Canon SELPHY CP1500

Printoni foto të bukura, rezistente që do të zgjasin deri në 100 vjet1 me këtë printer të thjeshtë, të shpejtë dhe kompakt me valë.

PREZANTIMI I SELPHY CP1500

Fotoprinter kompakt për të gjithë

Foto të bukura, shpejt

Krijoni foto vibrante, cilësie fotostudioje, me 16.7 milionë ngjyra. Teknologjia e sublimimit të shpejtë me ngjyrues mundëson printime në përmasa kartoline të gatshme për përdorim në 41 sekonda.

Printime që zgjasin

Falë një veshjeje të posaçme mbrojtëse, fotot tuaja do të zgjasin deri në 100 vjet1 kur i ruani në album. Ato madje janë rezistente ndaj ujit, gërvishtjeve dhe shenjave të gishtave.

Përmasa që ju vijnë për shtat

Printoni foto të bukura vibrante në një larmi përmasash, duke nisur nga kartolinat (100 x 148mm) deri te miningjitëset (22 x 17.3mm).

Përdorim i thjeshtë me lidhje me valë

Printoni thjesht dhe me valë nga pajisja juaj iPhone, iPad ose me Android duke përdorur aplikacionin SELPHY Photo Layout. Krijoni printime të personalizuara me vula, filtra, mbivendosje motivesh dhe ndajini lidhjet me kode të printuara QR.

Dizajn me stil dhe që kursen hapësirë

Ky është një printer me të cilin keni kënaqësi të jetoni dhe me përdorim të thjeshtë, falë përmasave kompakte, ekranit të madh LCD, lidhjes me valë dhe zgjedhjes së tri finicioneve me ngjyra të modës.

Lidheni sipas mënyrës tuaj

Lidhini përmes valëve me pajisje inteligjente me anë të një kodi QR, me Wi-Fi për kompjuterë dhe kamera2 ose përmes USB-C për kompjuterë, kamera dhe njësi USB Flash. Ose thjesht printoni drejtpërdrejt nga kartat SD, SDHC dhe SDXC me lexuesin e integruar.

Sillini fotot në jetë me mënyrën tuaj me anë të programit SELPHY Photo Layout

Krijoni dhe printoni foto, ngjitëse dhe faqeshënues të bukur e të personalizuar drejtpërdrejt nga telefoni.

Zgjidhni faqosjen dhe finicionin optimal

Zgjidhni nga një sërë opsionesh shabllonesh, finicioni dhe veshjesh.

Personalizojeni pamjen

Shtoni tekst, bordura dhe pulla për të personalizuar printimet tuaja.

Mundësi të pafundme krijuese

Printoni faqeshënues, etiketa ngjitëse dhe shtoni kode QR për lidhje me albume, video dhe materiale të tjera në internet.

Specifikimet

  • Printimi me Wi-Fi

    Printoni drejtpërdrejt nga pajisjet inteligjente dhe kompjuterët

  • Printimi sublimimi me

    Printime të shpejta, cilësore falë sistemit të printimit termik sublimimi me ngjyrues

  • ngjyrues për 41 sekonda

    Printime kartoline cilësie të lartë, shpejt

  • Printime deri
    në 100 vjet1

    Foto të bukura, me jetëgjatësi të madhe

  • 16.7 milionë ngjyra

    Printime ngjyrash dhe tonalitete lëkure besnike të realitetit

  • LCD 8.9cm (3.5”)

    Ekrane të mëdha me detaje të imëta

  • USB-C

    Lidhni me lehtësi kamera, kompjuterë dhe njësi Flash USB

  • Foleja e kartës së memories

    Lexues SD, SDHC, SDXC

Mënyra e printimit

Sublimim ngjyruesi
Sublimim ngjyruesi

Lidhshmëria

Wi-Fi, USB, kartë SD
Mbështet

Ngjyrat e mundshme

E zezë, e bardhë, rozë
Gri e errët, e bardhë e rërës, e kuqe e baltës

Madhësia e printimit

Nga 100 x 148 mm deri 22 x 17.3 mm
54 x 85 mm
72 x 85 mm

Shpejtësia e printimit

41 sekonda (100 x 148 mm)
40 sekonda

Madhësia e ekranit LCD

8.9cm
N/A

Bateria e integruar

Jo
Po

Pesha

850g
455 g

Përmasat

182 x 58 x 133mm
102.2 x 145.8 x 32.9mm

Çfarë ka në kuti

  • SELPHY CP1500

  • Kasetë Letre PCP-CP400 (Përmasë kartoline)

  • Ushqyes kompakt CA-CP300B

  • Kabllo AC

Aksesorët

Paketë baterie NB-CP2LI

Kasetë madhësie kartash PCC-CP400

Çantë mbajtëse DCC-CP2

Pjesët e konsumit

Madhësi kartë krediti KC-36 IP

Ngjitëse madhësie karte kreditit KC-18IF

Miningjitëse KC-18IL

Ngjitëse katrore kartë krediti KC-18IS

Madhësi kartoline KP-36IP

Madhësi kartoline RP-108

Artikuj të ngjashëm

Viti im i parë në printim

Fotografja e portreteve, Jemella Ukaegbu, tregon këshillat e saj më të mira për të shkrepur dhe ruajtur vitin e parë të fëmijës suaj.

Organizohuni për shkollë

Jeta familjare e sistemuar me pak ndihmë nga printerët SELPHY dhe PIXMA.

Planifikoni, luani dhe printoni

Mësoni se si mund t’ju ndihmojë aplikacioni SELPHY Photo Layout që të gjeni ide emocionuese në projekte punëdoreje.

  1. Kur ruhet në album. Në bazë të analizave të përshpejtuara, duke prezumuar një temperaturë prej 23° C / 73.4° F dhe lagështirë 50%.
  2. Kamerat e pajtueshme me PictBridge.