Zjarri është një subjekt i mrekullueshëm për t'u fotografuar, duke ofruar mundësi të pafundme krijuese. Jo vetëm që mund të gjendet bukuri te vetë flakët, por ato dhe i veshin rrethinat me dritë të mrekullueshme të ngrohtë. Kjo do të thotë se zjarri jo vetëm që përbën një subjekt që tërheq vështrimin, por është dhe burim drite atmosferike për portrete.
Zjarri mund të jetë dhe i vështirë për t'u fotografuar. Problemi që hasin fotografët është kur burimi është shumë i ndezur, ndërsa rrethinat shpesh janë të errëta. Ky nivel i lartë kontrasti mund ta bëjë të vështirë regjistrimin e detajeve edhe në pjesët e ndriçuara edhe në ato të errëta të skenës. Por me cilësimet e duhura të kamerës dhe disa aftësi të thjeshta, cilido mund të nxjerrë foto të bukura ndanë zjarrit.
Ndërsa fotografimi i fotove është një aftësi e mirë për ta mësuar gjatë gjithë vitit, do t'ju hyjë veçanërisht në punë gjatë muajve festivë. Ja se si të shkrepni foto të bukura me zjarr këtë sezon të pushimeve të dimrit.
FOTOGRAFIMI I ZJARRIT
Fotografimi i zjarrit: si të shkrepni flakët
1. Ruani sigurinë
Ashtu si vetë fotografia, zjarri mund të jetë magjepsës – ndonëse jo gjithmonë në të mirën tonë. Është shumë lehtë të harrohesh duke shkrepur, por siguria gjithmonë duhet të jetë përparësia numër një. Është e rëndësishme që jo vetëm të parandalojmë lëndimin tonë dhe të të tjerëve, por dhe ta mbajmë vetë zjarrin nën kontroll. Vendosni një kovë me ujë ose fikëse zjarri atypari për të shuar flakët dhe përdorni një elektrik dore për të lëvizur në errësirë. Është gjithashtu ide e mirë të kontrolloni kushtet e motit, pasi erërat e forta mund t'i bëjnë flakët të paparashikueshme.
2. Zgjidhni kompletin e duhur
Drita e nxjerrë nga zjarri zakonisht është disi e zbehtë, ndaj do të ndihmonte që të keni pajisje që punojnë mirë në ndriçim të ulët nëse jeni duke përdorur zjarrin si burim drite për shkrepjen e subjekteve aty pranë. Një kamerë si p.sh. Canon EOS R6 është ideale – sensori i saj ultrasensitiv 20.1MP kuadërplotë është projektuar posaçërisht për të përballuar me lehtësi skenarët me diapazon të lartë dinamik, si dhe situatat me ndriçim të ulët në përgjithësi.
Një objektiv i shpejtë fiks si p.sh. Canon RF 50mm F1.8 STM është gjithashtu ndihmesë e madhe, pasi fiksët kanë rëndom apertura më të gjera maksimale se zmadhuesit. Kjo mundëson dhe shpejtësi më të larta të shkrehjes dhe ISO më të ulëta në ndriçim të ulët, çka do të thotë poza më të qarta dhe me më pak zhurmë.
Ndërsa nuk është thelbësor, stativi mund të jetë gjithashtu shumë i dobishëm në rastin e fotove të flakadanit dhe të qirinjve, pasi ju jep mundësinë të shkrepni me ekspozime më të gjata dhe të turbulloni lëvizjet regëtuese të flakëve.
3. Shkrepja e dritës së qiririt
Qirinjtë mund të bëjnë të mundura poza tejet atmosferike, por mund dhe të jenë të vështirë për t'u shkrepur, pasi megjithëse kanë flakë të shndritshme nuk lëshojnë shumë dritë në ambient. Kjo do të thotë se nëse ekspozojmë për flakët pjesa tjetër e skenës do të jetë thuajse e errët, por nëse ekspozojmë për ambientin përreth atëherë flakët do të dalin shumë të mëdha. Zgjidhni çfarë duhet të ketë përparësi në varësi të efektit që dëshironi të arrini.
Shpeshherë është më mirë të ekspozoni për elementin më të shndritshëm në kuadër, pasi është më e lehtë të hiqen hijet në pasproduksion se sa të korrigjohen pjesët me ndriçim të zmadhuar. Për më tepër, shikoni nëse mund ta ngrini disi ekspozimin për t'u dhënë një përforcim të lehtë hijeve pa theksuar sakaq pjesët e ndriçuara. Nëse e ka kamera juaj, provoni modalitetin Zebra kur filmoni, pasi ai thekson pjesët e mbiekspozuara të një kuadri në motive zebra, duke ju bërë të mundur të maksimizoni hijet ndërsa siguroheni të mos i çoni shumë lart pjesët e ndriçuara. Për foto mund t'ju ndihmojë sinjalizimi i pjesëve të ndriçuara në modalitetin e luajtjes për të parë nëse fotoja e nxjerrë ka ndonjë pjesë "të djegur". Shkrepja në formatin RAW ju jep gjithashtu më shumë fleksibilitet kur vjen puna te pasproduksioni me përdorimin e programeve fotoredaktuese si Digital Photo Professional (DPP) nga Canon.
Caktojeni kamerën në modalitetin Manual (M) për të anashkaluar blicin automatik të kamerës. Kjo ju eviton përforcimin e dritës së lehtë të flakëve të qiririt. Caktojeni aperturën në f/4 dhe ISO100, pastaj ndryshojeni shpejtësinë e shkrehjes midis 1/20 dhe 1/2000 sek për të parë si ndikojnë në shpejtësinë e ndryshme në pamjen e qirinjve. Mund dhe të përdorni blicin mbushës, të njohur dhe si blic dite, që është një shpërthim drite që u hedh dritë pjesëve me hije dhe nxjerr në pah detajet e subjektit tuaj. Aplikacioni Canon Photo Companion përfshin një artikull për portretet nën dritën e qiririt, që e trajton këtë teknikë në një ambient më profesional.
4. Portrete me torta të ndriçuara nga qirinjtë
A ka kohë më të mirë përdorimi të kamerës se në festat e ditëlindjeve? Kur vjen puna për të fryrë qirinjtë, mund të shkrepni portrete fantastike duke përdorur dritën e ngrohtë të qirinjve për të lartësuar fytyrën e subjektit tuaj. Provoni ta caktoni kamerën në modalitetin Manual (M) me aperturë f/1.8 (ose aperturën më të gjerë të objektivit tuaj), shpejtësi shkrehjeje 1/200 sek dhe Auto ISO. Në këtë mënyrë ISO do të përshtatet dhe do t'ju japë ekspozimin e saktë.
Një objektiv i shpejtë fiks si Canon RF 50mm F1.8 STM është ideal për këtë lloj portreti, pasi apertura e gjerë maksimale ju mundëson shkrepjen e portreteve në ambiente të errëta të brendshme. Në aperturat e gjera ju jep gjithashtu efekt të lëmuar bokeh për sfonde me turbullim të bukur.
5. Fotografimi i flakadanëve
A ka gjë tjetër më ftuese se flakadani në një natë të ftohët e të errët? Flakët kërcyese mund të jenë një subjekt i fortë përkundër errësirës që i rrethon. Do të ketë një çast pas perëndimit të diellit kur drita e ambientit është e ulët mjaftueshëm sa flakadani të dallohet përkundër mugëtirës, por ende me dritë të mjaftueshme për të shfaqur rrethinat dhe detajet në qiell. Ky është çasti i duhur për të shkrepur fotot e muzgut dhe për ta shfaqur flakadanin në kontekst, pasi kur të bjerë nata, rrethinat do të jenë tërësisht të zeza. Provoni ta shkrepni këtë në modalitet manual me shpejtësi 1/100 sek, aperturë f/1.8 (ose çfarëdo që ndodhet në aperturën më të gjerë të objektivit tuaj) dhe ISO Auto. Përdorni Exposure Compensation për ta bërë pozën më të shndritshme ose të errët dhe zgjidhni një kuadër këndulët për të inkuadruar zjarrin përkundër qiellit të muzgut.
6. Shkrepja e portreteve ndanë zjarrit
Flakadanët dhe vatrat e zjarrit krijojnë një atmosferë unike që sjell me radhën e vet portrete fantastike. Bisedat ndanë zjarrit, çiftet e kruspullosura së bashku dhe fëmijët e magjepsur nga flakët të gjitha janë subjekte të mira për t'i shkrepur me kamerën tuaj Canon. Sigurohuni ta trazoni zjarrin përpara se të filloni me shkrepjet, pasi sasia e flakëve mund të bëjë diferencë të madhe në dritën e ambientit. Drita shpesh zbehet shumë shpejt larg flakëve, ndaj sillini subjektet sa më pranë zjarrit të jetë e mundur (dhe e sigurt) për të shfrytëzuar vezullimin.
7. Shkrepja e xixëlluesve
Drita kërcëllitëse nga xixëlluesit mund të duket bukur në foto – dhe është gjithashtu një mënyrë e mirë për të eksploruar efektet e dritës me fëmijët e vegjël ose kur jashtë ka mot të keq. Shkëndijat fluturake shpërthejnë për jashtë në të gjitha drejtimet me shpejtësi marramendëse, ndaj ato shkrepen si vijëzime drite edhe kur përdoret shpejtësi pak a shumë e shpejtë e shkrehësit. Nëse ndiheni komodë me shkrepjen dhe redaktimin në RAW atëherë kjo mund të jetë ndihmesë e madhe, pasi mund të nxirrni detaje të mëtejshme nga pjesët e ndriçuara dhe hijet më pas. Ose ngadalësojeni shpejtësinë e shkrehjes dhe xixëlluesi do të lërë gjurmë që duken mirë në të gjithë kuadrin tuaj – këtë e keni vetë në dorë!
Mund dhe të përpiqeni të shkrepni gjurmët e dritës nga fishekzjarrët festivë – hidhuni një sy këshillave dhe teknikave për fotografinë krijuese me fishekzjarrë për më shumë ide dhe frymëzim.
Dhe kur zjarri të fiket mund të eksploroni fotografinë me tym me ushtrim të aftësive në aplikacionin Canon Photo Companion.
Shkruar nga James Paterson
Produktet e lidhura
-
Kamerat pa pasqyra
EOS R6
Çfarëdo që shkrepni, sido që ta shkrepni, "EOS R6" ju mundëson të jeni krijues në mënyra që nuk i mendonit kurrë të mundshme. -
Kamerat pa pasqyra
EOS RP
Një kamerë pa pasqyrë, e vogël, e lehtë dhe intuitive me kuadër të plotë, e projektuar për fotografinë e përditshme dhe të udhëtimeve. -
Objektiv standard
RF 50mm F1.8 STM
Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues. -
Objektivat RF
RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS. -
Objektivat RF
RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS. -
Objektivat RF
RF 85mm F2 MACRO IS STM
RF 85mm F2 MACRO IS STM ofron fleksibilitet në plane të afërta me kompresion të lehtë telefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt e peshëlehtë. -
Objektivat RF
RF 85mm F2 MACRO IS STM
RF 85mm F2 MACRO IS STM ofron fleksibilitet në plane të afërta me kompresion të lehtë telefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt e peshëlehtë. -
Lentë me kënd të gjërë
RF 16mm F2.8 STM
Një objektiv kompakt dhe ekonomik, ultra i gjerë, kuadërplotë, 16mm për serinë EOS R, krijuar për videoblogerë dhe krijues përmbajtjesh.
Artikuj të ngjashëm
-
FOTOGRAFIA E FISHEKZJARRËVE
10 këshilla fotografimi për fishekzjarrë
Kompleti, teknikat dhe kompozimi – këshilla të avancuara për fotografimin e fishekzjarrëve.
-
PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË
Si të krijoni efekt mahnitës Bokeh
Ndiqni këto këshilla dhe teknika për t'i dhënë sfondit tuaj një turbullirë të bukur.
-
TEKNIKA TË NDRIÇIMIT
Fotografia me lustrim drite
Pikturojini fotografitë tuaja mahnitëse duke përdorur burime drite dhe një ekspozim të gjatë.
-
TEKNIKA PËR VIDEO
Këshilla për filmimin e videove natën
Zbuloni një botë krejtësisht të re krijimtarie me udhëzuesin tonë për filmimin e videove natën.