Canon EOS R10

Kamerat pa pasqyra

Canon EOS R10

Një kamerë kaq e zhdërvjellët sa mund të përballojë thuajse gjithçka. Është shoqëruesja ideale në udhëtime Një mjet i përsosur krijimi përmbajtjesh hibride. Mjeti juaj i vetëshprehjes krijuese.

Specifikimet

  • Dual Pixel CMOS AF II

    Dual Pixel CMOS AF II

    AF gjurmon automatikisht njerëzit, kafshët dhe automjetet si në modalitet foto, ashtu edhe video

  • Xhirim i vazhdueshëm me 15fps

    Xhirim i vazhdueshëm me 15fps1

    Me shkrehës mekanik, për rezultate optimale me shpejtësi dhe cilësi të lartë

  • 4K

    4K/30p

    Video me cilësi të lartë e mbimoduluar nga 6K

  • Fokusimi me dritë të ulët

    -Fokusimi me dritë të ulët 4EV2

    Fokusim i saktë në kushte me dritë të ulët

  • Mund të zgjerohet në ISO 51,200 për fotot, ose ISO 25,600 për video

    Foto deri në ISO 32,000 dhe video deri në 12,800

    Mund të zgjerohet në ISO 51,200 për fotot dhe ISO 25,600 për video

  • 4K

    4K/60p3

    Për lëvizje më të shtruar në video

  • 2.36 milionë pika EVF

    2.36 milion pikë EVF

    Me ritëm rifreskimi të zgjedhshëm 60/120fps4

  • Regjistrim i vazhdueshëm 23fps me shkrehës elektronik

    Xhirim i vazhdueshëm me 23fps5

    Me shkrehës elektronik për shpejtësi edhe më të madhe dhe shkrepje të heshtur6

  • Procesori Digic X

    Procesor DIGIC X

    Komandim reagues dhe vonesë minimale EVF

  • image.canon

    image.canon

    Lidhje direkte Wi-Fi për ngarkime në shërbimet e resë kompjuterike

  • Ekrani me prekje, me kënde të ndryshme

    Ekran me prekje, me kënd të ndryshëm 7.5 cm 1.04 milionë pika

    Nxirrni një pamje të ndryshme të subjektit tuaj

  • Mundësia e transmetimit direkt në YouTube

    Transmetim direkt në YouTube

    Transmetoni drejtpërdrejt në kanalin tuaj në YouTube7

PREZANTIMI I EOS R10

Zbuloni një kamerë që ju jep më shumë

Shikoni blogeren e udhëtimeve Diana Millos teksa përdor EOS R10 për të shkrepur 48 orë në Sevilje.
Një Canon EOS R10 vendoset në bazën e një shtylle të lyer qeramike.

Oferta e prezantimit me Canon Mount Adapter EF-EOS R

Ndryshoni me lehtësi nga modeli juaj DSLR falë ofertës sonë të prezantimit: në kuti përfshihet Canon Mount Adapter EF-EOS R. Përdorni objektivat ekzistues EF dhe EF-S nga modeli juaj DSLR dhe ruani të njëjtën cilësi, performancë dhe funksion me EOS R10. Në varësi të disponueshmërisë vetëm gjatë qarkullimit të Canon EOS R7 dhe EOS R10.

Oferta e prezantimit me Canon Mount Adapter EF-EOS R

EOS R10 me një shikim

  • Canon EOS R10 - Më shumë mprehtësi

    Më shumë mprehtësi

    EOS R10 përmban sistemin tonë të njohur të fokusimit Dual Pixel CMOS AF II, të programuar duke përdorur teknologjinë e vetëpërmirësimit të thelluar programatik për njohjen e avancuar të subjekteve.

  • Canon EOS R10 - Lëvizje super e qetë

    Më shumë shpejtësi

    Reagoni në mënyrë instinktive, duke i shkrepur çastet fluturake me seri shpejtësie të lartë - ideale për fotografimin e kafshëve të egra dhe të sporteve.

  • Canon EOS R10 - Më shumë fleksibilitet

    Më shumë fleksibilitet

    Pavarësisht nëse shkrepni foto, video ose një ndërthurje të të dyjave, EOS R10 ofron cilësi të shkëlqyer imazhi çdo herë.

  • Canon EOS R10 - Përdorim i thjeshtë dhe i këndshëm

    Më e thjeshtë dhe e këndshme në përdorim

    Që nga çasti që e merrni EOS R10, do të ndiheni të lidhur me të, sikur të jetë një zgjatim i vetes suaj krijuese.

  • Canon EOS R10 - Më shummë lidhje

    Më shumë mundësi lidhjeje

    EOS R10 lidhet me valë me smartfonin, që të mund të ndani krijimtarinë tuaj me miqtë dhe ndjekësit.

  • Canon EOS R10 - Galeria e mostrave

    Galeri model

    Shihni se çfarë mund të prodhojë EOS R10.

  • Më shumë mprehtësi

    EOS R10 përmban sistemin tonë të njohur të fokusimit Dual Pixel CMOS AF II, të programuar duke përdorur teknologjinë e vetëpërmirësimit të thelluar programatik për njohjen e avancuar të subjekteve. Është e shpejtë, e saktë dhe tepër e ndjeshme në ndriçim të ulët - e saktë në situata të ndriçuara vetëm nga drita e hënës, në fakt.

    Canon EOS R10 - Përjetoni një vetëfokusim të ri

    Përjetoni një lloj të ri vetëfokusimi

    EOS R10 mund të dallojë njerëzit, automjetet dhe kafshët – si macet, qentë dhe zogjtë – duke i gjurmuar ndërsa lëvizin kudo në kuadër8. Edhe subjektet që lëvizin shpejt janë të mprehta.

    Kur fotografoni njerëz, EOS R10 së pari u jep përparësi syve të subjektit tuaj - "dritares drejt shpirtit". Nëse këto nuk janë të dukshme, atëherë gjurmohet fytyra. Dhe nëse subjekti juaj largohet për një moment, pasojnë me radhë koka dhe trupi.

    Më shumë shpejtësi

    Reagoni në mënyrë instinktive, duke i shkrepur çastet fluturake me seri shpejtësie të lartë - ideale për fotografimin e kafshëve të egra dhe të sporteve. EOS R10 mund të shkrepë seri imazhesh RAW, JPEG ose HEIF deri në 15 kuadro1 në sekondë (ose 23 fps5 duke përdorur shkrehësin elektronik të kamerës). Gjithçka ndërkohë që kamera gjurmon subjektin nëpër kuadër, duke rregulluar vazhdimisht fokusin dhe ekspozimin në përgjigje të skenës që ndryshon.

    Shkrepja e çasteve fluturake

    Shkrepja e çasteve fluturake

    Në modalitetin RAW Burst, fotografitë mund të regjistrohen deri në 30fps me një prerje 75 përqind, me imazhet që ruhen në një skedar të vetëm filmi për organizim të rregullt dhe të lehtë. Më pas, imazhet individuale mund të nxirren, përpunohen dhe modifikohen me programin tonë falas Digital Photo Professional (DPP). Kur aktivizohet Pre-Shooting në menynë e kamerës, EOS R10 kap 0.5 sekonde veprimi përpara se të shtypet butoni i heqjes së shkrehësit, kështu që do ta kapni gjithnjë çastn e përsosur magjik.

    Reagim i shpejtë

    Kamera reagon shpejt edhe ndaj komandave tuaja, duke ju dhënë një avantazh të madh kur bëhet fjalë për kapjen e momentit vendimtar. Një procesor DIGIC X ofron manovrim reagues dhe vonesë ose ndërprerje minimale të inkuadruesit, kështu që gjithmonë do të ndiheni të lidhur me subjektin tuaj.

    Canon EOS R10 - Procesori DIGIC X

    Më shumë fleksibilitet

    Pavarësisht nëse shkrepni foto, video ose një ndërthurje të të dyjave, EOS R10 ofron cilësi të shkëlqyer imazhi çdo herë. Është gjithashtu portativ, peshon vetëm 429g9, ndaj mund ta merrni gjithmonë me vete.

  • Merrni kontrollin me EOS R10

    Merrni kontrollin

    Fotografët mund të zgjedhin të shkrepin skedarë JPEG ose HEIF, ose skedarë RAW për fleksibilitet maksimal në pasproduksion. Teknologjia jonë Dual Pixel RAW madje ju lejon të përmirësoni imazhet duke mikrorregulluar mprehtësinë dhe Bokeh, dhe duke reduktuar hijezimin.

  • Balanca perfekte me EOS R10

    Ekuilibër perfekt

    Një sensor 24.2-megapikselësh ju jep ekuilibrin ideal të detajeve, shpejtësisë dhe rendimentit në dritë të ulët. Një ndjeshmëri maksimale prej ISO 32000 (e zgjerueshme në ISO 51,200) lejon më shumë detaje dhe më pak zhurmë kur shkrepni në errësirë. Ka madje edhe një blic të integruar për të shtuar diçka më shumë nëse ju nevojitet.

  • Canon EOS R10 - Modalitetet skenike Panoramic dhe Panning

    Në EOS R10 përfshihen modalitetet skenike Panoramic dhe Panning, duke e bërë më të lehtë marrjen e rezultateve të shkëlqyera kur shkrepni me këto teknika.

    Dritat, kamera, aksion!

    4K që sfidon pritshmëritë

    4K që sfidon pritshmëritë

    EOS R10 regjistron pamje të jashtëzakonshme video 4K që duken të shkëlqyera në ekranet UHD dhe mundësojnë prerje pa humbje të cilësisë gjatë redaktimit për projekte Full HD. Regjisorët mund të zgjedhin midis 4K/60p3, për riprodhimin e lëmuar të objekteve në lëvizje dhe efekteve me lëvizje të ngadaltë, ose 4K/30p mahnitëse të mbimoduluar krijuar nga dalja 6K nga sensori 24.2-megapikselësh i kamerës. Rezultatet duhen t'i shikoni që t'i besoni.

    Lëvizje super e shtruar

    Kur shkrepni në modalitetin Full HD, mund të përdoren shpejtësi kuadri deri në 120fps, duke zbuluar edhe më shumë hollësi në lëvizjen e objekteve në lëvizje.10 Dhe për skenat me lëvizje të ngadalta, aftësia për të krijuar filma të mrekullueshëm 4K dhe Full HD me kalim kohe në kamerë shton edhe më shumë në arsenalin tuaj krijues.

    Lëvizje super e shtruar

    e thjeshtë dhe e këndshme në përdorim

    Që nga çasti që e merrni EOS R10, do të ndiheni të lidhur me të, sikur të jetë një zgjatim i vetes suaj krijuese. Butonat dhe rrotullat bien instinktivisht nën gishta dhe inkuadruesi elektronik i kamerës (EVF) ofron një pamje të qartë dhe të saktë të botës.

  • Canon EOS R10 - Krahasimi i OVF Assist

    Ndihma OVF

    Madje ka edhe një modalitet OVF Assist për të ndihmuar ata që vijnë nga kamerat me inkuadrues optikë, si p.sh. DSLR.

  • Canon EOS R10 - EVF

    EVF

    EVF prej 2.36 milionë pikash i EOS R10 tregon saktësisht se si do të shfaqet një imazh i shkrepur, nga thellësia e fushës deri te balanca e së bardhës dhe stili i figurës. Është komod, i lehtë për t'u përdorur dhe është i personalizueshëm që të mund të shihni vetëm informacionin që ju nevojitet.

  • Canon EOS R10 - Ekrani me prekje, me kënd të ndryshëm

    Ekrani me prekje me kënde të ndryshme

    EVF plotësohet nga një ekran i madh me prekje 7.5cm, me 1.04 milionë pika, me kënd të ndryshueshëm, që ju lejon të kompozoni dhe shkrepni nga lart ose nga poshtë, që të mund të merrni një pamje të ndryshme të subjektit tuaj.

  • APS-C vjen në sistemin EOS R

  • Një sistem i dizajnuar për të ardhmen, sot.

    Një sistem i projektuar për të ardhmen, sot

    EOS R10 është një pjesëtar i sistemit EOS R - një koleksion kamerash, objektivash dhe aksesorësh të krijuar nga themeli për të ofruar fotografi dhe video të shkëlqyera, tani dhe në të ardhmen. Një mbërthyese objektivi më e shpejtë dhe më e gjerë (54mm) lejon nivele të reja rendimenti, gjë që përkthehet në mënyra të reja se si të jeni krijues.

  • Integrohuni dhe zgjerohuni me EOS R System

    Integroni dhe zgjeroni

    Megjithatë, mund të përdorni edhe objektivat ekzistues EF dhe EF-S, falë një tresheje adaptorësh për montimin e objektivave. Këto gjithashtu mund të sjellin funksione të mëtejshme, si p.sh. komanda të personalizueshme ose një filtër ND të ndryshueshëm.

  • Krahasimi mes APS-C dhe kuadërplotave

    Avantazhi i APS-C

    Duke qenë se EOS R10 është ndërtuar rreth një sensori me madhësi APS-C, objektivat ofrojnë 1.6x më shumë rreze telefoto sesa gjatësitë fokale ekuivalente në një kamerë kuadërplotë. Shkoni pranë subjektit tuaj për poza me impakt të kafshëve të egra dhe të aksionit që mbushin kuadrin.

    Mësoni dhe zhvillohuni ndërsa shkrepni

    Për ata që janë të rinj me EOS ose të rinj në fotografi, një ndërfaqe përdoruesi e drejtuar ju ndihmon të zhvilloni aftësitë tuaja, si dhe të mësoni si funksionon kamera juaj. Kur jeni gati të vazhdoni vetëm, ndërfaqja standarde e kamerës është aq intuitive dhe praktike për përdoruesit, saqë mund të harroni se është aty.

    Mësoni dhe zhvillohuni ndërsa shkrepni

    “MË PËLQEN SI FUNKSIONOI KAMERA. ËSHTË SHUMË, SHUMË E SHPEJTË DHE VETËFOKUSIMI ËSHTË I MREKULLUESHËM."

    Më shumë mundësi lidhjeje

    EOS R10 lidhet me valë me smartfonin, që të mund të ndani krijimtarinë tuaj me miqtë dhe ndjekësit. Postoni në rrjetet sociale, dërgoni videoklipe te miqtë dhe ngarkoni imazhe në llogaritë e resë kompjuterike që t'i keni gati kur të ktheheni në shtëpi.

    Lidhshmëria e Canon
    Canon EOS R10 - Përfitimi - Më shumë mundësi lidhjeje

    Qëndroni gjithmonë të lidhur

    Bluetooth Low Energy i integruar ruan një lidhje gjithmonë aktive, duke lejuar që Wi-Fi 2.4GHz të aktivizohet pa probleme kur imazhet duhet të transferohen. Është gjithashtu e mundur ta kontrolloni kamerën nga distanca nga pajisja inteligjente duke përdorur programin Canon Camera Connect: për të parë atë që shikon ajo, për të ndryshuar cilësimet dhe për të shkrepur foto dhe video. Për funksionim më të thjeshtë në distancë, disponohet edhe ulti BR-E1 me valë, me Bluetooth.

    EOS R10 vjen dhe me USB-C për karikim brenda kamerës dhe shkrepje të lidhur me kompjuterët PC/Mac.

  • Canon EOS R10 - Më shummë lidhje

    Ndikoni te ndjekësit tuaj

    Videoblogerët dhe krijuesit e përmbajtjeve mund ta përdorin EOS R10 për të transmetuar drejtpërdrejt video me cilësi mahnitëse direkt te ndjekësit e tyre në YouTube7. Thjesht lidhni kamerën me rrjetin tuaj Wi-Fi – nuk ka nevojë për kompjuter. Një ekran LCD me kënd të ndryshëm mund të rrotullohet për t'ju dhënë një pamje të saktë nëse jeni duke prezantuar.

    EOS R10 mbështet gjithashtu shkrepjen vertikale të videos – e përkryer për shkrepjen e përmbajtjeve për historitë e rrjeteve sociale.

  • image.canon - vendosja e krijimtarisë suaj në renë kompjuterike

    Krijimtaria juaj në renë kompjuterike

    Portali ynë image.canon e vendos përmbajtjen tuaj aty ku duhet. Imazhet dhe filmat mund të ngarkohen pa probleme – direkt nga kamera në renë kompjuterike image.canon duke përdorur Wi-Fi. Nga këtu ato mund të zhvendosen në ruajtje afatgjatë në platforma të tjera reje kompjuterike ose të shkarkohen në një kompjuter PC ose Mac për modifikim.

    Për të nxjerrë çdo pikë të fundit të cilësisë së imazhit nga EOS R10, provoni të përpunoni imazhe RAW në renë kompjuterike canon.image.11 Një motor përpunimi imazhesh me rrjet neural përdoret për të rritur cilësinë e imazhit drejt lartësive të reja.12

  • Canon synon të arrijë emetime neto zero të CO2 nga aktivitetet e veta të biznesit deri në vitin 2050

    Ne do ta arrijmë këtë duke ofruar një përmirësim mesatar prej 3% në vit në indeksin e përmirësimit të emetimeve të CO2 të ciklit jetësor për produkt. I cili nëse do të ruhej do të sillte një ulje prej rreth 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2030. Ne e pranojmë se kjo është në përputhje me nivelin e reduktimit të kërkuar nga Marrëveshja e Parisit.

    Ne do të vazhdojmë të kryejmë rishikime të objektivit nga një këndvështrim afatgjatë, si një mënyrë për të kontrolluar kontributin tonë në arritjen e një shoqërie me karbon të ulët.

    Photographer looking down view finder
    Canon EOS R10 - Çfarë ka kutia

    Çfarë ka në kuti

    Gjithçka që ju nevojitet për të hedhur hapat e ardhshëm në fotografi dhe video.

    • Trupi i kamerës EOS R10

    • Kapaku i kamerës R-F-5

    • Rripi i kamerës ER-R10

    • Kapaku i mbërthyeses ER-SC2

    • Karikuesi i baterisë LC-E17E

    • Njësia e baterisë LP-E17

    • Kapaku i baterisë

    • Kabllo AC

    • Paketa e manualit të përdoruesit

    Lentet dhe aksesorët

  • Lentet RF-S

    RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM

    Një objektiv zmadhues standard APS-C për serinë EOS R - që është ideal për situatat e përditshmërisë, si p.sh. familjen, stilin e jetesës, portretet dhe pushimet.
  • Lentet RF-S

    RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM

    Një objektiv zmadhues EOS R-series APS-C i gjerë deri në telefoto që është ideal për udhëtime, faunën e egër, sportin dhe stilin e jetesës.
  • Canon Tripod Grip HG-100TBR

    Trekëmbëshi

    Tripod Grip HG-100TBR

    Tripod Grip HG-100TBR është një mbajtëse stativi e vogël, e lehtë dhe shumë fleksibël që ofron telekomandë me valë.
  • Aksesorët

    Mikrofoni stereo me drejtim DM-E1D

    Për audio të pastër e të qartë digjitale, zgjidhni mbërthyesen shumëfunksionale me mikrofonin e drejtuar stereo DM-E1D për qëndrueshmërinë plus aksesin e shpejtë te cilësimet përmes një ekrani të pajtueshëm LCD të kamerës.
  • EF-EOS R Mount Adapter

    Objektiva për "EOS R"

    Mount Adapter EF-EOS R

    Adaptori standard i mbërthyeses EF-EOS R u lejon objektivave EF-S dhe EF të përdoren më së miri në kamerat EOS R.
  • EF-EOS R Drop-In Filter Mount Adapter

    Aksesor EOS

    Drop-In Filter Mount Adapter EF-EOS R

    Adaptori i montimit të filtrit me futje EF-EOS R sjell funksionalitetin e Adaptorit të montimit EF-EOS R dhe shton aftësinë për të përdorur filtrat me futje.
  • EF-EOS R Control Ring Mount Adapter

    Aksesor EOS

    Control Ring Mount Adapter EF-EOS R

    Adaptori i montimit me unazë kontrolli EF-EOS R ofron të njëjtin konvertim të montimit të lentes si Adaptori i montimit EF-EOS R, por shton edhe një Unazë kontrolli të lentes.
  • Aksesorët

    Multi-Function Shoe Adapter for Smartphone Link AD-P1

    Lidhni smartfonin dhe kamerën tuaj me këtë adaptor shumëfunksional për mundësi të reja të ciklit të punës

    • Projektuar për kamerën EOS R3
    • Mbajini të lidhur kamerën dhe smartfonin tuaj me Android
    • I vogël, kompakt, peshëlehtë
  • Artikuj të ngjashëm

  • Një grua e veshur me një fustan të kuq pa rripa duke u ulur për të bërë një foto me një Canon EOS R10.

    FOTOGRAFIA E UDHËTIMEVE

    10 këshilla fotografie për udhëtime

    Fotografja dhe blogere, Diana Millos, ndan këshillat e saj kryesore për foto të arrira të udhëtimeve.

  • Një grua me një fustan veror dhe kapelë dielli mban Canon EOS R10 në fytyrë për të parë përmes inkuadruesit, ndërsa qëndron përballë arkitekturës së detajuar spanjolle.

    FOTOGRAFIA E UDHËTIMEVE

    Një shëtitje në Sevilje me EOS R10

    Blogerja, Diana Millos, zbulon pse kjo kamerë krijuese është shoqëruesja e përsosur e udhëtimit.

  • The EOS R7 and EOS R10 on a surface tiled in a bright blue and white chevron pattern.

    KOMPLETI

    EOS R7 apo EOS R10 – cili është i duhuri për ju?

    Mësoni pikat e ngjashme kryesore dhe dallimet mes kamerave APS-C të gjeneratës së re në gamën pa pasqyrë të EOS R System.

  • Një foto e ndarë që tregon një Canon EOS R6 në një gur të madh me lëmyshqe, dhe një Canon EOS R7 duke qëndruar gjithashtu mbi një gur.

    TEKNOLOGJIA

    Shpjegimi i APS-C krahasuar me kuadërplotat

    Cila është diferenca midis kamerave APS-C dhe kuadërplota, dhe cila është e duhura për ju?

  • Produktet e lidhura

    Mund të jeni të interesuar në...

    1. Shpejtësia e shkrepjes së vazhdueshme mund të jetë më e ngadaltë në varësi të subjektit/kushteve të shkrepjes ose gjendjes së baterisë, ose konfigurimit të kamerës, ose objektivit gë përdorur etj. Shihni Advanced User Guide për detaje. Për informacion mbi objektivat që mbështesin shpejtësinë maksimale të regjistrimit të vazhdueshëm me servo AF, shihni Supplemental Information të EOS R10 në faqen e internetit “cam.start.canon”.
    2. Gjatë shkrepjes së fotove me objektiv f/1.2, Centre AF point, One-Shot AF, në 23°C/73°F, ISO100. Me përjashtim të objektivave RF me Defocus Smoothing Coating.
    3. Modaliteti i fotografimit 4K 60p pritet në 64% të sipërfaqes horizontale.
    4. Shpejtësia maksimale e kuadrove gjatë AF, gjysmështypja e butonit të shkrehjes ose shkrepja e vazhdueshme është 59.94 fps. Kini parasysh se shpejtësia e kuadrove të ekranit mund të jetë më e ulët në varësi të objektivit që përdorni dhe kushteve të shkrepjes.
    5. Shpejtësia e shkrepjes së vazhdueshme mund të jetë më e ngadaltë në varësi të subjektit/kushteve të shkrepjes ose konfigurimit të kamerës, ose objektivit gë përdorur etj. Shihni Advanced User Guide për detaje. Për informacion mbi objektivat që mbështesin shpejtësinë maksimale të regjistrimit të vazhdueshëm me servo AF, shihni Supplemental Information të EOS R10 në faqen e internetit “cam.start.canon”. Në varësi të natyrës së subjektit ose kushteve të shkrepjes, mund të ndodhë shtrembërim i imazhit me rrotullim të shkrehësit.
    6. Mund të krijohen tinguj të ndryshëm nga shkrehësi (apertura, tingulli i lëvizjes së objektivit të fokusit dhe tingulli elektronik etj.).
    7. Shërbimi i transmetimit të drejtpërdrejtë të kamerës mbështet vetëm transmetimin e drejtpërdrejtë në YouTube. Përpara përdorimit të shërbimit të transmetimit të drejtpërdrejtë, kërkohet regjistrimi në image.canon. Kontrolloni në YouTube për kërkesat më të fundit. Transmetimi i drejtpërdrejtë në YouTube mund të ndryshojë, ndalojë apo ndërpritet pa njoftim paraprak. Canon nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë shërbim të ofruar nga palë të treta, duke përfshirë shpërndarjen e tyre të drejtpërdrejtë në YouTube.
    8. Vlen kur shfaqet korniza e subjektit gjatë gjurmimit dhe në kamerë ka një objektiv të përputhshëm, ndërsa është aktiv AF me rreze të plotë ose subjekti zbulohet me sukses në modalitetin e një zone tjetër. Për detaje mbi objektivt e mbështetur, shihni [Supplemental Information] për EOS R10 te “cam.start.canon”.
    9. Me një kartë memorieje dhe bateri, bazuar në udhëzimet CIPA.
    10. Në modalitetin High frame Rate Movie nuk regjistrohet zëri
    11. Shërbimi do të nisë në fund të korrikut 2022 dhe do të kërkohet përditësimi i programit të integruar të kamerës.
    12. Imazhet RAW të marra në modalitetin në seri RAW nuk mund të zhvillohen. Përpunimi i imazhit në renë kompjuterike RAW është një shërbim me pagesë. Është e nevojshme blerja e një plani përmes Canon Imaging App Service Plans. Për më shumë detaje ju lutemi vizitoni: https://sas.image.canon/

      Wi-Fi® është markë e regjistruar tregtare.
      Bluetooth® është markë e regjistruar tregtare.