PRINTIM KRIJUES

Listat, planet dhe qëllimet: organizohuni me printim

Nga planifikuesit e printueshëm të vakteve deri te ditarët e mirënjohjes, zbuloni se si të krijoni mjetet tuaja organizative me një printer Canon PIXMA dhe Creative Park.
Një foto nga lart-poshtë e një ditari të hapur listimi së bashku me shabllonet e bordurave nga Creative Park dhe një printer Canon PIXMA.

Organizimi është një nga vendimet e zakonshme të Vitit të Ri, por ka shumëçka për të fituar nga caktimi i strategjive për të marrë në dorë jetën tonë gjatë vitit në vijim. Nuk ka të bëjë vetëm me planifikuesit e përditshëm – me pak mendim krijues, është e mundur të shfrytëzohet fuqia e printimit për të krijuar të gjitha llojet e materialeve për t'ju ndihmuar në menaxhimin e sfidave të shumta të jetës. 

Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa listat e blerjeve ose planet e vakteve për t'ju ndihmuar të mbani mend gjithçka që ju nevojitet në supermarket, ose një ditar mirënjohjeje që ju mundëson të mbani një shënim të të gjitha gjërave për të cilat jeni mirënjohës. Ose ndoshta një regjistër humori, që të shikoni se çfarë mund të jetë që ndikon për mbi shëndetin tuaj mendor. 

Cilido qoftë qëllimi, gama e printerëve PIXMA të Canon mund t'ju ndihmojë të përmirësoni aftësitë tuaja organizative dhe të bëheni krijues në këtë proces.

Pse të bëni lista, plane dhe qëllime?

Një grua qëndron në një tryezë druri duke shkruar në një ditar, me një pije të nxehtë pranë.

Krijueses, Temi Manning, i pëlqen të ndajë njëfarë kohe për vete për të krijuar ditarë listimi. Ajo pohon se të qëndruarit një të dielë mbrëma me një pije të nxehtë pranë është rasti ideal për t'u organizuar për javën në vijim.

Një grua përdor një palë gërshërë për të prerë motive me temë të shkarkuar nga Creative Park. Një printer Canon PIXMA ndodhet në tryezë. 

Temi ka eksperimentuar me printerin Canon PIXMA TS7450a Series dhe Creative Park nga Canon, duke eksploruar mënyra të reja për të përmirësuar vizualisht planifikuesit e saj, me bordura dhe motive tematike.

Krijimi i listave, planeve dhe qëllimeve mund të jetë shumë më tepër sesa thjesht një shkrim i shpejtë i gjërave dhe kontrollimi i tyre. Me qëndrim në Portsmouth, Britani, Temi Manning u dha pas mbajtjes së ditarëve si ndihmesë në menaxhimin e shëndetit të vet mendor dhe ka krijuar një audiencë mbresëlënëse sociale duke ndarë ditarët e saj të listimit. "Ishte një mënyrë për të qenë më e vetëdijshme dhe gjithashtu për të bërë diçka që më pëlqen, ndërkohë që hedh mendimet e mia gumëzhitëse në letër," - shpjegon ajo. Ditarët e listimit janë një mjet për të mbajtur shënim të gjitha qëllimet dhe arritjet e jetës, nga ushtrimet që keni bërë dhe ushqimi që keni ngrënë, deri te librat që dëshironi të lexoni apo filmat që dëshironi të shikoni.

Për Temi-n, ditari dhe planifikimi tani janë një mënyrë jetese dhe ajo ka zbuluar se krijimi i ditarit ose i planifikuesit tuaj dhe hartimi i çdo gjëje që dëshironi të arrini, mund t'i bëjë qëllimet tuaja të duken më pak të frikshme. "Unë nuk do të funksionoja aq mirë pa të," - thotë ajo. "Është e rëndësishme sepse më motivon, më mban të organizuar dhe më pëlqen të jem e ndërgjegjshme në krijmtari, duke bërë faqe dhe konfigurime të bukura, ndërsa frymëzoj të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë."

Këtu, ajo ndan këshillat dhe teknikat e saj se si mund të bëheni më efikasë dhe krijues duke përdorur printimin.

Zgjedhja e një teme

Një grua pret një ilustrim me gjethe ndërsa është ulur në një tryezë. Në tryezë është një printer Canon, fletore dhe stilolapsa.

Nëse jeni krijues për herë të parë për ditarë listimi, Temi rekomandon të shtoni ilustrimet tuaja të preferuara në faqet tuaja për ta bërë me të vërtetë projektin tuajin. Temi i vizatoi vetë këto motive gjethesh, por mund të përdorëni gjithashtu dizajne të paracaktuara nga Creative Park – ka qindra për të zgjedhur.

Një palë duar që vendosin ngjitëse në lidhje me kafenë nga Canon Creative Park në një ditar. Pranë tyre në tryezë janë dizajne të ndryshme të printuara, një tastierë rozë dhe artikuj shkrimi.

Sipas Temi-t, çelësi për një ditar të suksesshëm dhe personal është të "zgjedhësh diçka që është në stilin tënd ose diçka që të intereson". Për këtë projekt, Temi zgjodhi një temë kafeje dhe vjeshte, duke kombinuar disenjot e saj të vizatuara me dorë me shabllonet nga Creative Park.

Temi shpesh i personalizon ditarët e saj dhe shënimet e afirmimit me ilustrime të vizatuara me dorë, por ju mund të kërkoni edhe për dizajne të gatshme, të cilat më pas mund t'i printoni dhe shtoni në faqet tuaja. Një mënyrë e thjeshtë për të shfaqur stilin tuaj krijues personal, siç sugjerohet nga Temi, është të zgjidhni një temë për çdo muaj. Mund të jenë modele vibrante, ngjyra specifike ose një temë me subjekt, siç është tema e Temit për kafe/vjeshtë për tetorin. "Unë i përdor këto si dekorim në çdo faqe dhe kaloj një mbrëmje duke i vendosur për javën në vazhdim," - thotë ajo.

Ka shabllone, modele dhe dizajne të panumërta të shkarkueshme në faqen e internetit të Creative Park dhe programin Creative Park, të cilat mund të printohen në madhësi të ndryshme në lloje të ndryshme letre të pajtueshme me printerët PIXMA. Është e mundur të shtoni bordura për t'u dhënë dritë planeve tuaja të vakteve, ndërkohë që letrat me motive shumëngjyrëshe bëjnë më së miri për kalendarë shtëpiakë që bien në sy. Nëse provoni diçka dhe nuk ju pëlqen, është e lehtë ta ricikloni modelin e vjetër dhe të filloni nga e para.

"Me Creative Park mund të kërkoj nga një bibliotekë e gjerë dizajnesh të gatshme dhe t'i shkarkoj shpejt këto drejt e për printim përmes programit Canon PRINT ose drejtpërdrejt duke përdorur programin Creative Park," - shpjegon Temi. “U apasionova me setin e murit stil kafeneje – më pëlqen dizajni i guximshëm, modern dhe shumëllojshmëria e ilustrimeve. Kam përdorur gjithashtu modelet me kafaze shpendësh të Parisit për të dekoruar kuzhinën time."

Printim, skanim dhe dublikim 

Një printer Canon PIXMA qëndron në një tryezë, duke printuar një listë blerjesh.

Printeri Canon PIXMA TS7450a Series – i cili ka një skaner të integruar dhe ju lejon të fotokopjoni shumë fletë në gjysmën e kohës – i ka mundësuar Temi-t të dyfishojë shpejtësinë në modelet e saj të preferuara dhe të përshpejtojë procesin e saj.

Një grua përdor një stilolaps për të shtuar një artikull në listën e blerjeve të zbukuar e të vendosur në frigoriferin e saj.

Listat e blerjeve janë një mënyrë e thjeshtë për të pasur në kontroll rutinën tuaj javore. Me Canon Magnetic Photo Paper mund t'i vendosni listat tuaja në frigorifer. Në këtë mënyrë, nuk do të harroni më kurrë një artikull të rëndësishëm.

Opsioni i skanimit në serinë PIXMA TS7450a Series është fantastik për dublikimin e faqeve, që të mos ju duhet të krijoni formate të reja çdo ditë nëse nuk keni kohë. Gjithashtu mund ta përdorni këtë veçori për të krijuar kopje të dizajneve dhe të ilustrimeve tuaja, të cilat më pas mund t'i printoni variante të shumta për t'i shtuar në projektet tuaja.

Me ndihmën e programit Canon PRINT, është gjithashtu e mundur të printoni dizajne drejtpërdrejt nga smartfoni madhësitë, konfigurimin dhe llojin e letrës që dëshironi. Ndërsa modelet e Temi-t janë printuar kryesisht në Canon Matte Photo Paper, Canon Magnetic Photo Paper është ideale për ngjitjen e listave në sipërfaqet tuaja magnetike në shtëpi.

Përkushtimi ndaj procesit

Një printer Canon, tabletë dhe artikuj të ndryshëm shkrimi mbi një tryezë druri. Mbi tryezë në mur, kartolinat dhe shënimet janë ngjitur në një varëse metalike muri. 

“Asgjë nuk e tejkalon arritjen dhe kënaqësinë e punës me letër dhe vizore, duke krijuar skema të bukura me duart tuaja”, - thotë Temi.

Një foto nga lart-poshtë e një tryeze prej druri me një ditar të hapur listimi që shfaq listat e detyrave të përditshme dhe motive gjethesh dhe fytyrash.

Nuk keni pse i mbani krijimet tuaja vetëm për veten tuaj. Ato mund të bëhen dhurata unike për miqtë dhe të afërmit tuaj që duan gjithashtu të organizohen.

E bukura e bërjes së ditarëve në shtëpi me produkte si Canon PIXMA TS7450a Series është se çdokush mund ta provojë dorën me to. "Mundësia e printimit të gjithë këtyre dizajneve është e mrekullueshme nëse dëshiron të kursesh kohë dhe të pëlqen krijimtaria me një bibliotekë shkarkimesh në dispozicion", - thotë Temi.

Ajo sugjeron gjithashtu se mënyra më e mirë për t'u përkushtuar ndaj planeve tuaja është ta ktheni organizimin në rutinë. “Unë i krijoj faqet e ditarit tim me ilustrimet dhe dizajnet e mia çdo të diel në mbrëmje, gati për javën në vazhdim. Bëj një filxhan çaj, relaksohem në tryezën time dhe shijoj procesin”.

Ndryshe nga planifikuesit e zakonshëm të blerë në dyqan, mjetet organizative të bëra në shtëpi ofrojnë mundësinë për të eksploruar rezultate krijuese dhe ekonomike, duke i dhënë një ndjesi vlere planeve tuaja ditore, mujore dhe vjetore. Nuk ka të bëjë vetëm me produktin e përfunduar; mund thjesht të shijoni procesin dhe në të ardhmen të shikoni pas mbi gjithçka që keni arritur.


Shkruar nga Rowan Davies

Produktet e lidhura

  • Printerë për shtëpi

    PIXMA TS7450a Series

    Një printer shumëfunksional me stil për të mësuarit me teknologjinë, me një larmi trajtimesh printimi krijues, plus teknologjinë ADF për thjeshtimin e procesit të kopjimit dhe të skanimit të fletëve të ndryshme.
  • Printer Inkjet

    Matte Photo Paper MP-101

    Letra Fotografike Mat prodhon fotografi, grafikë dhe tekst me cilësi të lartë, me një mbështjellëse mat. Gjithashtu e përshtatshme për përdorimet më kreative, të tilla si kartolina, pankarta dhe artin e letrës.
  • Printer Inkjet

    Magnetic Photo Paper MG-101

    Vendosni më shumë krijimtari dhe ndërveprim në printimet e fotografive me Canon Magnetic Photo Paper MG-101.
  • Artikuj të ngjashëm

  • KËSHILLA PRINTIMI

    Këshilla printimi për kthimin në shkollë

    Zbuloni mënyra krijuese për t'u përgatitur për vitin shkollor me një printer Canon.

  • PRINTIM KRIJUES

    Personalizoni aksesorët tuaj

    Krijoni ngjitëse të personalizuara për telefonin tuaj dhe teknologji të tjera me printerët portativë të Canon.

  • PRINTIMI

    Printerët më të mirë për studentë

    Çdo student ka nevojë për një printer – zbuloni opsionet më të mira ekonomike për t'iu përshtatur nevojave tuaja.

  • PRINTIMI

    Printerët më të mirë për zyrat në shtëpi

    Lehtësoni punën nga shtëpia me printerët Canon PIXMA dhe MAXIFY.