Kur janë jashtë fokusit, pikat e dritës si dritat dekorative shndërrohen në efekt të bukur rrethor Bokeh. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/10 sec, f/1.8 dhe ISO 100.
Termi “bokeh” është një fjalë japoneze që do të thotë “turbullirë” dhe përdoret për të përshkruar zonat jashtë fokusi të një fotoje. Efekti Bokeh - që shpesh shqiptohet në rimë me fjalën OK, edhe pse në japonisht rrokja e dytë është me zanore të shkurtër - është më i dukshëm në fotot me shndritje të vogla, si p.sh. dritat e rrugës gjatë natës. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me shndritjet e forta rrethore, në fakt i referohet cilësisë së çdo pjese të turbullt të një fotoje.
Shkrepja për të përfshirë këto zona të turbullta është një nga efektet më tërheqëse që mund të përdorim në fotografinë tonë. Kjo na lejon të shkrijmë rrëmujat shpërqendruese, tërheq vëmendjen në pjesët e rëndësishme të fotos dhe transformon detajet e panevojshme në ngjyra dhe tonalitete të bukura e të buta.