KËSHILLA PRINTIMI

Kthimi në shkollë: 5 mënyra për t'u organizuar me printim

Nga etiketat ngjitëse te faqeshënuesit me porosi, zbuloni se si ta nisni vitin e ri akademik me një fillim të shkëlqyeshëm me pak ndihmë nga gama e printerëve praktikë të Canon.
Një imazh nga lart-poshtë i një përzgjedhjeje librash ushtrimesh me ngjyra, një kalendari, ngjitësesh dhe letrash printeri Canon.

Çdo vit është e njëjta gjë. Pushimet verore duket sikur do të zgjasin përgjithmonë, duke ju dhënë mundësi të mjaftueshme për të hequr të gjitha ato punë organizative të bezdisshme që duket se nuk hiqen kurrë nga lista e detyrave gjatë muajve më të ngarkuar - etiketat me emra nëpër uniforma, një kalendar me orare, sistemimi i punimeve të fëmijëve etj.

Por pastaj ja që vijnë kampet sportive, pushimet jashtë vendit dhe udhëtime ditore në bregdet, dhe pa pritur e pa kuptuar, ka ardhur koha për t'u kthyer në shkollë. Ky vit mund të jetë ndryshe, siç zbuloi nënë Elisha përpara se vajza e saj India të fillonte shkollën. Gama praktike e printerëve dhe e produkteve të letrës së Canon ofron shumë zgjidhje, nga etiketat deri te magnetet e printueshme, për t'ju ndihmuar të organizoheni përpara se të bjerë zilja e shkollës – dhe mund të përfshini gjithashtu të gjithë familjen.

Një çantë dore me inicialet IB përmbi është vendosur në një tavolinë pranë një fotografie të një vajze të re, një kalendari dhe një pakoje Canon Magnetic Photo Paper.

Duke e kthyer përgatitjen për vitin shkollor në një aktivitet argëtues që e bëni së bashku, fëmijët mund të ndihen edhe më të emocionuar për rifillimin e shkollës.

Çfarë do t'ju duhet:

  • Një printer Canon që punon mirë me programet dhe letrat krijuese. Këtu kemi përdorur printerin Canon PIXMA TS7450 Series dhe modelin kompakt Canon SELPHY CP1500, pasi të dyja modelet ofrojnë printim krijues të standardit profesional dhe me lidhje me valë, dhe mund të printojnë në një larmi madhësish.
  • Program printimi krijues. Programi Canon SELPHY Photo Layout për gamën SELPHY ka shumë skema dhe opsione personalizimi. Për zotëruesit e PIXMA, programi Easy-PhotoPrint Editor ofron një gamë të gjerë shabllonesh të gatshme fotografike, ndërsa programi Canon Creative Park vjen me qindra dizajne krijuese.
  • Letër printimi krijues. Për SELPHY CP1500, zgjidhni nga një larmi madhësish me ose pa shpinë ngjitëse. Për përdoruesit e PIXMA, stampimet me hekur Canon (për tekstile të çelëta ose të errëta), Canon Magnetic Photo Paper dhe Matte Photo Paper ju japin shumë opsione krijuese.

1. Personalizojini pajisjet me stampa me hekurosje

Një grua pret shkronjën B nga një letër. Në sfond mbi një tryezë druri shihet një printer Canon dhe një vazo me luledielli.

Mund të printoni nga kompjuteri apo edhe drejtpërdrejt nga celulari apo tableta duke përdorur aplikacionin "Creative Park". Vizitoni App Store ose Google Play për të shkarkuar programin, mandej ju duhet vetëm një ID Canon dhe një printer Canon i mbështetur.

Një grua ndihmon një vajzë të vogël me një fustan të gjelbër shkollor të vendosë një çantë shpine në shpinë në kuzhinën e familjes. Çanta e shpinës ka inicialet IB përmbi.

Mund të përdorni stampat me hekurosje mbi një sërë materialesh, në mënyrë që fëmijët të mund të zgjedhin ilustrimet e tyre për t'i vendosur mbi bluza dhe çanta.

Le ta pranojmë, një çantë shkolle, bluzë ose këllëf lapsash nuk është se dallon shumë nga një tjetër çfarëdo, ndaj përse të mos i shtoni një motiv të bërë me porosi për ta ndihmuar fëmijën t'i identifikojë lehtësisht pajisjet gjatë rrëmujës në fund të ditës.

Creative Park, këndi falas i burimeve të punëdores i Canon, ofron një sërë shabllonesh argëtuese që mund t'i shkarkoni dhe printoni me një printer Canon PIXMA në stampa A4 Iron-on Transfer*, të cilat ofrohen për tekstile të çelëta ose të errëta. Fëmijët mund të përfshihen gjithashtu, duke zgjedhur një dizajn që mendojnë se pasqyron personalitetin e tyre – ndoshta duke kombinuar inicialet e tyre me një kafshë të preferuar si p.sh. balenë ose paraketë. India zgjodhi një dizajn basketbolli dhe inicialet e saj për të personalizuar çantën e vet.

Pasi të printoni, prisni me kujdes modelet me një palë gërshërë dhe më pas ndiqni udhëzuesin e lehtë për t'u ndjekur që vjen me stampat tuaja për t'i hekurosur në tekstil.

Lexoni më shumë rreth përdorimit të stampave të letrës me hekurosje të Canon në artikullin tonë mbi personalizimin e gardërobës tuaj me printim tekstili.

2. Shtoni etiketa ngjitëse në shishet dhe kutitë e drekës

Një printer i bardhë Canon printon një fletë të vogël letre me të njëjtin imazh të një vajze të re të përsëritur tetë herë.

Përdorni printerin Canon SELPHY CP1500 për të printuar etiketat tuaja me porosi në letër ngjitëse katrore (KC-18IS, 54 x 54mm), me madhësi karte krediti (KC-18IF, 54 x 86mm) ose mini (KC-18IL, 22 x 17.3mm) .

Dy duar mund të shihen duke ngjitur me kujdes një ngjitëse me një vajzë të re që vrapon mbi të në një shishe uji të gjelbër.

Thjesht hiqni pjesën e pasme dhe vendoseni në kutinë e drekës ose shishen e ujit të fëmijës suaj.

Shumë shkolla tani u kërkojnë fëmijëve ta sjellin me vete shishen e vet të ujit çdo ditë. Por me njëbrirëshit, dinozaurët dhe personazheve të caktuara vizatimore që preferohen në moshat shkollore, ato mund të ngatërrohen lehtë me të tjerat, siç do të kuptojnë dhe Elisha me India-n.

Përdorni printerin kompakt Canon SELPHY CP1500 për të krijuar etiketat tuaja të personalizuara për shishet, kutitë e drekës dhe kutitë e gotave duke përdorur fletë ngjitëse Canon SELPHY. Programi Canon SELPHY Photo Layout ka një opsion Label Layout që të zgjidhni një foto nga lista e kamerës dhe ta personalizoni me tekst, pulla dhe ngjyra. Ka dhe një opsion Mini Label i cili ju mundëson të printoni tetë imazhe më të vogla – identike ose të ndryshme – në një fletë.

Kutinë e drekës e keni prej metali? S'prish punë – thjesht përdorni printerin Canon PIXMA për t'i printuar etiketat në Canon Magnetic Photo Paper. Ngjitëset do të qëndrojnë pas sipërfaqes dhe mund t'i hiqni kur të keni nevojë të lani kutinë e drekës.

3. Qëndroni në krye të orareve

Një imazh nga lart-poshtë i një personi që plotëson datat për muajin shtator në një kalendar të bërë vetë.

Kthejini fotot tuaja të preferuara të familjes në kalendarë të personalizuar, që të mos humbisni kurrë kurset pas shkolle apo ditët e ndeshjeve me shokët. Mund të krijoni edhe magnete të vogla duke përdorur Canon Magnetic Photo Paper për të ngjitur oraret dhe kalendarët tuaj në derën e frigoriferit.

Një printer i bardhë Canon që printon një imazh të një vajze të re me uniformë shkolle. Imazhi përmban dhe një kod të vogël QR.

Canon SELPHY CP1500 mund të printojë gjithashtu kode QR, që të mund të shtoni lidhje drejt klubeve dhe organizatave në printimet tuaja për hapje të lehtë të të dhënave të adresave dhe orareve.

Art të hënën, lojëra të martën, dituri natyre të mërkurën. Është mjaft e vështirë të ndjekësh gjithçka që fëmijët dhe adoleshentët e ndryshëm në shtëpinë tuaj duhet të mbajnë mend për mësimet e ndryshme gjatë javës – dhe kjo që para se të nisni me kurset dhe aktivitetet jashtëshkollore, nga noti te kënga, nga flauti te pylltaria.

Duke printuar oraret e tyre dhe duke i ngjitur në një tabelë ose në frigorifer, ju dhe fëmijët mund të shihni me një vështrim atë që duhet të mbajnë mend të marrin në çdo ditë të caktuar. Nuk ka më nxitim nëpër recepsione për të dorëzuar atletet e harruara të futbollit.

Mund gjithashtu të printoni kalendarë përmes programit Easy-PhotoPrint Editor ku mund të shtoni festa ditëlindjesh, datat e lojërave ose aktivitete të tjera të ardhshme familjare dhe të mbani shënim se kush po i lë apo merr fëmijët nga shkolla në një ditë të caktuar.

4. Organizoni dosjet dhe ekspozoni punime

Një vajzë e re e veshur me një fustan të gjelbër shkollor heq një ngjitëse nga një letër ngjitëse. Në sfond duken dy libra ushtrimesh me ngjyra.

Printoni etiketat në kartë ose letër dhe futini në pjesën e përparme të katalogëve plastikë të artit ose dosjeve të librave të leximit. Për librat e ushtrimeve, mund të krijoni dhe printoni ngjitëse të emrit të fëmijës, klasës ose lëndës shkollore.

Një printer i zi Canon printon pikturën shumëngjyrëshe të një fëmije. Punime origjinale artistike mund të shihen pranë printerit.

Mund të printoni imazhe të bukura dhe rezistente, të pasura në detaje, që t'i nxirrni më së miri punimet artistike të fëmijëve tuaj. Nëse printerin e keni me skaner, mund dhe t'i skanoni punimet e tyre dhe t'i printoni.

Fëmijët shpesh kthehen në shtëpi të ngarkuar me lloj-lloj punëdoresh. Këto mund të dëshironi t'i ruani nëpër kutitë e papafingos - ngjitëset me emrin e të voglit tuaj ose një portret veçanërisht të lezetshëm të tij, me moshën ose vitin, do të jenë të dobishme për t'i rregulluar këto, në mënyrë që t'i gjeni përsëri kur fëmijët të jenë pak më të mëdhenj dhe keni dëshirë të bëni një udhëtim nëpër kujtime.

Përpara se të vini gjithçka mënjanë për ruajtje, përse të mos i fotografoni punimet tuaja të preferuara dhe t'i printoni duke përdorur gamën e letrave fotografike të Canon, siç ka bërë Elisha, duke i kthyer ato në printime cilësore me jetë të gjatë? (Nëse printeri ka skaner, mund dhe t'i skanoni punimet dhe t'i printoni.) Më pas mund t'i montoni në korniza dhe t'i varni në dhomat e fëmijëve ose mund t'i përdorni dhe si një dhuratë të bukur për gjyshërit.

Madje mund dhe t'i printoni disa në Canon Magnetic Photo Paper për t'i vënë te dera e frigoriferit, që të mos ju duhet të shqetësoheni mos prishet, griset apo shkalafitet origjinali. Me çdo letër në përmasa prej vetëm 10 x 15cm, do të jeni në gjendje të shfaqni mjaft punime njëherazi.

5. Printoni faqeshënuesit

Një imazh nga lart-poshtë librash ushtrimesh shumëngjyrëshe, fletësh ngjitëse dhe një printer Canon që printon një fotografi të një vajze të re me uniformë shkolle.

Printerët Canon SELPHY mund të përdoren me çdo pajisje inteligjente në lëvizje e sipër, ndaj mund të bëni etiketa shpejt dhe me lehtësi kudo që të jeni kur të keni një moment të lirë dhe më pas t'i shtoni tek artikujt tuaj më vonë.

Të rinjtë mund ta përdorin programin SELPHY Photo Layout për të dizajnuar dhe printuar faqeshënuesit e tyre, në mënyrë që të mos e humbasin më faqen nga libri i shkollës që kanë në dorë.

Zgjidhni opsionin Bookmark Layout dhe madhësinë e kartolinës (100 x 148mm) dhe më pas zgjidhni nëse dëshironi që imazhet tuaja të zgjedhura – të cilat mund të jenë çdo gjë, nga kafshët e preferuara deri te printimet e vogla të pushimeve – të rreshtohen në krye ose në fund të faqeshënuesit.

Përdoruesit e PIXMA mund të gjejnë faqeshënues të gatshëm me lloje të ndryshme kafshësh në faqen e internetit të Creative Park. Ka edhe opsione të lezetshme në formë shtëpie.

Me printerët SELPHY dhe PIXMA, thjesht printoni dhe prisni.

Opsioni Bookmark Layout në programin SELPHY Photo Layout është gjithashtu i dobishëm për printimin e fotografive të identitetit për kartat e autobusit ose të bibliotekës.

Me një printer dhe letër Canon, këto detyra nuk ka pse të jenë angari. Zgjidhni një projekt dhe kthejeni në një aktivitet artizanal argëtues dhe me imagjinatë ku mund të përfshihet e gjithë familja në një pasdite me shi.


* Pajtueshmëria e "Light Fabric Iron-on Transfers LF-101": PRO-100/PRO-100S, seria TS (përveç serive TS31xx/TS20x), seria TR (përveç serisë TR45xx), seritë MG77xx/MG75xx/MG68xx/MG67xx/MG57xx/MG56xx/MG36xx, seria iX68xx

Pajtueshmëria e "Dark Fabric Iron-on Transfers DF-101": PRO-100/PRO-100S, seria TS (përveç serive TS31xx/TS20x), seria TR (përveç serisë TR45xx), seria G (përveç serive GM40xx/GM20xx), seritë MG77xx/MG75xx/MG67xx, seritë iP87xx/iX68xx



Shkruar nga Rachel Segal Hamilton

Produktet e lidhura

  • Printerë për shtëpi

    Canon SELPHY CP1500

    Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht.
  • Printerë për shtëpi

    SELPHY SQUARE QX10

    Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë.
  • Printerë për shtëpi

    Seria “PIXMA TS7450”

    Një printer shumëfunksional me stil për të mësuarit me teknologjinë, me një larmi trajtimesh printimi krijues, plus teknologjinë ADF për thjeshtimin e procesit të kopjimit dhe të skanimit të fletëve të ndryshme.
  • Printer Inkjet

    Letër fotografike magnetike MG-101

    Vendosni më shumë krijimtari dhe ndërveprim në printimet e fotografive me Canon Magnetic Photo Paper MG-101.
  • Printer Inkjet

    Canon Dark Fabric Iron-on Transfers DF-101

    Provoni dorën në disenjimin e modës me stampimet me hekurosje nga "Canon". Krijuar posaçërisht për tekstile më të errëta, mund të përdorni fotot dhe figurat tuaja, si dhe aksesorëve të tjerë, një rifreskim të shpejtë.
  • Printer Inkjet

    Light Fabric Iron-on Transfers LF-101

    Çlironi disenjatorin brenda vetes me stampimet praktike nga "Canon", të krijuar posaçërisht për tekstile ngjyrëçelëta. Nga çantat e personalizuara deri te bluzat e stilizuara, nuk ka qenë kurrë më e lehtë të jeni krijues duke ndërruar njëherësh stilin tuaj.
  • Artikujt e lidhur

  • Etiketa të printuara dhe të bëra vetë në një syprinë të gjelbër për prerje letre pranë një palë gërshërëve dhe një printeri portativ Canon SELPHY Square QX10.

    PRINTIM KRIJUES

    Printoni etiketat tuaja

    Etiketat e printuara dhe të punuara me dorë mund t'ju ndihmojnë të organizoni jetën, shtëpinë dhe hobit tuaja.

  • Një printer Canon PIXMA në një tryezë me gërshërë, shirit të argjendtë dhe foto përreth.

    PRINTIMI KRIJUES DHE BLLOQET

    Krijoni një bllok me foto

    Krijoni një fotoalbum të familjes të punuar me dorë me udhëzuesin tonë hap pas hapi.

  • get-inspired-selphy-photo-layout-app-1-hub

    PRINTIM KRIJUES

    Planifikoni, luani dhe printoni

    Mësoni se si mund t’ju ndihmojë aplikacioni SELPHY Photo Layout që të gjeni ide emocionuese në projekte punëdoreje.

  • Ekspozoni momentet e familjes me një fotokalendar

    PRINTIM KRIJUES

    Krijoni një fotokalendar

    Personalizoni dhe krijoni një fotokalendar të mbushur me kujtime të çmuara.