A printout on a printer tray of an iron-on transfer of a polar bear. different print applications, smartphone, cloth bag, T-shirt, party glasses

PRINTIME KRIJUESE

Bota juaj në printime: personalizoni, krijoni e frymëzoni!

Ka një sërë mënyrash për t'u bërë krijues në shtëpi duke përdorur letrën, aplikacionet dhe një printer nga "Canon".

Nëse doni t'i bëni idetë realitet, mos shkoni më tej se gama Creative Print Paper nga "Canon". Letra e cilësisë së lartë Matte Photo Paper ose Double-sided Matte Paper u jep një pamje profesionale kartolinave të urimeve, pjesëve për fletore apo projekteve të punëdore nga Creative Park. Glossy Photo Paper është ideale për printimin e pozave tuaja të preferuara nga rrjetet sociale, për t'i paraqitur në muret tuaja. Restickable Photo Paper dhe Magnetic Photo Paper ju mundësojnë ripozicionimin e fotove sa herë t'jua ketë ënda, ndërsa letra e stampimit me hekur për tekstile Light dhe Dark ju jep shansin të çlironi disenjatorin brenda vetes.

Lidhja e printerit me të gjitha pozat në celular nuk mund të ishte më e lehtë me ndihmën e aplikacionit "Canon PRINT", ndërsa aplikacioni "Easy-PhotoPrint Editor" është ideal për modifikimin e fotove ose për krijim kolazhesh, kartolinash dhe artikujt të tjerë me porosi.

Kështu që furnizohuni me letër, hidhuni një sy këtyre ideve argëtuese dhe provoni dorën me personalizimin, përshtatjen dhe sjelljen në jetë të fotove tuaja të preferuara.

Vërjuni punëdores me "Creative Park"

A selection of paper-crafted animals from Canon's Creative Park, including an owl, a squirrel and a hedgehog.
Creative Park është një mënyrë e bukur për ta bërë bashkë familjen. Përse të mos e sillni natyrën në shtëpi duke bërë me punëdore një grumbull kafshësh të lezetshme?

Nëse po kërkoni për frymëzim, hidhini një sy larmisë fantastike të shablloneve që ofron Creative Park, burimi falas nga "Canon" për materiale punëdoreje për printerin tuaj "Canon". Atje ka vërtet diçka për të këdo. Mbase mund t'ia nisni duke bërë një pandë të stërmadhe në 3D, një derr të egër të lezetshëm për ta mbajtur në dorë apo një komplet kukullash për leximin e fatit duke treguar Kësulëkuqen? Thjesht zgjidhni çfarë dëshironi të bëni, shkarkoni shabllonin dhe udhëzimet praktike, printoni në letrën e rekomanduar dhe jeni gati për orë të tëra zbavitjeje!

Dëshironi sfida më të vështira? Përse të mos krijoni një miniaturë të një atraksioni turistik, si p.sh. Tower Bridge të Londrës, ndonjë dinozaur si p.sh. tiranozaurin apo triceratopsi, apo ndonjë model të vjetër Mercedes Benz 500K kabriole? Apo nëse ju pëlqen pak ngjyrë rreth shtëpisë, ka shabllone për celular me flutur, kurora dekorative dhe madje edhe një përzgjedhje lulesh e vazosh që t'i printoni e të krijoni një buqetë me lule.

Bëjeni shtëpinë tuaj të vijë në jetë

Photos printed on Canon Magnetic Photo Paper MG-101 arranged on the front of a fridge.
Zgjidhni pozat tuaja të preferuara dhe printojini në Magnetic Photo Paper për ta personalizuar kuzhinën me një kolazh plot ngjyra mbi frigorifer.

Mbusheni printerin me Magnetic Photo Paper dhe mund të krijoni pamje të posaçme për frigoriferin tuaj – dhe mund t'i shkartisni me lehtësi nëse ju duhet ndonjë rifreskim. Ose përse të mos i jepni ca gëzim studios në shtëpi me një dërrasë magnetike për t'ju ndihmuar të fokusoheni në idetë tuaja? Magnetet mund t'i modifikoni me anë të aplikacionit "Easy-PhotoPrint Editor" nga "Canon" për të krijuar një pamje çasti që tërheq shikimin.

Kaloni në Restickable Photo Paper dhe kompozoni një kolazh të njerëzve tuaj të dashur në pasqyrë, apo një kujtim nga aventurat e fundit të pushimeve në murin e dhomës së ndenjjes. Mund dhe të përdorni Restickable Photo Paper për t'u dhënë një frymë më personale laptopëve, fletoreve, dollapëve etj. Printoni foto ringjitëse të fëmijëve teksa zgjaten dhe ngjituani në metrin e tyre të veçantë nga "Creative Park" – do t'u pëlqejë së tepërmi!

Visheni telefonin

Smartphones decorated with Canon Restickable Photo Paper RP-101.
Bëjini kapakët e mërzitshëm të celularëve një gjë të së kaluarës me anë të Restickable Photo Paper. Celularin mund ta personalizoni shumë lehtë – dhe të ndryshoni dhe humorin tuaj sa herë të dëshironi sipas rastit.

Shumica prej nesh kemi celular, por që mund të duket ca i rëndomtë në pamje, kështu që përse të mos i jepni ca jetë e ta personalizoni po ashtu? Mund dhe të përdorni aplikacionin "Creative Park" drejt e nga celulari për të krijuar përmbajtje të personalizuara drejtpërdrejt nga pajisja inteligjente. Mund të hapni një koleksion motivesh e ngjitësesh për t'i shkarkuar e printuar në Restickable Photo Paper. Pasi të printoni dizajnin, priteni në përmasat dhe formën e duhur, hiqini pjesën e pasme dhe shtrojeni mirë në vendin që dëshironi. Doni ta ndryshoni? Thjesht shqiteni dhe printoni një tjetër. Shtresa ngjitëse nuk lë mbetje nga pas, ndaj mund ta ringjisni dhe ta ndryshoni sa herë të dëshironi.

Për të shkuar një hap më tej, përse të mos e personalizoni celularin me ngjitëse të nxjerra nga vetë fotot tuaja të preferuara? Mund të jenë shokët e ngushtë, fëmijët apo dhe kafsha e dashur e shtëpisë. Ose printoni një foto të fytyrës suaj që gjithkush të mund t'ju shohë ende të qeshur kur të përdorni pajisjen. Mund dhe të zbaviteni duke e bërë telefoni të duket si diçka tjetër – ndonjë tufë ëmbëlsirash që ju pëlqejnë apo ndonjë fetë shalqiri mbase.

Dalloni nga turma

A woman wearing a t-shirt decorated with an iron-on transfer of a polar bear (left). A printout on a printer tray of an iron-on transfer of a polar bear (right).
Personalizojeni veshjen me stampime hekurosjeje. Printojini pozat dhe fotot e preferuara nëpër bluza, çanta apo jastëkë.

Doni të bëni një deklaratë me stil? Keni ndonjë ekip sportiv apo grup shokësh që doni t'i bëni bashkë? Stampimet me hekur mund të përdoren në shumë lloje tekstilesh, duke përfshirë rroba, shalle e shumëçka tjetër – janë më të mira në tekstile natyrale si pambuku dhe liri. Mbase keni gjetur ndonjë dizajn fantastik për bluza, apo doni një jastëk me fytyrën e bubit tuaj sipër? Cilido qoftë vizioni që keni, thjesht printojeni në letrën e stampimit me hekur nga "Canon" dhe hekuroseni mbi tekstil.

Ka dy lloje stampimi me hekur, për tekstile të çelëta dhe tekstile të errëta, që të jeni të sigurt të zgjidhni ngjyrat që dëshironi për çfarëdo që doni të personalizoni. Do të gjeni dhe një gamë dizajnesh stampimi me hekurosje te "Creative Park", mes të cilave kafshë, bimë e ikona.

Përhapni dashuri

A woman holding printed sunglasses (left). A printed banner spelling 'Happy Birthday' (right).
Dekorojeni shtëpinë me banderola të printuara ose bëni aksesorë për t'u argëtuar.

Qoftë nëse jeni duke festuar me shokët e apartamentit dhe familjen, apo nëse po publikoni një aktivitet në internet, gjithkush mund të bëhet pjesë me veshjen e vet të festës dhe aksesorë nga "Creative Park" – aty ka plot ide të punuara me dorë për zbavitje në festa, si dhe letra cilësore Matte Photo Paper nga "Canon" është ideale për krijimin e dekorimeve me tematikën e zgjedhjes suaj.

a rope with pegged images with writing on them

Vijoni të festoni duke printuar fotot e shoqërisë për t'i varur në mur. Fusni ca fotoletër katrore 5×5 in Plus Glossy II në printer (ose dhe 3,5×3,5 nëse e mbështet printeri juaj) dhe mund të printoni pozat tuaja të preferuara në format "Instagram". Këto printime stili retro duken të bukura kudo, por shkojnë më së miri të varura në ndonjë spango për t'i dhënë hare ndonjë muri apo rafti, si dhe për të krijuar atmosferë festive.

two greeting cards on the left folded and one open card on the right with a picture of 2 hands making a heart shape

Edhe nëse nuk bëheni dot bashkë për të festuar ditëlindjen apo ndonjë ditë tjetër të veçantë, mund ta ndani dashurinë duke dërguar kartolina të bëra vetë. Letra 7×10 in Double-sided Matte Paper nga "Canon" vjen me palosje të gatshme qendrore që t'i dërgoni kartolinat e personalizuar në zarfet shoqëruese – ku ka më mirë se t'u tregoni të dashurve tuaj se sa shumë i çmoni!

Shkruar nga Angela Nicholson

Artikujt e lidhur
A table filled with paper craft items and a child making them under adult supervision.

PRINTIMI DHE PUNËDORET

Zbuloni qindra projekte punëdoreje falas e përplot argëtim

Nga shfaqjet me kukulla deri te lojërat e tryezës, mjetet mësimore e deri te labirintet që kërkojnë përqendrim, mund të përdorni gamën e punëdoreve të letrës "Creative Park" për t'i mbajtur fëmijët të angazhuar e të argëtuar.

A cat and koala printed on a Canon PIXMA TS5350 printer.

PRINTIMI DHE PUNËDORET

Përpunoni, krijoni e prezantoni me @Paperboyo

Zbuloni se si lloje të ndryshme materialesh mund t'ju frymëzojnë krijimtarinë me yllin e "Instagram", Paperboyo.

Craft butterflies

PRINTIM KRIJUES

Printoni dhe krijoni punëdore muri me flutura

Punëdoristja, Aimee Graham, tregon se si të bëjmë dekorime me porosi përmes printimit.

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Aplikacionet e rekomanduara

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat