PRINTIM KRIJUES

Personalizoni, printoni, organizoni: krijoni fotokalendarin tuaj

Ngjisni kujtimet tuaja më të mira nga i gjithë viti në një kolazh dhe printoni një kalendar të personalizuar për shtëpinë tuaj ose për ta dërguar si dhuratë tek njerëzit tuaj të dashur.
Një grua duke mbajtur një faqe kalendari teksa del nga një printer Canon PIXMA.

Teksa netët zgjaten dhe ne kalojmë më shumë kohë brenda, është shansi ideal për t'i hedhur një sy vitit në foto ndërsa përgatitemi për 12 muajt që vijnë. E ku ka më mirë se të organizoheni me një kalendar të personalizuar që përmban të gjitha momentet e preferuara të familjes suaj?

Një kalendar i bërë në shtëpi, i printuar nga printeri Canon PIXMA është mundësi fantastike për të rizbuluar thesarin e çmuar të momenteve të familjes të shkrepur në telefonin ose kamerën tuaj, duke gjetur fotot ideale për të reflektuar çdo muaj. Ose mbase mund të zgjidhni imazhe nga vendet që keni vizituar, duke përkuar me ambientin dhe destinacionin me stinën?

Me qëndrim në jugperëndim të Britanisë, fotografja, figurë e rrjeteve sociale dhe nënë e re, Rafaella Ponce, numëron 19.6 mijë ndjekës në Instagram, duke ndarë çastet nga jeta e saj me të shoqin dhe fëmijën, dhe përmbajtje të tjera krijuese. Ajo drejton dhe një aplikacion marketingu për figurat e rrjeteve sociale që ndihmon lidhjen e markave me figurat e rrjeteve sociale.

Këtu ajo i është kthyer punëdores, duke treguar se si krijimi i kalendarit plot me kujtime nga viti që lamë pas mund të jetë një aktivitet argëtues dhe i thjeshtë: gjithçka që ju duhet është një printer dhe pak krijimtari.

1. Përgatituni për projektin krijues të kalendarit

Një grua duke futur letër në një printer, që ndodhet në një tryezë pranë një pakoje me letra Canon dhe një laptop.

Rafaella-s i pëlqen të jetë krijuese dhe kërkon gjithnjë për frymëzim. "Më pëlqejnë të gjitha gjërat që punohen me dorë," - thotë ajo. " Krijimi i albumeve është gjëja ime. Ka kaluar ca kohë, siç kuptohet, me ardhjen e bebes, por më pëlqen."

Për të krijuar kalendarin tuaj mjafton një komplet minimal, ndaj është një aktivitet ideal për një pasdite punëdoreje në shtëpi. Së bashku me printerin Canon PIXMA, si p.sh. modelin me valë Canon PIXMA TS7450 Series që përdori Rafaella, do t'ju duhet letër fotografike që ka rezistencën e duhur për t'u fiksuar me pineskë diku apo për t'u ekspozuar.

Canon Matte Photo Paper MP-101 është ideale për punëdore dhe jep foto cilësie të lartë dhe vibrante me një finicion pa shkëlqim. Letra me shkëlqim, si p.sh. Canon Plus Glossy II PP-201, del gjithashtu mirë duke i përforcuar ngjyrat dhe duke dhënë atë lustrën ideale për fotot digjitale. Në të dyja llojet e letrës mund të shkruash përsipër që të mund të rrethosh data apo të mbash shënime për t'i kujtuar. Rafaella zgjodhi letrën Plus Glossy për t'i dhënë një lustër cilësore kalendarit të saj.

2. Zgjidhni fotot

Një grua duke mbajtur një faqe kalendari të tetorit, që tregon një grua shtatzënë që mban një kungull pranë barkut.

Gjetja e frymëzimit për secilin muaj nuk duhet të jetë e vështirë. Filloni me fotot e personave të dashur që mund të përdorni për muajt e ditëlindjeve të tyre dhe me një portret familjar për Krishtlindje për dhjetorin, dhe vazhdoni prej aty.

Qoftë nëse përfshini ndonjë portret të ndriçuar nga qirinjtë të shkrepur në festën e ditëlindjes së fëmijës, ndonjë skenë të gëzueshme nga pushimet e verës, një pozë aksioni të qenit të familjes që rend mes gjetheve vjeshtake, apo një peizazh i preferuar i vendit mbuluar me borë, personalizimi i kalendarit tuaj me pamje të stinës të çasteve më të lumtura të jetës suaj është i gjithë thelbi i këtij projekti punëdoreje.

"Kam qenë shtatzënë këtë pjesë të vitit dhe shkrepa një pozë timen me barkun dhe një kungull," - shpjegon Rafaella. "Kjo foto ishte e përshtatshme për tetorin sepse më kujton për atë çast dhe se si ikën koha – beben e kam thuajse një vit tani.

"Për mua thelbi është te kujtimet që mund të krijosh me fotot e tua. Ndaj për çdo muaj, zgjedh një foto që më jep kujtimet e mira që kisha gjatë asaj kohe.

"Nëse shikon faqen time në Instagram, vëren se më pëlqen shumë të përdor dritën natyrale dhe nuk dua të ketë shumë gjëra që të ngarkojnë foton," - thotë ajo. "Mendoj se më pak, janë në të vërtetë më shumë. Zgjidhni me kujdes imazhet, përfshini shumë dritë natyrale dhe thjeshtojini sfondet."

3. Përgatitni fotot për printim

Një grua e ulur në divan me një bebe, duke përdorur aplikacionin Canon Easy-PhotoPrint Editor në telefon për të redaktuar një fotokalendar.

"Mund të luash me aplikacionin Canon Easy-PhotoPrint Editor ose nga kompjuteri, ose nga telefoni," - thotë Rafaella, e cila ka përdorur aplikacionin për shabllonin e kalendarit të saj.

Është e rëndësishme t'i përgatisni fotot përpara printimit. Shumë aplikacione fotoredaktimi ju japin opsionin të zgjidhni llojin e skedarit të imazhit dhe cilësinë gjatë eksportimit dhe Rafaella këshillon t'i eksportoni në cilësi sa më të lartë që mundeni. "Nëse veproni kështu, kur të printoni do të shikoni një imazh me cilësi më të mirë," - thotë ajo.

Nëse i eksportoni fotot si JPEG, zgjidhni cilësinë më të lartë të mundshme. Mund dhe të merrni parasysh t'i eksportoni si skedarë PNG, pasi këta humbasin më pak cilësi kur ngjishen, duke rezultuar shpesh në foto që duken më mirë. Nëse i shkrepni fotot në format RAW, ky lejon cilësinë më të mirë të mundshme dhe fleksibilitetin më të madh në pasproduksion, gjatë përdorimit të softuerëve fotoredaktues si Digital Photo Professional (DPP) nga Canon.

Mos harroni, imazhet mund të duken ndryshe nga ekrani kur printohen, ndaj provoni disa printime për të marrë një ide se si do të duken imazhet finale të kalendarit.

Rafaella ka përdorur aplikacionin Canon Easy-PhotoPrint Editor që vjen me një përzgjedhje shabllonesh kalendarike. Mund t'i importoni imazhet drejtpërdrejt në shabllon ose t'i përdorni si frymëzim për dizajnet tuaja.

4. Përdorni imagjinatën me shabllonin tuaj

Një grua ulur pranë laptopit, duke rregulluar fotot e familjes në një fotokalendar duke përdorur Canon Easy-PhotoPrint Editor.

Aplikacioni Canon Easy-PhotoPrint Editor mundëson shtimin e teksteve, pullave dhe kornizave në kalendarin tuaj, ose vendosjen e filtrave krijuese në foto. Përveç shablloneve në aplikacion, ka dhe një larmi opsionesh për kalendarë në Creative Park, nga kalendarët e mbërritjes dhe numëruesit mbrapsht për ditëlindje deri te kalendarët 3D dhe kalendarët ngjitës.

Në varësi të aftësive tuaja për punëdore, mund të provoni dorën me krijimin e shabllonit tuaj kalendarik nga zero, por Rafaella zgjodhi shabllonin Classic One Month nga aplikacioni Canon Easy-PhotoPrint Editor, i cili ju jep opsionin të shtoni foto në faqen e çdo muaji. Zgjidhni madhësinë e duhur të letrës për printerin tuaj, importoni fotot dhe luani me filtrat krijues, pullat dhe kornizat për të shtuar stilin tuaj. Mund dhe të ndryshoni fontin dhe ngjyrën e tekstit për ta bërë kalendarin vërtet tuajin.

Ka dhe një sërë opsionesh në aplikacionin falas Creative Park, koleksioni i materialeve të punëdores falas nga Canon. Thjesht zgjidhni një shabllon kalendari, zgjidhni madhësinë që doni të printoni dhe shkarkoni skedarin. Kapni ca gërshërë, ngjitëse, një laps, një stilolaps, kunja dhëmbësh dhe piskatore dhe përgatituni për të prerë, palosur, ngjitur e përgatitur kalendarin tuaj.

5. Printoni dhe ekspozoni

Një grua buzëqesh teksa mban faqen e sapoprintuar të kalendarit.

Mund ta lidhni drejtpërdrejt printerin Canon PIXMA TS7450 Series ose nga kompjuteri, ose nga telefoni. Fishekët e bojës së printerit janë gjithashtu të lehtë për t'u vendosur dhe ndërruar.

Një grua mban një foshnjë në një syprinë kuzhine. Një fotokalendar është vendosur në një kontrabufe pas saj.

Qendra e shtëpisë shpesh është kuzhina, ndaj mund të ekspozoni një kalendar të personalizuar në një kontrabufe për t'u siguruar që të mos i harroni kurrë ngjarjet e rëndësishme.

E kur të gjitha të jenë gati, vjen koha e printimit. Printeri ekonomik dhe praktik Canon PIXMA TS7450 Series ka një larmi të gjerë opsionesh që e bëjnë ideal si për punë, edhe për të lozur. Mund të fotokopjoni e skanoni shumë fletë njëherësh për punë, si dhe ta përdorni si shoqëruesin tuaj krijues për aktivitetet me fëmijët. Gama e gjerë e materialeve krijuese të Canon përfshin fotoletër magnetike që të mund madje ta ngjisni fotokalendarin e printuar drejt e në frigorifer.

6. Bëjini dhuratë krijimet tuaja

Një grua që mban një foshnjë, duke varur një fotokalendar në mur pranë një sërë fotosh dhe pikturash të tjera në korniza.

Një kalendar i personalizuar i mbushur me kujtime të veçanta do të ishte një dhuratë e mirë ditëlindjeje për gjyshërit apo shoqërinë e ngushtë.

Kur është plot me kujtime të gëzueshme, të përbashkëta, kalendari i personalizuar mund të jetë një dhuratë e mirëmenduar për shoqërinë apo anëtarët e familjes. Së bashku me kalendarin e saj, Rafaella krijoi dhe një printim kalendari në kornizë me një foto nga dasma e së motrës.

"Ime motër u martua në gusht dhe vajza ime mbajti unazat, kështu që kemi një foto tonën me motrën dhe kunatin," - thotë ajo. "Kam përdorur disa nga dizajnet e sfondit nga aplikacionit dhe dukeshin vërtet të bukura. Do t'ia çoj me postë motrës dhe ka për t'i pëlqyer.

"Për mua thelbi është te kujtimet që mund të ruani në fotot tuaja. Gjithçka është bërë digjitale tanimë, por mendoj se na mungon pjesa e "të prekurit". Është definitivisht një dhuratë që do të më pëlqente të ma bënin. Kjo i bën kujtimet e tua të prekshme."



Shkruar nga Lorna Dockerill

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur