dhe personalizojini që t'i përshtaten biznesit tuaj. Printoni fotoidentifikime, disenjoni kartëvizitat tuaja ose krijoni një kalendar dhe printoni etiketa disqesh.
KËSHILLA PRINTIMI
Mësoni si të zotëroni aplikacionin argëtues e intuitiv "Canon Easy-PhotoPrint Editor".
KËSHILLA PRINTIMI
Zbuloni mënyra krijuese për t'u përgatitur për vitin shkollor me një printer Canon.
PRINTIME KRIJUESE
Mësoni si të përdorni letrën, aplikacionet dhe një printer të "Canon" për ta transformuar shtëpinë dhe për të personalizuar gjithçka nga telefoni deri te frigoriferi.
MUNDËSITË E PRINTIMIT
Printerët bashkëkohorë mund të arrijnë më shumë se ç'prisni. Mësoni se sa gjëra krijuese mund të bëni me ta.
Hapni botën e lidhjeve Wi-Fi dhe revolucionizoni mënyrën si fotokopjoni dhe skanoni.
Nga idetë e punëdoreve të lehta deri te modelet 3D në stil origami – bëjeni argëtimin me letrën pjesë të ditës suaj dhe jepuni një frymë më personale krijimeve tuaja me funksionin e kompozimit.
Krijoni punime artistike për thonjtë dhe shprehni idetë tuaja unike me Nail Sticker Creator for Canon. Zgjidhni nga mijëra shabllone ose vetë fotot tuaja për një pamje të personalizuar.
Transferim i njësuar i fotove dhe i filmave nga kamera juaj "Canon" drejt pajisjeve dhe shërbimeve tuaja të internetit.